Ngatërresat e Flamurit me SMS-të e Doktorit

29 Maj 2013, 17:59Antena TEMA
Ngatërresat e Flamurit me SMS-të e Doktorit

Flamuri, përveç detyrave të tjera zyrtare, ka detyrë t’i raportojë Doktorit çdo drekë tabulatin e telefonit të Edi Ramës.

Doktorit i duhet të dijë thjesht me kë komunikon, dhe Flamuri ia raporton atë dy herë në ditë, në drekë dhe në darkë.

Dje i ndodhi një ngatërresë.

Drejtori i SHKB, që përgjon telefonin e Ed Ramës jo zyrtarisht, i shkoi vetë në zyrë t’i çonte zarfin e tabulatit.

-Shef, ka ndodhë diçka, por duhet të ma bësh hallall, i tha.

-Ça ka ndodhë, i tha Flamuri me fodullëk.

-Këtu tek tabulatet del që Doktori i ka çu mesazh Ed Ramës dhe ky po ashtu Doktorit. D.m.th ata komunikojnë me njëri- tjetrin me SMS. Duhet të ketë ndodhë diçka… Por puna është si të harrohet kjo punë që unë e ti e dimë, se na ngeli në dorë.

Flamuri u bë esëll nga informacioni dhe rrëmbeu tabulatin. Nuk u besonte syve. Ishte e vërtetë. Ata të dy komunikonin.

-E ka parë njeri tjetër veç teje, i tha Flamuri.

-Nga ne të SHKB, jo shef, por ti e di që përgjojnë ene të tjerë. Gim Shehu më vete, Visho më vete… Puna është mos del llafi ene e ha unë.

-Ti nuk do flasësh me asnjëri, i tha Flamuri. Me të tjerët do merrem unë.

-Si urdhëron, i tha përgjuesi dhe u mat të dilte.

-Ore, prit njëherë, i tha Flamuri, përse mund të kenë folur vallë se i paska dërguar SMS i pari ky joni?

-Mos ndoshta për KQZ-në, i tha shefi i SHKB. Ka ardhur dhe ky amerikani…

-Jo mo, ku pjerdh ai burri për KQZ, as që do t’ia dijë fare.

-Po mos merren vesh për ndonjë gjë sekrete që s’duhet ta dimë ne, i tha shefi Flamurit.

-Ça gjërash sekrete, po të kishte sekrete, do t’i dija unë të paktën. Jam krahu i djathtë i tij.

-Mos bëjnë ndonjë marrëveshje, i tha shefi i SHKB, për pas zgjedhjeve, që kushdo që t’i humbasë, mos t’i bien më qafë njëri- tjetrit…

-Jo mo, s’bën ai burri nga këto gjëra, po ai i gjati gati është.

-Aman shef se mos jep dorëheqje Doktori se e kam pa dhe të lodhur ditët e fundit. E pe si e zuri gjumi duke parë ndeshjen me Bajernin.

-Le se na gjeti belaja se gërhiste, tha Flamuri, dhe na u desh të ngremë zërin e televizorit se nuk zgjohej. Po iku ajo punë, po këto mesazhe çfarë të jenë?

-S’e di vallahi, i tha përgjuesi. Po ti pyete një herë me takt Doktorin… që të paktën ta dimë ç’të bëjmë dhe ne se po vritemi kot. Po qe se këta janë marrë vesh, të paktën ta dimë…

-Kam frikë mos e ka bë ai Lul Basha, se ai po merret me këto SMS-të e fushatës, tha Flamuri. Mund t’ia ketë bërë për t’i nxjerrë bojën atij burrit.

-Nejse shef Flamuri, mua më ke në gatishmëri. Vetëm përpiqu të marrësh vesh ndonjë gjë ta dimë ç’të bëjmë se u pa kjo punë mori fund. Ça s’po na dëgjojnë veshët.

Flamuri bëri sikur nuk e dëgjoi dhe hapi televizorin. Një TV lajmesh po jepte me titra përgjigjen e Edi Ramës për SMS-në e Doktorit….

-Po këtë e paska marrë vesh gjithë Shqipëria, tha Flamuri, ç’na fute frikën ti se po na shkonte mendja keq për Doktorin.

-Vallahi frikë ishte shefo, i tha përgjuesi i telefonave, por shyqyr me kaq, se ku nuk na shkonte mendja.

3 komente në “Ngatërresat e Flamurit me SMS-të e Doktorit”

  1. orli says:

    ….dhe ata(vemjet e ramizit)jane bashke.

  2. sali berisha says:

    JU ATHEM UNE KAM B AMAREVESHJE ,SE DOREZOJ PUSHTETIN PO SME SOLLI NJE AUTOBUZ AUTOBLIND,,PO NUK HAPI TYNEL NGA SHTEPIA IME T EPARLAMENTI,PO NUK BERI DEKRET QE TESHOQEROHEM NE CDO CAST NGA 300 TE BESUAR GARDIST ,,PO NUK ME DHA BENSIN E BLINDUAR Q EECI TANI T A MAR ME VETE EDH E DICKA TJETER PO NUK ME SITEMOI NE PUNE DISA INTELEKTUALE SI MULI NARDI ETJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje