Flamuri merr udhëzimet për liberalizmin e vizave me SHBA

15 Maj 2013, 22:16Antena TEMA

Deklarata e Doktorit për liberalizmin e vizave me SHBA, e zuri në befasi dhe Flamurin. Edhe pse ai burri nuk i mban sekrete, këtë sekret duket se nuk ia kishte treguar. Sapo Doktori e tha në Durrës, shpërthyen telefonat nga gjithë anët dhe Flamuri nuk dinte si t’i sqaronte.

Sot gjatë gjithë ditës u përpoq të lidhej me atë burrin për të folur për këtë çështje, po ai ishte i zënë. Më në fund në drekë, në vend që të sqarohej nga Doktori, u sqarua nga ambasada e SHBA që kjo punë nuk bëhej dhe ne ishim nga vendet me më pak shanse në botë për këtë çështje.

Telefonat filluan përsëri dhe Flamuri duhet t’i jepte një përgjigje. I nisi mesazh Doktorit për rëndësinë e çështjes dhe ai e thirri të mbante shënim udhëzimet.

-Tani o zotëri, i tha Doktori, ky është një premtim elektoral dhe ne jemi ata burra dhe gra që i mbajmë premtimet. Për këtë duhet të sigurojmë elektoratin…

-Po ka dalë ambasada dhe e ka përgënjeshtruar, tha Flamuri.

-Shiko, shqiptarët më njohin mirë mue, i njohin mirë dhe ambasadorët amerikanë. Ata o zotëri vijnë këtu me axhendë personale kundër meje. I vetmi burrë në këtë vend, që ka axhendën zyrtare të SHBA, jam unë. Ambasadorët janë disa rrogëtarë të dërguem kundër meje. Pse mo zotëri, çfarë mendon ti se është ky ambasador që del për 24 orë e përgënjeshtron deklaratat e mia? Nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një diplomat me axhendë personale kundër meje. Por gabon rëndë. Unë mbroj interesat e SHBA këtu.

-T’ua themi njerëzve këtë, tha Flamuri.

-Patjetër që do t’ua themi. Si mund ta lëmë ne imazhin e SHBA në duart e disa njerëzve që shikojnë interesat private dhe punojnë kundër qeverisë së tyre? Shqiptarëve duhet t’ua themi të vërtetën. SHBA ka në këtë vend vetëm një njeri dhe ai jam unë. Ky zotëria po vazhdoi kështu, do ta pushoj nga puna. Nja pesë ambasadorë i kam pushu deri tani. Ky zotëria ose të rrijë mirë, ose të ikë. Jo, boll i kam duru. Kështu ma bëri i pari më ’95, e hoqa, kështu ma bëri e dyta, e hoqa…

-Nejse, ajo na hoqi, tha Flamuri…

-Shiko zotëri, ajo fitoi një betejë të përkohshme, por e hoqa më në fund. Erdhi i treti, e hoqa, erdhi i katërti kundër meje, e hoqa qafe bile. Pastaj nja dy u sollën mirë, i parafundit që e teproi, e hoqa. Shiko, ambasador me axhendë personale kundër meje unë nuk pranoj. Amerikën e mbroj vetë unë, s’kam nevojë për këta.

-D.m.th vizat do hiqen, tha Flamuri.

-Do t’i heq zotëri dhe kam marrë falenderimet më të zjarrta nga Amerika, nga Presidenti Obama dhe stafi i tij dhe nga Xhon Kerri. Sapo kisha këtu Fahriun, kishte folur me Xhon Kerrin dhe ai e kishte siguruar se për 3 milion shqiptarë SHBA as që e ka problem se aq njerëz i ka pa letra në një shtet. Do e bëjmë, i kishte thënë, aq më tepër që kemi njeriun tonë aty.

-Po kur mund të realizohet kjo, tha Flamuri, që të informoj njerëzit?

-Shiko, me Obamën fola dhe më tha kur të doni ju. I thashë tani kemi fushatë dhe s’dua të na ikin njerëzit, por pas 24 qershorit do të ishte mirë ta bëje. Kemi dhe krizë ekonomike, i thashë, do të ishte mirë t’i hiqnit. U tregua i hapur ç’është e vërteta dhe më tha për ne s’ka problem, nuk kemi kushte, bile as tre ligjet mos i miratoni po deshët. Ne kemi vetëm një kusht, më tha, që ti të jesh kryeministër. Nëse ti nuk je, nuk ka viza. Ta harrojnë shqiptarët se unë ua heq vizat po votuan kundër teje, tha Obama.

-Po këtë t’ua themi shqiptarëve, tha Flamuri.

-Jo zotëri. Nuk duhet ta lëmë vendin në dorë të ca shqiptarëve të papërgjegjshëm. Nëse interesi kombëtar e do që të hiqen vizat me SHBA, dhe për këtë unë duhet të jem kryeministër, duhet ta fillojmë punën nga kjo e fundit. Duhet të shpallem patjetër kryeministër.

Flamuri, i trimëruar shumë nga deklarata e Doktorit, mori në telefon ambasadën amerikane dhe i tha:

-Ju po dezinformoni popullin. Doktori ka folur me Obamën dhe Obama ka thënë që po iku Doktori nga pushteti, nuk ka viza. Ua mban ta përgënjeshtroni këtë deklaratë?

-Jo, i tha zëdhënësi i ambasadës. Nuk mbajmë përgjegjësi për gjithë fjalinë, mbajmë përgjegjësi vetëm që nuk do ketë viza. Që do iki Doktori, e thatë vetë.

12 komente në “Flamuri merr udhëzimet për liberalizmin e vizave me SHBA”

  1. Pilo Lala says:

    Ambasadori i ka thene Berishes qe vizat per Shqiperine jane te hapura.
    Psh Tritan Shehu ka mundesi te fusi preshin, dhe te fluturoje direkt pa vize. Xhozefina fluturon deri tek Semafori ne Itali.
    Gruaja e Shkelzen Berishes mund te fluturoje kur ta kerkoje mafia per ndarjen e droges ne New York.
    Tani per tani mjaftojne kaq viza…

  2. coku says:

    po per ne mars, per ne diell a do ti heqesh vizat? bej dhe nje xhirro vet se te ben mire.

  3. Ermali says:

    SA JU KA DHEG TE MAJTEVE PREMTIMI I VIZAVE PER TU HABITUR E DINE QE E JEP SHUME VOTA PD SA NJEREZ I REFUZOHET VIZA VIT PER VIT KTU ATO DO VOTOJNE TE PARET PD.PERPARA

    1. toni says:

      o ermal ky premtim eshte per delet e pd dhe nuk u djeg te majteve.prandaj fitoi ferdinatd xhaferri ne durres se do permiresonte diellin.po gjynof per ty qe beson akoma kete plakun kur flet.

    2. andi says:

      Te majteve nuk ka pse ju djeg nje mashtrim i Sali Berishes, por te majtetdhe jo vetem ato, kane per detyre ti cjerrin masken nje mashtrusi te pa cipe sic eshte Sali Krimineli. Kete mashtrim pak njerez injorante e ato Karaduzat e besojne. Nejse ta shofim me 23 qershor sa do fitoje mashtrusi e krimineli.

  4. MARKO says:

    Qe do ike doktori do ike. E ka per te shkuar ne te semes,ose me sakte ne te Sheqers.

  5. redi says:

    Fantastike si perhere. Na ndryshon humorin qe ne mengjes.

  6. orli says:

    Mire do iki doktori!po ku do shkoi?!”rilindesi”pati thene dikur se do merret drejtesia me te!por kur”rilindesi”ishte pergatitur te bente koalicionin”rilindja e hajnise”tha ne emisionin e fevzos se do e nxjerrim nè pension qe te kaloi nje pleqeri te qete..megjithate jam kurjoz te di,çfarè do behet me salen dhe me te derguarit e tjere te bace ramizit ne politiken shqiptare?!ka ndonje mendim te trete”rilindesi”apo eshte dhe vet i derguari i viles 4.

    1. niku says:

      Ne rast se duam shtet, me Salen merret drejtesia. Nuk mund te premtosh se do ta futesh Saliun ne burg se nderhyn ne nje sistem qe eshte ai i drejtesise. Shteti i ka funksionet e ndara. Do te ike koha kur kreu i qeverise eshte edhe prokuror edhe gjyqtar edhe ekzekutor. Ne nje shtet te se drejtes secili institucion kryen punen e vet.
      Detyra e te majtes pas 23 qershorit eshte te dergoje faktet dhe shkeljet ne prokurori dhe eshte drejtesia qe merret me te.

  7. Julian laci says:

    Te gjithe shqiptaret e Kane nga nje vize por eshte vize refjuzimi.por vetem ermali ka dy visa por ika te kryqezura.

  8. qemalhidri says:

    Pyeten Cim Peken kush eshte me inteligjent Nardi apo Muli,pergjigja e sakte Lek Plepi u pergjigj Cimi

  9. moli says:

    Pyeten Cim Peken kush eshte me inteligjent Nardi apo Muli,pergjigja e sakte Lek Plepi u pergjigj Cimi.Nardi + Muli=Lek Plepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje