Jozit ju rekomandua të tregonte një ngjarje personale që e lidhte me PD në konvetën e grave dhe ajo tregoi një ngajrje të vitit 1998. E kishte shkruar fjalimin dhe ja dha grupit te këshilltarëve të fushatës ta rregullonin. Ja verisoni origjinal i fjalimit.
“Në qershor të vitit 1998 u nisa për në Vlorë për të bërë riorganizimin e partisë, për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale që kishte, pasi kishin dhënë dorëheqje kryetari i Bashkisë së Vlorës, Gëzim Zilja dhe disa komunarë. Në Vlorë më thanë se duhet të shkonim në zonën e Peshkëpisë. Bashkë me mua ishte dhe kryetarja e gruas së PD në Vlorë, Dorotea Konomi. Kur po dilnim nga fshati, na prenë rrugën disa banditë dhe filluan të qëllojnë në tokë me automatikë.
-Pa ne ju nuk futeni dot këtu, thanë dhe qëllonin.
Në fillim u shtanga dhe pashë nga Dorotea. Ajo ishte e qetë dhe aspak e trazuar. Më mahniti qetësia e saj. Pastaj roja em doli jashtë foli me ta, u përshëndetën, u ra krahëve dhe ikën. Isha e tmerruar. Nuk dija çfarë ish gjithë kjo. Mendja më shkoi tek Fatos Nano, i cili përgatiste kurthe gjithandej. Kur roja em u fut brenda në makinë, e pyeta kush ishin ata banditë. Ai nuk foli.
-Janë djemt tanë, tha Doroeta, janë të PD, por janë mërzitë pse si keni njoftu dhe po hyni në fshat me dikë tjetër. E kishin mbierin Boraka.
S’ua harroj kurr emrat. Kjo më bindi pse nuk trembej Dorotea. Pastaj dëgjova rojen tim që fliste në telefon me dikë.
– Nuk e bëre mirë i thoshte. Na hape telashe. Ata qëllonin dhe flisnin në emër tënd.
-Me kënd po flet, i thashë rojes.
-Kam një shok, tha roja, që don me hy në PD dhe i njeh këta djemtë. Më tha herë tjetër mos ikni në Vlorë pa mua. Kshu pra shptum prej atyne banditëve dhe morëm në PD Buajr Leskaj.
Por e keqja vazhdoi. Një televizon që ishte autopolant i Fatos Nanos dha lajmin që Jozefina Topallit i kanë ba atentat. Filloi me më ranë telefoni. Djali qante në telefon. Burri qante. Vajza qante. Veç një burrë nuk derdhi asnjë pikë lot. Ai qëndroi i fortë. Ishte Sali Berisha.
Ai më pyeti a u tremba dhe a jam mirë.
-Mos u shqetëso tha, se janë ca banditë tanët, por do t’i rregullojmë. Janë agjentë të Fatos Nanos, më tha.
-TV i Fatos Nanos ka dhënë lajmin para se të të qëllonin ty. E kanë dit.
E pra, ky ishte regjimi i socialistëve dhe media e tyne, ky ishte pushteti i bandave dhe TV Klani që i mbështeste ata. Kurrë nuk kam për t’ua harru këtë gjë….”
Këshilltari i Podestës që lexoi ngjajrjen u emocionua.
-Qenka shumë e bukur tha. Ta diskretitojmë këtë televizonin dhe këtë që ka vënë banditët…
– Eshtë me ne ky televizioni tani, i tha ndihmësi i tij shqiptar.
-Po ky që i ka pas shok banditët?
-Edhe ky, i tha ndihmësi.
-Po kjo gruaja që ka qenë në makinë?
-Edhe kjo me ne, i tha ndihmësi.
-Epo mirë, po e modifikoj pak, po ja heq këto identitetet e TV dhe këtyre njerëzve dhe po e shkrutoj, tha këshiltari i Podestës.
Kështu dhe u bë. Fjalimi u shkurtua, u vendosën shenjat e piksimit dhe udhëzimet ku Jozi duhet të ulte dhe ngrinte zërin dhe u fut në teleprompter. Jozi nuk u njoftua fare.
Kur filloi të lexonte fjalimin dhe pa që ja kishin heq Tv Klanin, Fatos Nanon, Bujarin, rojen, …Jozi u turbullua dhe pati një momnet pauze e skuqur nga inati. Salla mendoi se po ngashërehej nga fjalimi dhe duartokiti. Jozi e la me aq dhe u ul në vend. Të gjithë e përgëzonin për gjestin, por asaj nuk i dilte inati që nuk e tha e nuk e tha dot çi kishte ndodhur. Prapë i doli para Sandri.
Bjeru o Mero, me te lumte ajo dore, gjyle i ke keto shkrime.
Po a degjon haleja nga Pordhet o Bard?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/spikerja-e-parlamentit-shqiptar.html