Komisioni i Veshit u mblodh dhe dy të ftuarit e parë, me gjasë të vetmit që do ta marrin seriozisht komisionin, kishin ardhur. Ishte Egini dhe Fatja.
Kryetari i komisionit, Ba Ka Dill, vendosi të nisë seancën duke filluar me pyetjet rreth Eginit, i cili konsiderohej dhe viktima e skandalit të veshit në Vjenë.
Ka Dill kishte përgatitur dhjetë pyetje, nga përgjigja e të cilave varet dhe fati i Edi Ramës.
1. A është e vërtetë që ju shkoi vetë në mendje të shkonit në takim apo ju nxiti dikush tjetër?
-Absolutisht vetë. Dëgjova që kishte ardhur Ed Rama dhe meqë e kemi pas mik familje, thashë të shkoj ta shikoj.
2. A shkuat me makinë të punës apo me metro në takim?
-Me metro se makina e punës nuk punon.
3. A kishe përgatitur pyetje për Ramën kur hyre apo ia le spontanitetit?
-Jo, më kishin ardhë ca pyetje me sms nga Doktori.
4. Pse nuk i bëtë pyetjet brenda në sallë?
-Nuk mund ta pyesje. Ai të shikonte me inat.
5. A keni prova konkrete?
-Patjetër që kam. Gjatë fjalës së tij, ai i kishte ngulur sytë një gruaje në fund të sallës dhe ajo e turpëruar uli sytë.
6. Kur e pyetët ju Ramën?
-E pyeta kur dolëm nga salla, por ai ecte shpejt dhe mezi e arrita.
7. Si reagoi ai?
-Më tha si s’i ke lënë gjë babit dhe më shkuli veshin.
8. A e dinte ai që ai vesh ishte pasardhës i njerëzve të mëdhenj, si Migjeni, Petro Nini Luarasi, Skënder Luarasi, Hasan Ceka etj.
-E ka ditur shumë mirë se e kemi pasë mik shtëpie dhe thoshte gjithmonë e kam idhull veshin tuaj.
9. A ja bëtë të qartë se duke të shkulur veshin po shkulte historinë nga rrënjët dhe ky është një krim kombëtar?
-Ja bëra të qartë duke i thënë ‘ti je një pis’.
10. A ju pa kush çfarë ndodhi dhe a u turpërua Shqipëria nga ky gjest?
-Pati disa njerëz që e panë skenën. Një austriak që po kalonte aty dhe pa veshin tim të skuqur, tha se kjo gjë ju turpëron si komb, pasi ti dukesh sikur je kinez tani dhe jo shqiptar. Kjo ishte fyerje e madhe për mua, duke pasur parasysh dhe origjinën time.
-Mjafton me kaq, tha Ba Ka Dill. Nga hetimet tona në vitin 1991 Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku ka thënë se komunizmi na zverdhi si rusë, na skuqi si kinezë dhe na nxiu si shqiptarë. Qëllimi i tij paska qenë të të skuqte si kinez dhe të të nxinte si shqiptar. Akuza juaj pranohet.
Egini i largua i kënaqur. Pas tij erdhi për të dëshmuar Fate Velaj, i cili kishte qenë dëshmitar në skenën e veshit.
Ky i fundit para se të fillonte, nxori një pako mbi tavolinë, filloi ta çmbështillte me kujdes deri sa më në fund u pa që ishte një skulpture veshi.
-Më falni zotëri, çfarë është ajo, pyeti Ba Ka Dill.
-Është një dhuratë e imja si artist për komisionin, tha Fatja. Merreni ta keni se mund të jetë i vetmi rezultat pozitiv i komisionit.
Ba Ka Dill i kishte ngulur sytë dhe për një moment iu duk si organ gjenital femre dhe u tmerrua.
-Merreni mbrapsht zotëri, tha, nuk jemi në bordello këtu, jemi në parlament.
-Nuk e kisha me të keq, tha Fatja, një pjesë trupi nga Egini jam munduar të bëj skulpturë.
-Rrugaç, i tha Ba Ka Dill. Egini nuk del lakuriq plazheve që ia paske parë ti.
HA HA HA HA HA HA, POPULLI NUK KA BUKE KETA BEJNE KOMISIONE VESHI
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/diplomati-i-salistanit.html
Jemi bere me huq nga kjo antena.
Dje pashe kete kingun e komisionit.Ne mendje me erdhi emri- Ba Ka Dill- a thua sikur ai te ishte emri qe i ka vene nona.
Sa te rrroje e te jete me kete emer ka per tu thirr ky rob i saliut.
Antena duhet patjeter te behet nje liber humoristik, i ka te gjitha detajet brenda, cdo shkrim i antenes, eshte nje estrade me vehte.
pasi ti dukesh sikur je kinez tani dhe jo shqiptar. Kjo ishte fyerje e
madhe për mua, duke pasur parasysh edhe origjinen time SOMALO -AFGANE
ja sa i eshte zgjatur veshi eginit nga shkulja shif;
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=411309232301642&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater
hahahahaha
Ba Ka Dill i kishte ngulur sytë dhe për një moment iu duk si organ gjenital femre dhe u tmerrua.
-Rrugaç, i tha Ba Ka Dill. Egini nuk del lakuriq plazheve që ia paske parë ti
Demek qenka femer perderisa qau e u ankua menjeher ke babi
komisionet parlamentare te sali berishes,jane bere qesharake,turp tu vij atyre qe i heq sali berisha per hunde.se sa here qe do te ofendoj edi ramen,ky ifundit ka dal fitimtar,eka mundur sali berishen kater here rresht ne bashkine etiranes.dhe heren e fundit sa do qe vodhi ne mes te dites ne sy botes dhe i coje rezultatet tre muaj,ishte nje ofeze shume e madhe per popullin shqiptar qe eka treguar vehten si nje populi me kulture.kur vendet etjera si greqia italia,mos themi per ameriken qe i nxjerrin brenda 24 oresh.
tani do ta ktheje dhe mbiemrin nga ceka ne veshi
tamam si tritan preshi dhe edmond haxhi pordha
Nje thanje e vjeter thote. Munde te te zane karrigen por fatin jo, ose munde tju zesh karrigen por fatin jo. Eginit i ndodhi ojo qe zuri karrigen por fati i qelloj i keq, u diskretitu ai dhe i jati me shume sec fitun ne kete mesele. Megjithe se keto 10 a 15 vite Neritani eshte perly disa here por i ka hece se ka zane karriget qe kane pase te ardhura te mira, pra pak dhe fat nga njera ane )ana materiale)por diskretitu prej Berishes aqe sa nuk kane ci duhen ato para se ma shume do kish fitu po tu kishte qendru parimeve te fillimit ne demokraci. Megjithate nuk e ka njeriu vedin ne dore gjithmone, e sidomos kur han ndonje supe te prishur Serbe.
femer aziatike shume seksi e paske pershkru Enginin hahahahahahah