Fushata, Arvizu: Militantët të mbajnë nën kontroll pasionet

7 Qershor 2013, 14:23Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, lidhur me tensionet dhe incidentet gjatë fushatës elektorale.

Arvizu ka kërkuar nga ana e militantëve të partive që të kontrollojnë pasionet e tyre dhe të zbatojnë ligjin.

“Mbështetësit e partive politike mund ta bëjnë më të lehtë punën e Policisë së Shtetit duke mbajtur pasionet nën kontroll dhe duke zbatuar ligjin. Këtë shpreson dhe pret SHBA”, theksoi Arvizu pas takimit me Burgaj .

“Qartazi njerëzit shprehin pasionin e tyre për kandidatët dhe partive të tyre. Ka pasur disa incidente, fatkeqësisht kanë ndodhur. Por, Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe stafi i tij na kanë siguruar se janë të përkushtuar që të ofrojnë një periudhë parazgjedhore dhe në ditën zgjedhore të qetë dhe te paqtë. Drejtori Burgaj shprehu përkushtimin për neutralitetin e Policisë së Shtetit”, vijoi Arvizu.

Vetë Burgaj ka thënë se deri më tani janë shënuar vetëm tre incidente, por ato kanë qenë raste të lehta.

“Në këto momente që flasim gjithçka është normale pavarësisht disa incidenteve te lehta, me pasoja dhe dëme të lehta në tre raste. Po monitorojmë në gjithë territorin e vendit dhe Policia e Shtetit do zbatojë ligjin duke respektuar liritë e qytetarëve për të votuar të lirë”, tha Burgaj, duke mos komentuar përdorimin e punonjësve të policisë nga ana e mazhorancës gjatë kësaj fushate./b.l

34 komente në “Fushata, Arvizu: Militantët të mbajnë nën kontroll pasionet”

  1. FENOMENI says:

    Ik re Burgaj sum tepelek u bone ti…

    1. kosta berta says:

      do te ishte nje deshtim sikur keto zgjedhje te deshtonin, jemi nje vend qe jetojme ne demokraci dhe njerzit nuk duhet ta shfrytezojne kete demokraci sikur liria e tyre et shkonte larg ligjit dhe kushtetutes

      1. bilali says:

        S’mund te mbajne me shqiptaret nen kontroll deshiren per te rilindur nga kjo ndjesi mbytese qe kemi prej 8 vitesh.
        s’mundet ne te jemi indiferente ndaj te gjitha manipulimeve qe saliu po perpiqet te beje dhe qe cenon rende zgjedhjet qe jane jetike dhe varet e ardhmja e te gjitheve nga keto zgjedhje.

        1. ne kemi shpresen se Arvizu dhe nderkombetaret e tjere do te jene me shqiptaret ne kete beteje kaq te rendesishme per te ardhmen e vendit.
          Ne kemi shpresen qe do mbajne qendrim agresiv ndaj saliut i cili me cdo kusht do qe te vjedhe zgjedhjet.
          Rilindja nuk eshte thjesht nje ambicie, por eshte nje deshire per te gjithe shqiptaret per te shpetuar nga kthetrat e saliut.

      2. holigesa says:

        Saliu eshte krejt indiferent ndaj te gjitha thirrjeve qe i bejne nderkombetaret, ai eshte verbuar nga ambicia e semure per pushtet dhe kerkon me cdo kusht qe te ruaje pushtetin, te mos largohet sepse ka frike nga perballja me ligjin, krimet e tij jane te pafund dhe vetem kangjellat e qelise e presin.

    2. Berti says:

      dashur normal qe sdo te kete zgjedhje te lira per sa kohe saliut nuk i vihet fre, i pate inskenimet e turpshme dhe bllokimin qe beri ne kqz, po aferat korruptive me nbjerzit duke i dhene para e bilita falas emigrantve, pushetet e pune dikujt tjetre, ky eshte nje presion qe u behet njerzve pasi i la pa pune 8 vite sot i jep nje shpres kjo nuk eshte e drejte, njerz verini gishtin kokes dhe zgjidhni vec nje mundesi ps , sepse pd tregoi cmund te bente ne 8 vite

      1. ronaldi says:

        Fundi i Berishes tashme ngelet ne doren e gjithsecilit prej nesh.

        Forca jone eshte forca e votes tone. Sado te perpiqet ky diktator

        te shpik vota, nje mbeshtetje masive per Rilindjen nuk mund te

        modifikohet.

      2. Yllka says:

        Arvizu eshte shembulli i nje politike e cila duhet bere shembull

        per Shqiperine. Boll me me dhunen e nxitur nga doktori tek

        elektorati. Mund dhe duhet te kthejme faqen, te votjme te gjithe

        edhe te tregojm se nuk asnje njeri qe e do Berishen me ne krye.

      3. Dosti says:

        Si mund te kete proces normal dhe pa dhune kur ne krye te policise jane vendosur disa njerez militante te PD dhe qe jane gati te bejne cdo gje per te ate.

        Te gjithe e pame se cfare beri policia kur Shkelqim Berisha qelloi me arme ne dretim te kryetarit te bashkise ne Peqin dhe polica nuk beri asnje veprim sepse Shkelqimi ishte i derguari i Saliut.

    3. Tilma says:

      Berisha ka pergatitur ushtaret e rradhes, megjithate e ka te kote sepse

      do te ngrihet nje populli i tere kunder ketij regjimi, dhe nuk do ta rrezojn Berishen me dhune

      por me forcen qe i jep vota e me tej Berisha do te perballet me gjykatat

      ashtu sic duhet, jo me keto fshaqje teatrale qe kemi pare deri me sot.

    4. doriss says:

      MILITANTE TE DASHUR SECILI LUFTON PER IDEALIN E TIJ POLITIK QE MENDON SE DO TE BEJ ME TE MIREN PER TE, MOS I CONI GJERAT NE EKSTREME POPULLI VENDOS VETE PER KEDO QE DO TE FITOJ, MBROJENI VOTEN TUAJ E MOS LEJONI ASKEND QE TA KOMANDOJ ATE , SKA NEVOJ PER INSKENIME APO PRESIONE , ULINI ARMETE EURREJTEJES JANE VEC ZGJEDHJE JEMI QYTETAR TE NJE SHTETI QE KA 22 VJET DEMOKRACI

    5. Toni says:

      Me kete polici qe kemi ne nuk do te kemi asnjehere qetesi dhe rend publik sepse ajo nuk i sherben qytetareve po mafias dhe Saliut. Polici inekzistente dhe komplet jashte detyrave te saj.

    6. Daniel says:

      DHUNA KA QENE PERHER KARAKTERISTIK E BERISHES NE RASTE TE DEHSPERUARA,E

      MEGJITHATE BERISHA BEHET I PAFUQISHEM VETEM NE MOMENTIN QE NJE NUMER I

      MADH SHQIPETARESH I DREJTOHEN KUTIVE TE VOTIMIT DHE SHPREHIN DESHIREN

      E TYRE PER TE LARGUAR KETE NJERI NGA POLITIKA.

      ATY ESHTE DHE KUFIRI I FORCES SE BERISHES.

    7. Bleriona says:

      nje gje eshte e sigurt, qe ska me asnje lloj prapaskene qe mund ti provokoj Shqipetaret. Berisha tashme e ka e cjerre masken fale deshtimeve te tij te njepasnjeshme.

      I duhet dhene fund atij dhe gjithkujct tjeter qe mendon se mund te vras e te mashtroj e prap te qendroj ne pushtet.

  2. ana says:

    po beni nje thirrje me vend e kush nuk do zghedhje te lira dhe te ndershme , ku njerzit shkojne te votojne per idealin e tyre dhe vullneti i popullit te lexohet dhe te repektohet? vetem saliu, militante jane shume por sali mos i co njrzit drejt urrejtes mos jep mesazhe te gabuara

    1. Renato says:

      Berisha duhet te beje ate qe ska bere kurre deri me sot, te mos nxise

      pasione te panevojshme dhe negative tek njerezit. Ne fund jemi te gjithe

      Shqipetar dhe nuk kemi pse biem pre e manipulimeve te nje diktatori.

      I gjithe populli mbare te ngrihet e te votoj kunder Berishes, esht e

      vetmja zgjidhje qe na ka mbetur,ska nevoj per dhune.

  3. besnik says:

    Te huajte po na bejne thirrje per nje fushate te denje dhee dinjitoze duke lene pas te gjitha inatet dhe merite qe kemi me njeri tjetrin. Kete gje duhet te bejme te gjithe dhe te mos fillojme dhe demtojme fushaten e kundershtarit me veprime banale.

  4. arbenita says:

    Arvizu gjithmone ka qene ne mbestetje te qytetareve shqiptar dhe te demokracis, por Berishes nuk i vjen pershtat demokracia sepse ai do dhuene vetem e vetem te mbetet ne pushtet…Rilindje

  5. Flogerti says:

    JA QE BOTA PO FLET QARTE E PASTER NE KETE KOHE KUR TE GJTIHA GJERAT JANE TE QARTA PER POPULLIN. SALIU DUHET SHTYPUR KETE HERE ME GJITHE ATA MORRAT QE KA NGA PAS. SBEHET ME FORCE ASGJE, POR ME VOTE

  6. troc says:

    kte gje duhet tja thoni militantave te PD.e mbi te gjitha duhet ti beni verejte saliut qe mos ti cenoje me kto zgjedhje sepse populli nuk e do me ne krye te vendit

    1. Edison says:

      Deklarata eshte shume e qarte. Lereni fushaten larg ketyre kercenimeve me arme dhe me forcen e dhune sepse keto e perkeqesojne procesin zgjedhor dhe demton imazhin e shqiperise ne arenen nderkombetare.

      Kjo thirrje shkon per qeverine qe po perdor cdo menyre dhe taktike per te mbajtur pushtetin.

  7. Tina says:

    Ke te drejte por kujt i thua shtetit te perdhunes? Saliu ska fituar kurre por vetem ka vjedhur e bere kerdine me te tilla marifete. Kete here populli do jete masivisht kunder tij e sdo mund te beje asgje. gjyshi ik kete here e pergjithmone

  8. Arlind says:

    Gjate kesaj fushate kemi pare qe vetem militantet e PD kane sulmuar dhe kane dhunuar mbeshtetsit e PS. Kemi pasur shume raste ku militantet e PD qe jane mbeshtetur nga vete policia per te kercenuar dhe per tu bere presion njerezeve per te mos vajtur per te votuar.

    1. guarinn says:

      KETE DUHET TA BEJN MILITANTET E PD DHE Duhet te mos ket krah nga policia

      Nuk e di sesi ne shqiperi Nuk k MBROTJE POLICIE KU POLICIA I SHTYN NJERZIT

      Esht koha te nxjerrim ne pa cfare po ben sali berisha

      qe ne qeverin e ti Nuk gjen drejtesi Njerzore Mund dhe te te rrezikoj jeta per kete qeveri Nuk duhet te jemi ne keto rrenojat e saliut esht koha te kemi rilindje

  9. alesia says:

    Eshte e papranueshme por saliu po nxjerr nhga burgu gjithe kriminelet e po pergjon ooziten,. po ben presione te ndryshme e kjo denohet. Duhet te jeni me te prere dheju nderkombtaret ne disa gjera e ti denoni publikisht para se te ndodhi hataja

  10. Nora says:

    eshte palaco saliu zoti ambasador. Eshte aq i pafytyre sa po nxjerr kriminelet nga burga per te bere presione. Ai mendon se do aj dali si ja ka dale por po s olem ne me vote e ju me vepra siken ai. NDaj do jemi te gjtihe antisali

  11. Tigri 14. says:

    Eshte maskarai sali qe i nxit turmat te bejne rremuje. Duke ditur qe eshte i humbur ai ben rremuje qe cdo gje te behet e njellojte . Eshte nje dinak qe i ka pire gjakun ketij populli te shkrete, por kete here gjerat jane krejt ndryshe, ska cben me

  12. Yllka says:

    Une ju drejtohem ju mr. Ambasador duke ju thene se duhet te jeni me i hapur se kurre e ti thoni BOLL ME sqaliut. BOLL me krime, Boll me vjedhje, sepse populli po vdes urie e femijet e atij bejne kerdine. Kriminelet jane ne duart e tij. Denojeni para se populli te shpertheje

  13. koli says:

    duhet te jene te tilla, militantet duhet te qetesohen jemi shqiptar, te shpresojme edhe ne qe zgjedhjet te jen te lira dhe te ndershme dhe fituesi me humbesin ti japin doren njeri tjetrit por kjo eshte e pamundur nga zoti berisha , por ne jemi te vendosur te mbrojme voten tone

  14. chufo says:

    Chufo
    A e di zoti ambasador sa militante ka ne policine e shtetit te cilet nuk plotesojne asnje kriter
    Jane keto militante pjesa qe po i sjellin me shume probleme policise se ciles i perkasin

  15. salah says:

    “Malok” idiot “police state”: Capo Burgaj

  16. Alfi says:

    Kete injorant nuk e do kerkush. Ai e ka kryp djathin e vet. Gruan e ka bo notere, aksionet kudo. Tenderi i uniformave, Tirana Bank, emerime me leke, taksane polici rrugore e ne kufi sidomos me Gezim Prebiben ne Rinas, pra Hysa ka leke pa fund. Ai e din se dhe larg qofte me fitu PD nuk do jete me aty. Ka fillu me u be si Xhentilmen , ka fillu me pi kafe me vartesit e tij. Ky eshte fatkeqsi kombetare. Gjss kaq e kishte mos i gezofte paret qe ka bere e pislleqet e degradimin qe i ka bere policise

  17. ilegali says:

    O Z.Bujar

    a e mban mend kur ke qene kontrollor ne Rinas ne vitet ’93 & ’94 se si i mbushje xhepat me dollare, lireta edhe marka per te kaluar me pashaporta fallco njerezit per ne Europe & Amerike?
    Edhe paret i ndajshe me Shpetim Komandant katunarin edhe me “punonjesit e Ministrise se Rendit”?
    Krimi mbulon krimin……..

  18. tomori i beratit says:

    Ore Burgaj.Ore qen e bir qeni.Po para syve te tu ore mut muti kalojn dhjetra makina ketu ne tirane qe ne vend te targave kan postera e slogane te pd.Si u thuaj ketyre ti o drejtori vrases.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje