Shqipëria, e mbyllur për dekada të tëra, dhe e hapur vetëm 20 vitet e fundit, po tenton që ta promovojë veten si një destinacion turistik. Por nuk është një vend i njohur dhe as një destinacion për turistët, edhe pse numri i vizitorëve po rritet
Nga Gaby Ochsenbein, swissinfo.ch
“Shqipëria nuk është akoma në radar, por me bregdetin e mrekullueshëm, historinë e saj, rrënojat e vjetra, malet dhe natyrën e virgjër, ka një potencial të madh,” thotë Alexander Wittwer, ambasador i Zvicrës në Shqipëri që prej janarit të vitit 2013.
Shqipëria mund të ketë potencial, por ka edhe një reputacion të keq: shpesh për të bëhet lidhja me korrupsionin, krimin dhe gjakmarrjen. Nuk është çudi që për momentin nuk përfshihet mes destinacioneve turistike të agjencive zvicerane Kuoni dhe Hotelplan.
Kur pyesim pse, thonë se ka pak kërkesa. Megjithatë numri i zviceranëve që vizitojnë Shqipërinë është rritur nga 6 mijë në vitin 2005 në 40 mijë vitin e shkuar.
Rritjen më të madhe të vizitorëve e kanë vendet fqinje si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Por turistët nga Greqia, Italia, Gjermania, Polonia dhe vendet e tjera, vijnë zakonisht në grupe. Me raste ndonjë kroçierë ndalon në rivierën shqiptare. Udhëtarët individualë janë shumë të pakët, edhe pse kompania e guidave, Lonely Planet, e ka cilësuar Shqipërinë si destinacionin kryesor për vitin 2011.
Gropa të rrezikshme dhe njerëz të këndshëm
Kushdo që do të eksplorojë vendin përmes transportit publik, duhet të ketë shumë durim, por mëson shumë për njerëzit që jetojnë aty. Ka shumë pak linja hekurudhore dhe trenat janë shumë të avashtë. Ka një rrjet të gjerë autobusësh dhe furgonësh, por nuk ka një orar të lëvizjes së tyre. Edhe shoferët duhet të përballen me rrugë me gropa, veçanërisht në fshat. Madje edhe trotuaret janë të mbushura me rreziqe, kanale të hapura dhe ndërtime që vazhdojnë.
Por probleme të tilla harrohen menjëherë sapo përballesh me njerëzit e këndshëm, të gatshëm për ndihmë dhe kuriozë, që janë shumë të gëzuar kur flasin me të huaj. Mund të takosh bujq, peshkatarë dhe të moshuar. Ushqimi është i mirë dhe i lirë, hotelet janë të pastra dhe të lira, ndërsa lumenjtë dhe malet janë magjike.
Mercedes-a dhe beton
Diçka që i bie në sy çdo vizitori në Shqipëri është numri i madh i makinave Mercedes, që janë të pranishme në çdo fshat e qytet. Është e pamundur që të mos mendosh se kush e përballon mbajtjen e një makine të tillë të shtrenjtë në një nga vendet më të varfra në Europë, dhe sa prej tyre janë të vjedhura.
Diçka tjetër që nuk mund të mos bjerë në sy është edhe numri i bunkerëve prej betoni, që gjenden kudo. Regjimi i dikurshëm i pati ngritur për të mbrojtur vendin nga ndonjë pushtim i huaj. Këto relikte të kohës së Luftës së Ftohtë gjenden në plazhe, male ose mes shtëpive. Sërish ka qindra- mijëra.
Ka shumë beton sot në Shqipëri. Duket sikur është një vend gjigand në ndërtim. Rrugët po ndërtohen kudo, ndërkohë që shtëpitë shfaqen ngado. Jo të gjitha megjithatë përfundojnë për shkak se ose mbarojnë paratë, ose qeveria ndalon punimet e paligjshme. Si rezultat, panorama është shformuar nga shpërthimi i ndërtimeve të shëmtuara të panumërta.
Natyra po ashtu është e mbushur me plehra të hedhur në pikat turistike. Qese plastike dhe plehra të çdo lloji gjenden në lumenj, në fusha, në oborret e pasme të shtëpive. Dhe nëse era është në drejtimin e kundërta, era e keqe nga djegia e plehrave i detyron turistët që të mbyllin dritaret e hotelit.
Një biznes në ndërtim
Agjencia e turizmit është akoma në proces ndërtimi, pranon një zëdhënës i qeverisë, Enton Derraj. Për dy vite ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Turizmit.
“Problemi më i madh që kemi është menaxhimi i mbetjeve. Të gjithë të huajt e përmendin këtë. Po punojmë për sistemin e depozitimit të mbetjeve dhe çdo vit bëjmë fushatë kundër hedhjes së plehrave. Në thelb nuk ka lidhje me sistemin ose infrastrukturën, por me mentalitetin. Do duhet kohë që njerëzit të ndërgjegjësohen për këtë,”.
Për të promovuar veten si një destinacion turistik, gjatë viteve të shkuara vendi ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike, duke ndërtuar rrugë, ujësjellësa dhe qendra shëndetësore. Në disa raste ka marrë ndihmë nga jashtë.
Dy vjet më parë është miratuar një ligj për planifikimin hapësinor, në mënyrë që të ndalohen ndërtimet e paligjshme në zonat bregdetare. Projektet e mëdha si resortet turistike duhet të marrin miratimin e një këshilli kombëtar.
“Ne duam që të shmangim ndërtimin e të gjithë bregdetit, siç ka ndodhur në Mal të Zi,” thotë Derraj.
Jo turizëm në masë
Derraj thotë se Shqipëria nuk interesohet për turizmin masiv.
“Është e vërtetë që ne duam të zhvillojmë turizmin bregdetar, por jo si në Spanjë dhe në Greqi, por duke pasur në konsideratë ambientin”, thotë ai.
Strategjia e re synon që të promovojë turizmin malor, agroturizmin dhe turet kulturore.
Për të huajt ka qenë e mundur që të udhëtojnë në Shqipëri vetëm 20 vitet e fundit. Megjithatë nuk ka të dhëna për turizmin, përveç hyrje- daljeve. Në këtë mënyrë nuk dihet nëse këta vizitorë janë turistë apo biznesmenë.
Nuk ka statistika as për netët e kaluara në hotel.
“Për shkak të taksave, hotelet nuk duan të bashkëpunojnë për mbledhjen e të dhënave,” thotë Derraj. “Meqë ato duhet të investojnë akoma, ne nuk po u bëjmë presion. Jemi relativisht tolerantë”./ep
Turistët e huaj në Shqipëri
Vendi/2005/2012
Zvicra: 6150/42,546
Kosova: 336,322/1,708,743
Maqedonia: 141,160/399,281
Greqia: 47,776/225,175
Mali i Zi: 105,636/186,536
Italia: 62,520/147,018
Britania: 33,163/78,593
Gjermania: 23,391/70,060
SHBA: 30,108/58,621
Franca: 9984/30,128
Austria: 6230/22,562
Z deraj ne gjithe boten jane bere ndertime prane detit ,po sa te jete dhendri I saliut nuk lejohen se I do per vete ai
Turizmi per ne eshte pertoke.
Jemi vendi qe kemi mundesite per te gjitha tipet e turizmit, ne te gjitha stinet, dhe te ardhurat nga turizmi jane pertoke.
Investimet e qeverise jane fokusuar vetem ne ndertimin e rrugeve, dhe jo rrugeve per ne pikat turistike, por rruget qe kalon vete dhe i intereson per te zhvatur nga tenderat, rruge qe behen serish per tu ribere brenda 6 muajsh.
Ne kemi riviere te mrekullueshme, per tu pasur zili. Nderkohe qe behen ndertime pafund pa kriter buze detit, nuk investohet aspak per impiantet e ujerave te zeza. Sot ne 2013, kjo qeveri ende premton pas 8 viteve per investime per impiantet e ujerave te zeza.
PER CILIN TURIST E KAN FJALEN? TURIST JANE DHE LINJAT E AVJONEVE QE KALOJNE TRANZIT NGA SHQIPERIA ME NDALESE 1ORESHE. DHE KETO TURIST KU DO TA BOJNE PLAZHIN TE PRONA JOTE TI QE KE MARR GJITHE BREGDETIN?
Nuk eshte bere dhe nuk do behen ndertime ne plazhet e Shqiperise,derisa ne bashkite bregedetare do qeverisin socialistet.Ata skan kulure qeverisese e sidomos turizmi ku palzhet tona ngjajne me ato te Somalise afrikane.Per fat te keq kryebashkiaket e Durresit,Vlores,Sarandes etj.nuk lodhen per turizmin shqiptare,ata kujdesen qe turistet e huaj te shkojne ne plazhet e Greqise,Turqis,Italis,Ulqinit,Budves,Kroacise etj.Vota e qytetarit naiv dhe mjeran ka vendosur keshtu.Ne veri eshte shume me mire.Shengjini dhe Velipoja ngjajne ne plazhe moderne dhe kushte shume te pershtashme turizmi.Vetem vota e qytetareve te ketyre zonave do zhvilloi dhe permiresoi kushtet turistike te qyteteve bregdetare shqiptare.
si duket ky ambasadori zviceran qenka i sapoardhur, ende nuk ka pare tmerr me sy..!!
Deti yne ju fal femijeve te saliut e klienteve te tij. kjo eshte maskarada qe ai ka bere. Eshte momenti qe njeriute reflektoje e te thote me vote BOLL ME SALI
Eshte e vertett sa kot me saliun po edhe edi mrapa I vjen
Ne jemi vertet vend i cuditshem, kemi makina luksoze qe vendet e rajonit i kane zili, por kemi ende gropa dhe rruge te pashtruara…Kontrast i madh
Ne kemi nje bregdet shume te bukur, por edhe te papaster kryesisht, me ujra te zeza qe ende vazhdojne te derdhen ne det me gjithe premtimet e shumta per ndryshim, asgje nuk eshte bere.
Per ta Rilindur turizmin, per ti dhene vlere jetes ne bregdet une votoj partine scialiste.
Ok, une nuk jam me asnje parti politike sepse te dujave ua kemi pare hajrin. Kam qene i vogel ne qytetin e tepelenes kur ky gramoz Ruci ishte sekretar Partie dhe tani tund flamurin perseri. Te kote e ka populli shqipetar.Nhe zgjidhje eshte : Largohuni nga shqiperia nje here e pergjithmone Nje jete keni. Jetoni pjesen e jetes ne nje shtepi te ndertuar(EUROPE)se sa te prisni nga SAla dhe RAMA.Do u vijne mente por dojete vone.
Per me shume investime per turizmin, per me shume vemendje per kete sektor te rendesishem te zhvillimit ekonomik ne shiperi me 23 Qershor une votoj Skuadren e Rilindjes
ku jane more ata njerez t’kendshem…syte e secilit jane kercenues, debues, gllaberues, neverites
UNE JAM E BINDUR QE PAS 23 QERSHORIT ME ARDHEJEN E TE MAJTES NE PUSHTET NE DO TA RILINDIM TURIZMIN SHQIPTARE, DO TE INVESTOJM ME SHUME PER BREGDETIN.
Turizmi jon eshte me keq sa ska , detyrohemi te shkojm ne vende e huaja qe te shikojm pak breg det te paster, se mesa po shofim saliu ka ble gati gjith breg detin dhe do ta bej per deshiren e tij
E dua fshatin
Por pa katunare
Nje vilixh te ndreq
E dua shqiperine
Por pa shqipetare
Pa Sali e dreq
E dua Tiranen
Por pa tiransit
Bythpambuk te pabese
E dua malesine
Por pa maloket
pa mend ne krese
Turizmi ne keto vite ka pesuar renie,mjafton te shkosh ne vere ne Vlore apo Durres dhe shikon Qytetare qe tundin tufa me celesa ne rruge per te terhequr klientet e munguar ,pavaresisht se INSTST-I thote te kundert.
kjo qeveri nuk ka bere aq sa duhet dhe aq sa ka premtuar per turizmin. e ka perdorur si nje karte elektorale por ne te verte nuk eshte kujdesur aq sa duhet per imazhin e shqiperise, kur vrau disa veta qe protestonin me te drejt ne mes te sheshit
Shihet mire se qeveritaret tone local a national nuk Kane haber me turizmi!turizm elitar?e me cka pa uje,pa pasterti edhe me fjale tek cdo hôtel ku shkojesh se pronari i hôtelit kur nuk respekton kontraten?turizm elitar me bregdet te betonizuar ku bota Ia nje mijehère ma kukur …
Shini andra edhe kenqenu me ata svicerian kosovar ….se edhe pa as alto nuk vine me.
Rilindja dhe plani i saj per Turizmin dhe Bregdetin ne vecanti do din ti japin dum kti problemi. Se me Jamarber e argit, ehe zor se ja dalim. Duhet Rilindje miq, ajo do e sjell ne vete kte vend.
Turizmi eshte mberthyer nga komplekset rezidenciale te ndertuar nga Klientet e qeverise.Ne gjirin e Lalezit edhe deti ne thellesi rreth 50 m eshte rrethuuar nga rrjeta teli ne gjatesi rreth 1.5 km
Te shkosh ne durres ka shume mundesi te rastisesh ne shuuum vend te paster ku mund te notoni pran objekteve te cuditshme qe dalin nga pusteta e hoteleve qe i shkarkojn direkt te plazhi , PO SALA THOTE QE JODI I DIZIFEKTON ? , kemi tere ate vend dhe kemi frik me u la se me shume mundesi eshte si ujrat e zeza dhe uji
turizmi vlersohet nga “netët” e konsumuara në hotele dhe jo nga vulat në pashaporta!!
Problemi fillon te njerezit,te mentaliteti,e pastaj mbaron te qeveria.Dy raste nuk i harroj kurre kur kam qene ne Shqiperi,heren e pare kur mberrita ne Rinas,policja qe kontrollonte pasaportat i la njerezit rreth 15 min ne rradhe gjate kohes qe fliste me shoqen e vet ne cel,ne fund e perseriti 100 here fjalen puc puc,heren e dyte ne rreth rrotullimin e pare kur del nga airporti nje tip i cuditshem per te mos pritur si gjithe te tjeret u fut ne krahe te kundert te rrethit,me nje fjale i shkoj makines tjeter perballe dhe nuk ja hapte rrugen sikur te ishte e drejta e tij,imagjinoni kur nje turist vjen per here te pare ne ate vend dhe shikon gjera te tilla.Ambasadori Zviceran ka te drejte qe shprehet ne ate menyre,ai eshte mesuar ne Zvicer qe liqene kane dhe i kane kthyer ne pika turistike qe i vizitojne njerez nga e gjithe bota.Mjafton te shikosh liqenin e Luganos,apo te Luzernit.Shtet kufitare me Shqiperine kane bere hapa te medha drejt turizmit,shembulli me i mire eshte Mali Zi.Ky shtet i vogel na ka shkuar nja 50 vjet larg per cdo drejtim.
Riviera Shqiptare – http://youtu.be/CC2m3gl25hA