Doktori shkoi në Kukës për të çelur fushatën elektorale. Meqë Flamuri është deputeti kryesor i Kukësit, Doktori e kishte ndarë mendjen të përuronte rrugën Kukës- Shishtavec, që të çon tek fshati i Flamurit. I bindur që kjo do t’i jepte pikë Flamurit, sapo mbërriti në Kukës, i tha Flamurit të niseshin të përuronin rrugën.
-Kemi një problem, i tha Flamuri. E kemi përuruar më 2009 fillimin e rrugës, por s’kemi ecur. Ajo është 40 km, ne kemi bërë 3 km. Duhet të gjejmë një zgjidhje.
-Më thuaj ç’të bëjmë, tha Doktori, se unë ua kam premtu atë rrugë. Ajo lidh gjithë zonën me Kosovën…
-Kam një plan, i tha Flamuri. Meqë rruga nga Kukësi në Shishtavec është e gjatë dhe nuk e bëmë dot për katër vjet, kam një propozim, të bëjmë rrugën nga Shishtaveci në kufi me Kosovën që është 2 km dhe quhet që e lidhëm Shishtavecin me Kosovën. Njerëzit që duan të vijnë në Kukës, të futen në Kosovë dhe pastaj të dalin nga Morina.
-Ide e shkëlqyeme, tha Doktori, por kam frikë se mos e marrin vesh që kemi dështuar me rrugën që nis nga Kukësi?
-Nuk e ka marrë vesh njeri, tha Flamuri, se nuk kap TVSH aty. Shikojnë veç kanale të Kosovës.
Ashtu u bë. Flamuri shkoi në Shishtavec, përgatiti shpejt e shpejt ceremoninë e inaugurimit dhe përuroi rrugën që të çon nga fshati i vet tek kufiri me Kosovën. Matanë kufirit janë fshatrat e goranëve.
Flamurin në fshat e njohin me emrin Feim që nga fëmijëria. Sapo e panë që erdhi në fshat, u mblodhën rreth tij.
-Çka është bre një Flamur aty në Tiranë që ka hapë llaf se është nga katundi jonë, i thanë Feimit.
-Lëreni atë se s’ka gjë në dorë, tha Flamuri. Unë jam mik me atë burrin dhe do t’u ndihmoj. Do lidhim fshatin me Kosovën.
-Ça po na duhet kjo rrugë o Feimi tha një fshatar. Patatet tona nuk i shesim dot në Dragash se ata kanë më shumë se na. Lakra më shumë se na. Speca më shumë se na.
-Nuk ka rëndësi, tha Flamuri. Të vijnë ata të shesin këtej.
-Jo bre, ktu nuk shesin gja, se ne shkojmë ua vjedhim pa lek.
-Po na duhen për votime, i tha Muli. Zona është braktisur. Këtu janë të regjistruar 5 mijë votues dhe nuk ka asnjë njeri. Më 23 qershor do sjellim njerëzit nga Kosova të votojnë për listat. E kanë kollaj, nuk i shikon njeri nga hyjnë e nga dalin.
-Qysh bre Flamur, dhe një herë në katër vjet që presim me marrë ndonjë lek, do t’ua jepni goranëve. Na i jepni ne lekët dhe i mbushim krejt kutitë, s’ka problem. Se ata nuk dinë kë me votu se s’dinë shqip.
-S’ka problem, do t’i udhëzojmë që të votojnë tek sigla e PD. Kush nuk është dakord, të na vërë kryq, kush është dakord, të na vërë rreth, tha Flamuri.
-E kuptova, tha fshatari, d.m.th ju ose duheni vrarë, ose duhet me ju varë në litar.
Flamuri u hutua shumë nga përgjigjja dhe mori në telefon Doktorin.
-Jam këtu në fshat, tha, ka një problem. Këta e dinë se duke rrethu votën tonë, duan me na varë, e po qe se i vënë kryq, duhet me na vra. A të dërgojmë Ponin t’ua shpjegojë si është puna?
-Flamur, po me ua shpjegu si është puna se përse na duhet kryqi apo rrethi, na vrasin vërtet. Lere se mirë janë ashtu.
Po greta koqi ishte ne fshat
Ha ha ha ha ha
“-Qysh bre Flamur, dhe një herë në katër vjet që presim me marrë ndonjë lek, do t’ua jepni goranëve. Na i jepni ne lekët dhe i mbushim krejt kutitë, s’ka problem. ”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html
NO COMENT,COKOLLATE E RADHES E KETYRE ZGJEDHJEVE……..
ja kush i fiton zgjedhjet shif sondazhin
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=412312642201301&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater
Greta Koqi nuk ishte se ishte me ato, eshte goce me zakone ajoooo.