Policia nis procedim penal/ Shemsi Premçi: Edi Ramës do ia fal djalin në luftën kundër regjimit të Berishës

28 Maj 2013, 19:40Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj vëllait të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Rakip Sulit dhe  djalit të Shemsi Premçit, ish-drejtor i Policisë së Dibrës.

Katër ditë pas një konflikti që Seit Suli dhe Jetmir Premçi kanë pasur me një grup të rinjsh në Kodër Kamëz, policia e Tiranës ka vendosur ndjekjen penale ndaj tyre.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Rakip Suli dhe ish- drejtorit, Shemsi Premçi, të cilët e kanë konsideruar vendimin një sulm familjar të kundërshtarëve të tyre politikë duke përdorur Policinë e Shtetit.

Ngjarja

Pak ditë më parë gazeta TemA denoncoi shoqërimin për disa orë në  drejtorinë e Policisë së Tiranës të Seit Sulit, vëllai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste.

Suli u mbajt mbi 6 orë në birucat e policisë vetëm pse kishte ndalur makinën dhe kishte debatuar me një grup të rinjsh që po hiqnin flamujt e Partisë Socialiste në Kodrës Kamëz.

Për TemA-n, Suli tha se përveçse një bisede me tonë të larta, nuk ka pasur sherr apo konfrontim me djemtë, të cilët nuk i njihte.

Por kjo nuk ka penguar aspak drejtuesit e policisë të urdhërojnë shoqërimin e vëllait të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, katër ditë pas kësaj ngjarje, policia e Tiranës thotë se ka vendosur të ndjekë penalisht Seit Sulin dhe Jetmir Premçin pasi sipas tyre është vërtetuar se kanë goditur shtetasit Vilson Hakajn dhe Bekim Memian, duke mos i lejuar të vendosnin flamujt e Partisë Demokratike në Kamëz.

Sipas policisë së Tiranës, Suli e Premçi akuzohen se kanë kryer veprën penale të pengimit të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Reagimi

E ndërsa policia e Tiranës ia ka kaluar materialet hetimore prokurorisë, ndaj lajmit të publikuar kanë reaguar kandidati për deputet, Rakip Suli dhe ish- drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi.

Për gazetën Tema, Rakip Suli thotë se ngjarja nuk është gjë tjetër veçse një sulm polik.

“Im vëlla është shoqëruar katër ditë më parë dhe unë besoja që ishte e qëllishme. Polica e Shtetit e ka për kompetencë ligjore, që në raste se konstatohen konflikte, të ndërhyjë në sheshimin e tyre. Por tani që po më thoni se është vendosur që im vëlla të ndiqet penalisht, unë nuk mund të them gjë tjetër veçse drejtësia do të zbardhë të vërtetën e këtij sulmi ordiner që  kundërshtarët e mi po ndërmarrin edhe ndaj familjes sime, duke përdorur, për fat të keq, edhe Policinë e Shtetit, e cila paguhet me taksat e shqiptarëve për të garantuar rendin, e në Shqipëri veç rend nuk ka. Ka vetëm polici që përdoret qëllimisht. Por përveç procesit gjyqësor, 23 qershori do të jetë përgjigja më e mirë që shqiptarët do t’i japin këtij regjimi”, tha Rakip Suli.

Po kështu ka deklaruar edhe Shemsi Premçi. Ndjekja penale e djalit, për ish- drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit, nuk është gjë tjerë, veçse hakmarrje ndaj tij.

“Regjimi i Saliut po hakmerret ndaj denoncimeve të mia për mafien e kromit, që unë kam bërë publikisht. Saliut i shërbeva me ndershmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për 22 vjet, por u shpërbleva me mosmirënjohje. Edi Ramës do t’i fal djalin, në luftën kundër regjimit të korruptuar të Saliut”, tha Shemsi Premçi.

39 komente në “Policia nis procedim penal/ Shemsi Premçi: Edi Ramës do ia fal djalin në luftën kundër regjimit të Berishës”

  1. turi says:

    shemsiun e persekutuan sepse denoncoi BANDAT E BULQIZES!!!!!!! SHEMSI MOS U TUT SE SALA DO MARRI FUND NE 23 QERSHOR!!!!

    1. Hasimi says:

      MBLIDHUNI PER LUFTE O VLLAZEN SHQIPTAR SE SALI SERBIN DO TA SHPORRIM ME FORCE NGA TOKA JONE PAS VJEDHJES SE ZGJEDHJEVE QE DO TE BEJE.

      MALSORET NUK IA FALIN TALLJET SALI SERBIT KTE HERE.

      1. besnik says:

        Bravo kjo po qe eshte nje gjest qe ka shume peshe. ne luften kunder Berishes duhet te bashkohen te gjithe ata qe duan nje shqiperi pa te.

        1. aqifi says:

          Nuk te arreston njeri vetem se i ke bertitur kujt! I gjithe artikulli bie ere dizinformim…

      2. sneki says:

        Te gjithe duhet te jemi te bashkuar per nje lufte te perbashket kunder se keqes se madhe Sali Berishes. Ai duhet denuar me vote me 23 qershor. Njerezit kane nevoje qe te clirohen nga ky sistem i korruptuar.

    2. lili says:

      Berisha ka mbrojtes te fuqishem ne politiken shqiptare. Garanti numer nje i Berishes pas 23 Qershorit eshte Edi Rama. Berishes nuk ka per ti ndodhur asgje.Socialistet nuk kane bythe ta vene para drejtesise kete kriminel.

    3. lodi says:

      nje tmerr po e sulmojn vec se eshte i ps , ky eshte kulmi dhe saliu nuk di te ndal , asgje asgje nuk do te mund te bejne tani qe rilindje eshte me afre se kurre vetem 26 dite na duhen

    4. Shazivari 36' says:

      As Shazivari i “Koncert ne Vitin 36” nuk ishte kaq tope sa Muli i Topojanit ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html

    5. Kristina says:

      Ne kete menyre te mbrapshte e perdor pushtetin Sali Berisha,kjo eshte menyra e vetme qe ai di,kete ka bere ne 97 kete ben edhe sot.Ne 23 qershor e gjitha kjo merr fund per te mos u perseritur me kurre

    6. Neri says:

      po mo sali po ti je ftof ne tajare , po pse mo ne nuk e dime qe ju po i gjykoni e po i procedoni se ata jane socialiste eee, po prap ata do te votojme cdo gje eshte per efekt fushate , rilindje

    7. solida says:

      23 qershori 2013 do mbahet mend si dita kur u rrezua pushteti demokrato komunist Berishes. dita ku cdo institucion do kete pavarsine e tij,dita ku cdo qytetar do jete i barabarte para ligjit pavarshit pushtetit qe mban,dita kur e gjith Shqiperia voton RILINDJE!

    8. qimja i fierit says:

      hahahahahaha pa merak turi se Shemsia e ka kuptuar me kohe qe Sala do marri fund ne 23 qershor. Prandaj i ka ndruar pllaken gramafonit pas 22 vitesh.

    9. Elma says:

      Shume domethenese ajo qe ka thene Shemsi Prenci ne njeren ane duket sikur Berisha te jete nje pushtues ndaj dhe Premci e fal te birin ne sherbim ndaj atdheut nga ana tjeter e gjithe kjo zhurme mbi shoqerimet ne polici te njerezve te afert te kandidateve per deputet duket se e tregon dhe njeher friken qe e kapur kete qeveri per humbjen e zgjedhjeve.

      1. tor dibrani says:

        Do me vinte keq nese i biri Shemsiut te kete mendjen e te atit, por me sa duket ja kane prish mendjen paret e shumta qe ka be i ati qysh me kontrabanden e karburantit ne Malesi te Madhee me vone me drejtorlliqet qe ka punu Shemsiu i emeruar nga Saliu. Kuptohet qarte qe bashke me Rakipin jane me mentalitet teper fshatar dhe del ne drite te diellit mbeshtetja qe Shemsiu i dha Rakipit gjate kandidimit per Kryetar Bashkie ne Kamez(kujtoni pak konfliktin me Avenir Peken).Sa per kromin Shemsiu korupsionin(mosmarrjen e pjeses se vet)ta kerkoje tek aleati i ri i Rilindjes, LSI.

  2. Pilo Lala says:

    Dolen bastionet e Shaban Memise. Njeri nga keta paditesit e ka mbiemrin Memija.
    Pse nuk nxirrni edhe ate kusheriren e Saliut qe doli tek Lavanterija e Universitetit?
    Mbase ajo eshte e zene me inventarin e brekeve dhe carcafeve te studentave.

  3. Reni says:

    Keta jane manovrat e fundit te qeverise se kalbur te Berishes ,dhe duket haptazi qe eshte nje sulm i paster politik ndaj familjareve te Rakip Sulit

  4. Hasimi says:

    MBLIDHUNI PER LUFTE O VLLAZEN SHQIPTAR SE SALI SERBIN DO TA SHPORRIM ME FORCE NGA TOKA JONE PAS VJEDHJES SE ZGJEDHJEVE QE DO TE BEJE.

    MALSORET NUK IA FALIN TALLJET SALI SERBIT.

  5. Zana says:

    PD i ka hyre frika per humbje te thelle ne Tirane ,tashme me nje kandita te mirefillte si Rakip Suli ne njesin 11 ,e dine qe humbjen e kane te sigurte dhe ne kete njesi ku e kane pasur si bastionin e tyre ,pasi pjesa me e madhe e njerezve jane te ardhur dhe ato arrinin ti manipulonin dhe ti nenshtronin me lehte ,POr Rakip Suli i eshte bere krahe te gjitheve duke bere nje fushte te denje dhe duke fituar besimin e te gjitheve ,KJo e ka trembur vertet shume PD dhe perpiqet ta sulmoje ne kete menyre

  6. ceni says:

    Keta jane grahmat e fundit te psuhtetit te Saliut ,qe eshte teresisht i felliqur dhe i deshtuar ,

  7. Nardi says:

    Hienat e Berishes ,jane sulur ne njesine 11 duke u bere presion njerezve dere me dere ,dhe duke i kercenuar madje edhe duke trilluar histori te paqena.POr kjo njesi tahsme esht e evendosur te perkrahi Zotin Suli si alternativa me e mire per komunitetin e tyre

  8. Baba says:

    O shemsi o hajdut, plehre totale, fali djalin se Rama do te beje shef te madh pastaj . Plehre e piset butak legen.

  9. Tati says:

    Zoti Suli eshte nje figure e forte e partise Socialiste dhe Berisha me sherbetoet e tij e dine qe kane perballe personin qe futi per here te pare flamuret dhe frymen e PS ne Kamez ,dhe pati nje ndikim te madh ne zonen e bastionit te PD,e njejta gje ndodh dhe tani ne njesin 11 ku zoti Suli kanditon ai po gjen mbeshtetjen e te gjithve kudo qe shkon

  10. Berti says:

    Fushata e Partise Demokratike po krijon incidente kjo e gjitha per te trembur Kandidatet e Partise Socialiste ,por kete here te gjithe jane me te vendosur se kurre per te luftuar diktaturene Saliut dhe te triumfojne mbi injorantet dhe te paaftet

  11. Veri says:

    Rilindje per njesin 11 ,per kete komunitet i cili meriton te clirohet njeher e mir enga kthetrat e Berishianeve.Fitoreeee Rakip Suli

  12. jani says:

    Do votjne te gjithe masivishte kunder Saliut dhe sherbetorve te tij ne njesine 11 ,dhe sidomos ne KOder Kamez ku ne gjithe keto vite nuk esht ebere asnje investim duke mos shtruar anje meter rruge,kjo vetem per bindjet e majta qe ka treguar gjithmon kjo zone ,

  13. Xeni says:

    Policia e Tiranes ben mire ti dali ne mbrojtje popullit te thjeshte dhe te distancohet nga perdorimi si vegel ne duart e Berishes.

  14. pelivan says:

    “… Ne mo kini arm i gjeni,i’a rrembeni ati qeni!…”/ Ketij qeni,qen bir qeni,/ qe na vrau,qe na ropi,/qe na vodhi,qe na dendi./ Ky gjembac,ky gagac,ky rrugac,shkuar rrugac./Oooo Popull,harrem e pac! Ngriu,si di ti te ngrihesh,/edhe per kuke ti hidhesh,/ fyt per fyt pa le te vritesh… Keta jane,qe me mos qofshin,/Cmendurit qe zune qoshin,/Larot qe na prune llozhin,/ Ketu,sa te lain borxhin… Na u ca buza o popull,/s’pim dot uje nga nje lubi/,vijne grerzat rreth e rrotull,/aq sa bleta s’ben dobi…

  15. ali brahimi says:

    Po narmal, kur Berisha beri drejtore policie injorante katunare ish oficere kufiri si ky, mire t’i behet.

    1. yzbash says:

      o Allahu brahim, Premci ish oficer kufiri vetem injorant nuk eshte. Si polic eshte nder me te kualifikuari,me eksperience te madhe pune, me inteligjence mbi mesataren. Ne dallim nga shumica e oficereve te policise shqiptare 25 vitet e fundit eshte trim dhe nuk trembet te hape zjarr,kur detyra, misioni, qe i vihet e kerkon hapjen e zjarrit. Ka shtene ne shtator 1990, shkurt-mars 1996, shtator 1998, 4 shkurt 2004, dhjetor 2005, disa here si drejtor i nderhyrjes se shpejte (ato bicim forcat operacionale, ne bulqize e mat kunder mafjes se kromit. shkurt puna Premci eshte oficer policie me nivel te larte, trim, i kompletur, relativisht inteligjent dhe besnik ndaj detyres. Keto konsiderata i kam nga njohja e drejtprdrejte e veprimtarise se tij. ketu i kujtoj leksionin qe medha te kafe Journalper harten e kultivimit te kanabisit ne Shqiperi. Kolonel Premci te prifte e mba

  16. Meleku says:

    PS nisi nga zbatimi i planit “Pal Melyshi” ne Kamez, i nxitur nga Edi Rama dhe qe po zbatohet nga ish-police si Pjerin Ndreu dhe Shemsi Prençi, bashke me sejmene te tyre.

    Kamza eshte zone rreziku dhe aty do te kete perplasje masive. Shteti duhet qe ta marre ne konsiderate kete zhvillim.

  17. fieraku4u says:

    SALIU KA NXJERR GANGSTERRAT E TIJ PER TE BERE PRESION EDHE DHUNE MBI OPOZITEN…NE DATEN 23 QERSHOR CDO GJE PERFUNDON

  18. Guerrilas says:

    Kthehuni ca vite pas ne Vlore,ku per te hequr flamurin e Pd u angazhua nje polici e tere,dhe meqe nuk e arrinin dot moren saurrelin dhe hipen ne kabinen e tij qe te hiqnin flamurin e Pd,dhe ndodhi ne mes te dites,mu perpara bashkise,dhe me e bukura asnje njeri si perkrahte,dhe kesaj rradhe te gjatin kane per te marr ne Vlore,kujton Edi Rama se do genjej popullin e Vlores,sic beri ai pijaneci Nano,jo me Vlora eshte demokrate.

    1. Arberi says:

      Hhaaaaaaahaaaaaaahaaahahahahahahahahahahahahah. Vlora demokrate? Kush e beri Vloren demokrate Sali Serbi me Lirien? Ti Guerrilas me gjithe zagaret e tjere te Sali Serbit do ta shihni se si Laberia e vertete e Vlores do ta hedhi poshte Sali Serbin per here te dyte. Shikoje mbas 23 Qeshorit.

  19. Amir says:

    A me thote dikush sa shkolle ka ky Rakip Suli, se me rezulton me
    8-vjecare, dhe a e ka demlaru pasurine dhe si e ka vene? Me kapterrin
    Shemesi s’ia vlen te merresh!

  20. dario says:

    Policia e shtetit eshte e tera ne sherbim te pushtetit te Sali Berishes kjo eshte e qarte si drita e diellit,policia ne cdo veprim te sajin deri tani vetem punon ne ndihme te pushtetit,policia me e depolitizuar ka qene ne 2005, se eshte sot, prandaj kjo gje duhen ta dine pushtetaret se nuk u sherben as atyre kjo gje lereni policine te qete te zbatoje ligjin per te cilen ne e paguajme dhe mos u perpiqni ta futni ne pune te cilat asaj nuk i takon.

  21. Desaret says:

    Shemsi Prenci të pergezojme per kurajon publike dhe atdhetarine e treguar!Mos u deshpero!Ti duhet ta dish më mirë,qe vendi yne i mjerë ka njezete e ca vjet qe eshte ne lufte civile!Jane mijra te vrare qe shteti nuk i permend si shifer! Te gjithe nga krimineli i Ramizit,banditi i peshtire,Berisha!Lufta civile do ashpersohet sepse Saliu nuk ka rruge tjeter mbijetese personale dhe familjare,kudo te vëje plumbin ne goje do i derdhin shqiptaret dhe banditet qe e mbrojne nuk do dinë nga do shkojne!Ai nuk terhiqet nga provokimet, perplasjet pasi keto i interesojne,sepse mbijeton si kungull bosh mbi ujë!Ish koleget e tu jane o servile te llahtareshem te tij,ose te inkriminuar dhe dine cmund tu ndodh!Ti je atdhetar ndaj duhet te pergatitemi si jemi pergatitur edhe per lufte sepse sinjalet me KQZ qe ai do të dominoje,jane sinjale lufte!Duhet folur hapur pse opozita ka frike te thote se kemi 20 vjet ne lufte civile nga Saliu dhe do clirojme Shqiperine nga ky vrases!Nuk e thone kur Italia deklaroi se perfundoi luften civile dhe pse Qeveria ska vrare asnje njeri si ka vrare krimineli!Dje e majta qe fitoi me 14 perqind se è djathta e Berluskonit,ne Rome,por balotazh dhe do rivotohet,sot leshoi slloganin e majta: “Të clirojme Romen nga e djathta e Berluskonit!”Kjo vlen per opoziten shqiptare qe tu thote shqiptareve:”Shqiptare,te clirojme Shqiperine nga lufta civile dhe nga Sali Berisha qe e solli!” Duhet punuar dite dhe natë,keto dite qe kane mbetur!….Sovrani i gjithe ne votime kunder vrasesit Sali!Voto PS dhe deputetet e saj që vota të mos humbi!Votohet vetem te burgosim vrasesin!Kush eshtë shqiptar i vertet voton kunder vrasesit,pro PS!Te tjerat vijnë me lirinë!….

  22. Uarda says:

    Rakip Suli eshte burre i mire.
    Sa per Shemsi Prencin, ai eshte nje bajge qe nuk e ka shokun.
    E shikon qe Berisha po iken dhe kerkon te ktheje pllaken. Djalin e ka horr komplet.

  23. mustafa says:

    Eshte turp per nje ish zyrtar te larte te policise shtetit qe shprehet si ne mesjete ,mos ti japi djalin por veten e tij ,prindi per femijen duhet te jape jeten e vet,por shemsiu do te beje te kunderten edhe nje here turp per te

  24. gezim kaba says:

    Po jap nje mendim pasi u ndikova nga shumica e shkrimeve te me siperme.Mosmirenjohja vesi me I shemtuar per njeriun.Populli thote se me femije hallall e me mall haram njeriu nuk ngopet kure.Te tille jane dhe Rakip suli me Shemsi Prencin.Te pa ngopur me haramin pasuri pa djerse piktori po I rjep keto injorant se vetem per tju mare pasurine I mbeshtet .Kur ta kuptojne keto te mjeret do jete vone po harami ashtu do shkoje se Rama mish per top I ka.Sa per Doktorin naiv jane ato qe e titullojne si serb Ai eshte nje atdhetar qe pak jane si Ai.Per ato qe kercenojne me 97ten ju them se me 23 qershor koalicioni I djathtedo te fitoje thelle dhe dote vazhdohet me reforma te reja per punesim mireqenie dhe integrim Perparaaaaaa.Tani jemi ne NATO hiqeni mendjen nga 97 ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje