Doktori publikon në RD 6 pikat ku do hetojë Komisioni i Veshit

1 Maj 2013, 21:06Antena TEMA
Doktori publikon në RD 6 pikat ku do hetojë Komisioni i Veshit

Ba Ka Dill, i cili drejton Komisionin hetimor të Veshit, mbërriti më në fund të formulojë faktet mbi të cilat do të hetohet Edi Rama për shkuljen e veshit. Për të gjithë ata që dyshojnë se i kemi sajuar faktet, janë të botuara në gazetën RD të ditës së sotme. Antena, e pafuqishme të prodhonte humor më shumë se sa vetë dokumenti zyrtar i Ba Ka Dill, po i riboton ato të plota. Pas kësaj Ba Ka Dill shpreson të jetë në listën e sigurt në Qarkun e Korçës, pasi ky dokument plotëson të gjithë kushtet për të qenë deputet i sigurt.

Ja 6 faktet që sipas Ba Ka Dill kanë cenuarimazhin e Shqipërisë në Vjenë nga Edi Rama.

 

1. Takimi me Presidentin austriak, Heinz Fischer nuk është pasqyruar askund nga zyra e presidencës austriake. Në uebsite-n e presidencës për datën 24 prill është shënuar vetëm vizita zyrtare e punës e Mbretit të Lesotos. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë prononcim ose deklaratë për shtyp lidhur me takimin me Ramën. Pra, është trajtuar si takim privat.

 

2. Gjatë aktivitetit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, një student nga Vlora i bëri pyetjen se përse duhet zgjedhur Rama dhe jo Berisha. Pas përgjigjes së Ramës, i pakënaqur studenti vlonjat tentoi të merrte fjalën, por u ndalua nga Rama duke i thënë “se me ty u sqarova një herë”.

 

3. Kur një i moshuar deshi të bënte një pyetje, Rama i tha menjëherë se “Ti nuk ke çfarë të flasësh, se do të bësh po atë pyetje që më ke bërë para një viti”. I moshuari i tha “Do të flas e nuk të pyes ty. Mos m’u drejto mua ashtu, se kam dyfishin e viteve që ke ti”. Pyetja e të moshuarit nuk ishte aspak provokim.

 

4. Gjatë gjithë aktivitetit përkthimi ishte shumë i dobët, pothuajse krejt i pakuptueshëm për austriakët. Përkthyese ishte një vajzë e re nga Drenica, që fliste shumë mirë gjermanisht, por që kishte shumë vështirësi me shqipen. Kjo solli herë pas here replika mes Ramës dhe përkthyeses, të tipit “përse nuk e përktheve edhe këtë, përse nuk e përmende edhe atë”. Bashkëbisedimi vazhdoi më pas pothuajse vetëm në shqip dhe pak në anglisht. Disa austriakë që nuk kuptonin anglisht u larguan nga salla para mbarimit të aktivitetit.

 

5. Teksa një burrë po drejtonte një pyetje, Rama iu drejtua një të pranishmeje në sallë, në rreshtin e parë dhe i tha: “Nuk paske ndryshuar fare”. Burri ndaloi për një çast, se nuk e kuptoi se përse ishte fjala. Rama me mospërfillje i tha: “Vazhdo ti me pyetjen, se e pata me një femër këtu që ka qenë shoqe klase me mua”.

 

6. Thënia e ditës (pas incidentit): “Pesë orë ndenji në Vjenë dhe na bëri lëmsh. Imagjino shqiptarët e shkretë që e kanë çdo ditë”.

 

 

 

Doktori pasi i lexoi gjashtë pikat e Ba Ka Dill, e thirri në zyrë, e përgëzoi dhe i tha të shtojë dhe një pikë tjetër. Ba Ka Dill u trondit fillimisht pasi e mori këtë për vërejtje për një punë jo serioze, por e pa që Doktori e kishte pa të keq.

-I pashë këto pikat, mirë i kishe ba, po shkruaj, i tha Doktori.

 

7. Pas takimit, Rama kërkoi të shkonte në tualet, dhe kur doli, nuk i kishte larë duart. Qëllimi ishte t’u jepte dorën autoriteteve austriake dhe demokratëve që ishin në sallë pa i larë ato me qëllim që t’i infektonte.

 

Ba Ka dill u qetësua. Shtoi pikën me shpejtësi dhe doli i kënaqur nga zyra. Duke u ndarë, për t’u dukur i interesuar, Ba Ka Dill i tha Doktorit.

-Shumë interesante kjo pika që shtuat. Kemi fakte që i ka prekur me dorë të palarë? Kjo mund të përbëjë dhe akuzë penale…

-Kemi, tha Doktori. E tha Vili që veshi i Eginit përveçse ishte i skuqur, vinte dhe një aromë të pakëndshme. Vili thoshte që kishte dyllë në vesh dhe nuk e kish pastruar, por asht e sigurt që i vinte era ngaqë ai zotëria nuk kishte la duart.

-Atëherë ta shtojmë dhe këtë, tha Ba Ka Dill i kënaqur. Me këtë s’ka ku luan, përfundon në burg.

7 komente në “Doktori publikon në RD 6 pikat ku do hetojë Komisioni i Veshit”

  1. pORDHA BLU says:

    ke harruar piken e 7 0 Mero, [ qe eshte per perdorim te brendshem] Ku Edi Rama PORDHI ME NGJYRE BLU , kuR I SHKULI VESHIN.dHE KUR PORDHI i tha beje te fala saliut.

  2. Shoku " Shpati " says:

    O Mero , pa pyet dhe nje here per ate studentin , ishte apo jo nga Vlora !!! Sepse per ne Vlonjatet nuk eshte se ka ndonje ndryshim te madh per ata qe drejtojne dhe kane drejtuar policine e Vlores . O tepelenas o veriore ! Prandaj leri Vlonjatet rehat se kane qene dhe do te jene gjithmone te persekutuarit e pushteteve , te majte apo te djathte .Po e mori e majta do vijne ne Vlore nipcet e Moxhit ( G Rucit ) . Biles nje miku im thoshte qe shefat e trafikut qe nga Janina deri ne Mal te Zi ishin nga Tepelena . Prandaj leri Vlonjatet ne hallin e tyre , ju mjafton Sh Gjika qe e ka ber Vloren si Hale !

    1. Labi Vlore says:

      Ti nuk je Vlonjat njehere.E dyta.Ti je ndonje sahanlepires i Saliut,qe ndot Vloren.Nje nga Krenarite me te medha te Vlores,eshte edhe fakti,se kurre nuk e pranoi si Kryeminister dhe as si President Kriminelin e Vucidolit dhe kurre nuk e votoi.Perkundrazi,e hodhi njehere si nje lecke te ndotur nga pushteti.Ata qe nuk e kane votuar kete Monster Kriminale vec duhet te krnohen.Ata qe e kane votuar,jane te dhier nga koka deri tek kembet.

  3. pORDHA BLU says:

    [email protected]
    kete fakt qe edi i paska pasur duart pa lare nuk e dija.atehere çeshtja komplikohet me shume.Edi rama e paska hak te pushkatohet me duar ne xhepa.

  4. arjanita says:

    Nuk eshte per te qeshur.Sepse gomarlleqet e sherbyes
    ve te bishes nuk te bejne per te qeshur.Kjo skote hajdu
    tesh qe eshte gati per ¢do gje per te zgjatur sundimin
    e klikes eshte me e rrezikshme se vete Bisha.
    Duhet te shpetojme perfundimisht prej tyre.

  5. MEMEDHETARI says:

    Mbas sugjerimit te Doktorit, Ba Ka Dill u frymezua dhe deshi te tregohej qe e kishte mendjen pordhimtare,dmth,prodhimtare:
    – Po sikur,Doktor,te shtojme edhe nje pike,piken 8 ku te thuhet:”I demtuari i veshit,Egin Ceka,per te vendosur nderin ne vend duhet te lejohet(me lejen e Komisionit Pallavramentar) qe t`i kape ne publik Edi Rames organin gjenital dhe t`ja shterngoje fort,derisa ky te ulurase!”…
    Kjo gje,Doktor,do te vertetoje dhe ate thenien tuaj qe “Edi Rama eshte frikacak”…
    – Ba Ka Dill,gabon!!!…Gabohesh Ba Ka Dill…Ia nxorrem njehere ne fotografi me shprese se do e diskreditonim por … Na e futi… I humben keq zgjedhjet!
    Jo,jo,kam thene qe te merremi me te gjatin,por e kam pasur fjalen vetem per ate si person dhe jo edhe per organet e tij…
    Ba Ka Dill uli koken,i skuqur njelloj si veshi i persekutuar i Eginit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje