Doktori i kërkoi Flamurit të përgatiste urgjent dekorin se do përuronin fillimin e punimeve në Hidrocentralin e Devollit. Flamuri u zu ngushtë pasi Doktori e ka inauguruar 5 herë këtë hidrocentralin. Por për të mos ia prishur, hyri në magazinën e PD të gjente dekorin.
Pyeti rojën se ku i kishte lënë ato dekoret e Hidrocentralit të Devollit dhe ai i tregoi qoshen.
Flamuri kapi me dorë dekorin e parë. Në sfond shkruhej EVN, Stratkraft dhe Doktori me një shirit dhe gërshërë në dorë.
-Kjo nuk bën, tha Flamuri, se EVN tani ka ikur. Nuk u mor vesh me Gitën për ato pagesat dhe u zemëruan. Le që thonë kanë humbur dhe 20 milion dollarë.
Kapi tabelën e dytë. Ishte prapë dhe EVN, por në sfond ishte Dritan Prifti.
-Ah, qenka bë kur ishte ky ministër, tha.
Lexoi poshtë përshkrimin dhe thuhej “Përurimi i Kaskadës së Devollit”. E hoqi dhe këtë mënjanë. Kjo i binte të ishte ceremoni e vitit 2010. Prifti dukej shumë miqësor me Doktorin dhe Doktori shumë miqësor me EVN.
Kapi tabelën e tretë. Në sfond ishte Doktori me Ilir Metën. Ju drodh tabela në dorë. Dukeshin të dashur. Prapë ishte EVN në sfond. U kujtua. Ishte koha kur hezitonin t’i paguanin Jamarbërit lekët e studimit të mjedisit. Këtu mori tatëpjetë dhe puna. Nuk ia paguan dhe u prishën me atë burrin. Meta s’dinte gjë fare.
-Ky merrej me ata HEC-et e vegjël, tha Flamuri me vete. Pa legjendën poshtë: “Përurimi i mbarimit të studimit të mjedisit të Kaskadës së Devollit”.
E hoqi dhe atë mënjanë.
-Le se kujtohet Jamarbëri dhe xhindoset, tha.
Kapi tabelën tjetër. Në foto ishte Doktori me Haxhinaston. S’kish më tabelë EVN. Ishin vetëm norvegjezët.
-Këta janë rehat, tha Flamuri. Nuk mërziten. Legjenda poshtë thoshte: “Banja i shtohet Kaskadës së Devollit. Berisha përuron punimet”.
-As këtë s’e përdor dot, tha. Ku më doli ky Haxhinasto këtu. Ky sa për të prishur punë ishte se as për lek s’merrte vesh.
I bezdisur që nuk përdorte dot asnjë nga fotot e vjetra, thirri me urgjencë Visin e dizajnit.
-Merr një nga pamjet e këtij burrit në Devoll, tha, dhe më bë një baner të madh.
-Çfarë të shkruaj poshtë, tha Visi.
-Çfarë të shkruash, çfarë të shkruash…? Prit! Shiko… Jo. përurimin e kemi bërë një herë, edhe studimin e mjedisit… e kemi bë, dhe fizibilitetin e kemi bë…, dhe bashkimin me Banjën e kemi bë… Shiko…! Prit, e gjeta. Shkruaje: “Përurimi i fillimit të punimeve të rrugës që të çon tek hidrocentrali”. Kështu nuk na kapin dot, i tha Flamuri.
-Në rregull, i tha Visi. Vetëm Doktorin të lë në foto?
-Vetëm Doktorin vallai se do na duhet prapë dhe këta të tjerët sa na prishin foton se tradhtojnë dhe ikin shpejt.
-Po të lë Olldashin të paktën, tha Visi.
-Jo se ai dhe po nuk tradhtoi, nuk e bëjmë më ministër! Kam folë unë me atë burrin.
-E po mirë po lë vetëm Doktorin, tha Visi, me Gitën dhe Jamarbërin.
-Jo se duket sikur e kanë pronë private, tha Muli. Lëre vetëm, ça halli ke?
-Po ta lë me këtë norvegjezin të paktën, tha Visi, që mos të duket sikur është vetëm Doktori pronar.
-Lëre mo burrë, ku e dimë ne si është puna, tha Flamuri. Lëre vetëm se e di vetë ai i kujt është.
Muli ka marr persiper gjithshka ne ket fushate.
Ndaj humbja eshte e sigurt.
As celsat e WC te “Partizoni Panjohur” nuk mund ti besosh Mulit.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/superheronjte-e.html
muli duhet te kishte perdor posterin e greta kocit,po me duket se muli e ka varur ne banjo,tualet ose qenef kete poster kaq te dashur per mulin.Ato postera qe nuk mund ti perdore ti ruaj se i duhen pas 23 qershorit me fshire bythet e salehut.
Ah mor Mero qe nuk vure e nuk vure mend.
U more me Mulin kaq kohe, na kenaqe po ama vajte na e bere peshqesh minister te brendshem ne prag te zgjedhjeve e ke pranuar edhe vete.
Keshtu si e ke nisur Mulin do ta shohim shume shpejt edhe President te Republikes, lepe-peqe Nishanlliu s’e ka problem te hape krahun sa po ti jape urdher El Commandate Berisha
more ky Muli nuk qenka dhe aq per te qeshur, shqiptoi fjalen fizibilitet dhe nuk iu mor goja fare
Ky Muli me duket nje njeri teveqel ? Apo c’them June , K/ministri keshtu i do ministrat teveqele qe t’i
manipuloje so t,ja doje qejfi.Kam njohur shame kuksiane Jane the gjithe William Hippi i Dike sit.