Kunati ngatërrohet me Lulin për çelësat e dyerve të ndërruara

3 Maj 2013, 21:07Antena TEMA
Kunati ngatërrohet me Lulin për çelësat e dyerve të

Kunati i Lulit ka pasur punë gjithë natën. Lajmi që këshilltarët e opozitës do shkarkonin Njaziun nga detyra, e alarmoi atë. Votat nuk i blinin dot. As me rregullore nuk i ndalnin dot. Thirri me urgjencë Qukapin të konsultohej se çfarë mund të bënin.

-Le të bojnë ca të dun, unë nuk e firmos, tha Qukapi. E ka në dorë prefekti firmën përfundimtare. Unë nuk e firmos. Pastaj ata ta çojnë në gjykatë, e shtyjmë dy vjet dhe ja mbaroi mandati.

-Si i bëhet të mos mblidhen nesër, tha Kunati. Luli është shumë i shqetësuar.

-Ndrroni mor bravën e zyrës së këshillit ene nderoni pasuordin e kompjuterëve, tha Qukapi. S’ka ku me u mbledh.

Kjo ide e entuziazmoi Kunatin. U kthye urgjent në Bashki, mori marangozët tek Megatek-u dhe ia nisi punës.

-I dua gjithë dyert e këshillit të ndërruara, u tha atyre.

-Pse, çfarë ka ndodhur, pyeti marangozi.

-Jo, thjesht duam t’i ndërrojmë se janë të vjetra, tha Kunati.

Kështu ndërruan derën e këshillit dhe për dyer të tjera përfshi dhe zyrën e Lulit.

Pasi mbaruan punë, çelësat ia dhanë Kunatit. Ky i fundit mori çelësat dhe që ta bënte më të sigurt mos hapjen e dyerve, i hipi avionit dhe iku në Holandë.

Të nesërmen këshilltarët shkuan tek Bashkia dhe panë që zyrat ishin mbyllur. Trokitën tek dera e administratorit të Bashkisë dhe ajo ishte kyçur. Dërguan një të LSI tek zyra e Lul Bashës për t’u sqaruar, dhe ajo ishte mbyllur.

Për një moment ata menduan se Bashkia ishte boshatisur dhe u mblodhën në një mjedis para zyrës dhe bënë mbledhjen e këshillit ku shkarkuan Njaziun dhe emëruan Dalipin kryetar.

Sapo u larguan këshilltarët, rojet i dërguan SMS Lulit dhe ai erdhi në zyrë. Tentoi të hapte derën, nuk hapej. Provoi gjithë çelësat, nuk e hapnin. I bën mesazh Kunatit, ai ishte në fluturim. I mërzitur doli të pinte kafe. Pas tij, njësoj e pësoi dhe administratori i Bashkisë dhe disa zyra të tjera të kyçura.

I mërzitur që ngeli jashtë, i dërgon SMS urgjent Kunatit.

-Ke ngatërruar zyrën dhe më ke lënë jashtë dhe mua. Më trego urgjent ku janë çelësat?

Kur Kunati mbërriti në Holandë dhe pa mesazhin, u çudit shumë që vinte nga telefoni i Lulit.

-Do jetë ky Aldrin Dalipi, tha, ka hyrë me forcë në zyrën e Lulit dhe i ka marrë telefonin.

I ktheu përgjigje urgjent.

-Ti je një uzurpator në atë ndërtesë dhe këto çelësa nuk ke për t’i marrë kurrë.

Luli, i tronditur nga ana tjetër, i kthen përgjigje.

-Mos shkruaj nga këto gjëra në telefon se ti e di që përgjohet dhe ia raportojnë Jozit.

-Nuk dua t’ia di fare as për ty, as për Jozin. Sa të jem unë, ajo derë nuk ka për t’u hapur kurrë për ty.

I shqetësuar se në dorë të kujt kish rënë telefoni, Luli vendosi të hyjë në Facebook dhe t’i nisë mesazh. Tentoi të hapte një kompjuter të Bashkisë, nuk i hapej. Ishte ndërruar pasuordi për të gjithë.

I dërgon prapë SMS.

-Të paktën më thuaj si e ke vënë pasuordin e kompjuterëve, i shkuajti Luli, se na le pa punë.

Kunati, duke menduar se ishte prapë Dalipi, i kthen përgjigje

-Pasurdin e ke: Username LSI-Ilir. Pasuordi: Jeni bythq…

4 komente në “Kunati ngatërrohet me Lulin për çelësat e dyerve të ndërruara”

  1. Kunoti says:

    Oho ho, cja ke fut o plako
    “…-Pasuordin e ke: Username LSI-Ilir. Pasuordi: Jeni bythq…”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/luli-legjenda-e-fundit.html

  2. artur says:

    I PAPARE si gjithmone . RESPEKTE

  3. qerramudhi says:

    hahaha Antena me e bukur e ketyre muajve hahaha

  4. kunoti says:

    hahahahahah shume e forte kjo. Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje