Sondazh në CEZ për votuesit e PD dhe PS

20 Maj 2013, 20:05Antena TEMA

Drejtuesit e rinj të CEZ kanë filluar një sondazh telefonik mbi punonjësit e tyre për t’u maskuar si kompani sondazhi dhe për të verifikuar se për kë votojnë punonjësit. Sondazhi bëhet çdo ditë dhe çdo punonjës që rezulton se nuk voton PD, hiqet nga puna.

Kjo krijoi panik mes punonjësve, të cilët nga ana e tyre filluan të bisedojnë se si mund të vetëmbrohen në këtë situatë.

Një prej tyre bëri një propozim. -Do t’u themi të gjithëve jemi nga Tirana dhe do votojmë PD. Po ishin tanët, do kuptohet se do na thonë rrenca, jeni prej Tropojë. Po janë sondazh tamam, kena me i rrejtë t’i vëmë në gjumë këta të PD-së.

Ra telefoni i parë.

-Mirëdita zotëri. Ne jemi një kompani sondazhi dhe duam mendimin tuaj për disa pyetje që kemi.

Nga jeni?

-Nga Tirona, tha punëtori, i cili kishte dyshime se po e testonin nga ndërmarrja.

-Kë parti do votoni më 23 qershor?

-Salën mer jahu, kë do votojmë, i tha.

-Faleminders, i tha vajza nga ana tjetër e telefonit.

Kështu filluan të veprojnë shumica e të pyeturve. Në mbrëmje Sahiti mblodhi të dhënat e sondazhit dhe i doli që 95 përqind e CEZ në Tiranë ishte tirons dhe do votonin PD.

-Po të jetë kështu, duhet bërë urgjent reformë, tha Sahiti, se këta na votojnë për Bamirin, thonë kot PD.

Thirri urgjent shefen e kuadrit dhe pyeti si janë përqindjet e të punësuarve në CEZ.

-Si me ta thënë shef, i tha ajo, 60 përqind janë nga Tropoja, 20 përqind nga Kukësi, 10 përqind nga Shkodra dhe Lezha, 5 përqind nga Tirana, 5 përqind nga 10 qarqet e tjera.

-Na paskan gënjyer, tha Sahiti. Duhen verifikuar një për një përgjigjet dhe të ndëshkohen ata që na kanë gënjyer që janë nga Tirana.

Filloi testi i dytë mbi të pyeturit. Një vajzë i thërriste përsëri dhe prezantohej sikur fliste nga një kompani sondazhi që i ka marrë një ditë më parë. -Duam të verifikojmë vetëm vendbanimin se na duhet për provë kontrolli, thoshte ajo.

Shumica e të pyeturve thoshte përsëri Tirana.

Testi po dështonte.

Atëherë Sahiti mori vetë telefonin dhe filloi t’i bjerë të parit.

-A vërtet je prej Tirone a, i tha të parit që mori në telefon.

-Jo shifsha nanën teme, prej Tropoje jam.

-Po pse e gënjyet këtë vajzën e sondazhit, i tha Sahiti.

-Shifsha nënën teme, na thanë janë këta socialistët dhe po identifikojnë ku janë në tropojanët me i hek prej pune dhe e gënjym.

-Po kjo qenka më keq, i tha Sahiti. D.m.th ti nuk besoke që fiton PD-ja pas 23 qershorit?

-Besoj për kry’ të fëmijëve, po s’besojnë këta të tjerët.

7 komente në “Sondazh në CEZ për votuesit e PD dhe PS”

  1. FITORE says:

    E
    D
    I

    R
    A
    M
    A

    K
    R
    Y
    E
    M
    I
    N
    I
    S
    T
    R
    I

    I

    A
    R
    D
    H
    S
    H
    E
    M

    I

    S
    H
    Q
    I
    P
    E
    R
    I
    S
    E

    1. Sali Berisha says:

      -Jo shifsha nanën teme, prej Tropoje jam!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/turp.html

      1. flamur noka says:

        ja shifsha nanen teme prej kuksi jam.

  2. jakup krasniqi says:

    -Jo shifsha nanën teme, prej tu parlamenti tu kosoves jam!

    tu kosove jakup krasniqi

  3. Kola i Druve says:

    Aman, o njerez, vetem per te fshire nga faqja e dheut kete vulg, kete zgjyre qe na qeveris, KTHJELLOHUNI dhe, mbroni voten tuaj per RILINDJEN! Keni per te pare, kur qe ne ditet e para, do te thoni “Ku paskemi qene deri tashti”. Disa prej jush nuk e votuat Edi Ramen ne vitin 2000, po ama ndryshimet qe realizoi i gezuam se bashku te gjithe.
    Ne mes te qindra e mijera fakteve per CEZ-in desha te shtoj ankimin tim:
    I gjej te sahati, dy te CEZ-it, nje grua, vajze e mikut te vjeter te tim eti prej Shkodre dhe nje tjeter, qe e shihja per here te pare.
    – Shyqyr qe iu pashe. Hajt se ne dimer na vodhet, – ju lumte se vidhni nga “pak” 2000-3000 leke te reja e disa here me shume, sa mos me ta vlejte (?!) rruga me hy ne cirkusin tuaj burokratik te ankimit-verifikimit te kurregjerregullimit, – po edhe tashti ne vere. A me shihni qe jam me kemishe me menge te shkurtra? A e dini se ka ardh vera, jo pisha e zhegut me ndez kondicionere. Ne keto dite presim me rregullua pak bilancin vjetor financiar te familjes, me kursye nga pak. Mos hyni ne gjynah, mor keshtu, se PASHA BESEN, S’KEMI PER T’IU MBAJTE NJE SEKONDE NE PUNE, PAS 23 QERSHORIT! Sa njerez te ndershem, korrekte, qe duan te bejne shtet pa hajnira kemi, aq te mira pacin te “intervistuarit” e CEZ-it.

  4. Ermali says:

    PD FUTIN ME 23 PERPARA

  5. saliu says:

    po si me paskan rrejt ata tropojanet ,nuk qenkan tregue hic te zgjuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje