Ngatërresa të zëdhënëseve të Doktorit me fjalët e reja

20 Prill 2013, 14:48Antena TEMA

Doktori sulmoi nga Gjirokastra Nar Kokën si ngjizës të aleancës së ngjalave. Pasi foli Doktori, Laura filloi të zbardhë deklaratën dhe të bëhej gati ta përsëriste në Tiranë. Doktori nuk vonoi dhe e mori vetë.

-Dëgjo, ulu shkruaj: Nar Koka, ky trafikant, i cili ka ngjizur aleancën e ngjalave… dhe vazhdoi tekstin më poshtë…

-Dakord Doktor, e mora, tha Laura, dhe filloi të bënte prova të lexonte. I hodhi disa herë sytë tekstit dhe i vriste veshin fjalën Nard Koka.

-Mos e ka pasë fjalën për Nard Ndoka, tha Laura, se s’ka mundësi?

E mendoi dhe një herë dhe i ra shkurt me mendje.

-Me siguri për Nard Ndokën, e ka, tha.

Kështu filloi të bëjë prova të lexojë deklaratën ku thuhej se Nard Ndoka ka ngjizur aleancën e ngjalave…

E lexoi dhjetë herë ta mësonte përmendësh dhe pastaj doli para gazetarëve. Duke ecur, filloi të thoshte me vete:

-Nard Koka është gabim, Nard Ndoka është tamam, Mul Noka është ministër, Nard Koka është gabim, Nard Ndoka është tamam, Mul Noka është ministër…

E përsëriste vazhdimisht se kishte frikë se ngatërrohej.

Doli para gazetarëve, u afrua tek podiumi dhe bëri një pauzë. E solli dhe një herë në mendje. “Nard Koka, Nard Ndoka, Mul Noka…” dhe filloi të lexonte.

-Nard Ndoka, ky trafikant…

Gazetarët ia dhanë të qeshurës. Njëri kafshoi buzën dhe i thirri:

-Koka, Koka, jo Ndoka.

Laura filloi përsëri:

-Nard Ndoka… Koka… Më falni, Noka…, lëre fare, tha, e përsërisim.

Sa herë e përsëriste, aq herë i bënte lëmsh tre mbiemrat. Më në fund ia nguli sytë letrës dhe me ndihmën e gazetarëve e lexoi tamam.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi. Nard Koka kish thënë se Berisha i shmanget debatit me Ramën dhe po bën debat me mua. “Është bërë si Ver Llapa”.

-Ua, tha Laura, ky Nari qenka si unë, që Ed Rama bën debat me mua dhe Doktori bën debat me Narin. Po ky Ver Llapa çfarë të ketë qenë?

Kurioze nga mbiemri sidomos pyeti Silvën, shoqen e saj.

-Kush është ky Llapa mi, si nuk e paskemi njohur ne më parë, se u bëra lëmsh me këta mbiemrat, Noka, Ndoka, Koka, oka, oka, oka…?

-Hajt mi gocë mos ça kokë mos të të vijë turp se Erla është ngatërru me fjalë më delikate. Nuk thoshte dot siç dihet, e thoshte me q. Të gjithë ngatërrojnë ç me q, ajo ngatërronte d me q dhe nuk e thoshte dot “dihet”. Ti të paktën je ngatërru me mbiemra.

-Po Ver Llapa mi, ça është Ver Llapa? Ua sa interesant mbiemri për zanatin tonë.

-Eh, ka ikur zanati tani, s’ka më zanatçinj.

3 komente në “Ngatërresa të zëdhënëseve të Doktorit me fjalët e reja”

  1. Vlora says:

    ha ha ha ha ha ha,”kane ikur zanatcinjte”i mori pango me vete.

  2. ivani i madh says:

    kur i permendi Doktori ngjalen e N.Kokes, Laures filluan ti dridhen shalet se e kuptoi gabim fjaline dhe imagjinoi tjeter gje ne ate moment.

  3. Bedriu says:

    Fenomenale keto gocat e Kryeministrit, ja ruajte Zoti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje