Intervistë për ‘JAVA’ me ish-nënkryetaren e KQZ-së, znj. Dëshira Subashi. Si e shikon juristja nga ana ligjore funksionimin e këtij institucioni, konfiguracionin e tij, mundësinë e rikompozimit dhe problemet për zgjedhjet, nëse nuk zgjidhet ngërçi i saj…
Nga Ben Andoni
Për juristen e njohur, propozuar nga Opozita, është e pamundur që KQZ-ja të funksionojë në këtë mënyrë. Ajo flet profesionalisht për të gjithë ngërçin e krijuar por edhe për fushatën e kësaj kohe, e cila nuk po respektohet si duhet nga partitë politike kryesore që kanë okupuar gjithçka. Për publikun është interesant mënyra por edhe argumentimi sesi e sheh ajo funksionimin e pamundur të KQZ-së me kaq pak anëtarë: Nuk ka funksionim të drejtë e ligjor të KQZ-së me më pak se 7 anëtarë sepse kjo dispozitë, pra neni 24 që bën fjalë për vendimmarrjen e KQZ-së që kërkon minimumi 4 vota për një kategori çështjesh dhe 5 vota për aktet më të rëndësishme zgjedhore. Në përbërjen me 4 anëtarë mbetet një kategori çështjesh pa mundësinë absolute vendimmarrjeje . Kjo është një arsye e rëndësishme. Arsyeja tjetër shumë e rëndësishme është që për shkak të votave që kërkon një vendimmarrje anëtaret detyrohen të mos votojnë kundër, kur mendojnë se çështja duhet zgjidhur ndryshe nga një formë apo përmbajtje”. Në këtë intervistë ajo flet edhe për vonesën e rikthimit të saj në punë, një obligim, që tashmë duhej të zgjidhej nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë…
Pse është e pamundur në Shqipëri të gjendet një konsensus për KQZ-në?
“Konsesusi për KQZ-në është gjetur nga politika që në miratimin e ndryshimeve, që ju bënë Kodit Zgjedhor. Me këtë ligj të miratuar, partitë politike parlamentare ranë në konsensus që anëtarët e KQZ-së të jenë përzgjedhje nga propozime të partive politike parlamentare të pozitës dhe të opozitës. Ky konsensus në miratimin e ligjit zgjedhor nuk mendoj se është e mjaftueshme për të pasur një proces zgjedhor të administruar pranueshëm nga partitë politike. Vullneti pozitiv i konsensusit në hartimin e ligjit nga partitë politike, duhet të ekzistojë edhe në zbatimin e tij. Sistemi i administrimit të procesit zgjedhor në Shqipëri është me përbërje politike të komisioneve, deri në administratën më të lartë zgjedhore që është KQZ-ja. E tillë përbërje në administratën zgjedhore kërkon që partitë politike, veçanërisht ato që kanë të drejta e përfitime nga ligji zgjedhor të tregojnë vullnet pozitiv për zhvillimin e zgjedhjeve në standarde dhe në respektim të plotë të ligjit. Dhe, për t’iu përgjigjur drejtpërsëdrejti pyetjes që më bëni; unë mendoj se pamundësia për gjetjen e konsensusit për funksionimin e KQZ-së me 7 anëtarë është pikërisht në atë, që partitë mendojnë të përfitojnë nga përbërja e saj, nga fuqia juridike e këtij institucioni të rëndësishëm që përkthen vendimmarrjet e saj në pushtete qeverisëse”.
A mendoni se mund të realizohen si duhet zgjedhjet e ardhshme me këtë konfiguracion të KQZ-së?
“Konfiguracioni ligjor i KQZ-së është me përbërje prej 7 anëtarësh, tre prej të cilëve të propozuar nga opozita. Jashtë këtij konfiguracioni, që përcakton ligji, unë mendoj se nuk mund të ketë një proces legjitim, të prodhuar nga një institucion që nuk është legjitim. Kur them se është një KQZ e cila s’është legjitime kam parasysh kërkesat e ligjit që sipërcitoj. Jam tërësisht e bindur në këtë detyrim ligjor të funksionimit të KQZ-së nga arsyet formale dhe thelbësore që parashikon Kodi Zgjedhor për këtë çështje. Po i konsideroj formale, por të detyrueshme për t’u zbatuar nenin 12,14 që përcaktojnë përbërjen e KQZ-së me 7 anëtarë dhe jo një funksionim permanent me 4 anëtarë siç ka ndodhur në vitin 2011 dhe që fatkeqësisht ky model i paligjshëm është edhe këtë vit zgjedhor. Aq i rëndësishëm është numri i plotë prej 7 anëtarësh të KQZ sa ligjvënësi në një dispozitë të veçantë, në nenin 19 të Kodi Zgjedhor, në pikën 3 thotë: Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës.
Kjo dispozitë sqaron plotësisht faktin që KQZ nuk mund të funksionojë qoftë edhe me një anëtar me pak më shumë se 48 orë nga vakanca e krijuar. Parlamenti ka miratuar një Kod Zgjedhor që detyrimisht KQZ-ja duhet të jetë e plotë në numër dhe në të drejtën e propozimit të pozitës dhe opozitës përbërja e tij. Kaq e vërtetë dhe e rëndësishme është kjo përbërje sa vetë ligji nuk jep tjetër zgjidhje jashtë kësaj formule. Nëse do të ekzistonte një mundësi ndryshe, jashtë propozimeve të opozitës për caktimin e anëtarëve të KQZ, numri 7 i anëtareve të KQZ-se do ishte plotësuar nga vetë shumica parlamentare. Ja pra, pse në thelb KQZ duhet të jetë e plotë që të jetë legjitime në aktet që ajo prodhon. Funksionimi i KQZ-së me katër anëtarë, si një shumicë e thjeshtë që realizon një pjesë të vendimmarrjeve për zgjedhjet është më së paku e mangët. Po të shikohen me kujdes disa dispozita të Kodit Zgjedhor, funksionimi i saj lidhet vetëm me plotësimin e 7 anëtarëve. Funksionimin e KQZ-së me katër anëtare nuk gjen asnjë dispozitë të Kodit Zgjedhor. Në se do t’i referohem nenit 24 te Kodit, nen që bën fjalë për kuorumin e miratimit të një vendimi nga KQZ, kjo është një çështje tjetër që nuk lidhet drejtpërdrejtë me nenet e përbërjes së KQZ-së. Përbërja dhe funksionimi janë dy veprimtari dhe qëllime të ndryshme të ligjit zgjedhor. Po pse mund të pyes ndonjë është përcaktuar në Kod neni 24 që lejon vendimmarrje për disa çështje me 4 vota dhe për disa të tjera me 5 vota? Në gjykimin tim edhe vetë kjo dispozitë nuk lejon funksionin e KQZ-së me 4 anëtarë për këto arsye:
Së pari: Nuk ka funksionim të drejtë e ligjor të KQZ-së me më pak se 7 anëtarë sepse kjo dispozitë, pra neni 24 që bën fjalë për vendimmarrjen e KQZ-së që kërkon minimumi 4 vota për një kategori çështjesh dhe 5 vota për aktet më të rëndësishme zgjedhore. Në përbërjen me 4 anëtarë mbetet një kategori çështjesh pa mundësinë absolute vendimmarrjeje . Kjo është një arsye e rëndësishme. Arsyeja tjetër shumë e rëndësishme është që për shkak të votave që kërkon një vendimmarrje anëtaret detyrohen të mos votojnë kundër, kur mendojnë se çështja duhet zgjidhur ndryshe nga një formë apo përmbajtje. Anëtarët e KQZ-së në këtë mënyrë detyrohen jashtë gjykimit individual të tyre në vendimmarrje. Edhe kjo është shumë e rëndësishme për vlerën profesionale të një nëpunësi të lartë të shtetit, siç është anëtari i KQZ-së.
Së dyti: Funksioni i KQZ-së me 4 anëtarë dëmton cilësinë e një procesi zgjedhor me standardet e ligjit zgjedhor, të miratuar me konsensus, sepse diktohet në vendimmarrje të papranuara nga gjithë spektri i përbërjes së këtij institucioni”.
Si mund të rikompozohej nga fillimi KQZ për të eliminuar këtë kaos të pritshëm dhe prishjen e zgjedhjeve të ardhshme?
“Raporti i ODHIR-it i vitit 2011 rekomandon një formatim tjetër në përbërje të KQZ-së. Partitë politike plotësuan pjesërisht këtë rekomandim, duke konkluduar në formatimin e KQZ-së që përmban Kodi aktual. Në këtë moment, vetëm një muaj para zgjedhjeve, unë nuk mund të gjej një rekomandim, asnjë formë apo mënyrë për rikompozim të KQZ-së jashtë asaj, që parashikon ligji zgjedhor. Partitë politike nuk mund ta ndryshojnë ligjin në këtë kohë të mbetur. Partitë politike duhet të tregojnë vullnet pozitiv për ta zbatuar Kodin Zgjedhor ashtu siç kanë rënë dakord në miratimin e tij”.
Si do gjendet justifikimi dhe a është normale që KQZ-ja sot anashkalon aktet që kërkojnë të paktën 5 votat. Ka hapësira në ligj për këtë lloj justifikimi?
“Në pyetjen që më bëni, pothuaj ju vetë e përjashtoni mundësinë e një KQZ-je që ligji kërkon të jetë me 7 anëtarë dhe institucioni të funksionojë me 5 anëtarë. Përveç akteve parazgjedhore që kërkojnë këtë kuorum prej 5 anëtarësh, jemi shumë pranë nevojës së 5 votave për atë që është e rëndësisë së veçantë, rezultati zgjedhor. Nuk mund të kemi rezultat zgjedhor pa një KQZ të plotë me 7 anëtarë, pavarësisht se sa vota merr një vendimmarrje. Ligji nuk lejon as mbledhje të KQZ-së, kur nuk janë të pranishëm 5 anëtarë në ankimimin e rezultatit zgjedhor apo ndarjen e mandateve. Asnjë nga këto akte nuk mund të kalojë në gjykatë, kur në mbledhje të KQZ-së nuk janë të pranishëm të paktën 5 anëtarë të KQZ-së. Nuk mund të shqyrtojë gjykata zgjedhore një rezultat zgjedhor që nuk ka kaluar në shqyrtimin e KQZ-së. Këto janë parime thelbësore kushtetuese të ndarjes së pushteteve. Në një shoqëri demokratike këto parime janë thelbësore. Nuk mund të ketë asnjë arsye apo justifikim në mos miratimin e akteve normative që kërkojnë 5 vota. Ky është Kodi Zgjedhor që kanë rënë dakord partitë për administrimin e zgjedhjeve. Ky është një tjetër detyrim i ligjit zgjedhor , që KQZ-ja nuk është legjitime me një përbërje permanente prej 4 anëtaresh, sepse nuk mund të prodhojë aktet më të rëndësishme zgjedhore, që janë rregulla me fuqi juridike territoriale në të gjithë vendin për zgjedhjet. Politikanë e analistë deklarohen se këtë mungesë të 5 votave të KQZ-së e zgjidh Kolegji Zgjedhor. Po e dëgjoj shpesh në këto ditë të mungesës së përbërjes së plotë të KQZ-së. Është një deformim i ligjit; është një parim kushtetues shumë i rëndësishëm për funksionimin e një shteti demokratik; është arbitraritet ndaj ligjit, me pasoja për një politizim të gjyqësorit, me një dobësim të institucionit më të lartë të administrimit zgjedhor. Akoma më e rëndësishme është ajo që ndodh me rezultatin zgjedhor, në këto rrethana”.
Duhet të ishit kthyer me kohë, sipas ligjit, në vendin ku ishit apo në një vend ekuivalent me të. Pse ndodh ky refuzim ndaj jush znj. Subashi?
“Pse një refuzim për t’u kthyer në vendin e mëparshëm të punës – më pyesni? Në fakt, kjo mund të ishte një pyetje për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë në këtë rast ka bërë padrejtësinë e ligjit me mua ; ka shkelur ligjin sepse në gjykatën ku unë kam punuar ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë vendi vakant, që në ditën e mbarimit të mandatit të anëtarit të KQZ-së më 18 Tetor 2012. Është e pabesueshme dhe keqardhëse që Këshilli i Lartë i Drejtësisë, institucioni që përgjigjet për drejtësinë e këtij vendi, bën padrejtësi . Të njohur por edhe të panjohur, qe detyra që kam kryer në KQZ më bëri të jem një person i njohur në publik më pyesin pse vonohet emërimi im ? Nga koha e gjatë që ka kaluar ndihem “keq” sepse nuk di si të përgjigjem për këtë gjë. Ndokush më ka thënë se kur nuk e gjeni ju të drejtën, si do ta gjejmë ne!! Kjo vonesë është keq për mua, është keq për KLD-në sepse paragjykohet , është keq për gjithkënd, qoftë edhe të panjohur në publik që pret të zgjidhë një çështje me ligj nga shteti tij pa vonesa. Vonesa është mohimi i së drejtës. Unë po pres me ‘qetësi’ vendimmarrjen e KLD-së edhe pse jam e dëmtuar. Sa vlerë kanë të drejtat e njeriut, ky është rasti që më pyesni”.
Edhe pse ligji e ndalon fushatën me mjetet publike, duket se partitë pak e kanë respektuar. Si i shikoni shkeljet që vihen re nga subjektet politike në këto zgjedhje?
“Unë në të gjithë pyetjet, që më bëni i jam referuar Kodit Zgjedhor në përgjigjet. Edhe në këtë rast mund t’ju them se ligji e ndalon përdorimin e mjeteve të institucioneve publike në fushatë zgjedhore. Përdorimi i tyre përbën shkelje dhe këto shkelje janë të vlerësueshme nga KQZ-ja, kur bëhet e mundur një ankim nga partitë që garojnë. Përdorimi i mjeteve publike përbën shkelje të parimeve të barazisë zgjedhore”.
Mendoni se ka ndryshuar diçka në kulturën politike zgjedhore nga subjektet politike shqiptare?
“Nuk besoj. Subjektet politike shqiptare vazhdojnë të jenë të plotfuqishëm në garat zgjedhore përballe votuesit ; janë të fuqishëm edhe kur nuk respektojnë ligjin në zgjedhje; janë të pandëshkuar në shkeljet e ligjit. Pa shumë dijeni se çfarë ndodh në këtë periudhë zgjedhore atë që transmeton media mund të them se fushata zgjedhore ka filluar kohë më parë në mënyre intensive veçanërisht nga partitë parlamentare. Po partitë e tjera garuese pse mungojnë të bëjnë këtë fushate? E bëjnë e se transmetojnë mediat? Ndoshta po ndoshta jo! Nuk duan të bëjnë fushatë elektorale? Është e pabesueshme. Shumë pyetje mund të shtroj por se nuk mund t’u jap përgjigje. Për një gjë jam e sigurt se partitë që mungojnë në këtë periudhë të kaluar në fushatën e tyre zgjedhore janë parti që minimalisht ju mungojnë fondet për të bërë fushata si disa parti të tjera. Që këtu bëhet diferenca për një garë elektorale të pabarabartë. Fenomeni KQZ që ju më pyesni në këtë intervistë është një tjetër kulturë politike zgjedhore e pandryshuar nga subjektet zgjedhore. Me keqardhje, por e mendoj realitet, kultura politike zgjedhore nga subjektet zgjedhore ka ndryshuar jo me kahun e duhur. Prej vitesh zgjedhjet dominohen nga kamuflime proceduriale të rregullave duke shmangur disa parime të rëndësishme të një shteti demokratik”.
po sali berisha eshte mesuar te vjedhi jo vetem popullin e tij por edhe te gjith kqz..
turp per sali berishen qe e ka katandisur keshtu jo vetem kqz por edhe shqiperine !
Sali Berisha nuk e do nje KQZ legjitime. Do nje ngrehine bosh ku te githe i binden. Per kete arsye duhet te bashkohemi te gjithe per ta ndryshuar kete qeveri dhe kete hajdut Sali dhe per te nisur kapitullin e Rilindjes Kombetare!
Shqiperia eshte ne udhekryq dhe qeveria aktuale po mendon vetem si e si te pasurohet sa me shume. Per kete eshte i domosdoshem rotacioni, qe njerezit te mos mbeten te pashprese dhe qe keta pushtetare hajdute te largohen nga ku mund te na vjedhin gjithcka, qofte edhe vullnetin tone te lire!
Saliu eshte i trembur. Kete duhet ta kuptoni te gjithe. Bredh me antiplumb, ne mitingje flet vetem per Ramen, po paguan qimet e kokes per nje konsulence te kote amerikane (se amerikanet jane gjithmone me ameriken) dhe nuk di me se ku te fshihet. Ai shpreson te perdore KQZ jo per te fituar ne tavoline zgjedhjet, po per ti krijuar mundesine qe te negocioje nje amnisti per veten dhe femijet e tij.
kqz duhet t efunskionoje vetem em 7 anatre dhe nuk duhet t evazhdoje me keshtu e masakruar se nuk tregon legjitimitet ne perputhje me kodin zgjedhor dhe me ligjet e shtetit shqiptar
saliu duhet t ejape pergjegjesi te plote ke shqiptaret mbi kete deshtim te madh te qeverise se tij dhe kete tentative konkrete per ti vjedhur zgjedhjet ne menyre amatoreske dhe t edenueshme dhe nga nderkombetaret
sali esht ekoha te heqesh dore nga vjedhja e zgjedhjeve dhe t edegjosh nderkombetaret duke u ulur ne tavolinen e bisedimeve me opoziten per te riformatuar kqz njeher e mire
Sali Berisha kerkon vetem ta lene te largohet pa e futur ne burg, se ai me mire se te gjithe e di se sa shume i ka bere ketij populli. Fitorja e PS nuk disktuohet, po ajo qe po perpiqet Sala eshte qe te shpetoje nga zemerimi mbarepopullor.
Halim, ai qe mendo per tu pasuruar me taksat e shqiptareve eshte Kryesocialisti Rama, e verteta eshte e vertet qe ky eshte i humbur dhe po perdor cdo mekanizem..
Halim mos harro nje gje, ne sport dhe ne politike nuk ka asnjehere rotacion, fiton gjithmone me i miri.
Sali Berisha eshte armiku me i madh i kombit Shqiptar. A e pate se cfare reklame i ben liberalizimit te vizave – ne nje harte ku mungon Kosova? http://www.gazetatema.net/web/2013/05/28/foto-lajm-partia-demokratike-nuk-e-njeh-kosoven-si-shtet/#comment-909270
Ai do vetem te na percaje e sundoje, e pastaj mundesisht edhe te na shese te gjitheve. Po ne do ta largojme ne 23 qershor!
kqz e degradoi dhe e shakterroi en kete menyre vetem sali berisha dhe askush tjeter ndaj eshte ai qe duhet te ktheje besueshmerine aty dhe te heqe dore nga marrja peng qe i ak bere
Me nje Shqiperi qe drejtohet nga Saliu cdo gje ka shume mundesi qe te jete me shume ilegjitime sesa legjitime ashtu sikurse eshte vete ky kryeminister ilegjitim qe ka mere pushtetin me vota te vjedhura dhe me deputet te paguar.
E si mund te jete legjitime KQZ-ja kur ka nje Sali qe i fut hundet gjithandej dhe nuk ka lene institucion pa e bere sipas menyres se tij ku ne radhe te pare behet cfere eshte ne interesin e tij dhe ligji kalon gjithmone ne doren e dyte.
Megjithate, cfaredo qe te beje Sali berisha nuk e ndal dot Rilindjen! Ajo eshte kudo dhe ka per te triumfuar ne fund.
eshte nromale qe kjo qe thote deshirasubashi te shprehet dhe te thuhet me ze te larte nga te gjithe sepse kqz esht eilegjitime pa antaret maksimal qe mund te kete dhe pa opoziten aty
Cdo gje eshte e shkruar e zez ne te bardhe ne nje ligj te sakte qe Berisha gjasme thote se zbaton. Por ai eshte i gatshem te dale mbi ligjin kur vjen puna e mbrojtjes se interesave te tij dhe maniplimit te zgjedhjeve. Eshte nje mashtrues qe nuk meriton te jet ne krye te shtetit.
Nuk i intereson Berishes te futen persona te pavarur ne KQZ dhe njerez me karakter te forte te cilet do te zbatojne ligji. Ai do dele te frikesuara te gatshme per te bere cdo gje per Berishen, qofte edhe mashtrime. KQZ esht e Berishes por jo dhe per shume kohe.
Pa 3 anetaret e KQZ ky institucion nuk mund te quhet legjitim, ndaj duhet pranuar rikonfigurimi i tij sepse me veprimin qe beri Berisha kur shkarkoi njerin nga anetaret e tregoi qarte se nuk ka me te voglin respekt per insitucion dhe ligjin ne pergjithesi.
Eshte trishte sesi behen deformime te tilla ne institucionet e shtetit nga vete shteti. Berisha e ka krijuar kete situate dhe ai duhet te ike, ne te kundert sdo ket kurr ndarje pushteti dhe ligj te barabarte per te tere shqiptaret.
Goni ti lale mund te jesh nje lopcar i suksesshem se me politiken nuk ke asnje lloj lidhje. po pse more Berisha e beri KZQ dhe i detyroi anetaret qe te dorehiqen, apo ishte vete Rama qe e urdheroi nje gje te tille dhe nuk sugjeroi asnje anetart tjeter per te zevendesuar ata qe u larguan. dhe tani kerkojne qe ta riformatojne KQZ nga e para, e perse? apo se nuk i kane zgjedhjet e sigurta dhe duan me shume anetare nga ana e tyre qe ti manipulojne.
Saliu po e mban peng kete KQZ per te perseritur skenarin me zgjedhjet e Tiranes ne 2011. Por kesaj here nuk ka KQZ qe shpeton Sali Berishen, nuk ka Ristan me fustan qe ndalon RILINDJEN e Shqiperise…
kurse ti vazhdo masturbimin deri në 23 qershor!më 24 fillo e dëgjo qurravitjet e çunit të tironës!të atij vizionarti!që në zgjedhjet e 15ës,lokalet,do ta bëjë telef saliun e kështu me rradhë deri ditën që të vendosë natyra për të!!
Rilindje, nuk eshte Berisha ai qe po e bojkoton KQZ-ne por Krytari i ngjyres mavi sepse e sheh veten e tij te humbur ne zgjedhjet e 23 qershorit..
Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.
KQZ ka 4 anetare sepse i hoqi Rama.Le ti ktheje prape dhe do kete 7 anetare.Tani cfar do opozita te luajne cic mic,jo duam konstituim te ri jo ket jo ate kusht.Pse?Pse duhet ti plotesoje Rame dajres lloj lloj qejfesh? Do humbe edhe nga kryesia e PS-se ky koketul,fantazues i rolit te kryeministrit.
po sikur Berisha te jete dakort per riformatimin e KQZ si duhet te jete ky riformatim sipas jush ????? 4 me 3 do jete prapseprap per mazhorancen sepse keshtu thote ligji