Fevzo dje shkëlqente nga gëzimi. Kishte disa muaj që Fevzo i ishte lutur Auronit t’i jepte një libër vëllait të tij Iglit që punon si drejtor tek Lacio në Itali dhe ky t’ua jepte futbollistëve dhe t’u bënte fotografi, që kur Fevzo ta përkthente, ta kishte si argument. Auroni ia kishte dhënë Iglit dhe Igli ua linte gjithmonë në makinë futbollistëve kur dilnin për kafe. Pasi kaluan disa muaj dhe asnjë futbollist nuk bëhej kurioz ta prekte librin, Igli sajoi një ditë sikur kishte harruar eurot brenda librit dhe iu lut gjermanit Miroslav Klose dhe boshnjakut Senad Luliç, që të shikonin pak a kishte harruar eurot brenda librit. Ata morën librin, e shfletuan, por nuk gjetën gjë, ndërkohë Igli i fotografoi dhe ia nisi Fevziut foton meqë ia kërkoi. Fevziu fluturoi nga gëzimi dhe e bëri lajm në televizion.
Lajmet e Klanit u hapën me Klosen dhe Luliçin që lexonin librin për Enver Hoxhën.
Pas lajmeve, Fevziu ju dërgoi në profilin e tyre në Facebook kronikën e TV Klanit, ku ata të dy ishin duke lexuar librin e Fevziut.
Të dy futbollistët u tronditën se nuk kuptonin gjuhën dhe nuk dinin çfarë libri kishin lexuar.
Të terrorizuar thirrën Iglin.
-Pse na ka nxjerrë ky TV shqiptar, e pyeti Klose, se nuk e kuptojmë gjuhën.
-Keni dalë në foto duke lexuar librin më të famshëm shqiptar, i tha Igli. Flet për diktatorin tonë.
-Ou, pse për Sali Berishën ishte ai libër, u hodh boshnjaku Luliç, i cili e kish dëgjuar emrin e Sali Berishës nga shqiptarët e Bosnjës.
-Jo, është për një tjetër më parë, i tha Igli, komunist ka qenë dhe ai.
-A kam shkelur ligjin për këtë, pyeti Klose, se në Gjermani të dënojnë po lexove libra për Hitlerin?
-Jo, jo, s’ka problem, i tha Igli, por i duhej atij autorit të librit në Shqipëri fotoja juaj me librin e tij.
-Allah, allah, tha boshnjaku Luliç, ne jemi për të reklamuar pije freskuese ose rroba, jo libra. Për libra duhen shkencëtarë.
-S’ka problem, i tha Igli, se dhe ai autori pijet freskuese dhe rrobat ka qejf.
Pas kësaj dy futbollistët u qetësuan dhe Igli mori Fevziun t’ia shpjegonte telashin ku e kishte futur.
-S’ka problem o burrë, mos u vi në siklet, tha Fevziu. Sa fola me Mesin, më kërkoi një kopje në shqip dhe po ia dërgoj në formë elektronike ta përkthejë në Google. Fola dhe me Ronaldon, po ai ishte lodhur nga stërvitja, tha do ta lexoj nesër. Ky Murinjo ishte bërë kurioz, por më tha Guardiola që mos ia ço se ai bën kot sikur lexon.
-E kuptova, tha Igli. Më paske lodhur kot mua, sa më fute në sherr me këta dy djemtë.
-Jo mo burrë se ka shumë interes, po nuk flas dot tani se fillon emisioni.
-Dhe emisionin për këtë librin e ke, pyeti Igli.
-Jo, e kam me Koçon.
-Me atë që ka bërë atë emisionin si të bëhesh milioner?
-E nuk e di, po tani po bën një libër “Si të bëhesh deputet, kur nuk bëhesh dot milioner”, tha Fevzo dhe e mbylli telefonin.
E nuk e di, po tani po bën një libër “Si të bëhesh deputet, kur nuk bëhesh dot milioner”, tha Fevzo dhe e mbylli telefonin.
Mero mos ju ndaj ketij Kokedhimes.Beje njesoj si personazhin e Mulit. Qenka nje arrogant qe do ti kushtoje PS-se nje deputet ne Vlore.
Hi hi hi hi Koqo po ben liber
“Si të bëhesh deputet, kur nuk bëhesh dot milioner”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/i-love-anti.html
Ti qenke tamom hi, po ca droge ke pi nuk na the?
I madh je Mero, ku te shkon mendja!
Shume vulgare kronika ne anekset e TV Klanit, ku per kultin e Fevzi plehres thurren lloj-soj histori, a thua se Klose dhe Lulic kane mesuar shqip e mezi prinnin rastin te lexonin kete koranin tone te myzeqese me emrin Blendushke Fevziu…
hahahahaaa…nje nga me te bukurat
Te lumte Tema.ka nevoje robi dhe per shpoti te tilla.
E papame!! Bravo Mero
Mero, degjoi cunat e kryeministrise qe komentojne on line, lere Mulin dhe kapu me Kocon.