Bashkim Fino: Edi Rama do mandatohet si kryeministri i ardhshëm

28 Maj 2013, 09:52Politika TEMA

Deputeti socialist, Bashkim Fino, thotë në një intervistë për Panoramën se debati për çështjen se kush do jetë kryeministër është energji e shkuar dëm.

“Kjo çështje është e zgjidhur. Në zgjidhjen e saj na vjen në ndihmë Kushtetuta dhe do na ndihmojë dhe vota e popullit. Kushtetuta e përcakton qartë se ajo parti që do të marrë më shumë deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, kryetari i saj do të thirret nga Presidenti për të paraqitur kabinetin e ri qeveritar, duke marrë në këtë mënyrë dhe mandatin e kryeministrit të ri,” shprehet Fino.

“Nuk ka asnjë problematikë. Ne jemi të bindur se do largojmë me votë Sali Berishën dhe do të jetë vota e sovranit që do të na japë besimin dhe do mandatojë Edi Ramën si kryeministrin e ardhshëm që do drejtojë qeverinë e re”.

Fino shprehet se koalicioni është në sintoni të plotë dhe po lufton për të realizuar rrotacionin politik./ep

24 komente në “Bashkim Fino: Edi Rama do mandatohet si kryeministri i ardhshëm”

  1. Daja nga Kavaja says:

    Ilir Meta eshte njeriu me i lig dhe me i poshter qe ka e majta shqiptare dhe te gjitha percarjet dhe sherret jane fillim mbarim prej tij.Asnjehere mos i besoni atij qe han vetem ngjala se eshte edhe me i lig se Saliu.Edi Rama eshte kryeministri i ardhshem i ketij vendi dhe kete e vendos populli me voten e tij ashtu sic e vendosi edhe ne 2009 pavaresisht se Sali Krimineli dhe Ilir Hajduti i kishin bere planet qe ne fillim.Te njejten gje do beje edhe kete vit.

    1. turi says:

      qe eshte EDI RAMA kryeminister nuk e luan as topi! njerezit nuk duhet te votojne ne asnje menyre as ilir meten dhe asnje nga keta te tjeret! vota i duhet dhene vetem PARTISE SOCIALISTE!! bashkimi i tyre eshte per largimin e Berishen por vota per partine socialiste ben nje qeveri te pavarur nga pordhet e likes. Nejse Rama do jete kryeministri me punetor qe ka pasur Shqiperia ndonjehere!

      1. kastrioti says:

        PS dhe Rama po tregojne me nje fushate tejet frymezuese se ndryshimi eshte i mundur ne ket vend, ndryshim cilesor dhe per te gjithe, jo gjysmak sic e do Saliu. Ndaj ne 23 qershor fillon Rilindja!

        1. tironci says:

          Ka vdek ai muhabet lale. Rama po trego se di me bo fushate, Sala asht maloki nmaje tkalit, spo merr me vesh ca bohet verdalle. Po Tirona esht e gjitha me Ramen ket here!

          1. stela says:

            Berishes i ka ardhur fundi kete here. Jo vetem qe nuk e beson me njeri, po tani eshte dalldisur krejt dhe nuk merr me vesh se cfare thote. I ka bere te gjithe shqiptaret socialista!

            1. ana says:

              Edi Rama perfaqeson aspiratat e nje kombi te gjithe per tu integruar ne Europe si te barabarte, jo si hordhi lindore.
              Ndaj mbeshtetjen e te gjithe te rinjve e ka, e tani po na bashkohen edhe te gjithe shqiptaret, per te ndryshuar nje here e mire fatet e kombit.

              1. shpresa says:

                Kryeiministri yne eshte ILIR META.
                Ilir META eshte njeriu me kompetetnt per Kryeminister te qeverise shqiptare. Eshte politikani me meritor. Sepse duke u ndar nga Sali Berishen, ILIR META i dha te majtes shancen me te madhe histrike. I dha mundesin e fundit. Prandaj ILIR META eshte kryeminitsri i ardhshem shqiptar.
                Sali Berisha, po te mos ishte ILIR META, do ta mbante Edi Ramen tere jeten nen sqetull. Mos ta harrojm kete fakt.

      2. Socialisti i vertete says:

        ne momentin qe Rama dhe meta bene kete farsen e aleances, aty hoqa dore nga e deshiruari me Ramen kryeminister. zemra nuk ma ben tia uroj fitoren Pd. si te jete Rama si te jete Meta kryeminister nje … eshte.

    2. Dyrrahu says:

      Deklaratat e zotit Naço nuk duhet marrë shumë serioze sepse ato janë një fushatë brenda fushatës elektorale. Duke deklaruar se gjoja zoti Meta do jetë kryeministër, mbase do të merrë LSI edhe ndonjë votë më tepër.
      Zoti Fino e sqaroi mirë mundësinë e nominimit të kryeministrit.
      Socialistë, vazhdoni punën me intensitet të shtuar, kështu që pas 23 qershorit të konsolidohet pushteti i ardhshëm dhe të fillojë nga puna qeveria Rama më e fuqishme se ndonjëherë që ka pasur Shqipëria.
      Më e vështirë do jetë qeverisja sesa fitorja. Lypset shumë, shumë ama shumë punë për ta bërë Shqipërinë që, me bukuritë e saja, të lakmohet nga të tjerët. Tani Shqipëria lakmohet nga të tjerët për ta shkatërruar atë, këtë veprim antikombëtar po e ndihmon Sali Berisha me grykësinë e tij dhe të familjes së tij.

  2. Ngjala e Lalzit says:

    Ti japesh voten Ilir Metes eshte njelloj sikur ja ke dhene Sali Berishes.Ndarja si “xhentelmene” e Sali Kriminelit dhe Ilir Mashtruesit ka te njejten prapavije si ajo e vitit 2009.Kush don me te vertet rotacionin politik dhe zhdukjen e Sali Kriminelit voton nr.29.

  3. tea says:

    gjalle qenke ti Fino, keto enderra i shikon me sy hapet apo ne gjume, enderroni enderroni se per te fitu keni, mos harroni dhe skilen qe keni brenda ok.

  4. enea says:

    sa te keni Meten zor se fitoni dhe ta kurorezoni Ramen me cmimin e kryeministrit.

  5. XHEVAT says:

    MENDOJ NUK KA KAPACITET EDI RAMA PER TA UDHEHEQ QEVERINA E RE TE DALUR NGA POPULL

  6. dada says:

    Ka nej gje te mire ne kete debate per kryeminister?

    1 Sali Berisha po mendon se i ka humbur zgjedhjet dhe problemin e ka kush do te jete kryeminister i ardheshe i shqiperise.

    Kjo eshte me e rendesishme.

  7. socialusti says:

    Harrojeni kete enderr me Kryeminister , bejani qefin vetes deri me 23

  8. Zeni says:

    Se kush do te jete kryeminister pas zgjedhjeve te 23 qershorit kete e dine edhe femijet e klases se pare sepse ate e percakton kushtetuta dhe rezultati i zgjedhjeve do ta tregoje me se miri.Le te flasin sa te duan injorantet dhe dashakeqesit Sali Berisha,Nesip Naqi,Agron Duka,Kastriot Islami e te tjere njerez te shitur qe duan te mbjellin percarje dhe te corodisin votuesit.Ajo parti qe do te kete shumicen e votuesve ,ajo do te kete edhe kryeministrin e saj.Mos hedhin kot tollumbace ne ere politikanet injorante ne perpjekjet per te coroditur popullin .Mire e ben Bashkim Fino qe na kujton kushtetuten per kete ceshtje,sepse ka njerez dhe politikane injorante qe nuk e dine,sepse nuk e kane lexuar kushtetuten.Them se kjo teme tani eshte e qarte dhe duhet mbyllur deri sa te behen votimet ne menyre qe populli mos ndikohet.Ceshtja kryesore ne keto votime eshte qe te hiqet qafe bajraktari Sali Rame Berisha qe ka uzurpuar te gjitha pushtetet dhe i interpreton ligjet sipas oreksit te tij.

  9. niazi nga rakicka e BODES says:

    TE GJITHA KETO “HAMENDESIMET”ENACOS,LIKES,KAQIT,MALAJT DON DOLLAKU I SALIUT DHE TE GJITHE KARDELET,OLLDELET,DYLGJERET,PORUDINET,JOZEFINET ,NONOT KAM HARRUAR NDONJE TJETER?….NDOSHTA POR TE GJITHE KETA SIPAS DOKTORR BERISHES (DYLBERET E SHQIPERISE)I TMERRRRROOOOONNNNN,POPULLARITETI I RAMES,I TMERRON MBESHTETJA DHE BESIMI I POPULLIT TE THJESHTE PER VITALITETIN LARGPAMESINE DHE KURAJON QE EDI RAMA KA NE KRAHSIM ME DYLBERET ,PO DOJA TE SHTOJA NJE DETAJ TE VOGEL QE NDOSHTA NAQOS DHE LIKERS MUND TI KETE SHPETUAR:C’FARE DO TE BENTE META SIKUR TE MOS KISH BERE ALEANCE ME PS,JU KUJTOHET REVOLTIMI I POPULLIT??JU KUJTOHEN FJALET E MONES QE ILIRI DO TI KETHEHET JETES PUBLIKE DUKE VAZHDUAR KARIEREN NE NJE UNIV PRIVAT DHE DO TE JEPTE LENDEN E EKONOMISE! DO TE THOTE QE ILIRI DHE MONA DO TE DILNIN AUTOMATUIKISHT NGA POLITIKA….JO TE MENDONIN QE LIKES DO TI SHTOHEJ OREKSI PER TE NA U BERE KRYEMINISTER….! PRANDAJ POPULL KUJDES….ASNJE VOTE PER LSI SHPK…AJO VAZHDON TE JETE E TILLEEEEEE MENDONI PETR VETEN DHE FEMIJET TUAJ MENDONI QE SHQIPERIA TE FUTET NE VENDE NORMALE PER TE KRIJUAR ME NE FUND SHTETIN E VET LIGJOR PA MAFIE POLITIKE APO EKONOMIKE QE PO I MERR FRYMEN VENDIT TONE,PRANDAJ NJE KRYQ TEK NUMURI 29 DO TE SJELLE NDRYSHIMIN….. RILUINDJEEEEEE ME EDI RAMEN NE KKKKKRRRRRYYYYEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE.

  10. bbb says:

    Shporrkja e Berishes nga froni eshte detyre imediate. Kjo ska diskutim por halli eshte si do veje halli me “aleancen” me LSI dhe hajdutet e saj. Ketu ka pergjejgsi maksimale Ed Rama per hapin e gabuar te futjes se gjarprit LSI ne “opozite”…

  11. L.Itali says:

    Bravo Baci!Me intereson personalisht kjo pergjigje per ti thene Kastriot Islamit se kalbezimin e tij politik do ta shoh me të qarte pas 23 qershorit! Konstant qendrimet e tua dhe plot besim rrotacioni!….Nasipi im prej skrapari,mbetet servili qe nuk njeh limite…

  12. radio Londra says:

    PO QE SE VOTON NDRYSHIMIN:
    1-MOS E HALLAKAT VOTEN SE NUK KE ALTERNATIVE PAS 25 VJET SHKRUMB E HI ,VOTO RAMEN
    2-Te votosh Meten para eshte shqipetariuzem por jo zgjidhje e se keqes.
    E MAJTA NE GJITHE BOTEN E NE TE GJITHA KOHERAT KA PERFAQESUAR:
    -DREJTESI SOCIAL
    -ANTIKORRUPSION
    -VLERRA TE LARTA ETIKO-MORALE TE PERFAQESUESVE TE POPULLIT

  13. rozeta says:

    EDI RAMA TA HARROJE KRYEMINISTRIN! EDI RAMA SHKATERROI TE MAJTEN! ALTERNATIVA E VETME ESHTE META…QE TE NDRYSHOJE NJEHERE E MIRE SITUATA NE PS DHE NE GJITHE SHQIPERINE! FITORE! META KRYEMINISTER!

  14. @tironci says:

    Ke shumë të drejtë (tironci). Rama po bënë fushat sepse 1 poster i Ramës kushton rret 100 mijë lekë, ndërsa një poster i Partisë Demokratike 10 mijë lekë. 1 miloin euro Rama ka paguar vetëm këshilltarin e tij. Po njerëzit e tjerë që ai ka paguar për mitingje, vota , mediat, posterat etj etj ?… Normalisht që do bëjë fushat me gjithë këto miliona euro që ai ka hedhur vetëm e vetëm pë ti blerë këto zgjedhje që nuk e zë gjumi rehat derisa të vijë 23 qershori.

  15. franci says:

    te behet kush te doje kryeminister vetem sali berisha te iki te vi ne pushtet kushdo parti vetem pd-ja te mos mos mos vi ne pushtet pd-ja eshte nje parti kriminelash solli gjith maloket zabtuan tiranen beri shume krime gjate 8 vjeteve mashtroi shume militant te vet me nje BIG FUCK PER PD-NE

  16. andon says:

    un jam nga korca nuk jam malok por faj nuk kan maloket e tiranes per problemet e shqiperis mos jeni racist zotni faj kan maloket qe na qeverisen 25 vjt dhe kishin ndermen te mos e futin shqiperin ne bashkimin EVROPJAN sepse si do vithnin ata pos beri dhe dicka edi rama na ka mallkuar zoti si vend. une jam nga nje familje qe babaj tim ka qen i burgosur politik ne vitin 1980–1987 dhe jemi kundra socjalistve por un mendoj qe te jemi me njerzit qe bejn dicka per shqiperin te zbatojn ligjet ashtu sic i ka kushtetuta sic i zbatoj babaj tim kur qe komandant dogane kapshtic drejtor burgu ne korc dhe un punoj ne greqi 20 vjet pres mermer ne share . besoj se e kupton cfar dua te them ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje