Sherri për pronat, i helmojnë pemët dhe bimët

9 Qershor 2013, 09:39Politika TEMA

Një padi e çuditshme ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës, ku një ushtarak i lartë ka kallëzuar fqinjët e vet se i kanë helmuar pemët dhe bimët. Shkak për këtë është bërë një konflikt pronësie mes tyre.

Në datën 23.04.2009, S.H. ka bërë kallëzim ndaj personave që janë komshinj të tij, D.M. dhe S.M. (bashkëshortë mes tyre) – dhe me të cilët ka konflikt për pronat që kanë përfituar – se i kanë hedhur në kopshtin e tij para dhe pas shtëpisë, lëndë helmuese që kanë dëmtuar pemët dhe bimët që kishte të mbjella dhe i kanë shkaktuar dëmtim në shëndet bashkëshortes së tij V.H.. Gruaja atë ditë ka shkuar në spital, ku është diagnostikuar me helmim dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Po ashtu, sipas tij, të kallëzuarit i kanë shkatërruar pronën dhe prishur qetësinë publike, përmes krijimit të zhurmave shqetësuese, hedhjes së sendeve dhe plehrave në oborrin e shtëpisë së tij etj”, thuhet në vendimin e gjykatës, raporton “GSH”.

Tashmë prokuroria, e cila kishte refuzuar të niste hetimet për këtë raste tre vite më parë, do të hetojë për rastin në fjalë./b.l

6 komente në “Sherri për pronat, i helmojnë pemët dhe bimët”

  1. sidoreli says:

    Gjer ketu ka ardhur pangopesia ???!!!!!!!!Njerez me shpirte te zi qe s’mundet ti krahasosh as me kafshet qe mesiguri jane me te mira se keta mostra !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. rea says:

    Në datën 23.04.2009, S.H. ka bërë kallëzim ndaj personave që janë komshinj të tij, D.M. ????????????????
    PO JEMI ME 2O13

  3. sif says:

    a thua do merret gjykata me kete padi?????????? Nuk e besoj

  4. shqiptar says:

    kur pronat i shperndajne qeveritare te pa pergjegjshem si keta tanet ky avaz kushedi sa kohe do vashdoje .e 10 vjet pune vene prona vetem HAJDUTET DHE TE KORRUPTUARIT.

  5. xhemal says:

    keto jane konflikte reale dhe nuk eshte cudi apo gje e vecante prandaj ,gjykata duhet ta trajtoje me vemendje te vecante

  6. Ajet Delaj says:

    June 9, 2013

    SISTEMI POLITIK DHE MODELI EKONOMIK
    Megjithse mardhenjet ekonomike gjithnje kane evoluar me shpejt se sistemet politike prapseprape jane sistemet politike qe percaktojne modelet ekonomke.
    Per ti hapur rruge mardhenjeve te reja ne ekonomi shpesh eshte perdorur forca pra revoluvionet dhe qe ka cuar ose ne permirsimin ligjor te mardhenjeve ekonomike ose ne permbysje te modeleve ekonomike. Pra ndikimi i ndersjedhte ndermjet sistemeve ekonomike e modeleve politike jo vetem eshte i pashmangshem por shpesh kane percaktuar njera tjetren.
    Ndryshimet politike qe ndollen ne Shqiperi pas 90tes synonin ne radhe te pare ndyshimin e modelit ekonomik pasi duhet thene se deshtimi i modelit ekonomik jo vetem ne Shqiperi por ne tere lindjen komuniste pershpejtojne domosdoshmerine e permbysjes se sistemit politik.
    Mirpo asnje sistem politik nuk deshiron qe te permbyset pasi natyrshem cdo system politik ka beneficiaret e tije. Prandaj rezistenca e sistemit te vjeter per te qendruar si structure apo si psikologji padyshim qe ka ndikimet e veta edhe ne modelin ekonomik te nje vendi si ne rastin konkret edhe ne Shqiperi.
    Te shikojme modelin politik te pas 90tes dhe evolimin apo reformimin e tije pergjate 23 viteve te fundit.
    Dihet qe pas 90tes era e demokracise u ndie fuqishem edhe ne Shqiperi dhe deshira dhe vullneti i njerzve ishte shume i madh per ndryshim te gjithanshem politik e ekonomik. Padyshim edhe leshimet e pushtetit te vjeter nga frika e perplasjes se drejteperdrejte si ne Rumani ishin te medha gje qe shpresa per nje system te lire e demokratik ishte e madhe.
    U formuan parti politike jashte vullnetit te sistemit te kaluar dhe te pakontrolluar prej tyre por gjithnje sistemi komunist sipas nje plani te detajuar me pare delegoje misionaret e tije ne partite e reja te krijuara dhe duhet thene fatekeqesisht se paten sukses ne projektin e tyre.
    Lexoni apo ribotoni programin e pare te Partise Demokratike te 5 Janarit 1991 dhe lexoni projektin e kesaj partie per pronen private dhe beni krahasimet me projektin actual apo ate qe karealizuar pergjate ketyre viteve ne pushtet.
    Po ne permbusjen e sistemit politik cfare ndolli? Dihet tashme se si zgjidheshin kandidatet per deputet nga strukturat e partive respective te partive (PD) nga seksionet grupseksionet konferencat e partive te rretheve e miratoheshin pergjithsisht nga forumet e larta te partise. Pra cdo zone zgjedhore kishte deputetin e tije qe vete e kishin votuar pasi nuk behet fjale per vota te vjedhura ne 92shin.
    Kasta e vjeter duke ditur rolin e madh qe ka modeli ekonomik ne permbysjen apo reformimin e sistemit pulitik ne kete fushe leshimet ishin me te vogla e natyrshem me te ngadalta.
    Dihet tashme qe sistemi criminal komunist i para 90tes ishte pregaditur me kohe qe te perballonte revolten popullore te 90tes megjithse duhet thene se asnje pregaditje nuk mund te jete ne perfeksion pasi dalin edhe te papritura.
    Pra vala e revoltes antikomuniste e shqiptareve dhe kryesisht e levizjes studentore do ndeshej me nje project te parapregaditur pothuaj deri ne detaje ku shprehjen dhe konfirmimin me te mire e merr tek dora e Ramiz Alise tek rrotullohej ne ajer “dale djema se nuk I dini e gjitha” ne takimin e tije me studentet pasoje e te cilit ishte pranimi i pluralizmit politik.
    Nese permbysja e modelit ekonomik stopoje qe ne 91shin dhe ne vend te kthimit te prones tek i zoti vershoje vjedhja e prones, tashme per te dyten here por kesaj radhe jo me ne emer te shtetit por nen ombredhen e tije per interesa te trashigimtareve te sistemit te vjeter .
    Tjeter gje ndolli me sistemin politik qe beri prapaktheu duke u unifikuar sot me modelin ekonomik te nje ekonomie informale e prona te grabitura qe prodhon krime , viktima paqendrushmeri e paprespektive ekonomike e politike.
    Shikoni me vemendje se si konstituohet pusheti kryesor ne Shqipri sic eshte Parlamenti. Enveri (kryetari i partise respective) mbledh byrone politike(kryesine e vogel ne rastin konkret) dhe paraqet vullnetin e tije per kandidaturat per deputet qe natyrshem nuk kundershtohen asnje. Paraqitjen e kandidaturane te tije nuk e paraqet ne zona te percaktuara zgjedhore por ne gross (qark) pasi mundet qe nuk i njeh askush ne qarkun qe I dergon , natyrshem per interesat e tije te sundimit e jo per interesa te popullit.
    Pastaj vazhdon me aksionin vendimtar ,maskaraden e radhes qe quhen zgjedhje ku shpesh me marveshje ndermjet bijzave te Partise Punes nxjerrin ke te duan edhe ne kampe gjoja kundershtare por gjithsesi te preferuarit e diktatorve te vegjel se paku keshtu eshte vazhduar deri ne 2005 se pas kesaje duket se kan nderruar strategji pasi ne 2005 Mehmeti iku e ka mbetur vetem Enveri, Ramizin nuk e pyet kush edhe pak.
    Kjo kaste sahanlepiresish (deputetet) qe vendin e kane marre me vjedhje te vulnetit te popullit e shuma te medha parashe te derdhura ne arken e kryetrit nuk mund te jete tjeter vecse hajdute te pacipe e te paprincipte te pasurise kombetare.
    Pra nje pushtet i inkriminuar e ilegjitim kerkon patejeter nje ekomomi informale e te grabitur si garanci per te mbijetuar se bashku. A mundet qe te respektohen lirite dhe te drejtat themelore te njeriut me nje pushtet ilegjitim e ekonnomi informaledhe te kriminalizuar ? Kurre.
    Perse politikanet shqiptare jane ngerthyer te modeli i takses (grabitjes) dhe nuk ndalen tek ligjshmeria e bazes ekonomike sic eshte prona dhe aq me pak se si jane shpenzuar keto taksa. Per Shqiperia ne informalitet total nuk eshte e rendesishme modeli i grabitjes (takses) por ku perfundojne parate e taksave dhe a paguajne te tere takes sipas ligjeve ne fuqi apo ka klientelizem ne taksa e dogana. Sigurisht keto te fundit jane sheshit pasi as qe lodhen me i kamufluar sado pak. A e lexuat se fundmi se si perdoret helikopteri ushtarak per te trasportuar kurva dhe terrorizuar nje ish antar te bandes se tyre ne nje vend anta rte NATOs .
    Pra kur nuk stepen e friksohen as para nje structure te fuqishme politico-ushtarake qe Presidentet Bush-Obama na futen ne shqiptareve per t,na siguruar si komb pasi dihet se neokomunistet- mafioze nuk permbushen asnje kusht per pranim , dihet se cfare po i punojne shqiptareve kjo kaste kriminale.
    Politikanet as qe i permendin apo trajtojne keto tema pasi si informl e te paligjshem qe jne ne ato pozicine mbijetesen e tyre e shikojne ne nje ekonomi informale e nje kaste grabitesish natyrisht duke shtypur e varferuar pjesen dermuese te shhqiptareve se bashku me ta edhe pjesen me fisnike te shoqerise ish pronaret.
    Nese shqiptaret vazhdojne t,ju besojne e perulen persekutoreve e grabitsve te pasurise se tyre e nesermja ka per te qene edhe me e zeze.
    Ajet Delaj
    New York

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje