Flamuri ka nisur negociatat me partitë e koalicionit dhe është bërë me dhimbje koke. Përveçse partitë kanë pretendime të mëdha, vetë deputetët e PD-së e çmendën, pasi duan të dinë kë do kenë në zonë nga aleatët dhe në çfarë vendi do të jenë.
Për të qenë brenda, Flamuri ka bërë një listë të deputetëve të sigurtë të PD-së, përfshi koalicionin, dhe e mban mbi tavolinë.
Në krye të letrës shkruhet: Deputetët e sigurtë të koalicionit të djathtë janë Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Shpëtim Idrizi, Lefter Xhuveli, Arben Demeti, Spiro Ksera.
Dje u mblodhën gjithë aleatët e vegjël të PD-së për të folur me Flamurin. Para se të fillonte Flamuri fjalën, propozoi një minutë zi për aleatët e humbur nga mbledhja e fundit e koalicionit. Aleati i vetëm që kish vdekur nga koalicioni i fundit ishte Hysni Milloshi.
-I paharruar qoftë kujtimi i tij, tha Flamuri kur mbaroi një minutë heshtje. Dhe shtoi: I vajti vota dëm mavrisë se bëri Lulin kryetar bashkie. Ta kishim ditë, s’ishim turpëruar fare.
-Ka vdekë dhe Sabri Godo, u hodh Mediu. Duhet mbajtë zi dhe për atë.
-Kryetar nderi ishte, tha Flamuri. Po flasim për kryetar të vërtetë.
-Ka vdekë dhe Mbreti Leka i Parë, tha zogisti.
-E drejtë, tha Flamuri, por s’ka qenë në tryezë. Po flasim vetëm për kryetarët. Sa shumë që paskan vdekë, tha me vete, ndaj na paskan rënë votat ne?!
Nxori një copë letër dhe filloi të flasë.
-Sa për dijeni, tha, kam folë dhe me atë burrin, pretendimet duhet me i ulë pak pasi kemi këta njerëz nga koalicioni që duhen me qenë të sigurt në lista…dhe filloi t’i lexonte: Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Shpëtim Idrizi, Lefter Xhuveli, Arben Demeti, Spiro Ksera…
-Po si do quhet ky koalicion, i tha një ballist demokrat Flamurit.
-E Djathta e Bashkuar, i tha Flamuri.
-Po çfarë e Djathtë e Bashkuar, kjo qenka e Majtë e Bashkuar, ke shtatë deputetë të Fatos Nanos në vende të sigurta e ne të tjerët në konkurrim.
-S’kam ç’u bëj këtyre, m’i ka dhënë ai burri. Duhet me i respektu se na kanë respektu.
-Po ku keni garanci ju që nuk ikin prapë me Ramën këta po morën mandatin nga ne, tha një liberal-demokrat.
-Këta kanë zëvendësuar LSI, tha Flamuri. Ajo quhej Lëvizja Socialiste për Integrim, këta do quhen Lëvizja Demokratike për Integrim. Si çdo parti në Shqipëri ka krahun e vet socialist dhe demokrat. Vetëm LSI kishte mbetë me një krah. Tani dhe ajo ka dy krahë.
-Dua dhe unë një deputet në listë, tha Mediu, pse të gjithë i paskeni futë veç partisë sime?
-S’ka problem, i tha Flamuri. Folëm me Zenin dhe na tha pjesën e Fatmirit e kam unë, s’ka problem. Do gjejë ai mënyrën si ta kthen.
-Jo vëlla se u dogja një herë nga ai unë, mirë lek që s’mora, po po sillem dhe vërdallë gjyqeve. Dua pjesën time me letra.
-Po Mbretit s’do t’i jepni asgjë, tha një mbretëror në tryezë.
-Epo Mbret që të kërkojë lëmosh nga një parti, vetëm këtu kam parë, tha Flamuri. Mbreti duhet të na japë dhe ne, jo t’i japim ne. Le të konkurrojë Princi për deputet se me siguri fiton dhe do t’ia quajmë si vota për Mbretërinë.
Si përfundim, tha Flamuri, po ua lexoj dhe një herë emrat e sigurt: Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Shpëtim Idrizi, Lefter Xhuveli, Arben Demeti, Spiro Ksera…. Emri i koalicionit do të jetë e Djathta e Bashkuar. A keni ndonjë sugjerim?
-Kam unë, tha Dash Shehi. Ç’e keni këtë zakon mer jahu, thërrisni gjithë ushtarët dhe harroni komandantin. Po merrni pra dhe Nanon e ta kena tamam, jo na kini sjellë gjithë zarat e tij.
Ai kokë(krye)STAN ato de(rr)putetë do te ketë!
E mrekullueshme!
Ore, Mero, mos keni qene gje fqinjë me Shefqet Musaranë (mos mbaj zi, se ka qene ne tryezen e qemotit ai, nga tryezat-trapezat e burrave!)?
Ne Mallakaster ja kane bere benë Kacit po batuta e Antenes se sotme eshte:
“-Kam unë, tha Dash Shehi. Ç’e keni këtë zakon mer jahu, thërrisni gjithë ushtarët dhe harroni komandantin. Po merrni pra dhe Nanon e ta kena tamam, jo na kini sjellë gjithë zarat e tij.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/zgjedhjet-2013.html
Si u katandisen me xhuvela me kaca me dogjana me medi gerdecarin me doctor professor gomistin nard noka Dhe me legenin koll leshin
Keta deputetet e Saliut qenkan te gjithe xhuxha, si komandanti i tyre qe eshte edhe xhuxh, edhe rumbullak. Ushtria e Fatos Qorrit eshte ushtria e xhuxhave, urraaaaaaaaaaaa ne sulm per para.
e mrekullushme
komunistat jane bere demokrate si sali berisha.
demokratet jane bere socialista.
ballistat i udheheqin komunistat.
komunistat si HYSNI MILLOSHI votojne per komunistin sali qe perfaqson ballistat.
Shume e komplikuar duket politika e Saliut.
mbjell FIQ dhe pret te vjele molle ?
bravo cunat e temes.
e keni qare.