Qindra të rinj i bashkohen FRESSH, Majko: Ju, motori i fitores së zgjedhjeve më 23 qershor

10 Qershor 2013, 14:27Politika TEMA

Mbrëmë në një aktivitet tek Amfiteatri i Liqenit Artificial me qindra te rinj i janë bashkuar FRESSH në njësinë 5. Mes muzikës dhe politikës, deputeti i Partisë Socialiste të njësisë 5 dhe njëkohësisht i pari i listën së qarkut në Tiranë, Pandeli Majko, u është drejtuar të rinjve të FRESSH për të udhëhequr Partinë Socialiste drejt fitores së 23 qershorit.

Majko u shpreh i bindur se kjo fitore do vijë me të rinjtë dhe për të rinjtë. Majko gjithashtu foli për rëndësinë e qarkut Tiranë si motor i fitores së socialisteve në të gjithë Shqipërinë. Majko nuk la pa përmendur njësinë 5 ku sipas tij, nis “shpresa” për fitoren e madhe të socialisteve shqiptare.

Kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali foli për rolin e jashtëzakonshëm që luajnë të rinjtë e FRESSH në organizimin, frymën dhe fitoren e Partisë Socialiste.  Ajo tha se të rinjtë duhet të marrin vendin që u takon në hapësirën politike shqiptare për ta ndryshuar atë përfundimisht.

Spiropali gjithashtu tha se: “Rilindja nuk është slogan, por ide, vizion, ëndërr, që buron nga burrat e gratë e Rilindjes së më shumë se një shekulli më parë që Shqipërinë e donin më shumë së veten dhe të cilët i paraprinë konsolidimit të vetëdijes kombtare dhe shtetit shqiptar. Ne kemi të njëjtën ëndërr, një Shqipëri me rrënjët thellë në tokën tonë të begatë, dhe me fytyrë nga Europa. Ne Shqipërinë e duam për t’i dhënë dhe jo për t’i marrë”.

44 komente në “Qindra të rinj i bashkohen FRESSH, Majko: Ju, motori i fitores së zgjedhjeve më 23 qershor”

  1. besnik says:

    Fitorja e PS do te jete shume e madhe sepse te gjithe te rinjte po i bashkohen Rilindjes.

    Rilindja tashme po punon me motorr super reaktive…

    1. Nurije says:

      kjo nuk eshte PS qe kemi themeluar ne 1992. kjo ps nuk iu mbart me idealet e nje partie me parime e me moral dhe e shkeputur nga PPSh.
      nje kapitalist dhe mafioz si koco dhe doshi nuk jane imazhi i socialisteve e vertete.
      aleanca me spurdhjaket e shemtuar te bllokut nuk ben pjese ne moralin e ps se vertete.

      1. Dosti says:

        Kjo eshte partia e re e te gjithe shqipetareve qe mbeshtetja nga te rinjte eshte ne maksimum. Te rinjte sot e kane nje alternative se per kete duhet te bejne tifo. Programi qe ka PS per te rinjte eshte nje program spektakolar. Shkollat profesionale eshte nje zgjidhje emergjenete qe i duhet ketij vendi.

        1. Klevis says:

          Strukturate e PS jane te mireorganizuar dhe ne rradhe e saj jane te mbushur me njerez qe po punojne cdo dite per Rilindjes. Njerez me vullnet per te punuar dhe per te ndryshuar kete vend.

          Rilindja me keta njerez eshte mese e sigurte.

          1. Arnold says:

            Hare, gezim, alegri dhe shprese per gjithe te rinjte e shqiperise. Kjo eshte cfare sjell aroma e Rilindjes. Dje ishte nje miting shume i papare dhe qe nuk gjeje fjale per ta pershruar. vetem per fitore dhe per shpese flitej aty.

            Bravo PS qe u jep shprese te rinjeve.

            1. TITI says:

              po i beri dot aq njerez partia demokratike me popull te vetin une pres koken..ska shanse po si detyroi administratat asnje nuk i shkon! ky eshte vullneti i popullit, kjo eshte deshira e popullit..RILINDJE!

        2. Te rinjte e PS kane nje energji te jashtezakonshme per te sjelle Rilindjen! Shqiperi me moshen mesatare me te re ne Europe, nuk mund te toleroje qe te qeveriset nga nje katragjysh por kerkon nje lider energjik, te perkushtuar ndaj te rinjve dhe qe ka programin fantastik te rinise, qe synon te ndertoje te ardhmen e ndritur te tyre.

        3. harris says:

          Majko ka qene nje kryeminister shume i suksesshem, te gjithe e duan shume. Pervec te tjerash eshte shume i zoti dhe do jete perfaqesues dinjitoz i njesise 5, do ta transformoje ate zone qe eshte persekutuar aq shume nga regjimi i saliut vetem sepse eshte thellesisht e majte.

        4. albert says:

          Te gjithe keta te rinje qe ishin mbledhur per ti dhene mbeshtetjen forces se vetem qe ka nje plan per ta se si do te punesohen.

          Shpresa e vetme ketyre te rinjeve eshte Rilindja.

      2. Daniel says:

        bravo FRESSH-i si gjithmon fantastik dhe emocionues, gjithmon i mbushni eventet dhe i jepni shtyse te forte fushates se PS eshte shume e vertete qe jeni motorri shtytes i fitoreve te PS . Dhe kur e thote Majko eshte shume e vertete sepse edhe ai e ka nisur si nje FRESSH-ist si ju te gjithe dhe tani eshte nje nga figurat kryesore te PS

      3. urimi says:

        FRESSHi si gjithmon gjigand krenar qe edhe une jam nje prej jush dhe qe te gjithe po bejme nje pune te shkelqyer per te rrezuar diktatorin e fundit te Shqiperise qe te sjellim Rilindjen dhe te gjithe bashke me Shqiperine tone te RILINDIM

      4. anonim says:

        Qyqja moj Nurie te ngeli plonci var….

      5. analist si Zhei. says:

        Ah moj Nurie Nurije,as qimet e..sqetullave nuk te qajne per ps-n.po ben pak diversion moj nene qe ne moshen 13 vjecare,por nuk e ha njeri.

    2. dorjeta says:

      Te rinjte jane e ardhmja e ketij vendi, Edi Rama vecanerisht po i kushton nje fokus te vecante dhe ka prioritet arsimimin dhe punesimin e te rinjve, Prandaj ne te gjithe me 23 qershor do te votojme Edi Ramen dhe PS per te rilindur dhe riperteritur shoqerine.

    3. Aleks says:

      Keta te rinj meritojne nje shqiperi tjeter dhe nje njeri qe te mendoje per ta. Ata meritojne nje vend ku pasi te mbarojne shkollen te kene ne dore nje diplome qe te kete vlere dhe jo te shkoje dhe te punojne kamarjer.

    4. tommy says:

      Te rinjte kane treguar se jane ata qe ndryshojne fatet e kombit me vendosmerine dhe perkushtimin e tyre per te realizuar endrrat e tyre.
      Ne te gjithe e kemi nje enderr: Shqiperine Europiane qe do te behet realitet pas 23 qershorit me qeverisjen e re te drejtuar nga Edi Rama.

    5. Skenderi says:

      Vota e ketyre te rinjeve qe kane mbledhur per te mbeshtetur forcen e vetme qe mendon per ta, po mundohet qe te manipulohet nga Saliu.
      Saliu ju premton nota te mira ne kembim te votes dhe ne shume raste u ben presion qe te votojne per PD sepse perndryshe ata nuk do te kalojne klasen.

      Duhet Rilindje qe ky brez te rritet me nje fryme tjeter.

    6. leonard says:

      motorri i PS-se, mund te jete nuk kam asnje lloj dyshimi por i vetmi problem eshte qe i kane bere kilometrat e tyre dhe i harxhon shume vaj, jane bere per fasho-piston, jo me freshin por edhe me *eshin ju nuk do arrini ti fitoni keto zgjedhje.

    7. mirela says:

      FRESHI mund te jete nje motorr i mire i PS-se por cti besh qe shasia e kalbur nuk e perballon dot, pastaj timonieri i kesaj makine qe eshte Rama eshte nje i pire qe nga casti ne cast pritet ti hedhe ne gremine dhe ta nxjerre jashte funksioni kete motorr.

    8. aurora says:

      FRESHI ka disa ide por cti besh qe ecen ne nje korsi te kundert me ate cka po vepron dhe thote kryetari i tyre Rama, besoj se duhet te ecin ne nje hap dhe ne nje drejtim te dy, kjo mund te jape frytet e deshiruara por me Ramen jo vetem FRESHI por e gjithe PS-ja po shkon drejt nje rruge qorre, do jete shume vone kur ta kuptoni, Rama nuk i duhet as PS-se e jo me Shqiperise. duhet ta marre dikush tjeter ne dore timonin e kesaj partie, Rama eshte kunder vendit, duhet bere kujdes qe Shqiperia te mos bie ne dore te tij.

    9. Ladi says:

      Bravo Spiropali, fryma e re ne PS dhe ne Shqiperi

    10. ingrid says:

      Rama eshte nje humbes, nje deshtak dhe kete e ka treguar kohet e fundit, nuk mund ta shpetoje motorri i FRESHIT humbjen e tij, nuk ka gje qe e ndalon fortunen e tij per ne rrugen drejt humneres dhe tatepjetes qe ka marre, i ka marre motorri superxhiro nr tatepjete. kaq e pati dhe Rama, i erdhi fundi, po fundoset pak nga pak.

  2. Alban says:

    Shikoni se cfare mitingu qe ben PS. Te gjithe te rinj si ne 1991. Te rinjte jane shpresa e ketij vendit dhe vemendja e PS eshte tek ata.

    Rilindja eshte per te gjithe te shqipetaret.

  3. Tonini says:

    Majko ka humbur gjithe vetveten ne Ps. nga nje kryeminister dikur i suksesshem, sot eshte kthyer ne lodren e nenshtuar te Rames dhe duron shkaterrimin e njollosjen me turp te partise socialiste nga analfabeti politik dhe kryetari i saj.
    zoti paste meshire per partine tone qe ka mbet ne dore te tij dhe te aleatit barkmadhe e kembeshkurter..

  4. Mirgen says:

    ajo qe ofron Ps te rinjve eshte nje Shqiperi me iluzione,
    ajo qe ofron pd eshte nje plan i sigurt shkollimi, punesimi dhe zhvillimi ne biznes. mbeshtetja dhe integrimi i te rinjve ne vendet e punes permes internshipeve eshte nje realitet qe sa vjen dhe po shtohet ne administrate shtetrore dhe ne bizneset private.
    megjithate cfare eshte bere dihet cfare do behet eshte lehtesimi i jetes se te rinjve permes garantimit te bursave te studimit, perafrimi me BE dhe punesimin e perkohshem ne institucionete BE, heqja e taksave per te rinjte ne 3 vitet e para te punes dhe ndihma per strehim permes kredive te buta nga 12 perqind qe e kane bankat, ne 3 perqind qe e ka bashkia e tiranes.

  5. Ermali says:

    ME MAJKO BUDALLAIN PS DO RRI DHE 4 VJET NE OPOZITE VETEM TD TE RIT NUK KE BESE PER 50 MIJE LEK TE SHESIN TE GJITHE KTO QE KA MBLEDH PANDI

    1. # Ermuti says:

      Ata si puna e Ermutit te shesin edhe per me pak.

  6. Rilind Rinia says:

    Fitorja e 23 qershorit do te jete aq e thelle saqe cdo veprim i jashteligjshem do te ishte i kote dhe me pasoja te renda per keqberesit.

    Gjithe RINIA SHQIPTARE me RILINDJEN!

    29 = PS = FRESSH

  7. pisi says:

    te rinjt qe mbledh PS ose PD tani nuk ngjajn mo me te rinjt e 91′
    kta jan te rinj pub-esh, lokalesh, disko, shkolla private, diploma me lek, blloku, xhiro, lekesh nga babi ose mami, etj qe nuk kan pik lidhje me brezin e atehershem
    pranej mos ja fusni kot me kot per ndryshimin qe do vij nga kta

  8. Ermal says:

    KTO TE RINJT JANE TE GJITHE IDIOTA SI PUNA PANDIT QE NE 91 KUR TE GJITHE DOLEN KUNDTA SISTEMIT VETEM KY ME METEN U FUTEN TE PARTIA KOMUNISTE DHE VETEM TE KTO SKR BESE

  9. Tristant Tare says:

    Majko eshte nga politikanet e rralle ne Shqiperi,dhe rinia prandaj e do dhe mbeshtet ate dhe forcen te cilen ai vet mbeshtet…

  10. besimi says:

    na mbushe mendjen moj elise.Po pse te hoqi vizen Ra-ma moj vajze,kot shkon pas majkos ,ps ka marre fund e ka nevoje vete per rilindje,te shkeputet nga duart e mafias se dosheve e rrosheve, se yllit e fyllit,mjer shqiperia po s ka shanse te fitoje rama.Populli eshte i zgjuar ai s dio te vetet do doje popullin.kush i ka mendt ne koke kete here vote kunder rames e kunder berishes,nje kryq gjithe fletes se votimit.te behet nje kod zgjedhor i ri pastaj votime te ndershme ky eshte shansi i fundit qe populli ka ne dore,jo rames jo berishes.

  11. Mela says:

    Si bejne edhe keta perfaqesuesit e Ps-se per FRESSH-in gjoja ne i perkrahim, po te ishte kshu sic deklaroni more socialista Kryetaren e FRESSH-it nuk do e kishit len jasht kandidimit..
    Ju i perdorni njerezit vetem per interesa e juaja personale ja ky eshte perfundimi i juaj..

  12. Elidoni says:

    Un si anetare e FRESSH-it ndjehem totalisht e zhgenjyer nga Kryesocialisti Rama, sepse Znj.Spiropali ka kontribuar aq shume per kete parti saqe e ka merituar te kandidoje per deputete..

  13. Avni says:

    Elisa eshte e djegur!
    Ju dha mundesia por e dogji vete

    1. emigranti says:

      pse e humbi se nuk e kuptaj?

  14. tradita says:

    Me 29 nentor 1944 filloi e keqja e madhe e Shqiperise. Veshtire qe shqiptaret te votojne edhe nje here 29. Do te ishte nje fatkeqesi e madhe per te gjithe,

    1. Arti says:

      29 Nentori e rreshtoi Shqiperine si rralle here gjate historise se saj ne krah te fituesve. N.q.s. nuk do ishte 29 Nentori, Shqiperia do te ishte coptuar dhe ti sot nuk do flisje shqip, por greqisht ose serbisht.

  15. Atdhetari.usa says:

    Takimi i zotit majko me banoret e Tiranes na mbush zemrat me gezim te madh, por takimi me te rinjte e zones N-5, dhe fjala e zryetrteres te freshit Elisa Spiropali na ka mallenjgjyer, ne te njejte kohe na jep shpres se fitorja ne Tiran dhe gjith shqiperin dote jet nga mete medhat deri mesot, per te sjell ndryshimin dhe rilindjen per te cilen kemi aq shum nevoj edhe ne emigrantet qe kemi mare rruget e botes. Suksese zoti majko juve dhe gjith kantidateve te PS, Rrofte e begatofte rinija e kryeqytetit dhe gjith SHqiperis qe doti sjell rilindje gjith shqiptareve. Nga larg edhe ne votojme PSdhe N- 29. FITORE.

  16. dea says:

    Bravo per keta te rinje dhe te gjithe ata qe i bashkohen skuadres se Rilindjes, te gjithe bashke me vote masive mund te bejme te mudur rrezimin e Berishes nga pushtetiper ti hapur rruge shqiperis europiane dhe ndertimit te nje shqiperie qe te rinjt tane meritojn.Rilindje

  17. rea says:

    Bravo i qoft ketyre te rinjeve qe i bashkohen FRESSH dhe te gjithe shqiptareve te ndershem qe i bashkohen partis socialiste sepse duke u bashkuar te gjithe rreth skuadres se Rilidnjes do te bejme te mudn Rilindjen e shqiperis me 23 Qershor.

  18. Luli says:

    E vetmja force politike qe din te bej nje politike te vertet eshte PD-ke, sepse kjo partin nuk i debon mbeshtetsit e tij, ashtu sic ka ber Rama me FRESSH-in qe nuk ka funksionuar per 4 vite rrjesht dhe tani na dalin e deklarojne qe ne jemi nje force e madhe politike gje qe shumices prej shqipetarve nuk i hyn ne sy ky fakt..

  19. Linda says:

    Me shume keqardhje por te majtet i ka zen paniku nga humbja e 23 qershorit, sepse nje pjese e ketyre rinje qe thote Majko nuk kan shume besim te Edvin Rama..

  20. klara says:

    Te rinjte shqiptare e kane kuptar qe duhet te bashkohen me skuadren qe ka plot energji dhe njrez me vullnet qe do te ndryshojne shqiperin…Rilindje per nje te ardhme me te mire per rinine shqiptare, per me shume punesim per te rinjte qe sot enden rrugeve me diplome ne xhep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje