4-vjeçari refuzoi të flinte, edukatorja e çan me thonj fëmijën në fytyrë

28 Maj 2013, 09:14Politika TEMA

Një edukatore kopshti do të vihet përpara drejtësisë, pasi ka keqtrajtuar një nga fëmijët e kopshtit sepse nuk pranonte të flinte gjumë.

Historia ka dalë në dritë pas denoncimit që ka bërë nëna e 4-vjeçarit, e cila ka vërejtur gërvishtjet në fytyrën e të birit. Prokurori Granit Shahu ka hetuar për disa muaj për të hedhur dritë mbi rastin dhe në përfundim ka ngritur ndaj edukatores Alma Toska, akuzën “keqtrajtim i të miturit”.

Gruaja pretendon se atë ditë djali është marrë në kopsht nga ana e mbesës së saj, M.L. Kur ka shkuar në shtëpi, ka konstatuar që i biri ishte i trembur.

Pas pyetjeve që ajo i ka bërë të birit, ka ardhur në dijeni të faktit që edukatorja e tij e ka kapur tek nofullat me thonj, pasi D.L. nuk po flinte gjumë.

Pas kallëzimit, gruas i është dhënë një vendim nga organet kompetente për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor për ekzaminimin e të birit.

Në bazë të aktit të ekspertimit mjeko ligjor (pra vetëm tri ditë pasi ka ndodhur ngjarja), rezulton që tek i mituri D.L. konstatohen gërvishtje.

Fëmija D.L. ka dëshmuar në prani të prindërve të tij dhe psikologëve.

Ai është shprehur se dëmtimi në faqe është shkaktuar pasi është kapur nga edukatore Alma Toska.

Para hetuesve ka dëshmuar dhe M.L., kushërirë e fëmijës, e cila ka marrë 4-vjeçarin atë ditë nga kopshti. Ajo shpjegon se dëmtimet e D.L. i ka konstatuar rrugës për në shtëpi (banesa e tyre me kopshtin është 10-20 metra larg).

Më pas, menjëherë kur ka shkuar në shtëpi ka njoftuar edhe gjyshen e D.L., e cila i ka thënë që me këtë punë do të merrej nëna e D.L..

Siç shkruhet në GSH, e pandehura Alma Toska ka mohuar kategorikisht ta ketë kapur për faqesh duke i shkaktuar dëmtime fëmijës D.L..

Por ,sipas organit të akuzës, nga rrethanat e faktit në fjalë, si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore në kuadër të procedimit penal, rezulton tashmë e provuar që e pandehura Alma Toska, e cila ka marrë në kujdesin e vet, grupin e fëmijëve në të cilin bën pjesë edhe fëmija D.L., në orën 13.30 min dhe në vazhdim, deri në orën 16.00, ka ushtruar dhunë duke e kapur D.L. për faqesh, pasi ky i fundit po bënte zhurmë dhe nuk flinte gjumë. Me veprimet e saj e pandehura i ka shkaktuar D.L. dëmtime që sjellin paaftësi deri në 9 ditë dhe duke qenë me cilësinë e edukatores në këtë kopsht fëmijësh, që kishte për detyrë kujdesin ndaj tyre, ajo ka konsumuar veprën penale “keqtrajtim i të miturit”, për të cilën dhe do të përgjigjet para drejtësisë.

10 komente në “4-vjeçari refuzoi të flinte, edukatorja e çan me thonj fëmijën në fytyrë”

  1. Beni nuk osh voc mami says:

    E mo lerini keto budalliqe tani, jo po e ka ther me thike ne fyt.. Do e ket rraf e ema se e ka kap me dashnorin

    1. ela says:

      Idiot a di te lexosh,se per te shkruar ditke.

      1. GopNgrenesi says:

        Mos ja ver re ela se flasin nga pervojat familjare keta.
        Kujton kohen kur kapi gruan me dashnorin ne shtepi ky dhe e rrahu gruaja pse erdhe heret

        1. Dean says:

          Hahaaaaaaaa,i kujtohet femijria e vet kur pa mamin e vet tu lujt mbi krevat me shokun e babit.

    2. Njera says:

      Keto ngjarje duhet te evidentohen dhe denoncohen jo vetem nga prinderit, por edhe nga ajo pjese e personelit qe nuk pajtohet me keto lloj sjelljesh. Sic po ndodh keto dite ne Itali, ku pastruesja e nje kopshti ka denoncuar ne polici nje edukatore qe keqtrajtonte femijet 2 – 6 vjec. Kamerat e brendshme te sigurise kishin filmuar cdo gje dhe ajo edukatore (vetem e tille nuk eshte) rrezikon deri ne 10 vjet burg per keqtrajtim te miturish. Keshtu duhet ta bejne edhe per kete tonen. Para drejtesise!

  2. dumdum says:

    Një hap në drejtimin e duhur! Të kontrollojë nervat kjo “edukatorja”.

  3. nena says:

    Jan absurditet , manjaksi e nenes se femijes, une kam femijen tim me kete edukatore e jam tej skaje e kenaqur e ju o tema, pa shkoni pyesni ne kopesht pastaj shkruani duke mare neper kembe punen e nje edukatoreje, ajo nena e femijes kushe di cfare i ka fryre ne vesh jehovai si ndjekese e tij qe eshte

  4. disk says:

    Jane fiksime te nenes po he, keshtu bejne ca kur kane femije te vegjel sikur kane pjelle shpetimtarin e botes, skizofreni hesapi

  5. tefta says:

    KU ne cilin qytet fshat apo qyteze apo katund apo komune apo lokalitet apo shtet ka ndodhur?????????????????????????????????

    GAZETARE INJORANTE ME DIPLLOMA FALLCO

  6. Petro says:

    Vetem fakti qe nje nena ka guxuar te denoncoje nje fenomen te tille, vlen per tu perkrahur. Sa raste tilla mund te kete qe nuk dalin kurre ne drite. Jam i sigurte qe mbi nenen do te kete presion nga pushteti. Kjo eshte Shqiperia sot, Per Para…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje