REPORTAZH/ Si po abuzohet me administratën publike

30 Maj 2013, 12:26Politika TEMA

Ose paraqitu në mbledhje të shtabit të lagjes, ose bëj vend e futu se nga puna je i pushuar! Pa e zbukuruar shumë, ky është pak a shumë mesazhi që kanë nisur të marrin këto ditët e fundit punonjësit e administratës shtetërore. Ka afro dy javë që në çdo ministri e drejtori të saj, në çdo institucion e dikaster shtetëror, në çdo shkollë e ndërmarrje, në çdo organizëm e organizatë që varet nga qeveria janë përpiluar listat e rekrutëve, të cilat nga ana e tyre duhet të gatisin lista me rekrutë për votime. Një zinxhir që funksionon veç mbi bazën e kërcënimeve dhe frikës

Nga Gladiola Bendaj, JAVA

 

 

Nëse nuk do kishte dëgjuar ca thashetheme lart e poshtë shkallëve të punës dhe ca çuçurima nën zë në mensë gjatë pushimit të drekës dy ditë më parë, D. H., do të kishte qeshur me vete e pastaj do t’i ishte përgjigjur ndryshe mesazhit që i erdhi në celular atë pasdite, kur sapo qe kthyer nga puna dhe po orvatej të pushonte disi. “…Siç edhe mund të jeni vënë në dijeni nga eprorët, në funksion të fushatës elektorale dhe kërkesave që ajo paraqet, ju lajmërojmë se sot pasdite, ora 18:00, duhet të paraqiteni pranë zyrave të Shtabit elektoral të njësisë tuaj zgjedhore Nr. … për të marrë pjesë në takimin që do të zhvillohet me z…. Në rast mospjesëmarrjeje do të mbahen shënimet e nevojshme…”.

– Shënimet e nevojshme?! E ç’domethënë kjo?! Epo pikë e zezë, nuk mjaftuan mitingjet, po edhe mbledhjet e shtabeve duheshin tani. Jo po zbor më mirë.

Në të tilla raste, robit s’i mbetet veç të shfryjë me vete. Kishte edhe një orë kohë për ta menduar. Prandaj kishte ardhur në fillim të muajit ajo e reja e sekretarisë dhe kishte mbajtur shënim të dhënat për secilin. Emër, mbiemër, nr. telefoni, adresë, njësia ku votoje…nënë e babë. “Po numrin këmbës e sa dhëmbë kam në gojë e do?” – i kishte thënë jo fare pa të keq, po pastaj e kishte mbledhur. Vajza kishte buzëqeshur duke i thënë që këtë detyrë i kishin caktuar dhe ishte larguar për tek tjetri.

Prej më shumë se dy javësh, në çdo ministri e drejtori të saj, në çdo institucion e dikaster shtetëror, në çdo shkollë e ndërmarrje, në çdo organizëm e organizatë që varet nga qeveria është caktuar nga një koordinator, i cili ka për detyrë të përpilojë listën me emrat dhe të dhënat personale për çdo punonjës. Emër, mbiemër, numër telefoni, adresë banimi, njësia ku voton, etj. I gjithë informacioni grumbullohet më pas në një bazë të përbashkët të dhënash e cila bën edhe sistemimin dhe ndarjen sipas zonave dhe njësive zgjedhore. Kështu, secilës qendër elektorale i dërgohet lista përkatëse me emrat e punonjësve të administratës që rezultojnë të jenë votues në atë zonë, si dhe të dhënat personale të secilit. Çdo gjë është e parakalkuluar. Përveç të dhënave dhe kontakteve për gjithsecilin. Lista paraqitet me ngjyra të ndryshme, për të evidentuar ata që janë pro apo kundër sistemit. Ngjyrë më vete kanë edhe të dyshimtët, pra ata që su ka dalë asnjë llaf në anojnë majtas apo djathtas. Pavarësisht ngjyrimeve, që iu kanë ardhur nga të dhënat e dërguara nga lart, përmes listave emërore të punonjësve të administratës, çdo qendër elektorale, në shtabin e krijuar, ka ngritur edhe një grup të posaçëm që merret veçanërisht me kontaktimin dhe thirrjen e secilit prej tyre. mesazhi ishte i qartë, po ashtu edhe pasoja e injorimit të tij. Pushim nga puna. Nënkuptuar thatë, bukur, fëlliqur. Se mos linte vend për dyshime kjo punë, fundja s’qe hera e parë. E gjithë administrata u mbyt në paralajmërime, vërejtje me shkrim e gojë, pezullime e shkarkime nga puna, jo më larg se në fushatën e zgjedhjeve lokale, atëherë kur kolegia e saj në ministri mori vërejtje nga lart dhe në listën e posaçme emrit të saj iu vu kryq, sepse në një miting të mbyllur nuk ishte çuar nga vendi të duartrokiste.

I tillë ishte edhe mesazhi që i erdhi Dh.H. pasditen e para pak ditëve. Pasi kishte mbaruar punën në zyrat e shtetit, një tjetër zyrë e pushtetit e thërriste për të bërë “detyrën mbi detyrat”. Përpara se në zyrat e punës së saj të ishte caktuar një koordinatore për këto punët e partisë, vetë drejtori merrej me to. Po, po. Pa delegime të veçanta, ai vetë iu çonte sms punonjësve duke iu urdhëruar pjesëmarrjen në mitingjet e radhës, i fundit, jo më larg se dy javë më parë. Me kaq gjë, ajo dhe gjithë koleget e saj ishin mësuar tashmë. Fundja, kur vinin autobusët me nëpunës nga rrethet, për to nuk bëhej fjalë fare. Po kjo puna e mbledhjeve të Shtabit…

D.H. kishte gjashtë vjet që punonte në Degën qendrore të Tatim Taksave si specialiste dhe kishte filluar aty jo nga ndonjë militantizëm i thellë i saji apo i ndonjë të njohuri, por thjesht se dikush pati mirësinë t’i shtonte “një llaf të mirë” kurrikulumit të saj të kopsitur me gjithçka që kërkonte vendi i sapoçliruar i punës. Atë ditë e kishte konsideruar veten me fat dhe çdo ditë më pas, teksa shihte komshinjtë e derës përballë që teksa hanin bukën hanin dorën prej fukarallëkut, luste vetëm të kishte punën dhe kaq. Ishte bërë kaq keq për punë…

Me pak fjalë, kushdo që sot paguhet nga shteti ka për detyrë t’iu përgjigjet thirrjeve jo vetëm për mbushjen e sallave e shesheve të mitingjeve, por edhe angazhimet në zyrat elektorale të njësive ku votojnë. Çfarë angazhimesh? Nga më të ndryshmit. Le ta nisim me “listën 10-tëshe”. Kjo është një detyrë shtëpie për të gjithë. Cilido punonjës administrate që i dhimbset vendi i punës dhe buka e kalamajve duhet të sjellë një listë me dhjetë emra që janë gati të bëjnë be e rrufe se do të votojnë për partinë në pushtet. Ku t’i gjejnë? Ku të duan!

 

Po atë pasdite, I. Gj., një inxhinier i ri që s’kishte bërë as vitin që punonte si specialist IT në një prej ministrive, kishte marrë leje për tu larguar pak më parë nga puna dhe e kishte mbajtur frymën për në spital. Një prej të afërmeve të familjes sapo kishte hyrë në sallën e operacionit. Rrugës na i kishte dalë përpara një drejtor drejtorie që e kishte zyrën në të njëjtin kat me të. Një aktivist i flaktë që qëkur kishte nisur fushata sikur kishte rënë në peshë nga frenetizmi që i sillej rrotull. “Ku po shkon kështu, – e kishte pyetur. Në spital, kam një njeri timin që më operohet. Ehe, të shkuara…veç doja të të kujtoja se sot nga ora gjashtë duhet me qenë në Shtab, se kemi një si punë mbledhje të shkurtër, sa për prezantim…se vjen… Të erdhi mesazhi nga ata të zyrës besoj. Mos e neglizho po deshe. Hajd shnet. – Pffff… Ai s’i kishte nxjerr ende me rroga paratë që kishte paguar si ryshfet për të fituar atë vend pune që tani po i dilte nga hundët. Me siguri nuk do ta kishte më pas zgjedhjeve kur të bëheshin ndryshimet e radhës. Të shkonte apo të mos shkonte, kjo qe çështja. Më mirë po bëj sikur s’e mora mesazhin… Po nga më doli dhe ky m… në rrugë. Tani nuk bëj dot sikur s’e dija. Ec e merri vesh se ç’ngatërrojnë. Po hidhem një vrap nga spitali e pastaj po kaloj.

Në këto punë, ka gjithmonë vërdallë ligavecë jargaviten, servilosen e ndahen më dysh, sidomos kur afrojnë ditët. Të gjorët ata, pale sa e kanë listën që duhet të plotësojnë. Sa më pranë Shtabit, aq më shumë dele duhet të vësh përpara. Ndryshe të pret “gërshëra”. Me miklime apo me kërcënime, ç’rëndësi kishte.

U çmende gjë, – i kishte thënë e motra Aurelës, kur kjo i ishte përgjigjur se as që kish ndërmend të shkonte për të mbushur sallat e mbledhjeve të tyre në lagje e të rrinte si hu aty për tu bërë gaz i botës. Ato të dyja ishin mësuese, njëra në gjimnaz e tjetra në universitet shtetëror. Edhe të dy prindërit kishin qenë mësues. Të urtë e paqësor, e vetmja pasuri që iu kishin lënë ishte një bibliotekë gjigande. Thirrjes për në Shtab ajo i ishte përgjigjur me një të mbyllur të telefonit. – Ti bëj ç’të duash, po un them të vemi. Aman, gjysmë ore gjë është, sikur çdo bëjmë. Mezi i kemi punët. Harrove ç’hoqëm për të të rregulluar? Edhe për mua nuk është mirë, kam doktoraturën për të mbrojtur dhe kryetarin e degës aty e kam në komision. Të lutem, bëje për mua. – Jo, iu përgjigj shkurt më e vogla, kam programe më interesante për pasditen, do dal për qejf, e kam lënë me shoqet. Gjithmonë kishte qenë kokëfortë.

– Edhe një gjë, se mos harroj, se mos i thua tët shoqi të më shtoj te lista partisë, se edhe po më morën në telefon për të më pyetur a do votoj për pushtetin, do e mohoj. Sivjet as që kam ndërmend t’i ndyj këmbët, e bëni mirë të mos shkoni as ju. I kishte hipur kalit së prapthi.

Këta janë vetëm tre shembuj në pak metër katrorë të një lagjeje qendrore të Tiranës. Në njësinë e saj elektorale, që pasditen e para pak ditëve priste në takim një eksponent të rëndësishëm të partisë në pushtet, femër, nga ato me gojë të bukur e gjuhë të mprehtë. Personazhet tanë kishin marrë të tre thirrjen për paraqitje dhe zgjodhën të reagonin sipas mënyrave të tyre.

Armata e të punësuarve, këto kohë, duket se nuk i ka punët dhe aq fjollë dhe qetësia ka kohë që iu është shprishur. Nga ana tjetër, të papunët mbeten ende duke shpresuar, e mbase gjejnë ndonjë motiv më shumë për t’u gënjyer ende me premtime elektorale, andej-këtej, sipas preferencave. Deri atëherë, punonjësit e administratës kanë kohë “të sillen mirë”, dhe të paraqiten pasditeve në mbledhjet e Shtabeve të lagjeve ku jetojnë e votojnë.

Megjithëse, thënë midis nesh, drejtuesit e Shtabeve, nuk duken dhe aq optimistë për këtë punë. Pa dashur të dekonspirojmë askënd, – jo për gjë, po e marrim në qafë kot, – mësuam se, në përgjithësi, administrata shtetërore, nuk i është përgjigjur “thirrjes” ashtu siç pritej. Edhe pse nuk mungojnë ata që zgjedhin të paraqiten, shumica as që denjojnë të përgjigjen e jo më të paraqiten në mbledhje e takime. Pavarësisht kërcënimeve të qarta për pushim nga puna, duket se kupa nuk mban më të tilla. Ka nga ata që kanë muaj pa marrë rrogat… Më keq se kaq ku do shkojë, zëre se të papunë janë.

62 komente në “REPORTAZH/ Si po abuzohet me administratën publike”

  1. turi says:

    E PATE FIX FARE?!!! PO MOS TE SHKOJE IKJE ME SHKELM BYTHEVE NGA PUNA!!!!!

    1. e/ says:

      Kjo eshte arsyeja pse askush nuk mund te thote me qe administrata publike nuk punon me per qytetaret. Me kete administrate qe kemi, nje grumbull i madh mitingashesh qe merren ne pune vetem per te shkuar te degjojne shefin, nuk mund te shkohet shume me tej! Duhet Rilindja!

      1. taipi` says:

        Sali Berisha i ka shkaterruar te gjithe administratoret publike. Nuk punon me njeri, po pune quhet vetem duartrokitja. Keta nuk na sherbejne ne po i sherbejne diktatorit Sali! Ndaj ne 23 qershor duhet ti clirojme edhe ata.

        1. lum na says:

          Lum ne per kete qeveri maskarenjsh qe nuk arrin te beje asnje pune tamam, po qe ben vetem presion per nje administrate te terrorrizuar qe nuk mund tua jape as votat e saj me logjike. Kjo nuk eshte pune, ky eshte terror i organizuar nga Doktori i rrjedhur. Dhe eshte shenje deshperimi te thelle te tij./

          1. klodi says:

            Cfare mund te pritet nga nje i deshperuar dhe i rrjedhur si Saliu? E di ai qe do e ndjekim me ceremoni dhe ndaj ben akte te tilla deshperimi.

            1. oliver says:

              Qeverise se Saliut po i vjen fundi dhe te vetmit qe me sa duket nuk e kane marre vesh akoma kete gje jane pushtetaret e kalbur te Saliut. Po shume shpejt do te filloje Rilindja! Edhe tre jave e pak dhe pastaj e rrezojme qelbesiren!

            2. emigranti says:

              Shqiperia ka nevoje per alternativa, ndersa kjo eshte fytyra me e keqe e ketij vendi qe mund tu tregohet te tjereve. Shpresoj shume qe ta shikoni e ta kuptoni se si kjo mund tju ndodhe te gjitheve. Tu marrin me zor neper mitingje, tu bejne presion per voten nepermjet femijeve ne shkolla e te tjera histori si keto. Cfare prisni me?

            3. Ermal says:

              Duhet te votojme te gjithe Rilindjen per te pasur nje administrate publike ne sherbimin tone dhe jo per te mbushur sheshet e Saliut. Administrata duhet te jete e shkeputur nga politika sepse vetem ashtu mund te quhet nje administrate tamam.

            4. besnik says:

              Kesaj administrate i behet apeli sahere qe del ne shesh. Ne qofte se ndonjeri nuk vjen ne shesh, neser te mos vije kot ne pune sepse eshte i pushauar. Kjo eshte administrata qe ka Saliu dhe ky eshte dhunimi qe i ben ai ketyre njerezeve te shkrete.

          2. Alan says:

            Me nje administrate te tille qe tani po perdoret per te mbushur sheshet dhe per te bere propagande nuk kemi pse te mbyllim syte dhe te themi qe ajo po punon per ne. Administrata publike ka 4 vjet qe po i sherben vetem oborrit te Berishes.

      2. shoku taras says:

        Detyron popullin te shkoje ne shesh pasi vullnetarisht askush nuk e mbeshtet.Kjo tregon edhe nje here zbrastesine qe ka Saliu ne popull askush nuk e mbeshtet me,edhe ato qe ai mbledh neper sheshe nuk jane asgje tjeter vecse te detyruar nga regjimi i Saliut.I ftoj edhe keta te detyruar ta denojne Saliun me vote kunder e te marre fund njehere e mire kjo praktike e felliqur e tij.

    2. gjyshja says:

      Kjo prektike e marrjes me detyrim neper mitingje eshte me te vertete nje metode komuniste,teksa Enveri mbushte plot e perplot sheshe e ku te gjithe therrisnin Parti Enver.E njejta gje po ndodh sot me Saliun i cili detyron njerez te administrates se tij te marrin pjese neper mitingje e te degjojne brockullat e tij.Nese nuk merr pjese pushohesh direkt nga puna.

      1. adelina says:

        Ajo qe ndodh perdite me administraten publike ne Shqiperi eshte turp per te gjithe ne dhe prova se ky pushtet duhet larguar nje ore e me pare. ndaj duhet te bashkohemi te gjithe me votat tona qe ne 23 qershor ti japim fund regjimit te Saliut te rrjedhur e te trembur ne thelb.

    3. gertjan says:

      Te mjeret ne se ne ç’gjendje jemi katandisur.Populli po neperkembet cdo dite nga Saliu.Njerez kuptojeni e keqja jone e madhe eshte kjo monster e cila nuk mendon per ne as edhe nje cast.Qe te shpetojme njehere e mire nga ky duhet ta largojme me vote,shansi jone per ta bere kete eshte me 23 qershor.

    4. klement says:

      edhe une jam ne pune shteti por asnje here nuk me kane therritur dhe nuk jam paraqitur ne mbledhje, nuk e di se kush i nxjerr kto lajme keshtu.

      1. spartan says:

        O Klement, punonjesit e komunales nuk i therrasin se vine era Mut

    5. spartan says:

      Kerkojme nderhyrje nga partia qe do marre pushtetin. DUHET te shpalle rikthimin ne vendin e punes te kujtdo qe eshte shkarkuar dhe do shkarkohet ne 2 muajt e fundit te fushates! E vetmja zgjidhje qe njerzit mos te kene frike.
      Fare thjeshte, te krijoj nje dege te vecant ne cdo rreth ku ka administrate dhe te shkarkuarit te shkojne te deklarojne humbjen e vendit te punes, per mosbindje elektorale.
      Eshte nje hap qe duhet marre, patjeter!
      Ndryshe do vuajme fletet e bardha… tjeter mesele, kur t na japin flete te gatshme votimi. Se keshtu thone te qendra lagjes…

    6. Beni says:

      Ky eshte definimi i nje sistemi diktatorial. Marrja e votes me dhume dhe presion. Ne te kundert, puna jote vihet ne rrezik. Vetem duke votuar kunder Berishes mund tiq heqim atij fuqine per te na manipuluar.

    7. Asli says:

      Kercenonin sa te doni, voten time nuk e merr dot dhe duke te hequr ty nga pushteti do te vi fundi i ketyre shantazheve per te mar nje vote qe se meriton.

    8. Lori says:

      KUSH JE TI MOR DOKTOR QE TE BESH PRESIONE? PO I VJEN FUNDI EDHE REGJIMIT TEND PO DO IKESH ME TURP DHE SKE ME SHANCE TE KTHEHESH SA TE JESH GJALLE.

    9. Klaus says:

      ben pazare me jeten e njerzve me punen e tyre e cila i mbeshtet familjen. Ti je kryeministri i turpit, kryeministri i presioneve dhe vjedhjes

    10. Kasem Tufa says:

      Keshtu ndodh kur “SHpellari behet mbret”
      Fatkeqsisht, Shqiperia e ka provuar dy here ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/kujdes.html

    11. N Shabani says:

      Sali Berisha ka krijuar sistemin e PPSh-se por te pakten atehere dihej qe ishte nje parti ne pushtet me kushtetute dhe nuk kishte alternativa tjeter, kurse tani qe jemi ne “pluralizem” i thencin ka alternative te tjera por Sali Berisha ka ngritur sistemin e Gestapos dhe i kontrollon te gjithe administraten publike. Njoh nje mesues une qe ai edhe ne kohen e monizmit nuk i behej shume vone per keto mbledhjet dhe nuk aktivizohej kurre por kete radhe e moren me autobuz me zor e cuan ne miting ne Tirane se e hiqnin nga puna. Kjo qe po ndodh tani me tha nuk ka ndodhur as ne kohen e Enver Hoxhes, nuk te pushonte njeri nga puna se nuk shkoje ne ndonje miting por tani eshte kulmi po na perdorin si sherbetore te tyre dhe jo nenpunes shteterore. Po na perdorin si vegla dhe ne nuk kemi se cfare te bejme se edhe sindikatat jane vegla te qeverise dhe nuk mbrojne interest tona por te qeverise prandaj nenpunesit e shkrete nuk kane se cfare te bejne.Ky eshte nje pushtet i kalbur qe duhet hedhur ne plehera, i duhet treguar vendi kesaj diktature te ndyre qe po perpiqet te vendose Sali Berisha. I gjithe populli duhet te ngrihet ne kembe dhe ta shembe kete system te kalbur por shume te rrezikshem per fatet e vendit tone. Kaluam me lezet prape ne diktature pa e kuptuar vetem se na heqin nga goja buken e femijeve. Me thoni o njerez a ka gje me te ulet se kaq? U ngjallen prape propogandistet e Partise se Punes per te mbrojtur pushtetin e Sali Berishes. A e shihni se cfare po ndodh o njerez apo jo, u kthye prape monizmi i Sali Berishes me lezet dhe ne emer te kushtetutes. Pse i ben Sali Berisha keto? Per te mbrojtur pasurine e vjedhur qe kane vene femijet e tij si Assadi i Sirise dhe Kadafi i Libise se nuk ju dogj barku per popullin e thjeshte jo. Te gjithe ne kembe per ta shkaterruar diktaturen e re qe i kercenon njerezit me buken e gojes.Shkoni te gjithe te votoni kunder kesaj partie te ndyre qe vetem parti Demokratike nuk mund te quhet por me plote gojen e quani “PARTIA FASHISTE E SALI BERISHES”

  2. fidel says:

    Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

    Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

  3. agim says:

    kur kemi ne krye sali berishen nuk abuzohet vetem me administraten por edhe me financat , mjedisin , shndetsine etj etj

  4. dea says:

    hantazhet e administrates jane grahma e fundit e ketij pushteti ne ikje qe kerkon te mbaje postim me hire a me pahire…Rilindje per ti dhene lirin e merituar punonjesve te administrates.

  5. kledi says:

    jemi mesuar me keto pushime nga puna ashtu siq u pusha gruaja e alfred peze ashtu si jane pushar shume mesues kjo administrate eshte e njepartiake

  6. REI says:

    Eshte e turpshme per kete pushtet qe i mer njerezit me liste, per te ndjekur mitingjet e Berishes, turp i zotit..

  7. flora says:

    sali berisha po ben vetem presione gjthandej, po heq kedo nga puna qe eshte mbeshtetses i thjesht i partise socialiste menyra te shumttura per nje vend demokratik qe pretendojme se jemi me nje dikator ne krye

  8. liri a vdekje says:

    ky sali serbi e ka bere te padurushme jetesen ne vend edhe enveri sbente kshu ,po me zor do fitosh mor qelbesire kaq idjot je qe nuk ha pyka

  9. gena says:

    sali berisha jepi funf ketyre presioneve dhe kercenimeve ndaj administares , ata jane punonjes dhe kan ebere nje shkolle e jane te afte te punojne nuk u duhet tsesri i prtise, te te vi zor qe nga humbja qe te pret bene keto pallavra

  10. kosta says:

    i ka kthyer shkollat dhe mesuesit ne karrem per te marre vota, leri sali njezit ata e dine vete ke te votojn , kane te drejt te japin vullnetin e tyre te lire po u ndikuar nga askkush

  11. danja says:

    Berisha po i trajton punonjesit e administrates si skllever, te gjtihe rresht per nje ne mitingjet e Berishes, ose pushim nga puna…Kjo eshte demokracia e ketij komunisti ne pushtet.

  12. gimi says:

    ftoj gjithe punojsit e administrates te mos shkojne ne keto mitingje vet edi rama ka then mos shkoni po ju poshi nga puna ju fus une ne pune kur te vi ne psuhtet

  13. nini says:

    nuk eshte halli se te heq nga puna se je i LSI apo PS. me keq akoma. te heq sepse nuk shkon ne mitingje e mbledhje partish. mund te jesh edhe i PD-se. te dhjefsha diktaturen e enverit.

  14. klaus says:

    Mesuesit kane 1 muaj qe ndjenje presionin e fushates, mesimi eshte kaluar ne plan te dyte, ne plan te pare ka dale partia dhe detyrimi per te kontribuar me cdo kusht per partin ne pushtet.

  15. esi says:

    gjithmon tmerri dhe frika e saliut ka qene zgjedhjet e lira dhe te ndershme , ai eshte mesuar me gjera te tilla dhe gjithom do te vjedh por pushtetin me dhune nuk e merr dot ta harrosh, sali rilindja po afron

  16. arbenita says:

    Eshte turp [et kete pushtet menyra se si ai i trajton punonjesit e administrates, te gjithe ndjejn presionin e kafshates se bukes, e qendrojn cdo dite me ankth per vendin e punes…Rilindje

  17. Ranja says:

    Une votoj partine Socialiste, per ti kthyer vlerat shkolles dhe dinjitetin e neperkembur figures se mesuesit….Rilindje per arsimin shqiptar

  18. rea says:

    cdo dite e me shume saliu tregon diktatorin e verete qe eshte dhe sigurisht qe njerzit po e shohin dhe vete kete gje. me 23 qershor do ta ndalim kete me vote per ti treguar qe ne nuk jemi si ai

  19. Bruxhes says:

    Me 23 Qershore une votoj partin socialiste per ti kthyer dinjitetin e neperkembur cdo punonjesi te administrates publike….Fitore Skuadres se Rilindjes

  20. klaus says:

    Me 23 Qershor cdo shqiptatar i zakonshem voton partin siocialiste, per ti liruar punonjesit e administrates nga trysnia politike dhe shantazhet e ulta me kafshaten e bukes…Pushtet mizerje……Do ta rilindim kete vend me 23 Qershore me vote masive.

  21. Eri says:

    te shkret njerez ci gjeti keq nga te dyja anet,te shkojne etiketohen si demokrat te flakt te mos shkojne ju ngelen femijet pa bukk,ku te mbyten.

  22. Erjon says:

    Dhe Saliu kerkon Europen me kete lloj sjellje te felliur elektorale?
    Punonjesit e administrates nuk jane bageti, te cilat saliu dhe makutet e vete mund ti torolise nga e ku te doje.
    Mesuesit qe ushtrojne presione te medha mbi gjimnazistet nuk jane te perjetshem e as te pltfuqishem.Duhet te jene sherbetore te dijes, jo abuzues. Turp!

  23. chufo says:

    Strategji pothuejse identike eshte perdorur edhe per maturantet te cilet jane votues per here te pare,me te dhenat qe disponon shkolla,jane pergatitur teserat e PD te cilat u jane servirur nxenesve ne kembim te notave te mira ne Maturen shteterore

  24. korina says:

    Me 23 Qershor une votoj Skuadren e Rilindjes per me shume zhvillim e progres te vendit, per me shume lehtesira per biznesin permes aplikimit te takses progresive…Rilindje

  25. Rilindje says:

    Perdorimi i administrates ne kete menyre eshte nje prej formave me te shemtuara ta perdorimit te pushtetit nga Sali Berisha. Por ne 23 qershor do te marre fund ky makth per administraten publike. RILINDJE!

  26. hasani says:

    Per zotin me duket fiks si muhabetet e ministrise ku punoj une. Eshte fiks keshtu pa i levizur asnje presje.

  27. abc says:

    E moj gladila sa perralle te bukur ke shkruar vete e ke bere apo ta beri Kocoja ish pronari yt te Shekulli?

    1. glad says:

      Bukur abc ?
      Megjithate, une mendoj se ti ke halle me te medhaja se kaq, sa per tu marre me “perrallat” e mia.
      Per te te dhene edhe pergjigje… Mua te shkruaj s’me ka mesuar Koco, per te cilin nuk eshte se kam ndonje mendim apo vleresim te vecante. Sa per shkrimin, eshte nje e vertete qe ka me shume se dy jave qe zjen kudo neper media te shkruara e panele televizive. Une nuk i kam shtuar asnje presje te vertetes, perkundrazi, kam lene ca pa thene, per hir te atyre qe ma besuan.
      Te uroj gjithe te mirat

  28. Horri i Bulevardit says:

    Shqiperia ka mbi 70-vjet qe mbahet nga krimi shteteror, kur ta shembim kete qeveri qe ska asnje ndryshim nga qeveria komuniste dhe zogiste, atehere do te kemi prosperitet, atehere cdo njeri do te jete i lire ne jeten e tij.
    Dalja ne miting me opoziten eshte si fjalia e shkaterrimit te vehtes dhe familjes, Ca buke esht kjo, kjo nuk hahet esht si tulle edhe plumbi se shpon dhe skalonte mbremja dhe para deres ndalonte gazi 69.

  29. Atdhetari.usa says:

    Bobo cna shohin e na degjojn veshet. Listat, presjonet per tu larguar nga puna, shtabet, mbledhjet na kujtojn kohen e diktatures te Enverit, por SALI BERISHA E KA KRIMINALIZUAR ME KEQ ATE VEND. Kemi pare se si drejtorit arsimore, drejtorit e shkollave, mesues e pedagog i marin nxensit e studentet ne rjesht, Keshtu veprojne institucjonet shteterore, po svajten i pushojn nga puna, nese nonje shkon ne mitingun e opozites, pushohet nga puna. Praktika fashiste diktatorjale te Sali Berishes. Turp i madh qeroheni kete neo diktator me 23 Qershor.

  30. nik says:

    bashkia besoj se nuk ka administrate publike,e ka administrate private te kryetarit.

  31. dritani says:

    Keta kujtojne se njerezit jane prej druri.
    Kur t’i hype gjaku ne koke ndonjerit dhe te vrasi drejtorin atehere kemi per te pare nje efekt domino fantastik.

  32. ILIR says:

    MBAHUNI FORT SHQIPTARE SEPSE KJO ESHTE KOHA E PALACOVE

  33. bashkim says:

    Po ku ka punu ARMANDO ne administrat ka mbait valicet ke porti

  34. enofieraku says:

    lek per cigare nuk kam legenat , dhe si kurva neper mitingje, yyyy rrac muti, ndaj ju ka len zoti si qyqer ju bythgrisur muti, rrac e pandreqshme.

  35. genta says:

    ua kush po flet, po bashkia e Rames ne rresht te pare ne protesten e 21 e janarit, apo e harruat se bete kualicion me 7 % , shkakun e protestes

  36. Ermali says:

    KTO JANE BUDALLIQET QE NXJER LORENC VANGJELI TE GAZETA VET.KUSH PUNON TE TATIMET JANE TE GJITHE NJEREZ POLITIK TE PD DHE SHKOJNE VULLNETAR PER TE MIREN E VET NE SHTABE

  37. egla says:

    ore ku jane keta qe i marrin neper mitingje se edhe une ne administrate punoj dhe nuk me ka ardhur asnje gje e tille. as kolege te mi jo. atehere ku jane keta njerez??? mos ndoshta jane ne mendjen e Rames, dhe ne fantazite e tij te tepruara se nuk ka mundesi. mos u merrni me keto gjera se eshte turp. beni fushaten ashtu sic duhet dhe te fitoj ai qe eshte me i miri dhe mjaft me keto gjera se lat nam.

  38. FLORI says:

    akoma vazhdojne keta me keto shpifje mo??? por mjaft mor njerez nuk u lodhet duke u marre me keto budalliqe?? nqs keni konstatuar gjera te tilla nxirrini me emra dhe me mbiemra dhe mos flisni pa prova se asnje nuk ju beson. boll se edhe vet Rama u lodh me kete gje dhe i la keto shpifje, tani vazhdoni ju… te pakten te jeni koherent me njeri tjetrin se keshtu nuk keni per te bere piken e hajrit. shpifjet nuk te cojne asgjekundi pervec ne deshtim total dhe ne nje humbje te merituar.

  39. Bato says:

    Dhe ato qe jane ne administrate asnje nuk ka per ta votuar PD e saliut populli jo e jo ,e kuptoi populli tani qe u shkatarrua shqiperia fare me saliun por ce do eshte vone,do na duhen nja 5 vjet tani te marrim veten si shtet dhe te funksionoje ashtu sic duhet,keshtu mendoj une,nese x parti do vije dhe do te triumfoje e drejta ne drejtesi gjykata polici besoj se do behet shqiperia dhe shqipetaret pak me shpejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje