Bezdia e Doktorit për të shkuar në takim me aleatët

23 Prill 2013, 20:41Antena TEMA

Ndërsa Muli arriti të mbledhë 24 partitë aleate që do të firmosnin, Doktori ishte i mërzitur në zyrë dhe e kishte bezdi të shkonte t’i përshëndeste. Muli mori disa herë në telefon për ta kujtuar se ata po prisnin. U kërkoi kamerierëve t’i furnizonin kryetarët me kikirikë dhe patatina që të mos mërziteshin dhe të bënin kujdes mos vidhnin ndonjë pako kikirikë në xhep.

Më në fund Doktori u bind të vinte.

-Më thuaj ndonjë gjë, i tha Mulit, për koalicionin, çfarë ka më të rëndësishme?

-Po ja kemi bërë 24 parti bashkë, i tha Muli.

-Po herën e kaluar sa kemi pasë, i tha Doktori.

-Kemi pas 35, po ata kanë qenë të infiltruar, i tha Muli. Ndaj kjo duhet paraqitur si arritje që tani vërtet kemi 24, po janë të gjithë të pastër.

-Ndonjë tipar tjetër çfarë ka?

-Kemi 3 parti demokristiane Doktor, njërën, atë të Nardit, atë të Nikollës dhe atë të Zefit.

-Po sikur kemi pasë dhe një tjetër, tha Doktori, të atij nga Shkodra…

-E pra, ka shku me Zefin ai, tha Muli, tre janë. Është dhe një tjetër, po ata s’po vijnë se u ka hy në burg kandidati. Po kemi marrë një kushëri të tyre që ka dhe parti, dhe shkollë, dhe autoshkollë. Bashkë me atë bëhen katër.

-Mirë, shumë mirë, ndonjë veçori tjetër çfarë ka?

-Po ja ky emri që kemi gjetur për Aleancën, “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” është shumë i mirë dhe i pëlqyer nga kryetarët. U është bërë shumë qejfi. Kemi kaq kohë pa punë më thanë, të paktën të gjejmë ndonjë punë vetë.

-Ashtu ë, mirë,… dakord, mirë… Ky Shpëtim Idrizi me ne është këtë radhë…?

-Një palë çamë dhe një palë grekë janë me ne, kurse një palë grekë dhe një palë çamë të tjerë janë me ata.

-Ashtu ë, mirë, dakord. Shiko ndonjë gjë tjetër çfarë ka? Kemi ndonjë sinjal nga këta socialistët, janë mërzitur nga koalicioni i tyre apo jo?

-Po përveç këtyre që kemi këtu, ka dhe disa zhvillime të reja. Kam marrë një letër nga Durrësi sot, një socialiste e vjetër, që ka qenë komisionere në gjithë zgjedhjet, ka dorëzuar teserën e partisë dhe i është bashkuar PD-së.

-Po kjo qenka ngjarje e madhe. Po si s’ma the këtë më parë, këtë duhet ta nxjerrim me titra urgjent. Si e ka emrin, ma thuaj ta nxjerrim.

-Nuk e di, më ka dërguar një mesazh, thotë jam socialiste e flaktë, por prej sot e tutje nuk pajtohem më me partinë time, pasi ajo nuk ka asgjë të përbashkët me partinë e vërtetë socialiste në të cilën kam aderuar. Prej sot deklaroj se dorëhiqem si komisionere socialiste dhe jam në dispozicion të PD-së.

-Flamur, kjo qenka gjë e madhe. Duhet me e nxjerrë në televizor.

-Jo Doktor, nuk e nxjerrim dot se qenka mamaja e Oertit. Më në fund u kthyen dhe prindërit e tij me ne, por s’ia vlen me e nxjerrë se mos çojmë Oertin në Durrës dhe duket sikur u kthyen për djalin. Në fakt ata janë të zhgënjyer me PS.

-Ashtu…? Mirë. Po vij atëherë, jepu ndonjë kikirik atyre mos të mërziten.

19 komente në “Bezdia e Doktorit për të shkuar në takim me aleatët”

  1. Gjon says:

    Hahahaha, po Oerdi mam i thote vjehrres o Mero, po nejse… ku e di Muli kete.. ai dhe mama dhe baba ka Doktorin…

  2. vjola says:

    Mamaja e oertit hahahahhahahahahaahahhahahahaha

  3. mira says:

    Mero te rafte pika.. sa gjithe shkrimi, vlen humori i kikirikave dhe kujdesi qe te mos i vjedhin.
    Mbas disa kohesh Mero do shkruaje librin USHTARI IDIOT MUL, qe sigurt do konkuroje Shvejkun.

  4. edi says:

    Familja bykylbashi me komunistet e durresit. I kam pasur komshi. Babai spiun gjithe jeten

    1. Ujku_KU says:

      @edi nji kshill per ty, kur je injorant nuk duhet per me dal edhe me ju kallxu te tjerve se je i till. Familja Bylykbashi ka pas kater pjestar partizan ne luften Nacional Clirimtare. Jo te gjith keta mas lufte kan qene komunista, por te gjithe keta kan punu e kan fitu jetesen e tyne me djersen e ballit e kan jetu nji jete normale si te gjith durrsakt e tjere. Me sa duket ti edi duhet ti kesh pas njerzt e tu spiuna se u dukke se merrke vesh shum prej ktyne gjonave.

    2. strong_ku says:

      ah ju paskeni spiunuar per Bylykbashin atehere kur e internuan ne Berat.
      Se nuk po e kuptonin nga kush i vinte e keqja, keshtu eshte kur i ke komshijte shpifes dhe spiuna

  5. dotorr pinca says:

    artikujt e tjere sipas radhes do te jene:

    nastradini dhe lokja: plani me 24 pika…

    xhuvel kooperativisti nuk lejon PD te dobesohet…

    Maja ja luan Fyles por ai i afron asistenten lesbike…

    Camet dhe Greket brenda ne PD luajne bixhos me ishujt e greqise dhe tokat e Camerise

    Kaci i Zi i ben reklame vetes – xhuxh xhuxh une, por Penisin e kam me te madh se xhuxhi! PD ma ka nevojen ne kete aspekt – kot nuk i afron PD BQ. Ma kane nevojen.

  6. Rodrigo says:

    “Një palë çamë dhe një palë grekë janë me ne, kurse një palë grekë dhe një palë çamë të tjerë janë me ata.” -Perle ?

  7. ali says:

    Kam patur dikur nje kuksian ,punonim bashke a e dini si ja kishim ngjit nofken, William Hipi !!!

  8. Anila says:

    E forte kjo:

    “Po kemi marrë një kushëri të tyre që ka dhe parti, dhe shkollë, dhe autoshkollë”. Me siguri e ka fjalen per ate bolen qe ka hap Universitetin Vitrinat ku ka me shume “badiguarde” se sa pedagoge dhe qe shperndan nje flete ne forme dacibao cdo mengjes ke sheshi Skenderbej

    Ore kush ma kujton pak ate poezine “Ku ti kerkoj rrenjet e tua Xhuvel”

  9. Horri i Bulevardit says:

    Bylykbash, safi otoman dhe safi spiune te rregjimit te komunizmnit, kurre si ka thon dikush puna e mar se gjith jeten kan punu drejtora dhe spiune, sot demokrate saliniane, shume e bukur kjo, edhe Enveri po te cohet nga varri, do ta gjeje shpirtin e tij te antarsuar ne partine demokratike te Saliut.

    1. Ujku_KU says:

      @Injornati i Bulevardit sa per dijeni mbiemri i familjes Bylykbashi osht marr prej paraardhsit te ksaj familje (Shqiptar e bir Shqiptari prej Prizereni) si shej nerimi per akte heroike ne Luften e Plevnes. Simas ksaj “llogjikes” tate mor Injoranti i Bulevardit na dalin se 3/4 e Shqiptarve qe kan miemna myslyman duhet te jene Otoman edhe spiuna te rregjimit komunist. Shko edhe riformatohu edhe i her se dukesh komplet i virusum me. Ti duhet te kesh qen spiun i enverit si don me e nrejt ne prej vorrit, kur mun hyni aty ai shtazarak.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Ujku plak sali, jam shum i informum dhe i njof kta bylekbysht me mire se ti, pranej maj venin atje ku je, mos na kallzo historine e mbiemrave, se keta si ne rregjimin e Enverit si tani po neper pune te mira kan qen se ne fakt kane qene spiune besnik te partise qe ka pushtetin.

        1. Ujku_KU says:

          @Injoranti i Bulevardit nuk ta merr doren kush ty se ku rrin njani e tjetri, per kte qetsoje veten i her mir Injoranti i Bulevardit.Dukesh se ke punu sigurims i komunizmit (edhe vazhdon per ma shum) se e thu ne vet se: “je shum mir i ifnormum per banoret e Durrsit”. Historin e miemrit te familjes Bylykbashi ta kallxoj ne ty ene gjith te tjerve si çiftja jote per me e ju nxjerr prej injorances ku jeni edhe me ju kallxu me fakte se familja Bylykbashi asht gjak i paster Shqiptar e jo si juve si nuk e dini prej ka jeni me far. Per punt si kan bo pjestar e familjes Bylybashi, ato lloj punsh i ka bo gjdonji Shqiptar i nershem (mesues, puntor pasticerie, shites kinkalerinash, po asht e vertet si edhe njani prej tyne ka qen drejtor drejtorie), po vetem nji pun nuk e kan bo ata, ate si bon ti, spiun i rregjimit.

  10. Gjon says:

    Po c’keni me spiunat mor aman, Oerdi edhe kur punonte te OSCE ishte spiun (prandaj e gradoi komandanti per sherbimet e vyera si spiun i vogel por mjaft i vlefshem), eshte ceshtje gjenetike kjo, nuk ndryshohet ne 2-3 breza…

    1. Ujku_KU says:

      @Gjon mor spiun i regjun i komunizmit. Sa per me te nxjerr prej injorances ty edhe çiten tane po te kallxoj se Oerd Bylykbashi ka maru univeristet per me punu me OSCE. Fatkeqsisht per ty, po fatmirsisht per na te tjert, spiunat me kater klas si puna jote nuk i pranojn me punu ne OSCE. Kolegt e Oerd Bylykbashit punojn ne Strasbourg, Brussels edhe Washington edhe i japin drejtim ktij njerzimi edhe kafshve si puna jote. Kurse çiftja jote i gjen rrotull kazanave te pleanve tu rujt per njerzit ne lagje se ca thojn edhe ca bojn e ca s’bojn se aq ju man geni juj ma nalt nuk ju len me shku e keni te shkrujtme ne gen edhe nuk munet me ju nryshu ai gen jo per 2-3 breza po sa te jet jeta.

    2. strong_ku says:

      O gjon i shkrete, kur aludon dhe per OSCE- ne qe rekruton spiune, imagjino sa i shkrete je, je i lodhur o njeri, mendon se jane te gjithe si ti, ti qenke bosh pa tru, pse nuk i gezohesh jetes se do kesh per deputet djalin me te mire te Durresit

  11. Mira says:

    Sa e papare paska qene njerezia…njerez qe e kane mendjen per te shpifur!!!! Po habitem pa mase me te tilla broçkulla sepse i njoh personalisht familjarisht ne vite…sidomos pikerisht mamane e Oerdit me te cilen edhe kam punuar me vite dhe per nje gje jam mese e sigurte…Ka qene nje nga aktivistet e para te partise demokratike ne Shkollen Naim Frasheri! Doni ta vertetoni??? Lexoni librin e shkrujatur nga isht drejtori i shkolles tone, Astrit Hoxha, me titullin “Historiku i Shkolles se Mesme Naim Frasheri”, ku permendet qarte cfare roli ka patur mamaja e Oerdit ne krijimin e PD-se ne shkolle!
    Mund te them me teper…jo vetem mamaja e Oerdit qe s’ka qene kurre komuniste, edhe sepse vjen nga familje tregtaresh e persekutuar, por edhe babai i Oerdit ka qene gjithemone dizident…As mamaja as babai s’kane qene ndonjehere anetar te partise socialiste…perkundrazi!!
    Ah …po…gjyshin e ka pas socialist por sikur te ishin socialistet e sotem ashtu sic ka patur gjyshin Oerdi! Po nuk eshte nevoja te tregoj une per gjyshin e tij…E njeh nje Durres i tere dhe kur flasin per te kam degjuar gjithemone vetem fjalet me te mira!
    Si s’ju vjen zor ore njerez qe merreni me thashetheme te pabaza dhe shpifje…si e si per te goditur njerezit e ndershem dhe te zote!!!

  12. Belisarius says:

    “-Një palë çamë dhe një palë grekë janë me ne, kurse një palë grekë dhe një palë çamë të tjerë janë me ata.” PERLE FARE! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje