Nari me Fahron ngrenë grup pune për historikun e Klanit të Zemunit

6 Maj 2013, 21:20Antena TEMA
Nari me Fahron ngrenë grup pune për historikun e Klanit të

Nari me Fahron vendosën dje të takohen për të sqaruar disa pika se si do të reflektojë PD ndaj historisë së Klanit të Zemunit. Meqë Fahro ka qenë më i avancuar në këto akuza, mori përsipër të angazhohej në këtë histori.

Për këtë u la një drekë e madhe në një restorant me disa personalitete të koalicionit qeveritar.

Kërkesa e parë e Narit ishte që të fshihej nga faqet online të PD-së termi ‘Klan i Zemunit’. Por meqë shumica e akuzave ka mbetur në letër, ky problem ishte serioz. Atëherë u vendos që të mos përmendet më ky term gjatë fushatës.

-Unë them, tha Fahro, që edhe nëse e përmend dikush, të thuhet që e kemi pasë fjalën për Vangjush Dakon.

Kaq deshi Nari dhe shpërtheu. Gjithë tryeza filloi të diskutojë se si të bëjnë Vangjush Dakon, Klan të Zemunit.

Fahro filloi t’i numërojë gjithë pallatet buzë detit, duke ia veshur Dakos.

-Kadalë, kadalë ti, i tha Dash Shehi, se ato pallate i kanë bo këta tani, mos na bo qorra ti. Kta kanë qonë të parët e Durrësit, kta i kan bo. Ene ti mos bo si luftëtar se asnjë fjalë s’ke thonë më parë për Gjushin, i tha Fahros.

-Po unë e bëra copë atë, po më thirri një miku im, kam ca detyrime ndaj tij, më dha ca lek për gazetën dhe nuk i rashë më në qafë.

-Le se aty u tregove legen, i tha Nari, por tani duhet të bëjmë një plan t’i bim ktij Gjushit. Ta quajmë atë Klan të Zemunit.

-Dakord, tha Fahro. Mblidhem unë, Fania, Sandri, na jepni lekët, bëjmë shkrimet dhe i bimë. Ça ka?

-E dyta, tha Nari, duhet me shmangë këtë historinë e ngjalës, se sa herë e përmend ky Doktori atë, më shajnë njerëzit në telefon.

-Po ça të themi për ngjalën, tha Fahro. Kujt t’ia ngecim që e ka bë?

-Unë them t’ia ngecim Mero Bazes, tha Nari, themi që i dha Meta 15 mijë euro dhe një kostum se e hanë njerëzit.

-Shumë mirë, tha Fahro. E qëndis unë këtë. Iku dhe kjo pikë. Ça akuze tjetër u ka bë Doktori?

-Ka bo plot mo burrë, me të vrara me të vjedhura, po ato s’ka gjë se na rrisin emrin tani në fushatë. Këto i kisha pak merak.

-Mirë, tha Faro. Po ju ngase do hiqni dorë që t’i them Doktorit. Ça t’i premtoj?

-Nga unë keni Bleonën, tha Nari. Tjetër s’kam ç’u jap.

-Eh mor çuna, si shkoi kjo punë, tha Dashi, që ishte bo vrer nga biseda. Këto gratë e shkreta në PD e kanë nis karrierën me dy gishta lart dhe po e përfundojnë me dy këmbët lart, këto gocat e reja e kanë nisë me këmbët lart e po e përfundojnë me dy gishta lart.

Plasi një e qeshur e madhe dhe u duk sikur u vendos paqja.

8 komente në “Nari me Fahron ngrenë grup pune për historikun e Klanit të Zemunit”

  1. Klani i .... says:

    Ha ha ha ha ha ah ah aha ha ha:
    “-Unë them t’ia ngecim Mero Bazes, tha Nari, themi që i dha Meta 15 mijë euro dhe një kostum se e hanë njerëzit.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/i-love-anti.html

  2. Daku says:

    hahahahahahahahaah…
    Këto gratë e shkreta në PD e kanë nis karrierën me dy gishta lart dhe po e përfundojnë me dy këmbët lart, këto gocat e reja e kanë nisë me këmbët lart e po e përfundojnë me dy gishta lart.
    gjigand Mero Baze ka per tu mbaj kjo

  3. Shtegtari says:

    “…Eh mor çuna, si shkoi kjo punë…Këto gratë e shkreta në PD e kanë nis karrierën me dy gishta lart dhe po e përfundojnë me dy këmbët lart, këto gocat e reja e kanë nisë me këmbët lart e po e përfundojnë me dy gishta lart…3
    Mos vdeksh o Baze fantastiku
    Kam thene edhe nje here tjeter, sa here qe dua te çlodhem “ngre” antenen tende e mbaj brinjet me dore nga te qeshurit,
    Po ç’e do nje je, i vetem:
    LAJ, THAJ, VISH

  4. toto u kurtu says:

    HAHAHAHHA E MADHE FARE TE LUMTE MERO SE E KE QARE

  5. ivani i madh says:

    Kete se mora vesh mire mor Mero si ato qe hyne e dolen me kembe perpjete ne PD a kishin apo skishin mbathje se keshtu i do itegrimi i Shqiperise ne Europe thote Majlinda e integrimit .Se ajo ri vete me pantallona e pa mbathje se i duken vijat e tyre ne prapanice dhe i prishin linjat kurse sytjena nuk mban se ka hall se i ikin qumeshi dhe mbetet pazari bosh..

  6. aqifi says:

    Mero humori i bukur eshte,por duhet te dish nje te vertete te madhe qe Ishte Dash Shehi qe e rekrutoi klanin e Zemunit me disa dreka ne bllok,te cilat perseri i pagoi kryehajduti Duka.

  7. Vlora says:

    ha ha ha ha te medhenj jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje