Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në një fermë bujqësore në qytetin e Lushnjës. Meta tha se Plani i Punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim fillon me sektorin e bujqësisë.
“Plani ynë për të vënë Shqipërinë në punë natyrisht që fillon nga rimëkëmbja dhe modernizimi i bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese në vend. Fillon nga mbështetja dhe subvencionimi i këtyre aktiviteteve fondamentale, jo vetëm për të rritur mirëqenien e fermerëve tanë por për të rritur prodhimin, për të rritur eksportet e Shqipërisë drejt vendeve të tjera si rruga më e sigurt për një rritje të qëndrueshme dhe për një punësim të qëndrueshëm”, tha Meta.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se LSI është e angazhuar për të subvencionuar disa herë më shumë bujqësinë sesa deri më tani.
“Në mënyrë të veçantë do të theksoja rëndësinë që ne i kushtojmë subvencionimit me 50 për qind të çmimit për farat e zgjedhura me rendiment të lartë, pasi sot kontrolli i këtyre farave, mungesa e certifikimit të tyre është një problem i madh dhe serioz për mijëra e mijëra fermerë anembanë vendit. Subvencionimi njëkohësisht për sa i takon traktorëve, motokultivatorëve, në mënyrë që ne të nxisim modernizimin e bujqësisë, rritjen e rendimentit të prodhimeve bujqësore në vend”, u shpreh meta duke shtuar se “është i domosdoshëm krijimi i “Shoqërive bujqësore” duke i mbështetur ato ferma që operojnë si entitet i vetëm me përjashtimin nga të gjitha taksat për 5 vitet e para të aktivitetit”.
“Një mbështetje të veçantë do të ketë për sa i takon zhvillimit të serave pasi kostoja e prodhimit në sera është rritur jashtëzakonisht shumë dhe kjo i ka vënë në vështirësi të mëdha të gjithë fermerët që janë të angazhuar në këtë aktivitet. Mbështetja e tyre në të gjitha drejtimet, që nga subvencionimi i një pjese të çmimit për karburantet dhe i të gjitha inputeve të tjera, do të jetë një prioritet i ynë për katër vitet e ardhshme”, theksoi Meta./ep
AHHHHHH RE LILO KU JE MO SE KETO VITE QE ISHE NE SHTET CFARE BONE TI MO PER FSHATIN EEEEEEEEEEEEE EDO TI EDO EDO NJE PRAS NGA MBRAPA E DO
O ilir po ti sje i afte te ndertosh nje cope qytetze si skrapari qe te jep votat cdo dite e po nderton fshatrat e lushnjes… po a ishe ti minister ekonomie, e para tej a sishte dritan prifti????
4 vjet nuk bere gje per ke te jep voten sistematikisht, po beke gje per vendet e tjera.. ben ti ben, po e harrove vesin e hajdutllekut.
bera perllogaritjen e taksave sipas programit te Ps tek website i ps, ishte shume bindes per rrogen e mamit tim 450 mije lek por nuk e llogaritete rrogen nen 300 mije lek dhe ate mbi 1 miljone 200 mije te vjetra. cfare domethene kjo apo si gjithemone gjerat behen cope ope sa per sy e faqe dhe vetem per efekt elektoral?!
Ilir Monika Kryemadhi, per sa kohe te jeni keshtu sis jeni, dy fuci te pangopura qe vetem hani ee hani si lopet, kjo shqiperi sdoe ngreje koken kurre. se mbas babezise tuaj fshihet nje grup i tere pabuksash skrapari qe shyqyr qe jeni ju qe po ia hedhin syte se ndryshe fshatare barkthare do ishin.
Saliu duhet te fitoje zgjedhjet, vetem kur mendoj se nje hajdut i kalibrit meta do jete nen apo Kreyeminister i shqiptareve me ben te urrej mentalitetin mocalor qe nuk mund te kapercen dot kompleksin e inferioritetit.
Do te ktheje bujqesine ne njesi te vetme korporatash si Monsanto. Ku bujku vogel s’ka fuqi dhe pavaresi. Ashtu si TEG/QTU etj nxorren jashte loje biznesmenet e vegjel ky do te nxjerre jashte loje fermeret e vegjel…
o ilir nuk eshte partia per ty. ti je i deshtuar sepse e di ti e di. a harrove kur vidhje, se nuk ka kaluar shum koh. ti kudo qe te shkosh stilin e vjeter nuk do e harrosh. se besoj se ke fuqi tjeter pervec hajdutllikut.
NUK E KUPTOJ FARE UNE KETE L.S.QINE. PO KETA PO BEJNE SIKUR JANE PARTI ALTERNATIVE SIKUR DO QEVERISIN VENDIN ME KETO PROGRAME, E PREMTIME NGADO, ORE PO MORET 4 DEPUTET AQ SAC KISHIT INI TE PARET, NA BENI INTERESANTIN PO KAQ SHPEJT E NDERUAT LEKUREN JU .
sa banale dhe pa lidhje me realitetin kjo foto, Lilo shtanga qe eshte bere milioner me parate e vjedhura ketij populli dhe fshatari i vuajtur qe mezi siguron buken e gojes..
imagjino cfare mund te presesh nga nja hajdut me cizme si Lilo koklopa..!!
Pis, hajdut i paftyre!!
po me cfare do e mbushesh arken e shtetit o i mjere, apo kujt po i bie ndermend per arken, vidh edhe ato qe jane se nje here e vodhe.
Sa i shkon lopata dhe kazma ketij barkderrit katundar…
po cjane keto mashtrime qe ben keshtu ne mes te dites o Like, nuk i han njeri keto joooo, si do e mbash shtetin ti pa mbledhur taksa per 5 vite, apo ka lek shteti harrova un. o Like ik e bej ca pushime se nuk je per kete pune ti.
Daj meta ne keto zgjedhje test per menòurine e Shqipetareve.
————————————————————
Po nuk mori asnje vend ne parlament tregon se KEMI SHPRESE.
Po qe se mer i deputet tregon qe 1/140 e shqipetareve ose7/1000 jane idjote e keshtu me radhe.Te votosh per Meten e KA QI N TE KESH HUMBUR SHPRESEN OSE TE KESH LINDUR ME PROBLEME
Votoni ke te doni,kotherja e bukes thate,nuk do na ndahet.
Cilido te Fitoje.