TemA TV/ PS, thirrje studentëve dhe emigrantëve: Mos u bëni pjesë e korrupsionit elektoral (VIDEO)

7 Qershor 2013, 16:43Sociale TEMA

Partia Socialiste ka kërkuar nga ana e studentëve dhe emigrantët, që të mos bëhen pjesë e korrupsionit elektoral. Kandidatja për deputete Milena Harito ka kërkuar nga ata që të mos e shesin votën për një biletë avioni falas.

Ne kemi denoncuar pak ditë më parë faktin që trupi diplomatik shqiptar në bashkëpunim me kompaninë ajrore private Belle Air, monopol i Lulzim Bashës, ofrojnë bileta falas për emigrantë e studentë shqiptarë me kusht që ata të votojnë për kryeministrin në ikje dhe ta provojnë këtë duke e fotografuar votën e tyre. PS u bën thirrje studentëve dhe emigrantëve të mos hipin në avionët e korrupsionit elektoral. Të mos e shesin votën për një udhëtim falas me kompaninë që nxjerr paratë e këtyre udhëtimeve nga çmime skandaloze që u vë shqiptarëve. Të mos pranojnë fotografimin e votës për një udhëtim falas. Vëzhgimi do të jetë shumë i rreptë në çdo qendër dhe kush fotografon votën do të kapet dhe ndëshkohet sipas ligjit. Duhet ta kini të qartë se një biletë falas për të takuar prindërit, nuk i shpëton ata prindër nga rrënimi i vendit të tyre. Një biletë falas nuk e shpëton ekonominë familjare të prindërve dhe të afërmve tuaj që jetojnë këtu në Shqipëri nga varfëria dhe skamja dhe shkatërron të ardhmen e tyre në Shqipëri”, tha Harito.

Sipas saj, do apo s’do Berisha dhe makineria e tij, asgjë nuk do e ndryshojë rezultatin e 23 qershorit, pasi shqiptarët duan rilindje./b.l

27 komente në “TemA TV/ PS, thirrje studentëve dhe emigrantëve: Mos u bëni pjesë e korrupsionit elektoral (VIDEO)”

  1. turi says:

    TE GJITEH DUHET TE REZISTOJME NDAJ KORRUPSIONIT TE PD, ATA NUK KANE ME ZGJIDHJE PRANDAJ DHE VETEM OFROJNE PARA! DUHET TE KUPTOJME QE PARATE PER 1 MUAJ NUK DO NA SJELLIN PERFITIM PER 4 VITE! NUK HAHET BUKE VETEM NJE MUAJ!

    1. Andi says:

      PD eshte nje funderrine qe po kerkon qe te mashtroje shqipetaret qe jetojne jashte shtetit qe hajdeni dhe votoni per rrenimin e vendit tuaj. Rilindja e vendit nuk mund te vije me Saliun sepse ai ka 8 vjet ne pushtet dhe shteti ka degraduar dhe ka perfunduar ne duar te tij.

      Vota e emigranteve duhet te jete vetem per Rilindjen

      1. Gleni says:

        Te gjithe emigarntet qe jane kthyer ne shqiperi kane mbetur te gjithe te zhgenjyer sepse kane gjetur nje shqiperi qe nuk ofron asnje mundesi punesimi.
        Dhe ata qe kane ardhur ne shqiperi per te bere biznes kane gjetur nje klime shume te paqendrushme.

        Emigrantet duhet te kthehen per ti dhene nje dore Rilindje qe kur te kthehen te mos gjejne zhfenjim.

        1. alban says:

          Ligji duhet te jete shume i rrepte per te gjithe ata qe fusin duart tek vota e studenteve dhe e emigraneteve. vota eshte shume e shenjte dhe si e tille duhet te trajtohet me dinjitet.

          Ky sistem ka bere te kunderten dhe ne prandaj nuk duhet ta votojme me. Duhet te votojme per voten e lire.

    2. STILI says:

      Turi ke shume te drejte, ai njeri vetem me lek e me vjedhje mund te perfitoje perndryshe ai nuk merr as 50 deputet…

    3. Lindi says:

      Te gjithe duhet te pranojne te perfitojne sa me shume, jane leket e djerses tte cdo shqiptari ato lek! Duam Rilindje dhe kjo duhet te filloje qe nga emigrantet dhe studentet qe perfaqesojne rinine Shqiptare edhe jashte kufijve… Rilindje eshte nje p[rogram per te gjithe edhe per emigrantet dhe studentet!

  2. era says:

    berisha duhet te dorezohet\r\n\r\n perndryshe do te perballet me popullin\r\n\r\n\r\nnqs ai jep shembullin e pare \r\n\r\nkundra ligjit si kryeminister ne ikje\r\n\r\n\r\n pse mos ta bej nje qytetar \r\n\r\ne po i thyhet e vetmja e drejt qe ka\r\n\r\n\r\n vota e lire , ideali i tij \r\n\r\nrilindje

    1. raqi says:

      BERISHA SKA ME AS PLATFORME ASGJE PRANDAJ PO MUNDOHET TE FITOJE VOTA ME PRESIONE E ME LEK..POR TA HARROJE SE DO E BEJE!!!!!!! TURP TI VI NJEREZVE QEDO PRANOJNE ATO LEK E DO JA JAPIN VERTET VOTEN!

    2. asim says:

      Shqipetare mos u mashtroni me nje lemoshe qe po ju jep Saliu per tiu vjedhur voten tuaj.

      Vota juaj ka me shume vlere sepse ajo sjell ndryshimin e vendit ne qofte se jete ashtu sic ju e mendoni.

  3. ina says:

    ky eshte turp i madh dhe saliu me keto do te fitoj zgjedhjet dhe te kap standartet per NE BE, ai eshte i vetmi qe ka ndaluar cdo zhvillim te shqiperise, cpune kemi me njerzit e shkrete ore lerini te zgjedhin vete ke duan

  4. Kosta says:

    keshtu do ti fitoj zgjedhjet saliu me poshtersira dhe pushime nga puna? keshtu do ti tregosh zhvillimin e shqipersi dhe ligjin ? sali je rende , je thjeshte nje i deshtuar , mos u merzisi ju qe keni pesuar nga saliu kjo gje do te marre fund me 23 qershor rilindje me partine socialiste dhe edi ramen

    1. demi says:

      duhet te bashkohemi te gjithe kunder sali berishes..ai eshte nje kriminel i pashembullt dhe sduhet ta harrojme kurre qe eshte nje VRASES! THIRRINI NDERGJEGJES NJEREZ!!!!! DUHET TA ZHDUKIM NGA SKENA POLITIKE ATE VEMJE!

  5. posta says:

    kryeministri ne ikje po ben tentativat e fundi per te manipuluar por mesa duket ai nuk e njeh popullin shqiptar dhe emigrantet qe kane lene te afermit e tyre per gjendjen e e keqe ekonomike , duhet rilindje

  6. loli says:

    berisha po i jep fund te gjithe shqiperis jo vetm ne ekonomi por edhe ne te gjitha fushat ndaj ai te zhduket njeher e mire , nuk na duhen njerz qe pasurojne familjen por qe punojn ne te mire te vendit, as njerez qe per hir te vites qe duan mashtrojne njerz me bileta falas, emigrantet e dine gjendjen ku ai e ka cuar shqiperine ndaj sali harroje , rilindjeee

  7. censura says:

    ky eshte prap nje ofendim qe po i behet shqiptarve , sali nuk te voton njeri , ku jane zgjedhjet e liar qe ti thua se do te kete shqiperia me keto gjera te shumtuara qe ti ben, me keto gjera do ta marrim statusin

  8. milena says:

    denonconi sa me shume raste te tilla sepse eshte nje turp i madh , pretendojme per zgjedhje te lira por mnipulimet e partis demokratike nuk kane te sosur ndaj ne duhet ti themi stop ketij fenomeni, belle air eshte e lul bashes ndaj dhe ne 2009 e kane bere kete gje , po nuk plihet besimi me nje bilet ore

  9. anja says:

    Nuk vlen me shume nje bilete avjoni falsa se sa nje shqiperi e tere, ndaj mos mendoni se do ti genjeni shaqiptaret me lemoshe o sharlatanet e pushtetit ne ikje….Rilindje per shqiperin si e gjithe Europa.

  10. klara says:

    Shqiptaret jane te ndergjegjesuar se shitja e votes do ta thelleo humneren ekonomike ku jemi sot, do ta shkaterroi me teper shqiperin, ndaj une jam e sigurt qe ata nuk do ta shesin voten e tyre, por do te votojne masivisht Rilindjen.

  11. hena says:

    kjo thirrje shkon per te gjithe ata qe tundohen dhe i bejen gjerat sot per sot, moj ja jepni vote tuaj dikujt qe ska bere asgje 8 vite dhe nuk pretendohet te bej per 4 vite

  12. Besnik says:

    Nuk jane ne ate nivel emigrantet qe te bien pre e nje lemoshe kaq te shpifur per te shitur voten e tyre kaq lehte.

    Vota e tyre ka me shume vlera sesa 1 bilete avioni apo autobuzi.

  13. arbenita says:

    Askush nuk do te shese voten e tij per te mnajtur ende ne kembe kete pushtet mafjoz dhe hajdut, askush nuk do shkaterrimin e metejshem te shqiperis, ndaj me 23 Qershor votojm masivisht partin Socialiste…..Rilindje

    1. kreshnik says:

      Studentet shqiptare nuk mund te bien pre e mashtrimeve te saliut per harruar pikerisht arsyen pse u larguan nga ky vend, qe saliu ishte ai qe nuk mund t’i siguronte nje arsim te standarteve europiane dhe qe secili te merrte ate qe meritonte.
      Nuk mundet qe arsyen per te cilen u larguan ta harrojne vetem per nje bilete falas.

  14. denisa says:

    EMIGRANT TE DASHUR BILETA FALAS JU BEN VERTET TE KTHEHENI NE ATDHE DHE TE TAKONI TE AFERMIT PO ME IKJEN TUAJ CDO GJE DO TE JET SI ME PARE, STUDENT TE DASHUR MARRJA E NJE 10 PAMERITE OSE NJE DIPLOM ESHTE E KOT NUK JU JEP DIJE, MESUSE TE DASHUR NJE VEND PUNE NUK PERMBUSH ASPAK MORALIN QE JU I JEPNI NXENESVE CDO DOTE NDAJ MBROJENI VOTEN TUAJ MOS E CONI ATE NE RRENIM

  15. zuchero says:

    Po mire moj zonje per ke duhet te votoj une sipas mendjes tende 1-Saliun qe na jep bileta avioni qe te vime per te votuar apo 99-cat qe po na ofrojne ne milano 200 euro 2-saliun qe po e shkaterron kete vend apo ps-lsi qe jane si nje gjarper me dy koka.po qendroi sala keq e kemi ama po erdhi iliri dhe rama me keq do ta kemi.te pakten sala eshte nje qe vjedh por ata te tjeret jane dy keshtu me shume humbje nga ku kemi.FLISNI QE KENI PROGRAMIN ME TE MIRE PER RINGJALLJE por nuk po e degjoj se ne fakt degjoj vetem fyerje nga te dyja palet

  16. sali berisha says:

    hahhha e kemi gjet ,,sekreti asht BRRYLI ,,,,kush e leviz bryllin jashte fletes ska votu 44 ,,,,,,,ore po mos na futin BRRYLIN keta kete radhe ,,setehujat te futin gishtin po ket ashqiptaret te futin bryylin,,,,prit kur t ethone keta ,,Sali BRRYLI…….nejemi ndryshimi per para sb

  17. VERONIKA says:

    Milena ,jo moj jo asgje nuk e ndryshon rezultatin .
    Berisha do cohet vete nga karrigia dhe do uli Edvinin .
    Do ndershkohet sipas ligjit fotografimi i votes ?????
    Paska ligj per kte ??/ u qudita ,me qorodite fare ..sa ligje qe kemi .
    { Pyetje nen ze ,na kthe pergjigje me apelin tjeter.. Per ate HALEatin qe u fotografua me ze dhe figure …cfare do beje ndrejtesia rrrrrrilindase pas 23 qershorit ???}Asgje ,sepse ju nuk vini ne pushtet …dhe sidomos nuk i trazoni haleatet …asnjeher .
    Lumi qe mori Vunone ,pse nuk fshiu dhe kte rrrrilindjen tone .

  18. Nikua says:

    O Edi, Sala me autobus do sjelli simpatizantet e tij nga emigracioni, edhe ti po qe i zoti silli simpatizantet e tu nga emigracioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje