Bordi i Monitorimit të Medias, më saktësisht tre nga shtatë anëtarët e saj, Adrian Thano, Dardan Malaj dhe Andi Kananaj, e kanë cilësuar si surprizues vendimin e KQZ-së, që detyron televizionet të transmetojnë kasetat e montuara të partive gjatë fushatës. Ata shprehen se KQZ duhet të kishte marrë edhe mendimin e tyre për këtë çështje, duke qenë se me këtë vendim po cenohet e drejta e publikut për t’u informuar dhe vetë profesionalizmi i mediave.
“Nga pikëpamja parimore dhe ligjore (neni 23 i Kushtetutës, E drejta për Informim), qytetarët kanë të drejtën që të informohen në mënyrë profesionale nga mediat dhe punonjësit e mediave për zhvillimet reale të fushatës zgjedhore.
Po nga ana parimore, vet e drejta e gazetarit për të jetuar me punën e ndershme dhe të vlerësueshme nga ana profesionale cenohet. Gazetarët kthehen de fakto në telespektator të një shou të përgatitur, montuar dhe kuruar nga vet partitë politike.
E parë nga ana praktike, partitë politike e kanë minutazhin e tyre të përcaktuar në bazë të Kodit për tu paraqitur më mirë se sa janë realisht, pra përmes spoteve publicitare elektorale. Prandaj legjislatori përmes Kodit, e ka ndarë hapësirën e spoteve dhe reklamave elektorale, me atë të informimit të drejtë e profesional përmes edicioneve informative dhe debateve politike. Një ndarje e cila në gjykimin tonë është bërë pikërisht për të mbrojtur interesat e qytetarëve për tu informuar drejt, profesionalisht e në mënyrë të paanshme.
Në vlerësimin tonë, materialet që subjektet politike mund ti dërgojnë operatorëve radioteleviziv mund të jenë plotësuese në realizimin e pasqyrimit të aktiviteteve por jo detyruese. Kujtojmë gjithashtu se vet televizionet e kanë detyrim ligjor të paraqesin në mënyrë profesionale dhe ligjore fushatën, në mënyrë të balancuar mes subjekteve politike. Mos respektimi i kësaj kohe çon në penalizimet që i përcakton Kodi Zgjedhor”, thuhet në reagimin e tyre.
Drejtues të shoqatave të gazetarëve dhe pedagogë të gazetarisë e kanë cilësuar këtë vendim si një regres të frikshëm të pavarësisë së medias.
Për më tepër që KQZ me këtë vendim ka dalë mbi një vendim të Kolegjit Zgjedhor në vitin 2011, që ndalonte pikërisht transmetimin e kasetave të montuara në fushatë./b.l
Kjo KQZ merr vendim qe jane totalisht ne kundershtim me ligjin dhe qe plotesojne vetem kerkesat e Saliut.
Ne fakt kjo nuk eshte per Saliun, se sa per partite aleate te tij, si PR apo PDIU, se Sala do sdo e mbush sheshin duke marr njerez me detyrim. Ndersa keto te tjerat duan pak “montazh” dhe ne kete menyre mbushin edhe rubrikat e Fiks Fares, ku te njejtet njerez jane ne dy mitingje te ndryshme.
http:// gazetatema.net/web/video-PD-detyron-administraten-per-mitingje/
Vendimi i KQZ-se per te detyruar MEDIET,qe te transmetojne msterialet FALLCO te PARTIVE,eshte nje vendim FASHIST I TIPIT GEBELSIAN!!!
TURPI I MADH PER KETE SHTET MAFIOZ!!!
Mediat Shqiptare praktikisht jane te politizuara dhe te varura teresisht nga PD ose PS.
Organizohet Kongresi i Dyte i Aleances Shqiptare Kuqezi ku buçiste Pallati i Kongreseve dhe pasqyrimi ne mediat shqiptare pro PD-se dhe pro PS-se ishte nul ose i paperfillshem.
Nga ana tjeter ose nuk pasqyrohet fare aktiviteti i aleances kuqezi ose pasqyrohen si lajme ndonje shprehje e parendesishme e Kreshnik Spahiut per te ironizuar liderin dhe aleancen shqiptare.
Eshte koha e rapsodeve me meditje…ne punojme me nje Euro vargun.
Shikoni ç’mrekulli kemi bere ne Berat…..!
KLIKO KETU
Njerezit habiten dhe pyesin ne se ne jemi ne “metro”…po metri yne
matet me leket qe hudh Sala.
Pikerisht ashtu eshte.
Prandaj duhet te votoni per mua Rilindasin e Shquar,
Per mua rilindasin qe isha Minister Kulture i Shtetit,
Per mua rilindasin qe isha Kryetar Bashkie i Kryeqytetit.
GJITHASHTU MOS HARRONI:
Edhe per shokun tim Rilindasin e Shquar me Bllok ILIR META,
Edhe per shoket e mi Rilindasit e Shquar Grek BOLLANO dhe DULE.
Shenim:
Ne rast fitoreje te Koalicionit tone te Rilindjes, ju premtoj nga nje xhiro te gjate qe ketu e ne Berat me autobuzin e bukur te rilindjes qe e kam pikturuar vete.
RROFTE AUTOBUZI I RILINDJES!
Hani polull
Pini popull
Digitalb, AMC, Vodafone, Plus, Eagle, etj etj.
LEXONI LIBRA MER TUAFER!I LATE LEKET IMPULSE DHE MBITE!
Ju mori mmendjen teknologjia dhe ju jane bere bebet e syrit katrote.
Popull me budalla qe shpenzon 10-20% te rroges per Cel. vetem ketu ka.
Majmune ngelet tere jeten!
Bota ka tarifa dhe cmime qe s’karahasohen me tonat. Prandaj ecen perpara.
Bota nuk ka 35 kanale TV
Bota cdo gje e ben me dije, jo nga injoranca
MJAFT TV.
MJAFT SHPELARJES INFORMATIVE TE TRURIT
MJAFT U POSHTRUAT NGA HANALISTET E GAZETARET POLITIKE!
LEXONI…LEXONI…LEXONI…LIBRA
meqe ka vite qe jetoj jasht spo kuptoj keta te KQZ a jane gjygjtar a jane anlfabet qe zdin te zbatojn ligjin se me montazhe ecnim ne kohen e xhaxhit apo sot jeni akoma ne diktatur e duhet montuar qe te rrejme njerzit