TemA TV/ Topi me fëmijët jetimë dhe romë: Milionat e fushatës të përdoreshin për ju (VIDEO)

1 Qershor 2013, 19:21Sociale TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi festoi 1 qershorin me fëmijët e ushtarakëve dhe policëve të vrarë.

Pas fjalës së kryetares së kësaj shoqate, Mamica Kastrioti, e cila falenderoi ish-presidentin Topi për përkrahjen që i ka dhënë gjithmonë këtyre fëmijëve në nevojë, foli kryetari i FRD. “Dita e sotme përkon edhe me një periudhë të ethshme elektorale, megjithatë unë nuk dua që të shfrytëzoj këtë moment për të bërë fushatë dhe i bej thirrje të gjithë politikanëve që ta bëjnë një gjë të tillë”, tha kryetari i FRD.

“Ju sot duhet të jeni krenarë për baballarët tuaj. Ata kanë qenë njerëz me morali dhe integritet të lartë dhe janë ndarë nga jeta në një periudhë të vështirë tranzicioni. Gjithashtu duhet të jenë krenarë për nënat tuaja, që me vështirësi të mëdha po kujdesen për rritjen dhe shkollimin tuaj”, theksoi Topi.

“Si politikan dhe si kryetar i një force politike, unë dua të them se shteti dhe qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në drejtimin e kësaj shtrese, pasi ajo e meriton një gjë të tillë.  Ne nuk duhet të bëjmë homazhe për prindërit e këtyre fëmijëve në përvjetore, por duhet që të parandalojmë ngjarje të tilla dhe me anë të pushtetit të bëjmë shtet. Sot kemi parë se si kryetarët e partive kanë pranë tyre, njerëz të lidhur me krimin, të cilët futen në administratë e më tej. Politika duhet të sigurojë qytetarët dhe të ndërtojë një shtet sa më funksional. FRD do të miratojë një ligj të veçantë për këtë shtresë, duke akorduar bursa studimi dhe mbështetje, që këta fëmijë prindërit e të cilëve kanë sakrifikuar shumë, të mos ndihen të diferencuar, por të integrohen të barabartë në shoqëri. Edhe njëherë gëzuar 1 qershorin”, përfundoi Topi.

Ndërkohë kreu i FRD ka festuar edhe me fëmijët e komunitetit rom.

“Ato lekë që shpenzohen për fushatat zgjedhore duhet të shkojnë për të sjellë gëzimin dhe buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve, të financohen projekte që ndihmojnë  në integrimin e fëmijëve  të shtresave të marxhinalizuara, të investohet për këta fëmijë e të mos shpenzohen fonde në kurriz të tyre, se janë të varfër”, u shpreh Topi për të pranishmit në festën e organizuar në njësinë 4./ep

8 komente në “TemA TV/ Topi me fëmijët jetimë dhe romë: Milionat e fushatës të përdoreshin për ju (VIDEO)”

  1. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    ZOTI TOPI KUR ISHIT JU PRESIDENT KU ISHIN KETA FEMIJE ? E NDRITE DHE TI ZOTI TOPI ME KETE IDE….

  2. Babi ti e di qe jam edhe une.Pse me harrove?Mire qe me braktise kur ishe president,se do te duhesh te jepje doreheqjen,po tani pse nuk me pranon apo ke frike nga toto se te divorcon dhe ti merr gjysmat e pronave.Mos u shqeteso se sa te rritem edhe pak do te kerkoj te na bejne DNA qe te dyve.

  3. leon says:

    cfar kishte ne dore Bamiri kur ishte president..vetem topet e veta///saliu si jepte para as pe rshikun as per trapin…po te pakten e tregoi veten…sa ka sliu kalamaj e i biri..Ne 97 ne vritedhim cuni sales flete me Goen e mikut ne Suedi ene pillte kalamaj…

  4. interpoli says:

    O Topi, a do ti marresh 3 vota, aq sa eshte zakonisht numri i komenteve qe merr tek Tema ?!

  5. Mark Gjonaj says:

    Shume mire, mbi te gjitha duhet te jeshe njeri,votat Bamir Topit, nuk eshte i perfshire ne allishverishe, duket njeriu ne komunikim, sjellje. me duket se fjala demokraci, po merr te drejten e qytetarise, jo per mire, por e mveshur me te zezat qe duken sheshit, saqe kur te thote njeri se ky eshte demokrat, ose i PD-se me mire me thene, menjehere te vine emocione, drtherime e kujtese per te keqiat qe kane bere. Ne te vertete ky me drejtuesit e FRD-se jane demokrat, se elektoratin nuk jam ne gjendje ta vlersoj se nuk njohe asnje! Ai ka punuar ne kushte te veshtira edhe kur ishte president! Pikerisht me sjelljen e tij nuk e demaskoi Berishen si kryetare shteti, ndonse kryeministri e kryetarja e Kuvendit nuk lane gje pa shpifur, derisa dhe nenvizuan fleten e votimit, kategorikisht shkelje e rende e privacise, lirise dhe barazimit ne votim!

  6. nik says:

    topi.jepi ti ato milionat qe more per emrimin e gjykatesve dhe prokuroreve,si dhe ato qe more nga edi per ta perkrahur.mos harro edhe ato te pronave qe i more vellezerve dhe familjeve te tjera.

  7. mirel says:

    Tu keput mesi mor Top.
    I doni shume femijet, si femijet tuaj. Keni dhene prova te bollshme per dashurine e madhe dhe te sinqerte, mjaft na u kepute ne b..tani me keto skena mallengjyese

  8. geno says:

    Njerez pa moral dhe dinjitet jeni ju qe lypsat thjesht i pergojoni dhe nuk i ndihmoni…z.Topi ia di bemat une…ai i ka mbeshtetur perkrahur dhe i ka ndihmuar…por nga ta dini ju o mjerane syte tuaj jane sklebuar nga Berisha dhe nga Rama… merriani te keqen topit…njerez injorante…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje