Pas miratimit të tre ligjeve, tashmë zgjedhjet janë në krye të kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për vazhdimin e hapave të tjerë integrues.
Kryetari i grupit social-demokrat në Parlamentin Europian, Hanes Swoboda, ndërsa deklaron rëndësinë e zgjedhjeve si kusht për integrimin, thotë se nuk është një sinjal i mirë që KQZ është e paplotësuar.
Ai bën apel që edhe anëtarët që janë aktualisht në veprim të mos sillen si partiakë, por të garantojnë menaxhim të drejtë të procesit zgjedhor.
Zoti Swoboda, Parlamenti shqiptar votoi 2 ligjet e mbetura dhe rregulloren. Tani, a mund të marrë vendi statusin kandidat pa mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme?
Ky ishte një nga kushtet që u përmbush tashmë. Por, mendoj se kushti parësor është sigurisht që ne duam të kemi më në fund zgjedhje të lira, të ndershme e korrekte në Shqipëri. Ky është parakusht, sepse ne kemi vëzhguar prej disa vitesh zgjedhjet e Shqipërisë e në të kaluarën gjithnjë ka pasur probleme, ndaj le të shpresojmë se këtë radhë nuk do të ketë. Ky do të ishte një hap i madh përpara drejt nisjes së negociatave për anëtarësim, ose të paktën për të marrë statusin kandidat.
A mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme me problemin aktual në përbërjen e KQZ-së?
Është e vështirë sigurisht që të bësh zgjedhje të lira e të ndershme kur ju nuk keni një mirëfunksionim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe fakti se njëri prej anëtarëve u nxor pak a shumë jashtë për shkak se ndryshoi përbërja e qeverisë nuk është sinjal i mirë për sjelljen demokratike. Gjithsesi, unë shpresoj se edhe ky Komision Qendror Zgjedhor i njëanshëm do të shohë me korrektësi e do të garantojë se do të bëhet gjithçka për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Le të shpresojmë se ata janë në lartësinë e standardeve, jo të partive politike, por të barazisë.
Pse është thelbësore për Shqipërinë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme?
Ne duam të shohim progres brenda Shqipërisë dhe për Shqipërinë në Bashkimin Europian, prandaj këto zgjedhje janë të rëndësishme. Për këtë arsye, kushdo që është në KQZ duhet të veprojë me ndershmëri e jo si anëtar partie. Kjo është detyra e tyre. Në të kundërt do të kemi një ngërç në Shqipëri, do të kemi kthim pas në praktikat e vjetra. Kjo gjë mund të duket e këndshme në një lojë, por është realiteti dhe nuk duhet të kthehemi pas në praktikat e vjetra.
Bisedoi: Arta Tozaj, TCH
NORMAL QE NUK MJAFTOJNE PO SU ZHDUK ENE SAL SERBI NGA POLITIKA
zgjedhjet jane kusht kryesor dhe berisha te mos guxoje te beje perpjekjen me te vogel per ti vjedhur.opozita eshte me e bashkuar se kurre per te mbrojtur cdo vote.ne 23 qershor populli voton vetem nr 29.Rilindje
Duhet larguar sa me pare kjo diktature qe ka 22 vite qe nuk po arrijme ta largojme, sot me shume se kurre duhet te jemi te bashkuar qe ta largojme.
Une me 23 qershor votoj Partine Socialiste, votoj numrin 29, votoj per Edi Ramen Kryeminister sepse eshte e vetmja shprese per mua dhe per familjen time!
kjo eshte e verteta zgjedhjet jane shuuuume te rendesishme,sot e tha edhe withers per zerin e amerikes “23 qershori eshte beteje midis diktatures dhe demokracise”
ne na duhet perseri pas 23 vitesh nga renia komunizmit te rrezojme perseri pjellen e enverit,Sali Berishen
PERPARIM ESHTE TE FITOJ GABELO-RUMUNI RAMA DHE 4 PARTITE KOMUNISTE DHE ZGJEDHJET DO ISHIN TE LIRA DHE TE RREGULLTA -CILA PARTI O MERO SE TANI PARTIA E SERBIS ME TADIQ E GREQIS ME PAPANDREUS E RAMES DHE PARTITE E AFRIKES-SE PARTITE TJERA PERENDIMORE JANE LARGUAR .
Me Sali Berishen vendi po shkon drejt humneres dhe nese e merr prape pushtetin nde do te kthehemi edhe 40 vite te tjera mbrapa dhe nuk do te ecim perpara per kte populli Shqiptar te votoje kunder ketij njeriut qe e shkaterroi vendin per interesat e tij personale.
Po ja more Berisha e more pergjigjen se na cmende me tre ligjet, u the shqiptareve u kry…e shikon qe nuk eshte kryer akoma, dhe e ke serisht i ne dore qe te besh zgjedhje te lira e te ndershme e pastaj tu thuash shqiptareve se u kry.
Zgjedhjet jane shpetimi nga diktatura!
Ne Europe do shkojme kur te gjithe te deklarojne te ardhurat!
Te paguajne taksat!
Te punojne token (qe eshte dhe pasuri kombetare)
Te kene kontrata pune si ne shtet edhe privat!
Te kalojne rrugen ke vijat e bardha!
Me automjet ti japin precedence atyre qe u takon me rregullore!
Te respektojne fene, rracen dhe seksin me te dobet!
Te denoncojne pa frike nje shkelje ligji qe ndohd para syve te tyre!
Te mos ndertpjne pa leje dhe te mbrojne ambjentet e perbashketa!
Ka edhe te tjera….por fillojeni me keto, e pastaj shofim…….