TemA TV/ Rama: Berisha s’ka arritje dhe bën fushatë me NATO-n, si në 2009-n (VIDEO)

4 Qershor 2013, 15:30Sociale TEMA

Kryesocialisti Edi Rama, duke folur nga Maliqi, ka thënë se kjo qeveri nuk ka asnjë arritje për t’u theksuar gjatë këtyre katër viteve. Për këtë arsye, sipas tij, Berisha është duke bërë sërish fushatë me anëtarësimin në NATO, të cilin e ka përdorur edhe në zgjedhjet e 2009-s.

“Para se të vinim këtu një bashkëqytetar i juaji, një fermer më tha “çfarë ka ky ore që ka filluar të ulërijë, se mirë të tjerat po do dëgjojmë edhe ulërimat e tij”. Unë i thash që kur një kryeministër pas 8 vjetësh ulërinë d.m.th që punët flasin shumë keq për të. E vërteta është që punët e kësaj qeverie flasin shumë keq për këto 8 vjet. Këto 8 vjet që Shqipëria hyri në rrugën e një rrënimi të pandalshëm,” tha Rama.

“Pyetje ime është kur hyri Shqipëria në NATO, hyri këto katër vjet apo hyri përpara zgjedhjeve të shkuara? Por, pse mor zoti kryeministër në ikje, që shyqyr që po ikën, sa herë do ketë zgjedhje do i thuash shqiptarëve që i fute në NATO duke thënë dy gënjeshtra në të njëjtën kohë.

E para, se në NATO nuk i fute zotrote, në NATO Shqipërinë e futën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqtë dhe partnerët tanë falë këtij populli. Këtij populli, që prej vitesh e meritonte të ishte pjesë e NATO-s.

E dyta, sepse me NATO-n e ke bërë njëherë një fushatë në 2009. Çfarë ke për të thënë për këto katër vite. Pse nuk u thua shqiptarëve ndjesë, se pse në këto vite vrasjet dhe plagosjet u katërfishuan. Se pse në këto vite grabitjet me dhunë të njerëzve të zakonshëm dhe të pronave të tyre u trefishuan. Se pse në këto vite vjedhjet e shtëpive u dyfishuan. A e kuptoni apo nuk e kuptoni mor zotëri që vini vërdallë nëpër Shqipëri me shpresën se do vazhdoni t’i tërhiqni prej hundësh shqiptarët. A e kuptoni çdo të thotë dyfishim i vjedhjeve të shtëpive?! Do të thotë varfërim, do të thotë papunësim, do të thotë një fukarallëk i pashpresë për shumë e shumë njerëz, që nuk kanë bukë të hanë,” vijoi kryetari i PS.

Edi Rama deklaroi se kjo nuk është një qeveri, por një kompani private.

“Unë nuk e di se çfarë përrallash tregon gjyshi me antiplumb këtu në Korçë, por di një gjë që këtu në Maliq ka një përrallë që sot është bërë tregimi i hidhur i keqqeverisjes, përralla e kënetës që ka filluar të nxjerrë prapë kurrizin mbi tokën e bukës, këneta e famshme që ne kur ishim të vegjël e dëgjonim si një përrallë të kohëve të lashta, sot është kthyer dhe çdo ditë nxjerr kurrizin e saj duke u shtrirë nëpër fushën e begatë të Maliqit. Kjo, sepse Maliqi, Korça, Shqipëria kanë mbetur pa shtet. Nuk janë bujqit nuk janë fermerët, nuk janë familjet e zakonshme që duhet të garantojnë ujitjen, që duhet të garantojnë kullimin, që duan të garantojnë mbarëvajtjen e gjithë prodhimit të vendit, por është qeveria. Cila qeveri?! Kjo që i thotë vetes qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe është një kompani private, që bën biznes me pasuritë kombëtare, me pronat e shqiptarëve si biznesi me atë landfillin e plehrave këtu, për të shkulur fshatarët nga tokat e tyre duke iu dhënë nga 1 milionë lekë të vjetra dhe për t’u thënë tashti s’kemi ç’bëjmë se do të përpunojmë plehra. Këta që e mbytën Shqipërinë në plehra dhe importojnë plehra nga jashtë, do përpunojnë këta plehrat?!”

44 komente në “TemA TV/ Rama: Berisha s’ka arritje dhe bën fushatë me NATO-n, si në 2009-n (VIDEO)”

  1. RILINDJE says:

    POPULLI SHQIPTAR DI TE ZGJEDHE DHE JAM I SIGURTE QE ME 23 QERSHOR DO TE BEJE ZGJEDHJEN E DUHUR DUKE VOTUAR PARTINE SOCIALISTE PER NJE RILINDJE SHQIPTARE.

    1. redi says:

      ja pra pse ketij vendi i duhet nje lider i ri … nje lider qe ka vizon ka ide qe do ta voj para shqiperin edhe ta rilindi ate…

      1. dorjeta says:

        Berisha si gjithmone ben fushate me premtime te perseritura, premtime te pambajtura dhe tani ripermend Nato-n, thua se ishte merite e vetja, jo merite e forcave te armatosura qe e ruajten vendin nga dhuna e 97.

        1. Nuk eshte per tu habitur qe saliu harron qe e ka shitur Naton si arritje edhe ne zgjedhjet e shkuara.
          S’ka faj, mosha ben te veten, ka filluar ta zere skleroza.
          Por i ka ditet e numeruara e s’do merremi ne me te, le ta mbaje ne kurriz familja e vet sklerozen e saliut.

          1. aqifi says:

            Gjyshin me anti-plumb nuk e ze skleroza kollaj! Gjyshi me antiplumb ka treguar se pushtetin e mban edhe me plumb, prandaj te pergatitet Edushka per cdo skenar, mos te beje perc-perc ne 24 qershor, jo me vodhi, jo nuk me vodhi. Kesaj here ta kete te qarte se maloku edhe do te vjedhe, edhe do te vrase per te mbajtur pushtetin. Po te kete bythe per te marre pushtetin, Edushka duhet te behet gati edhe per nje 97-e te dyte…

        2. elona says:

          fakti qe saliu ska alternative ben te mundur qe opozita te jete me prane fitores se kurr sepse shqiptaret sdo mbehstesin genejshtrat e ketij injorantit por nje alternativ te qarte sic eshte opozita

      2. turi says:

        me fal por ka nje gje shume te thjeshte, suksesi mund te matet me kenaqesine ne popull, ju duket ky popull i lumtur? Ju duken keta shqiptar te lumtur si gjerman a anglez? nje kryeminister i paafte si ky i yni e ka mjeruar kete popull! e ka cuar ne degradim ekonomiko social…duhet nje ndryshim i thelle per ta permisuar kete vend!

      3. fredi says:

        nje njeri qe i ka sjellle vetem fatkqesi shqiptarve nuk ka pse te rri akoma ne krey te qeverise …

        1. ARABIN says:

          Po fushate me perrallat e natos dhe fushate duke share ramen, o sa mire kjo do e zhvilloj ekonomine sipas demokrateve! ajo cfare po ben saliu eshte nje fushate percarese ndermjet popullit si ate dite ne kamez kur i tha qe rama i quan cecen! me vjen keq por kjo seshte aspak e vertet dhe u duk ne rritjen qe pati me vota ne 2011 ne kete bashki! Shqiptar duhet te kuptoni qe nuk ka te ardhme me Berishen!

      4. agroni says:

        Te gjithe e dime se ky eshte nje kryeminister i deshtuar dhe ne te gjithe i kemi syte nga ty Rama, qe do e transformosh Shqiperine dhe keto 8 vite, nder me te keqiat e historise se Shqiperise do te jene thjesht nje kujtim i keq.

      5. Nora says:

        Sali Berisha e dergoi vendin drejt rrenimit, duhet te votojme kunder tij me 23 qershor per te miren e te gjitheve sepse po votuan Saliun do te khthehemi shume vite pas!

      6. ada says:

        nuk e kuptoj kush eshte ai person qe mendon se berisha duhet te rri edhe 4 vite ne pushtet…me vjen keq por perse e larguam komunizmin atehere? hajde veme mbreteri po ashtu edhe e mbyllim kete muhabet! Saliu nuk duhet te jete me ne pushtet, ka 22 vjet, ka instaluar familjen e tij ne cdo pjese te pushtetit! Duhet te ndryshojme perndryshe na piu e zeza me kete qeveri!

      7. jorida says:

        Ne do ta zevendesojme gjyshin me antiplumb me 23 qershor me nje lider energjik, me nje lider qe garanton transformimin rrenjesor te ketij sistemi te bere keq!
        Ne kemi nevoje per te ndryshuar faqen e historise, nuk mund te vazhdojme me keshtu duke u strukur ne hijet me te erreta se edhe aty te gjen saliu e te kerkon te te marre pronen, te te zhvase nga taksat.

        1. Yllka says:

          Berisha ska per cfare te flase, por po e tregon veten me se miri. Ai po del rrugeve e si i cmendur qe eshte shan. Ska me cfare krenohet, por ka c nxjerr nga goja e tij e vrerosur. Eshte hapi i fundit i nxirjes se jetes qe po ju ben shqipatreve sepse me 23, populli e nxjerr ne qoshe

        2. Tigri 14. says:

          Eshte koha qe ne tui drektohemi zhvillimit e te leme pas ate qe na shkaterroi kaq e kaq vjet. E pame berishen cberi. Vodhi, vrau na beri cdeshte e tani na duhet ta duam serisht? jooooooo, kjo do ish fatale, dhe instikti i popullit sgabon

      8. ergi says:

        shqiperia ne nato nuk eshte arritje e saliut por eshte nje arritje e gjithe shtetit shqiptar ne 23 vite demokraci dhee e nje shteti qe u fut ne nato per stabilitet politik te ballkanit e jo per merita

      9. bertin says:

        berisha eshte mbreteri i mashtrimit dhe genjeshtres dhe eshte i papranueshme fakti qe ai ska mbajtur asnje premtim dhe sk asnje alternative per zhvillimin e shqiperise

      10. armandi says:

        e vetmja gje qe edi rama di te beje eshte gjithmone qe te mohoje veprat,punet qe berisha ka bere dhe vazhdon te beje…
        harrut ju njerez qe ai mbajti vendit bllokuar nga integrimi duke mos lejuar qe laraskat e tij te mos votonin 3 ligjet.
        se ne natyren e tij psikopate eshte shume nihilst dhe nuk e di se si mund ti besojm ne voten atij…

    2. toni says:

      ka vite qe vetem mashtron shqiptaret me perralat e tij qe ka zhvillluar shqiperine ku ne te vertet e ka cuar ne nje gremimin qe nuk e ka fundin edhe prandaj duhet te thyej qafen edhe tja lej nje lideri te ri qe ka vizion edhe ide qe ta rilindi vendin

    3. INA says:

      Shpresa e vetme per nje te ardhme me te mire ka vetem nje emer dhe ai emer eshte EDI RAMA i cili mbas 23 qershorit do ti jape shqipetareve ate qe eshte e tyre!

    4. dritaniii says:

      arritja me e madhe qe ka bere ne 8 vite eshte pasurimi i familjes se tij edhe rrenimit te shtetit shqiptare kshu qe me 23 qershor kete plak ta cojme ne pension qe mos kujdeset per fatet e jetve te shqiptave po te merret vetem me nipat se sa me fatet e shqiptarve

    5. RULI says:

      Berisha ka shkaterruar gjithcka, ke bere ate qe as psuhtuesit sna e bene. Na ka bere gjemen me pak fjale. Eshte nje nevoje urgjente heqja e tij nga aty ku eshte.

    6. Nora says:

      Bravo Rama, te verteten the. Nato seshte merite e saliut por e SHBA e mbare ushtrise shqiptare nder vite qe ka arritur te ece me hapa te tille dhe qe me ne fund me zor e duten ne NATO

    7. Sela says:

      plaku qe me pushtet mendon se mund te mundi popullin gabohet rende. Ai e di mjaft mire qe Ramen kete here se mund dot, sepse ka popullin perballe jo vetem Ramen qe nga ana e tij eshte lideri qe na duhet

    8. Flogerti says:

      Sali berisha ska fituar kurre ne zgjedhje vec ne 2005 kur ja la Nanoja. Ky eshte nje gjysh i dale mode qe vetem ben demagogjizma e asgje me teper. Shan si i marre rrugeve e eshte bere palaco

    9. tada says:

      Nje e neserme me e mire ne qeverisjen e Rames. ka traeguar se di te beje pune te mira, e per kete meriton voten me 23 qershor. Vote masive qe saliu te mos kete cte beje fare

    10. Berti peposhii says:

      Nuk ka cfare te bej tj se Nuk e ka me populli me vete duke mos e pa as me sy dhe Populli po shkon drejt Nje katastrofe qe nese vidhen zgjedhjet serish DO TE MARRE FUNDE. SHQIPERIN

      FORCA DUHET TE KEM nje shqiperi me Edi ramen kryeminister qe vertet te kemi nje drejtesi qe duamm forca edi rama

    11. albana says:

      bravo rama kshu deklaratash e mtivojne popullin opozitar qe te kete kurajo dhe force qe ti fitoje keto zgjedhje etmos ndjeke me qeverine me premtime te ricikluara e vetem me genjeshtra

    12. arber says:

      berisha ka filluar t ekrenohet dhe per gjera qe nuk i ka arritur vete dhe per gjera qe sjane ene dore te tij dhe per gjera qe sduhet ai te krenohet,esht enje kryeminister obsesiv dh ei pa ndrrecshem

    13. alani says:

      po nuk po me besohet sesi mund ta besojm nje neri si edi rama,qe deri ne ditet e sotme nuk ka bere asnje gje te mire per popullin tone,ajo cka ka bo eshte vec shkaterrim dhe mohim te veprave te berishes,vec kaq di te beje nje nihilist…

  2. Tina says:

    Bravo rama . kjo eshte ajo qe populli do. Njeri me vizion, lider i vertete

  3. veton says:

    arritjet jane te medhaja per ato qe i shikojn, per ty qe te jane erresuar syte nuk ka asnje lloj arritje, ti je nje bllokues dhe kete e dine qe te gjithe, ky eshte modeli jot bllokime dhe per kete sipas teje e ka fajin Berisha. je nje deshtak Rama.

  4. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET KANE VENDOS PER TE VOTUAR KUNDER BERISHES. says:

    Berisha jo qe nuk ka program per te ardhmen e shqiptareve, por ben nje fushate kunder Rames dhe duke na treguar Naton qe nuk i ka interresuar shqiptareve antarsimi ne Nato. Hyrja ne Nato i ka kushtuar shqiptareve duke paguar detyrimet qe ka kjo antarsi, nuk eshte integrim kur paguan per te qenderuar si antar i Natos, por eshte humbje e taksave dhe varferi. Shqiptaret te mos genjehen me Naton qe ju ka lene zbathur e te varfer, shqiptaret duhet ta kuptojne se me Berishen e Me Imamin ka zhgenjim dhe vuajtje.

    1. agron dynisha says:

      NDRYSHIM I RAMES ME SALIUN ESHT SHUM I DALLUSHM KU SALIU KA TE VJET QE VETEM VJEDH DHE DI TE KERCENOJ NJERZIT SE NUK UA MERR DOT ASNJE VOTE TE POPULLIT ESHT KOHA QE NJERIZT TE KEN SYT TEK EDI RAMA QE DHA SHEMBYLL TIRANE QE ESHT SOT QE NUK PO BEJN ASnje ndryshimm .

      dhe nje gje mos harroni qe saliu esht ai qe na ka quar ne kete germin qe nuk e merr dot veten leht shqiperia

  5. soon says:

    gjyshi e ka familjen e shendoshe, por cte besh ty qe mohon edhe femijen tend, ti kapesh te NATO, perse nuk u kerkon falje Shqipetareve per bllokimin e tre ligjeve per mese nje vit, nuk jeni aq i paster sa doni te dukeni, jeni i nxire nga gabimet dhe fajet qe ju rendojne mbi kurriz.

    1. fl says:

      (mos ndrysho kot nick – se nuk e fsheh dot so trap qe je)

      Se sa e ka te shendoshe familjen Gjyshi, shko pyet ndonje qe e njeh – mos kujto se jane te gjithe qorra ketej nga Shqiperia ku jetojme ne

      Cfare bllokimi? Tani qe u miratuan u lirove ndokund?

      Ka gjetur plaku llumin tuaj pa flet brockulla, se te ishte ndonje popull normal – do ja kishte treguar vendin me kohe

  6. vendim says:

    arritjet jane mese te dukshme, Rama kujton se arritje jane te japesh leje ndertimi kudo pa karar, te shkaterrosh vendin dhe ta kthesh ate ne nje katraure, jo zoti Rama gaboheni rende, Berisha dhe qeveria e tij po punon ne te mire te popullit dhe eshte ne sherbim te saj.

    1. fl says:

      pffff patetike – po punon per te mire te popullit? kujt pjese te popullit, familjes se vet ?

      Ato akuza per Ramen nuk i vertetuat qofte edhe 1 here ne 8 vite pushtet, ndaj po te kishit pake cipe (por qe plaku nuk e ka) – te pakten duhet te mbyllnit gojen sot. Une shoh vetem mallkime, sharje, perbaltje, nato-vizat e fushates 2009, copa rrugesh qe duhet ti peruroje nje kryetar komune – nderkohe del Kryeministri me gershere te dore si kaqol

  7. ujku says:

    nuk ka asgje per t iu thene shqiptarve pervecse ti rrej e ti mashtroje por besoj se kete here nuk do ia dal dot mane me genjeshtrat e tij, perkunder alternatives se Berishes dhe te ecies prapa shqiptaret kane alternativen e rilindjes , rilindjes se mjeksise me sherbimin universal dhe falas, me rilindjen e arsimit, te drejtesise, me rritjen e punsimit me ulien e taksave . me nje qeveri qe do t iu sherbej shqiptareve dhe jo familjareve dhe oborrit te tij

  8. O.R says:

    Sala ka kohe qe ka skaduar, por eshte nga ato produkte qe i ven nje etiket duke e fallsifiku daten. e kshu e sala. por ne 23 ai lloj produkti do hidhet ne koshin e plerave, dhe as qent sdo e han.

  9. Elma says:

    urdhe i prem nga Popolli te pushohet sa me pare Ky gjyshi nga pune .. i ka skaduar data .

    #RILINDJE

    1. tema says:

      tema ka vetem idiot si kjo Elma ,qe besojne nje Psikopat si Rama.
      Rama eshte duke bindur ca kokebosha , vazhdo Rama dhe disa dite.

  10. shigjeta says:

    RAMA ME PATURPESIN QE E KA KARAKTERIZUAR GJITHMON
    HEDH POSHTE APROVIMIN E QEVERISE SHQIPETARE PER NATON.
    O ZOTNI SHBA BEN KERKESEN POR APROVIMIN NUK E DETYRON
    ME TE TILLA ABSURDITETE BEN FUSHATA TURP TE KESH NJE KANDIDAT SI KY

  11. ZOT,KU JE? says:

    Mesazhi i fjales NATO kush eshte per Bathoren?
    ———————————————.
    Tregon ‘force’ e armatosur deri ne dhembe,APO frike e i dhjere me breke neper kembe?
    Tregon municione e armatim APO òmontim miliarda koka predhash per Shkelzenin TIM?
    Tregon qe ‘armiqte’ friken na e kane,apo brenda nates na pushtojne 2’gimsa te arte’ e 3 arkane?DO TE TE ZERE BUKA E SHQIPETAREVE QE KE FRIKE TA ZESH NE GOJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje