Stanishic dhe Simatovic
(E PERDITESUAR)- Ai është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. E ka pranuar edhe vetë ky i fundit. Quhet Damir Fazlliç dhe trazon nëntokën e Ballkanit falë lidhjeve që i ka edhe prej dajës së tij, Jovica Stanishiç. Ky njihej edhe si njeriu i Millosheviçit në terren.
Sot Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish- Jugosllavi dha vendimin për Stanishiç dhe bashkëpunëtorin e tij, Franko Simatoviç.
Ai u lirua nga akuzat. Gjykatësi Alphons Orie tha se pavarësisht faktit se Stanishiç dhe Simatoviç kanë organizuar, furnizuar, financuar, mbështetur dhe drejtuar njësitin serb, mbështetja e tyre ishte e një natyre të përgjithshme dhe nuk kishte synim direkt kryerjen e krimeve të luftës, raporton BIRN.
Gjykatësi tha se prokuroria nuk provoio që këta të dy kanë shërbyer si një kanal që lidh të gjithë ata që janë të përfshirë në krime lufte në këtë periudhë.
Stanishiç ka qenë shefi i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore në Ministrinë e Brendshme në kohën e Millosheviçit. Kurse Simatoviç ka qenë komandant i Njësitit të Operacioneve Speciale.
Siç raporton Balkan Insight, ky njësit njihej me emra të ndryshëm gjatë ekzistencës së tij në vitet 1991- 2003. Njëherë quheshin Ninxhat, më pas Akrepat, Tigrat e Arkanit, Beretat e Kuqe, etj.
Grupi i armatosur ka ndryshuar emrin disa herë, por gjithmonë i referoheshin si “Njësia” deri kur ekzistenca sekrete u bë publike në vitin 1996.
Anëtarët e këtij njësiti njiheshin për brutalitetin e tyre.
Uniformat e tyre përfshinin maska dhe emblema, që herë tregonin shqiponjat dhe herë ujqërit.
Anëtarë të këtij njësiti janë dënuar nga gjykata vendore, por asnjë prej komandantëve të tyre në terren nuk është përballur me gjyqin.
Komandanti i fundit i njësitit, Milorad Ulemek, i njohur si Legija, u dënua me 40 vite burg për rolin e tij në vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç. Dy ish- komandantë të tjerë, Zeljko Raznatoviç, i njohur si Arkani dhe Radovan Stojiçiç, i njohur si Bazha, u vranë në atentate mafioze në Beograd pas luftës.
Sipas prokurorisë së Hagës, njerëzit që organizonin, furnizonin, financonin, mbështesnin dhe drejtonin këtë njësit, ishin Stanishiç dhe Simatoviç.
Ideja për të krijuar një njësit special që do të mbronte serbët jashtë vendit erdhi nga ish- presidenti Millosheviç në vitin 1991, në mars, në prag të luftërave në ish- Jugosllavi.
Një muaj pas deklaratës së Millosheviç, Jovica Stanishiç, në atë kohë shef i sigurimit shtetëror, së bashku me Dragan Vasiljkoviç, i njohur si Kapiten Dragani, shkuan në Knin të Kroacisë për të nisur formimin e njësitit.
Kapiten Dragani është akuzuar më vonë për krime lufte nga Kroacia.
Stanishiç u pushua nga detyra e tij në vitin 1996. Pas nisjes së protestave kundër Millosheviç, Stanishiç u takua me liderët e opozitës në disa raste, duke ngritur dyshime për besnikërinë e tij.
Millosheviç po ashtu dyshonte se Stanishiç kishte lidhje me shërbimet e huaja sekrete, përfshi CIA-n, pasi ai bëri avokatinë e ndërhyrjes së komunitetit të huaj në Kosovë.
Njësiti ekzistoi deri në vitin 2003, kur u shpërbë për shkak se shumë anëtarë u përfshinë në vrasjen e kryeministrit serb, Xhinxhiç.
Po atë vit Haga ngriti padi ndaj Stanishiç dhe Simatoviç, duke i akuzuar për vrasje, persekutim për arsye politike, racore dhe fetare, deportim dhe veprime çnjerëzore.
Të dy u arrestuan dhe gjyqi nisi në vitin 2008./ep
e keni prek keq salen me ket muhabet…mos guxoj njeri tja preki serbet saliut se ju vrau te gjitheve
Fazllici, miku i Sali Berishes dhe ortaku i Shkelzenit ne shume biznese te erreta ne vendin tone.
Ashtu sic e ka Fazllici Stanishiqin ashtu e ka edhe Lirije Berisha ate. te dy jane me nanat prej te njejtes familjeje. Pra edhe Zeni aty eshte me Fazllicin edhe i te njejtit trung Serb edhe te njejtin Biznes. Kete munde te ja dokumentoj me fakte Sali Serbit sic ja kam thane qe ne 1991 se eshte dhanderr i Serbise, sic kam thane se me baxhanakun qe e vrau ne Gerdec (po nuk e njifte) se ka foto me te.sic e kam thane se Lirije Berisha ka kalu disa here pa u rregjistru ne pikat kufitare ku ka shkue ne Beograd, gjate viteve 1991 ,1996. sic e kam than se makinen e pare Volvo e ka dhurat nga Beogradi. Arkani erdhi ne Shqiperi me leje te Sales e Gazidedes, Ratko Gjokiq ishte nderlidhsi i tije me UDB e Millosheviqit, Ratku shoqeroi Arkanin deri ne Kufi
Po Facllici sebashku me mikun e tij te deklaruar ,kriminelin e hajdutin,Sali Berisha kur do te shkojne ne
Hage per gjenocidet,Gerdeci,21Janari,etj.etj.???!!!.
Po Facllici sebashku me mikun e tij te deklaruar ,kriminelin e hajdutin,Sali Berisha kur do te shkojne ne
Hage per gjenocidet,Gerdeci,21Janari,etj.etj.???!!!.
Perse nuk po komenton Ramy ?
SALI MILLOSHI ne Kuvendin i Shqiperis.
Une Faslliqin e kam mik,mos doni te va sjelle edhe ketu!
PO_PO va sjelle une ju.
Meqe daja i Fazllic dihej ishte kapo i sherbimit të fshehte, kjo s’do te thote qe Fazllic merrte të dhena kunder Kosoves e Shqiperise nga Saliu dhe ja jepte dajës kapo agjenturizmi!…Jooooooo, Saliu atdhetar i madh, per qorrat e shumte në Kosove dhe nje pjese diabolike ne Shqiperi!…Zgjohuni dhe largoheni kete funderine antishqiptare,ndryshe lufta civile e shperthyer prej tij ,qe të ndalej liria e Kosoves do haje njerez të tjere në Shqiperi!
SHIKONI ME CIL KA TE BEJE SALI E LIRI SERBOVICA E KUPTONI KUSH E KA MBAJT PENG DHE FUKARALLIK POPULLIN SHQIPTARE SEPSE KY ISHTE MISIONI I BARIUT NGA VUCIDOLI KUR U NIS ME VALIXHE KARTONI NE TIRANE
Nuk eshte e rastit furnizimi me nafte Miloshevicit. Pak nga pak do te dalin fijet e padukshme te Saliut me serbet. Shqiptare shikoni kujt po ja jepni voten.
Rrena dhe dezinformata sa te duash,por jane bere bajate edhe per kalanjet e foshnjoreve.Ne Shqiperi do votohet vetem e djathta.Ajo eshte demokraci,zhvillim,Shqiperi etnike,ndryshim,europianizim,kosovarizim e jo takim me Boris Tadiq,koalicion me te korruptuarin e kasetave te Dritan Priftit,Ilir Meten.bllokmenin e BE-s dhe uzupuesin e shesheve te Tirones dhe nudon e pllazheve Edvin Kristac Ramen.Vota shkon djathtas ashtu si makinat ne autobanin Tirane-Durres.
Tironsi2,me siguri je me pasaporte fallco ne Shqiperi.Duhet ta kesh marre kur u votua per kryetarin e bashkise ne Tirane.Qysh kure ke filluar si tirons ti thuash autostrades-autoban?
O Votra lere mos u merr me “tironcin 2” se vetem tironc nuk eshte se duket qe nga mungesa e njohurive gjuhesore qe ngaterron “q” me “Ç”
ku jane tani ata komentuesa qe na kane care menderen duke mbrojtur kriminelet dhe duke e quajtur sali mutin si nji njeri qe ben per Shqiperine ,si nji njeri qe eshte demokrat ,e deri sa vriten per nji Spiun te mirefillte te dalur kaq shume sheshit.nga tani e tutje te gjitheve atyre qe votojne sal tradhtarin dhe qe shprehen pozitivisht per te u qifsha ato motrat me te bukura !ju faleminderit per mosmirekuptimin se nuk me plas ai miku !
THUAJ ME KE RI TE THEM SE CILI JE.QENI SALI RI ME KRIMINELET SERBE ,PRANDAJ U BE KRIMINELI I POULLIT SHQIPTAR.
Meqe sala nuk ua solli Fazllicin ne parlament, pas rrotacionit ia sillni ju mikun e dashur. Nuk besoj se do te shkase perseri ne aeroport.
Sali Berishic, Ed Ramic, ..e me rradhe shume do dalin miq te Fazllic dhe te bizneseve te ndyra serbe, qe blejne dhe shesin Shqiperine.
Zor se do keputen fijet e merimanges serbe ne Shqiperi, kerkon motiv dhe karkater te forte dhe jo qurrashe qe kapen pas zverkut te trashe te krimit dhe lene ziveret te marrin plumbat.
Dhe me zverk te trashe e dini ke kemi ne pushtet, dje, sot dhe neser..
Sali Berisha e deklaroi publikisht ne Parlamentin shqiptar se Damir Fazlliçi ishte miku i tij familjar dhe kercenoi ne parlament se do t’ja u sillte aty. Me vone Fazlliçin e pame ne tavolinen e mbledhjes se Ministrise se Mbrojtjes me bllok ne dore !!! Tashme na del se daja i Fazlliçit do te denohet per krime lufte ! Lind pyetja : Po Sali Berisha a njihej dhe a i jepte informacion Stanishevicit per llogari te zbulimit serb ?
Qenka humbje shume e madhe por jo vetm per SALEN, ngushllime edhe per LDKne qe e paskan humb nje mik te madh, nje perkrahes te madh me nje fjale ka qene dora e djathe e LDKse.Por me teper po me dhimben VETEVENDOSJA qe jane PJELLE e STanishiqit ne krye me ALBIN KURTIN.Albini nuk njehe shtetin e kosoves dhe rreth veti ka tubuar nipa e sternipa te STANISHIQIT.
Ne artikull shkruhet se stanishiqi ka qene agjent i CIAs dhe sipas regullit te treshit liria qenka agjente e cias O mero per shqiptaret fazllic e daja qenkan heronj se CIA me qeverine amerikane jane shpetimtaret e vertete te kombit shqipetar Mendoj se pa dashie me kete artikull i ke bere nje sherbim te math berishes
Kur shpallesh i pafajshem do te thote se nuk je kriminel.Mirpo me standartin e Meros keta gjykatsit do ti kete korruptue Shkelzeni.Mjere Mero dhe gazeta e tije
O Kelmendas Mero nuk eshte gjykates po gazetar,Mero ka dhene lajmin,sa per keta te dy qe nuk jane denuar shikohet qarte se kane nje shtet mbrapa.Keta nuk jane Shqiptare,dogjen Ballkanin vrane e prene dhe prape jane shtet,kane arritur deri aty sa kane bere miqesi me Berishen,mos u merzit se ky vjen nga andej ku ka dajat Shkelzeni.Kur nuk di eshte me mire te hash noi pjate kos dhe mos u ngaterro te Tema.
Gjykaten e Hages e ka paguar Podesta!
Keta duhet me u hedh ne gjyq per vete. Duhet me kriju gjykate ku me hedh ne gjyq keta matrapazet hollandeze. Miloshevicin shkuan e hoqen qafe se kushedi cfare pazaresh kishin bere me te. Kete mafine e lane te lire. Cfare besimi mund te kesh ne keto institucione leshi?