Të plagosurit e Gërdecit ankohen në Strasburg kundër amnistisë së 100- vjetorit që fali Mediun

28 Maj 2013, 19:22Politika TEMA

Të plagosurit rëndë nga shpërthimi i Gërdecit i drejtohen përsëri Gjykatës të së Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Sipas tyre, përfshirja në amnisti e ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka çuar në shkelje të qarta të një numri të të drejtave të garantuara nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Aplikantët Durdaj dhe Hazizaj i referuan historikun e gjykimit të tyre që pati fillesë në një procedim penal ndaj Fatmir Mediut ne cilësinë e Ministrit te Mbrojtjes më 18.11.2009, dy muaj pas pushimit të çështjes ndaj tij më datë 14 shtator 2009.  Historiku i gjatë i përpjekjeve fillon pikërisht me Gjykatën e Lartë, e cila në atë kohë, pas aplikimit të Durdaj dhe Hazizaj, e mori në shqyrtim këtë çështje dhe, pasi dështuan përpjekjet për pajtim të detyrueshme për t’u kryer sipas nenit 338 të Kodit të Procedurës Penale, më 01.03.2010 vendosi të pushojë gjykimin. Arsyet e pushimit ishin që nuk gjendeshin arsye apo prova të mjaftueshme për të nisur procedimin penal ndaj të akuzuarit Fatmir Mediu.

Në këto kushte Durdaj dhe Hazizaj iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se ishte shkelur e drejta për një proces të rregullt ligjor, bazuar në nenin 42 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë çështjen në Gjykatën e Lartë, duke e konsideruar praktikën e ndjekur në shkelje të procesit të rregullt ligjor.

Gjykata Kushtetuese arsyetoi që Gjykata e Lartë duhej të kërkonte së pari të hiqte imunitetin e të pandehurit, të niste hetimin gjyqësor dhe më pas të shprehej për fajësinë ose jo të të pandehurit vetëm pas një hetimi të plotë e të gjithanshëm.

Gjykata e Lartë e nisi me vonesë rifillimin e gjykimit, pasi pati vështirësi në formimin e trupit gjykues, pas dorëheqjes së disa gjyqtarëve që u binte shorti. Më në fund, në shtator 2012 Gjykata e Lartë formoi trupin gjykues me 5 gjyqtarë të tjerë.

Më 07.11.2012 Kuvendi miratoi një amnisti të përgjithshme me rastin festiv të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Drafti ishte i paqartë për publikun se cilat vepra penale prekte dhe cilat përjashtonte, ndaj Gjykata e Lartë vijoi me gjykimin e çështjes në disa seanca në nëntor 2012.

Më 28.12.2012 amnistia u publikua dhe hyri në fuqi.

Gjykata e Lartë më 10.12.2012 vendosi pushimin e çështjes për shkak të amnistisë, duke ndërprerë përfundimisht çdo procedurë që ishte në kryerje e sipër.

Pas pushimit të çështjes bazuar në amnistinë e hyrë në fuqi më 28.12.2012, aplikantët nuk patën asnjë mjet efektiv tjetër për të realizuar të drejtën e tyre.

Në këto kushte mundësia e vetme për të siguruar mbrojtje për Durdaj dhe Hazizaj mbetet ankimi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilës ata ju drejtuan dhe një herë./ep

23 komente në “Të plagosurit e Gërdecit ankohen në Strasburg kundër amnistisë së 100- vjetorit që fali Mediun”

  1. BERISHA LARGOHU. VOTA PRO BERISHES VRET DEMOKRACINE E SHQIPTAREVE! says:

    Ju te Gerdecit beni mire qe te votoni kunder Berishes, Strasbug eshte enderr e kote. Mos e shitni voten per nje thas miell.

    1. beni says:

      po normal i biri zeni ishte bashkpuntor sdo mend qe do e mbyllte si ceshtje po nuk fali te birin ke do fali ai…pastaj keto pjella tesaliut jane si ai do bejne

    2. lorenc says:

      Dhe gjithashtu te behen gati te lajne hesapet me Shkelzenin e me te atin e tij. Te organizohen bashke me Haklajt,familjaret e Remzi Hoxhes dhe ata te 21 Janarit dhe ti shuajne nga faqja e dheut Berishen dhe ata shpellare qe duan te vdesin per te.

    3. gesti al says:

      epo ky eshte kulmi pra te behet nje padrejtesi e tille ne mes te diellit po shteti shtei i bene te gjitha , pa merak se me 23 qershor ky vend do rilnd dhe ai duhet te iki ne burg

    4. suela says:

      per 100 vjetorin e ironis eshte njre turp i rradhes i saliut qe ben, ka thyer te drejtat e njerzve te ndershem qe punonin per buke e gojes …

    5. ola says:

      bobobo ku ka perfunduar ky popull ne duart e kujt , njerit qe fal kriminel, po dhe ju te gerdecit keq me vjen po e shitet vetn lire dhe votuat per te te paguar, votoni rilndjen se nuk keni gje ne vije ketu

    6. jorida says:

      berisha na u zhduk njeher e pergjithmon nga pushteti se e ke marre peng , po fal kriminel e vrasese te pashpirt duke fillu nga djali i vet qe e ka mesuar me se miri

    7. Ana says:

      Gjykatesit e shqiperise jane te gjithe plera qe trajtohen si kukulla nga berisha.asnje vendim ku perfishen ne gjykim pjese te klanit berisha nuk jane te drejte dhe njerezve u ka humbur besimi tek sistemi i drejtesise.shpresoj qe stasburgu ta denoje ashtu si duhet pleren Mediun

  2. TITI says:

    ky eshte turpi me i madh qe ka bere ndonjehere gjykata shqiptare dhe SALI BERISHA, lenia e lire e ketij vemjes. sigurisht do e leri sepse SHKELZEN BERISHA ESHTE I IMPLIKUAR DIREKTE.

    MEQE RA FJALA AI BAXHANAKU I SALES QE VDIQ U HARRUA?!!! A VAJTI MOTRA E LIRISE TE ANKOHEJ?

  3. hena says:

    cfare emri mund ti vihet kesaj amnistie nuk e kuptoj un , jetojme ne vendin e cudirave, jo mor zoteri ai duhet te iki ne burg per ata qe ka bere, njerzit vdiqen e nuk kthehen me por leket ai i mori

  4. skela says:

    E paska veshur antiplumbi ky trapi.

  5. londi says:

    po pra me rastin e fastave hajde falim mediun se vrau ca mjerez, keto sjane ne vete mor un sedi ku po jetojme, mire keni bere e dijeni qe ne ju mbeshtesim , sali gjithe popullin kundra e ke bashke me ate hipokritin mediun qe se duroj dot fare po fare

  6. klea says:

    shpresojme qe banoret e Gerdecit te kete zene mend me persona te tille qe nuk duan tja dine per popullin shqiptar. Nje sistem i tille ligjor qe shpall te pafajshem persona te lyer me gjak vetm shteti i Saliut mund ta kete.
    me 23 qershor duhet te votojne per drejtesine e 26 te vrareve.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Amnistia e Saliut fali kriminelin Mehdiu dhe djalin e vet Shkelzenin, qe edhe mbas 23-qershorit, prokuroria ska te drejte ligjore ti rikthehet kesaj ceshtjeje.
    Te njejten gje Sali Berisha kerkon te beje edhe me amnistine fiskale, ku kerkon me ngulm qe para se te votohen tre ligjet qe ai thote se jam dakort, por qe ska per ti votuar se opozita seshte dakort per amnistine fiskale, se kjo amnisti fiskale, ben krimin me te madh ne historine e Shqiperise, se amniston te gjithe hajdutet e pushtetit berishian, qe do te thote se prokuroria apo individe sdo te kene te drejte te denoncojne vjedhjet masive ne rruge, ne tendera, sdo te kene te drejte te denoncojne Argiten dhe Shkelzenin, as Lulin e Saliut, as Pollon e as Imamin, por sdo te kene te drejte te denoncojne as Fazllicin, se do te quhen te am´nistuar nga ana financiare.
    Prandaj detyra e pare qe i del parlamentit te ardheshem dhe qeverise se ardhshme, eshte qe te rimarin edhe njehere ne dore ato ligje, ato amnisti, qe jane ne dem te shumices se popullit, ato ligje qe kane favorizuar qeveritaret dhe sejmenet e qeverise, ti rimarrin edhe nje here ne shqyrtim, dhe atehere duhet te shifet se ku eshte e drejta.
    Qeveria dhe parlamenti duhet qe me nje investigim te posacem me specialiste, te rimarrin edhe njehere ne dore punen e pronave, se shume prona qe pretendohen nga ish pronare, jane shitur nga familjaret e tyre, qofte nen pushtetit italian, qofte ne ate komunist dhe ka ndodhur qe familjare te tjere qe skane qene ne dijeni te te afermit te tyre qe ka pare shume te mira nga pushteti komunist, te sqarohen dhe ti thuhet troc, se kjo shtepi me dokumentat ne arshive, eshte shitur ne kete vit, kete muaj, dhe parate i ka marre vellai juaj, pse ai nuk ju ka treguar juve, shkoni dhe zgjidheni me te me shtetin skeni me pune.
    E them kete se po hidhen familje te tera ne rruge te madhe familje qe kane mbi 60-vjet qe jetojne ne banesa te dhena nga shteti i atehershem, familje qe kane paguar qira si gjithe te tjeret.
    Edhe ata pronare qe kane te drejte te rimarrin pronen e tyre, shteti duhet urgjentisht ti strehoje banoret qe dalin jashte ketyre banesave, shteti eshte pergjegjes per strehim, ai shtet kushdo qofte qofte demokrat apo socialist qe nxjerr njerezit ne rruge dhe nuk ka marre masa ti strehoje, nuk mund te quhet shtet, por katrahure.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Amnistia ishte per persona te seleksjonuar per 100 vjetorin..P’se pikerisht emri i Fatmir Mediut ishte ne ate liste ?!?!

    Tema, beje te qarte qe ajo u miratua nga Kuvendi, por me shumice te thjeshte dhe dhenia e amnistive me miratim nga Kuvendi duhet te jete me shumice te cilesuar, por si Albanistan qe jeni, Gadafi i ben vet ligjet…

  9. Drini says:

    Pa merak se atje ne gerdec do tja bejme gjyqin Berishes dhe Mediut qe per interesa teresisht personale dogjen te gjalle dhe shkaterruan vendin tuaj

  10. ceni says:

    Gjyqi i Gerdecit ka qene nje turp i madh per gjykatat e vendit tone duke tregua rkeshtu haptazi nivelin e korrupsionit dhe ndervarjen teresissht nga politika

  11. Zigur Qarri says:

    Pa i futur prangat Metes,Berishes,Mehdiut etj,rastet do te perseriten,
    Demokracia shqiptare do mbesi e çale.
    PS ka gati nje Vit qe ben opoziten e vertete me programin e saj politik dhe ekonomik,kurse 7 vite rrjeshte opozitarizmi i PS ka qene vetem akuza ndaj Berishes dhe familjes se tij per korrupsjon dhe abuzim me ligjin.Lind pyetja,kan qene akuzat vetem per te denigruar personin e Berishes,apo te bazuara ne fakte?
    Atehere nese kan fakte,nese nuk kan leshuar 7 vjet vetem bomba tymuese,
    ti hapin faktet kur te vijn ne pusht-et dhe ta sjellin Berishen ne banken e te akuzuarve,ndryshe nuk do jene kurre te besueshem.
    Nuk funksjonon nje Demokraci kur dikush denohet dy vjet burg per tre pula te vjedhura,kurse ata qe vjedhin miliarda bredhin te lir duke qene imun dhe te paprekshem ndaj ligjit.

  12. ylli says:

    Ceshtja e Gerdecit meriton drejtesi ,por me kete qeveri dihet qe nuk do e kene kurre ,pasi keta vete ishin autoret e tragjedise se Gerdecit

  13. Eri says:

    se ka fain 100 vjetori,dhe sikur te mos qe do gjendej nje sebeb tjeter.

  14. Mjeda says:

    Per aq kohe sa Berisha dhe Mediu do te jene ne pushtet ju skeni per te marre kurre drejtesi per gjithe ato jete njerezish qe humbet ,por keta kriminele tashme i kane ditet e numeruara ,gjeja me e mire qe mund te beni eshte qe ti votoni kundert per ti ulur nga pjedestali ku jane dhe per ti gjykuar si njerez te thjeshte

  15. lilo says:

    GERDECI do drejtesi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje