Doktori shpjegon lidhjen me “Zonjën e Hekurt” në funeralin e saj

17 Prill 2013, 20:47Antena TEMA
Doktori shpjegon lidhjen me “Zonjën e Hekurt” në funeralin

Doktori mori pjesë sot në funeralin e “Zonjës së Hekurt” në Londër. Shefi i protokollit të ceremonive rrinte në hyrjen kryesore për të sistemuar personalitetet dhe pyeste secilin prej tyre se si e kishte njohur zonjën Theçer.

I erdhi radha Doktorit.

-Më falni zotëri, i tha, a e keni njohur zonjën Theçer?

-Po, e kam njohur 21 vjet më parë, unë isha president, ajo ishte kryeministre. Folëm gjerë e gjatë për problemet tona. Zonja Theçer më dha të drejtë për situatën dhe më tha ‘mos u dorëzo kurrë’. I jam shumë mirënjohës!

-Faleminderit zotëri, i tha shefi i protokollit. Paskeni një kujtim të bukur dhe më bëhet mirë që keni gjetur kohë të vini në ceremoni. Por kaloni nga krahu tjetër se ky është vend për kryeministra.

-Më vjen keq, po unë jam kryeministër, tha Doktori.

Shefi i protokollit hapi sytë.

-A mund të ma përsërisni zotëri, i tha, kur e keni takuar zonjën Theçer?

-E kam takue 21 vite më parë, i tha Doktori. Isha president atëherë. Tani jam kryeministër.

Shefi i protokollit u mëdysh sërish. Thirri dikë afër nga stafi politik dhe e pyeti se çfarë regjimi ka Shqipëria, diktaturë apo demokraci. Ai tjetri lëvizi dorën në një mënyrë që kuptonte diçka të përzier. Shefi i protokollit u kthye prapë nga Doktori.

-Më falni zotëri, po ndonjë  personalitet tjetër britanik keni takuar?

-Po, kam takuar zotin Mejxher,  zonjën Bler, zotin Kameron…

Shefi i protokollit tundi kokën në shenjë miratimi.

-E kuptova, tha. Po përpiqem të gjej një vend të veçantë, pasi këtu nuk ka asnjë kryeministër apo president që të ketë 21 vite në pushtet. Qenkeni vërtet i veçantë. Zonja Theçer në fakt ka plot miq të çuditshëm… Besoj i patë sot punëtorët që protestonin duke u gëzuar për vdekjen e aj.

-I pashë zotëri. Kishin dhunue bulevardin kryesor të Londrës. Kjo ashtë e papranueshme. Unë e di që ky vend nuk ka Kushtetutë, por një rregullore bulevardi mund ta kishit bërë. Ajo ishte Zonjë e Hekurt. Nuk mund ta përdhosë njeri kujtimin e saj.

-E besoj zotëri, i tha shefi. E hekurt ishte dhe 11 vite qëndroi në pushtet. Ju paskeni 22 vite dhe qenkeni shumë modest. Më thoni si quheni se po më dukeni shumë interesant.

-Sali Berisha jam, i tha Doktori.

-Sali Berisha, tha i çuditur shefi i protokollit. Po si ia bëni që nuk ikni kurrë nga pushteti kaq gjatë…?

-Iki, po më dhimbset vendi se sa herë iki, bëhen trazira, shpërthen lufta. Nuk du me i ba keq vendit tim, ndaj preferoj me qëndru në pushtet. Këta evropianët që kanë mbetur në pushtet janë ca kalamaj të keq, që i kam bezdi dhe t’i dëgjoj. Erdha të sigurohem që Zonja e Hekurt ka vdekur. Vetëm njerëz të tillë kisha frikë sa ishin gjallë. Këta që kanë mbetur, janë kot.

13 komente në “Doktori shpjegon lidhjen me “Zonjën e Hekurt” në funeralin e saj”

    1. pilo lala says:

      shume bukur

  1. Horri i Bulevardit says:

    Humor brilant, sa per te qeshur, aq edhe per te qare.

  2. Kola i Mishit te Thiut says:

    Pra, i/e hekurt, SRB-i i takon te jete super i hekurt? Cfare elementi ne Tabelen e me nder dhjerit (zakonisht lexohet Mendelejevit) i korrespondon? Gjetje e bukur, te Porta e pret Pjetri…
    Eshte bere kari-katuresk ne ate shkalle sa me i qa hallin! Eh, ç’na beri ai kali i femijerise (shih kujtimet e tij) qe s’ia theu ashtin e qafes atje ne Vu qi dol-i!

  3. cami says:

    Shume shume me kuptim,ky artikull “humoristik”por me kuptim shume te madh.

    Nuk ja vlen te zgjatem me shume.

  4. ali says:

    Spermeni shqiptar 21 vjet he pushtet.Papa Dock !!!

  5. lani says:

    Keta jemi ne shqiptaret, e leme vellain tone 21 vjet te komandoje dhe pastaj na vjen tharet.

  6. Prishtina says:

    Po sikur te ishte Edi Rama, a thu kishte me u “trem” edhe Zonja e Hekurt ne arkivol…

    1. eree says:

      Ik o burre shiko ato hallet e kosoves se na cate koken. Se keni idene ca ndodh ne Shqiperi e vini jepni mendime kot.

  7. Ben Chicago says:

    kur do te shpetoje shqiperia nga kjo fytyre e ndyre

  8. nuk harroj says:

    Baca dhe kur shkon me ba shurren vesh antiplumb ndaj vlen thenia e madhe qe satira ne shume raste vret me shume se plumbi…

  9. durrsakja says:

    Brilant si gjithmone Mero,mos pusho…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje