Unioni i Gazetarëve ka protestuar gjatë ditës së sotme para KQZ-së, pas vendimit të kësaj të fundit që detyron mediat të transmetojnë kaseta të montuara nga ana e partive politike. Kreu i Unionit, Aleksandër Çipa e cilësoi si censurë të pastër këtë vendim dhe kërkoi që ai të griset.
“Në emër të solidaritet për një raportim të paanshëm dhe të pavarur dhe të drejtpërdrejtë nga mjedisi dhe terreni zgjedhor Unioni i i Gazetarëve proteston para KQZ, për ta anuluar këtë lloj vendimi. Për krijuar një negociim midis editorëve shqiptarë dhe përfaqësuesve institucionalë të KQZ që kjo praktikë të ndërpritet, se është një sjellje e shëmtuar e marrëdhënies që krijohet mes dy pushteteve, midis pushtetit politik dhe atij mediatik për llogari dhe interes të elektoratit shqiptar. Ne kërkojmë si Union që ky vendim të zhbëhet, të griset për të mos pasur forcë vepruese dhe për më tepër që të mos kthehet në një praktikë të përditshme të operimit midis selive partiake dhe enteve mediatike në Shqipëri”, tha kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.
Por, KQZ, me anë të një deklarate për shtyp, tha se vendimi i marrë nga ky institucion është në zbatim të kodit zgjedhor.
“KQZ me vendimin nr. 503, datë 3.06.2013, ka zbatuar detyrimin qe kodi zgjedhor i ngarkon për të nxjerr udhëzime në lidhje me mënyrën se si subjektet zgjedhore duhet të përgatisin materialet për informacionin e fushatës zgjedhor, të cilat ja vënë në dispozicion operatorëve radiotelevizive private. Partive politike të drejtën të përgatisin materiale për pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe këto materiale t’ia vënë në dispozicion radio-televizioneve private ua jep Kodi Zgjedhor dhe jo KQZ. KQZ me këtë vendim në zbatim të Kodit Zgjedhor vendos vetëm disa udhëzime që garantojnë identifikimin e qartë të subjektit zgjedhor që ka përgatitur materialin për pasqyrimin e fushatës zgjedhore, si dhe garanton paanshmërinë nga ana e operatorëve radiotelevizivë privat në pasqyrimin e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore. Të gjithë jemi koshient se jo të gjitha mediat kanë kapacitete dhe mundësi për të ndjekur çdo aktivitet të çdo partie politike dhe vendimi nr. 503 nuk i përjashton ato media nga mundësia për të transmetuar fushatën zgjedhore të partive politike. Ky vendim i KQZ nuk përjashton as mediat që dëshirojnë dhe kanë kapacitete për të ndjekur çdo aktivitet të të gjitha partive politike”, tha zëdhënësja e KQZ./b.l
Po ne 2011 kolegji zgjedhor e rrezoi nje vendim te KQZ se asaj kohe qe bente fjale pikerisht per kete problem.Vetem keta militantet e PD ne KQZ nuk e njofin”precedentin” dhe vazhdojne e nxjerrin udhezime “te reja”.Nuk e kuptoj mediat e kane ne dore ta bojkotojne kete forme paraqitje te fushates, nuk i detyron njeri ti transmetojne.Sa shume i paska hyre frika Sales nga populli i vet,sa prodhon mitingje ne studio dhe i jep per publikun, ose u lodh dhe tani vendosi te beje fushate nga studiot e montazhit te Lul Bashes. Disfate e sigurt te pret o plak matuf qe vazhdon te terheqes zvarre nje popull te tere ne rrugen e shkaterimit.
Gazetaret duhet te filmojne dhe trasmentojne fushaten zgjedhore,nuk jane ne kundershtim me Kushtetuten !