Fryma e Re Demokratike ka reaguar për problemet në listat e zgjedhësve. Sipas zëdhënëses së kësaj partie, Eni Feruli, të dhënat e auditit të KQZ-së janë shqetësuese.
“Nisur nga të dhënat më të fundit të auditit të zhvilluar nga KQZ, bie në sy një numër ende i lartë dhe i pajustifikueshëm i zgjedhësve të dubluar në lista, që shkon deri në 27 mijë persona. Po ashtu edhe zgjedhësit pa adresë në këto lista kanë kapur një shifër rekord prej 348 mijë personash, çka përbën një problematikë alarmante në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,” tha zëdhënësja e FRD.
Sipas kësaj partie, këto janë përpjekje për manipulimin e votave.
“Fryma e Re Demokratike beson se mosveprimi nga ana e organeve shtetërore për të reduktuar brenda afateve ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor, numrin e zgjedhësve pa adresë dhe të dubluar, është në vazhdën e përpjekjeve për manipulim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky është një skenar tepër i shëmtuar dhe i papranueshëm për rëndësinë që përfaqësojnë këto zgjedhje si në aspektin politik të vendit, po ashtu dhe në proceset e integrimit tonë drejt Bashkimit Europian.
Manipulimi i zgjedhjeve sigurisht që ka një histori të turpshme në vendin tonë, por sot më shumë se kurrë çdo faktor konstruktiv qytetar, politik dhe ndërkombëtar kërkon që kjo pjesë e të shkuarës të arkivohet, dhe në këto zgjedhje të sundojë shteti ligjor dhe vullneti i lirë i zgjedhësve. Çdo tentativë për të bllokuar, deformuar apo falsifikuar votën e shqiptarëve do të konsiderohet një atentat që i bëhet kushtetutës, aspiratave të votuesve dhe integrimit të vendit,” vijoi zëdhënësja e FRD, duke u bërë thirrje organeve shtetërore që të zgjidhin problemet e lindura me listat./ep
Frd do fitoje me siguri ne keto zgjedhje ne menyre te padiskutueshme…
fitore fitore dhe vetem fitoreeee
o Rubo,ne ca planeti jeton ti daku?
SIGURISHT JO, NE PLANETIN E HAJDUTEVE DHE TE KRIMINELEVE…….!PO JUVE JENI MESUAR TASHME ME VJEDHJE VRASJE DHE NUK U BEN ME PERSHTYPJE ASGJE …………FRD ISHTE PARTIA ME E SUKSESESHME NE KETO ZGJEDHJE,VETEM 6 MUAJ NGA THEMELIMI I SAJ 30.000 SHQIPTARE E VOTUAN PA ASNJE INTERES,PERVEC INTERESIT PER MOS TE PARE ME SHQIPERINE NE DUAR TE KOMUNISTEVE KRIMINELEVE DHE HAJDUTEVE QE PO E SHKATERROJNE KETE VEND CDO DITE PA ASNJE LLOJ KEQARDHJE…….PD DHE PS KISHIN TE NJEJTET VOTUES MEGJITHSE JANE PARTI 23 VJECARE……A PO SE HARROVA KRYEHAJDUTIN LIKEN QE DRIDHET SA ANDEJ KETEJ DHE THOTE,TE HECIM ME SHPEJT………ME SHPEJT HECET VETEM DUKE VJEDHUR…………….SHQIPERIA KERKON ALTERNATIVE TJETER……..JEMI LODHUR ME KETA ANTISHQIPETARE…..!
PO PSE O TOPE SU BASHKOVE ME PS PER TE ZHDUKUR ME 110% SALEN SE ME 100% E HEQ VET EDI! PSE MOR BENI FILMA E PERCARJE VOTE OPOZITARE!
perpjekja per te manipuluar votat eshte nje tregues i qarte i frikes se manipulatoreve ndaj partise me serioze dhe me dinjitoze qe ka sot shqiperia,Fryma e Re Demokratike.Partia politike qe synon te kthej shtetin ne funksion te qytetareve.Kete here populli do te votoje pashmangshmerisht ne mase te gjere Frymen e re Demokratike si shpresa e vetme e ketij vendi …
ESHTE SHUME E THJESHTE ZOTERI,NUK ESHTE I PAMORALSHEM !DHE MOS U TREGO DRITESHKURTER ,FRD DO TI HEQE SE PAKU 20 %TE VOTAVE TE DJATHTA SALES KESHTU QE INDIREKT PO IA BEN NDERIN ME TE MADH SE ASNJE PARTI TJETER TE MAJTES (PS TE PAKTEN , SE AJO PACAVURJA TJETER DIHET SE CFARE ESHTE).E MAJTA DUHET TE VEREJE ME KUJDES SE CDO BEJE LSI-JA!!
Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.
Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.
Edhe vete FRD qe i di format e manipulimit te Berishes i trembet atij.Zgjedhjet jane ne rrezik me Berishen ne pushtet po c’ti besh renegateve gjoja socialiste si Islami qe u shiten te Berisha. Vendi eshte mbytur pervecse nga koorrupsioni ekonomik edhe nga ai politik. Vetem Rilindja me fitoren e opozites se bashkuar mund dhe duhet ta c’montoje kete realitet te hidhur per Shqiperine.
ORE JA KANE BERE GATI SALES KREVATIN DHE KRAVTEN NE HAGE….ENE KULARIN
FRD e vetmja parti e denje shqiptare…fitore e padiskutueshme…
O livia na le pa mend !
frd e vetmja parti e denje per kete popull,te gjith deri tani vetem per xhepat e tyre kan menduar,bamir topi eshte lideri i devotshem