Të gjithë e pamë skenën e paharruar kur Kozi këndoi për Doktorin në një komunë të Beratit. Armiqësia e Kozit me Doktorin daton nga viti 1993, kur disa tropojanë të sapombërritur në Tiranë i vodhën biçikletën tek Guva e Qetë. Kozi ankohej derë më derë për biçikletën, duke denoncuar dy “kokëmëdhenj’ nga Tropoja. Prej atëherë e mori zët Doktorin dhe nuk votoi kurrë për të.
Vitet kaluan, Doktori iku dhe erdhi në pushtet, por Kozi nuk u dorëzua. Por më në fund Lefteri ia gjeti anën. E thirri një ditë për kafe dhe i tha se kishte menduar për të ardhmen e Kozit.
-Ç’të ardhme kam unë o babuc, i tha Kozi. Ja të këndoj ndonjë këngë dhe aq.
-E kam fjalën për pensionin, tha Lefteri. Kam fol me Jarin e Presidencës dhe ai do të bëjë “Mjeshtër i Madh i Punës”.
-E ç’i dua unë pafillet o babuc, i tha Kozi.
-Jo, se po more atë dekoratë, ke pension të posaçëm gjithë jetën, i tha Lefteri.
Kozi i shkretë e besoi dhe shkoi e këndoi për Doktorin.
Të nesërmen Jari e mbajti fjalën dhe dërgoi një njeri në Berat tek Kozi për t’i dhënë dekoratën prej pafille.
Kozi u emocionua shumë dhe këndoi këngën “Vagabondi”, kushtuar Edi Ramës, që e kish kënduar në festivalin e fundit kur ishte me LSI.
-Këtë këngë ia dedikoj Ilir Metës, tha, që më ka mbështetur për një muaj dhe më ka nxitur të bëj këtë këngë për Edi Ramën.
Mbaruan duartrokitjet dhe Kozi i kënaqur shkoi ngriti një shëndet me të dërguarin e Jarit nga Presidenca.
-Po pensioni kur më fillon o babuc, i tha Kozi.
-Po ç’pension o Kozi, i tha i dërguari i Jarit. Dhe këtë dekoratën na mori Doktori me urgjencë dhe e sajuam. Ç’punë kemi ne me pensionet?
-Po mua më thanë do të japim pension o babuc, tha Kozi.
-Ça thua ti ere, i tha i dërguari i Jarit nga Presidenca. Shefi jonë s’po rregullon dot KEMP-in për vete se nuk ia firmos Doktori, ti thua të të rregullojë ty pension.
-Po pse nuk ia firmos Doktori KEMP-in Jarit o babuc, pyeti Kozi i çuditur.
-I thotë prit deri më 23 qershor. Po fituam dhe një herë, ta firmos unë dhe bëjmë Jozin presidente. Po nuk fituam, ashtu do rezistosh deri në fund.
-Ah ç’më morët më qaf o babuc, tha Kozi. D.m.th po fitoi Doktori më 23 qershor, Jari del në KEMP dhe unë ne pension, po humbi Doktori, Jari në presidencë, unë në rrugë o babuc për bukën e gojës.
-Epo lufto të fitojë Doktori, ç’të të them unë, i tha i dërguari i Jarit.
-Luftoj o babuc, luftoj, po s’qenka jetë kjo. Kur nuk rregullon dot Jari një KEMP për vete duke qenë president, kush pyet për babucin që vetëm një muaj me LSI ka qenë.
Lereni Kozin e shkrete ne hallet e veta. Vorbulla e pushtetit ka perpire burra me fisnike, jo me Kozi qe vetem me pellumba eshte marre tere jeten pervec kenges. Jam i sigurt perpos ketij show per t’i bere qejfin Berishes, Kozi do votoje PS-ne ne 23 qershor.
Surprizues si perhere o Mero.
Tani do shkoj te fle gjume se bej vrap nga liqeni heret ne mengjes.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/eja.html
Eh mor babuc, po na lini humor te papare juve andej nga saliu, njeri futi ne pune veshin, ti fillove te kendosh per udheheqesin e dyte, tani pergatit nje kenge per udheheqesin e trete, qe te fitosh buken e gojes more babuc, por pajtohu njehere me Arben Duken qe te beje nje tekst, se po skendove dhe njehere humbe, dole ne pension pa leke pensioni.
Sot pashe intervistenneToppp Chanel te te ashtuquajturit Komision Hetimor per ” Veshin CSKA “,
me vinte ndot dhe pyesja veten deri ku ka mbrritur politika shqiptare.Ajo ka degraduar deri ne palce.
Thua se ai popull eshte i mpire,eshte i droguar,eshte i zhytur ne pislliken me thelle ,popull i shndrruar ne
grykes,ne metamorfoze te percudnuar.Qe te jete populli yne kaq indeferent.Dy myteberet e komisionit
hetimor,qe presupozohej te benin drejtesi ishin komplet te indoktrinuar.Ato ishin fanatike jo te zbatimit
Te ligjit,por te padronit qe i kishte derguar aty.,me porosite e diktatorit. Ruajna zot deri ku ka arritur
Depersonalizimi i njerezve tane,i intelektualeve tane. Zoti e shpetofte Shqiperine!!!
Rruget me kamiona, qiellin me aviona, depot me drithe, pjatat me meze,
gotat me raki, gezuar vitin e ri. Presidenti Nishani
Dikush perziu emtar e ketyre personaxheve dhe doli Jozi me dike tjeter qe se mbaj mend si e kish emrin.
A mund te ma thot dikush?