Laura ka filluar dhe bën përgatitje para se të lexojë deklaratat e Berishës. Ekspertët e fushatës i kanë bërë vërejtje se ajo lexon pa ndjenjë deklaratat dhe shpesh nuk shpreh emocionet e Doktorit. Për këtë ajo merr këshilla para leximit të çdo deklarate të Doktorit kundër Edit.
Sot para se të lexonte deklaratën, thirri dy këshilltarët e fushatës për të sqaruar tekstin dhe anën emocionale. Dy ekspertët ia kishin futur sqarimet mes rreshtave që ajo të kishte mundësi t’i interpretonte.
(Shpjegim teksti: Doktori do të thotë që si gjysh është full time se i do shumë mbesat, bile e ka marr malli për ato që ka në Suedi. Ngri kokën, shiko nga kamera forco zërin dhe tund gishtin)
“Me këtë rast më duhet t’i them Edvinit se i ka bërë një akuzë të rëndë vetes së tij! Kjo sepse një njeri normal që vlerëson familjen dhe vlerat e saj nuk mund të jetë kurrsesi bir, vëlla, bashkëshort, baba apo gjysh part-time pra në gjuhën shqipe me “gjysmë kohe apo përgjysmë”.
Laura bëri disa prova, por në fakt e kishte të vështirë të bëhej e egër. Vazhdoi tekstin më poshtë. Fillonte sqarimi:
(Doktori këtu ka dashur të thotë se është rritur si gjel i lirë në bjeshkë dhe jo si pulë inkubatori në Bllok. Lexoje me një ton krenarie dhe keqardhje)
“Për sa më përket mua, gjithnjë besoj se kam lindur i bekuar! Falë Zotit dhe prindërve të mi kam gëzuar një fëmijëri “kohë plotë” dhe jo në bunker, një rini “kohë plotë” me vite të sunduara nga përkushtimi, pasioni dhe studimi që më frymëzojnë deri sot dhe jo një rini “pa rini”, të skllavëruar nga Blloku Hoxhist dhe kompleksi i “Edipit” i formës së pashërueshme!”
Pastaj një bllok i vijëzuar me të kuqe. Laura i hodhi një herë sytë.
“Unë ndjehem i lumtur si një burrë “kohë plotë” gjatë jetës sime dhe “jo çerek apo gjysmë burrë siç jeni faktuar dhe keni pohuar ju veten tuaj”!!!
(Shpjegimi i tekstit: Doktori ka dashur të thotë se ka pasur jetë seksuale të suksesshme me Lirinë dhe nuk e ka tradhtuar kurrë. Shiko nga kamera dhe thuaje me femilitet…)
-Ua, vërtet s’ia paska dredhë asnjëherë ky, tha Laura me vete dhe e kapi e qeshura se iu kujtua njëra qe mburrej se do ta fuste në lista se e ka të dashur.
Më poshtë vinte një paragraf që kishte shënimin:
(Kujdes, duhet natyrshmëri)
“Familja jonë ka dy fëmijë, për të cilët kam qenë gjithë jetën e tyre baba “kohë plotë”, kam bërë gjithçka për edukimin e tyre!”
(Sqarim për tekstin: Doktori ka dashur të tregojë se pavarësisht akuzave për dy fëmijët e tij si hajdutë, ata janë njerëz të edukuar dhe nuk i kanë marrë kujt lekë më forcë. Janë njerëz që njohin ekonominë e tregut dhe rregullat e saj. Lexoje me natyrshmëri)
“Ata në asnjë rast nuk kanë ndjerë braktisjen time dhe më së fundi “më të ëmblit mbi tokë” – fëmijët e fëmijëve të mi!”
-E vërtetë, tha Laura me vete. Në asnjë moment nuk i ka lënë vetëm.
Ngriti sytë nga dy këshilltarët e fushatës që po ndiqnin gjestet e saj.
-Më fal, i është kthyer kjo nusja Zenit për fushatë, pyeti pa dashje.
-Po, po, na ka dhënë fjalën që nuk do ndahet deri më 23 qershor, i tha këshilltari. Lexoje pa frikë.
Fluturon, fluturon, fluturon … gomariiii!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/i-believe-i-can-fly-official-poster.html
sa turp qe pergojoni njerezit ne kete menyre. nuk eshte aspak per te qeshur ky shkrim. asnje burre shqiptar nuk toleron kur e ofendojne ne familje. turp te keni.
O Ymer, pac ymrin e Sal shpellarit.
Shpellari eshte marre gjithe jetes me familjet tona te varfera e te ndershme, dhe ne duhet te ruajme etiken me familjen e tij te ndyre qe po na vjedh perdite buken e gojes dhe LIRINE?!!!
Ne koken tende e te familjes tende!
Tani c’eshte e drejta,zoti KRYEMINISTER,qe kemi lindur larg Tiranes,si ti dhe une ,kemi lindur. Ti ke lindur ne fshat malor,kurse une ne fshat fushor. Qe te dy rrjedhim nga familje te thjeshta e per kete s’kemi pse e mbajme koken ulur. PO prap c’eshte e verteta ,Rama ka lindur ne Tirane.Familja e Rames ka qene me intelektuale se familjet tona.Edhe per kete prap nuk duhet ta ulim koken.PO c’eshte e verteta,duhet te pranojme se femijet e lindur ne Tirane,kane qene me te lire se ne qe ruanim edhe bageti.Po kane pare edhe filma,teatro,estrade per te qeshur,po dhe ndeshje futbolli,kur ne luanim me topa lecke.Keto jane per moshen tone ,se dhe une aq jam sa ty 69 vjec,po me nje ndryshim ,se une pensionist i thjesht,ju kryeminister.Pastaj, ate bllokunkot e urren (jo bllokun e METES.po ate ku rrinte udheheqja komuniste),se mire Rama kishte dajen,po ti pse
shkoje ne bunkierin e bllokut? C’eshte e verteta,sepse na pelqente ai blloku,e lum kush hunte.PO ti pate fatin e madh ,qe jo vetem hyre ne bunkierin e bllokut,po hyre dhe te kryebunkieri. Prap c’eshte e verteta,per gjysem burri Rama nuk shquhet ,pasi ka dhene prova e i di mbare publiku,madje ka dal edhe foto ,qe politika u muar me muaj te tere ,e per merak u kujtua edhe kohet e fundit.Sa per ate ,se e ke tradhetuar ruan apo jo nuk e dim,se mekatet dhe parate nuk tregohen.Tani c’eshte e verteta na thuaj;Kush eshte i skllaveruar nga blloku, Rama qe vinte te shtepia e dajes si shkoje ti dhe une,apo ti qe i jepje varkes per te shetitur te bijte e kryebunkierit? Tani c’eshte e verteta ,pse ke qene ne bunkierin bllok,pa ke mesuar se me ke i ngjiriznin femijet nuset e djemve te shokeve tend te bllokut bunkier. C’ESHTE E VERTETA EDHE KETE RADHE NA PERRALLISE TI DHE PAPAGALLJA JOTE,VORPESI.
JU THEM UNE JU JAM ZHGENJY ME CILJETEN IKA DAL CUNI ME RILINDJEN SE IMAGJINOJA KURR ,,,,CA TI BAJ LILIT SE DI UNE SI E BAJ DEMOKRAT PO LERE TANI JEMI FOKUSU TE FUSHATA ASHT ENTUSIAZEM I MADH SE KISH AMENDY KURE ME CA I KAM BA UNE KETIJ KOMBI T EKISH AFUQI DHE 50 E MBAJA PUSHTETIN E PATE SI JA BANI AI NE SHKDER EDVINIT ,,,,,SHETPIA MU PERBUT MALLI GJEJA U PERMBYT PO VOTEN TY ST AJAP DO TJA JAP SALI BERISHES ,,,,AS QENIN SJ ADH ARAMES ASHT DEMOKRAT ,,,NEJEMI NDRYSHIMI PER PARA SB
per cilen dhe cilin behet fjale ne kete paragraf se se kapa dot: “Ua, vërtet s’ia paska dredhë asnjëherë ky, tha Laura me vete dhe e kapi e qeshura se iu kujtua njëra qe mburrej se do ta fuste në lista se e ka të dashur.”
per Griden eshte fjala………