Një sërë ankesash pati sot në zyrën e Flamurit. Dhjetëra punonjës ishin paralajmëruar për pushim nga puna, pasi drejtorët nuk i kishin gjetur në vendin që u kishin caktuar në miting. Ata duhet të marrin pas kësaj një letër tek Flamuri për t’u kthyer në punë, i cili verifikon nëse kanë qenë në shesh a jo.
Kështu Flamurit i iku dita në pritje të ankesave.
I pari hyri një mesoburrë. Nga dialekti ishte tropojan.
-Ja shifsha tan ropt e shpish ishim aty, po s’mujtëm me e pa drejtorin mo burrë, i tha ai Flamurit sapo filloi bisedën.
-Po ku e kishit të caktuar kuadratin, e pyeti Flamuri.
-S’di vallaji, na thanë aty tek shatërvani. Po ai ishte rrumbullak dhe jena sjell vërdallë e s’e kena pa kurrkund drejtorin me shënu emrin. Aty kemi qenë, shifsha tanë robt e shtëpisë.
-Mirë, të besoj, i tha Flamuri, më thuaj kë pe në miting?
-Sali Berishën mo burrë, kë me pa?
-Tjetër, tjetër…?
-Lulëzim Bashën mor burrë..
-Tjetër, tjetër, këta dihen?
-Ishte ai Çimi i Ritvanit mo burrë, ai si mblidhte lekët e lojërave të fatit. E pashë në tribunë dhe atë…
-OK, shumë mirë. Ik, i tha Flamuri, paske qenë. Ja po ta jap letrën.
-Isha i shifsha robt e shtëpisë, por ai drejtori kurrkund nuk ishte.
Mori letrën e lehtësuar dhe doli nga zyra e Flamurit.
Hyri tjetri.
-Unë e kisha vendin tek krahi i palestrës, tha ai. Kam qenë aty dy orë. Drejtori aty ka kenë, por s’më paska pa. Kam dëshmitarë…
-Kë ke dëshmitarë, pyeti Flamuri…
-Ishin do të Bashkisë, që merren me reklama dhe po fliteshin për Jozefinën. Po thoshin mori fund. Ndëhyra unë u thashë çka keni ju me Jozefinën dhe qeshën. Pastaj ma shpjeguan se është muhabet delikat. Mos u shqetëso, më thanë, s’e kemi me ty.
-Ashtu ë, tha Flamuri. I mban mend me i pa këto fytyra?
-Po vallaji dhe në mes të natës i njof se ndenja dy orë me ta.
-OK. Ta jap unë letrën të fillosh, por do më gjesh kush janë këta, i tha dhe e përcolli.
Hyri i treti.
-Po ti çfarë dëshmish ke, i tha Flamuri.
-Unë kam qenë tek shkallët e Akademisë. Kam qenë me do të PD nga Ali Demi. Drejtori na ka pa se kena ba muhabet me njëri- tjetrin, por më thotë nuk ishe entuziast se banit muhabet.
-Po ça muhabeti keni bë, e pyeti Flamuri.
-Po ja o burrë, hallet. Ai shoku kishte kredi, s’e kish pagu dot, po i marrin shtëpinë, ishte ai tjetri, kishte babën sëmurë, e kish çu në spital, për pak i kish vdekë. Ai shoku tjetër donte urgjent një diplomë për çunin se i kish gjetë një punë në ministri, i kërkoshin 10 mijë euro për diplomë. Halle robsh o burrë. Kur ne po bisedofshim dhe po qanim hallin njëri- tjetrit, vje drejtori e thotë bërtisni tani… Na gjeti n’befasi o burrë, s’na dilte zëri.
-Ky qenka problem, i tha Flamuri, s’ua jap dot letrën.
-Si të dush shef, por ai na tha bërtisni “Rroftë Lul Basha”. S’na del zëri për të vallai.
-Aha, OK, i tha Flamuri. Merreni letrën. Jeni OK.
une isha , por nuk munda me bertit se mu moren mend nga ato shalet qe ishin ne tribune dhe kisha frike me shume nga ai bodyguard kaqi o kaci i verdhe, jeshil,i zi,o BLU.
Prandaj duhen larguar qelbesirat nga skena,jo vetem si ajo e djeshmja por edhe nga skena politike. Jane keta qe morren pjese ne ate miting,qe votojne me urdher. Dhe ky urdher vazhdon e jepet edhe per pjesemarrjen ne sondazhin e meposhtem. I duhet rezultati ne sondazh per te justifikuar humbjen qe e parandjejne se e kane te dera.
http://www.balkanweb.com/voto2013/
VOTONI PER ALEANCEN E SHQIPERISE EUROPIANE!
“…-S’di vallaji, na thanë aty tek shatërvani. Po ai ishte rrumbullak dhe jena sjell vërdallë e s’e kena pa kurrkund drejtorin me shënu emrin. Aty kemi qenë, shifsha tanë robt e shtëpisë.”
Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ! Ja shifsha Sales!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/dy-gishtat.html
ha ha ha ha ha ha
“Si të dush shef, por ai na tha bërtisni “Rroftë Lul Basha”. S’na del zëri për të vallai”.