A mos duhet të flasim për dobinë e rrugëve, sidomos për Rrugën e Kombit?

10 Qershor 2013, 10:30Politika TEMA

Katër vite më parë, shqiptarët do të udhëtonin përmes Rrugës së Kombit. Ashtu e pambyllur mirë, mes një tuneli të papërfunduar, do të shijonin të parën rrugë të kësaj kategorie në Shqipërie.

Në atë kohë, kryeministri Sali Berisha do fliste për një rrugë që sjell miliona euro të ardhura në vit, për një mrekulli që do i japë frymëmarrje ekonomike sidomos Kukësit.

Por katër vite më pas, kryeministri nuk e zë më në gojë suksesin ekonomik të Rrugës së Kombit. Marrëdhëniet ekonomike me Kosovën nuk është se kanë ndryshuar shumë dhe në kujtesë më shumë ka ngelur përplasja mes dy vendeve për disa prodhime të bllokuara reciprokisht.

Por a ka sjellë kjo rrugë zhvillim?

Ilir Meta deklaroi në Sarandë se Kukësi, që do njihte mrekullinë ekonomike, që do shijonte punësimin e favoret e saj, vetëm sa është varfëruar.

“Unë dua t’iu jap një fakt, i cili është shumë tronditës lidhur me Rrugën e Kombit, e cila u inaugurua katër vjet më parë. Sot në qytetin e Kukësit në raport me 4 vjet më parë kur u inaugurua kjo rrugë, e cila duhej të sillte një progres të jashtëzakonshëm ekonomik dhe social për këtë qytet, sepse nga 7 orë që bëhej Tiranë-Kukës falë kësaj rruge distanca u shkurtua në një orë e gjysmë, mund t’iu them se numri i familjeve që jetojnë me asistencë sociale gati është dyfishuar. Dy mijë familje në qytetin e Kukësit jetojnë me një asistencë sociale prej rreth 30-40 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo do të thotë se rrugët vërtetë janë një progres, por janë të tilla kur mbështeten me politika konkrete në funksion të rritjes së punësimit dhe të zhvillimit të ekonomisë lokale nga një qeverie e përgjegjshme dhe e kujdesshme”, tha Meta.

Një e dhënë e frikshme, që flet vetë./ep

42 komente në “A mos duhet të flasim për dobinë e rrugëve, sidomos për Rrugën e Kombit?”

  1. ana says:

    ju ka zen syte rruga qe lidhi gjysmen e kombit…shqiperia eshte plote me serbogrekofil qe duan ta shofin ate vend te ndare e percare e te pa zhvilluar…bravo gazeta tema,bravo mero baze,bravo socialista !

    1. turi says:

      ju lutem njerez mendoni per nje cast, cfare dreqin po ben ky njeri pre te zhvilluar Kuksin? a eshte Kuksi me i pasur se ne 2009? absolutisht jo! ky eshte nje vend akoma dhe me i varfer, akoma dhe me i mjeruar! duhet te kuptoni qe rruga pa nje plan ekonomik eshte thjesht shkurtim kohe per te shkuar nga nje vend ne tjetrin por kurresesi nje zvhillim alla gjerman ekonomik!

      1. bujari says:

        Rruget jane te rendesishme per zhvillimin e nje vendi, por sa hyjne ato ne pune kur ndertohen ne kurriz te nje populli te varfer, para te cilat po te ishin investuar ne arsim, asistence sociale, shendetesi do te kishin permiresuar dukshem cilesine e jetes.
        Por cfare duhen valle rruget kur shqiptaret nuk kane as leke per te udhetuar, se s’kane leke as per te ngrene buke.

        1. Nida says:

          perse nuk flet edhe per 250mln euro qe u zhduken gjate ndertimit te kesaj rruge dhe nuk u dha kurr llogari per to????

          kur ti jepni nje pergjigje kesaj zotri, do te mund te flasim per rendesin apo te mirat qe i sjellin vendit pseudo-investimet tuaja.

          jeni nje mekat i madh qe per fat te keq i duhej ketij populli t’iu hiqte ne kurriz.

        2. Ereni says:

          Bujar, jam dakort qe rruget jane zhvillimi i nje vendi, por nuk jam dakort me ty me ate qe paske pohur, sepse populli sado i varfer me qen rruget eshte gjeja kryesore per tu ndertuar, pastaj edhe te tjerat do beheshim shume me lehtesi..
          Ti ne raste se do semuresh dhe nuk do kishe rruge te asfaltuar ti do vdesesh deri sa te arrish te spitali..

      2. dorado says:

        Rruget do te quheshin arritje nese ato do te beheshin nga tendera te hapur, te ndershem, kur ato nuk do rendonin ne buxhetin e shtetit, ashtu sic ndodhi me rrugen e kombit qe e zeroi arken e shtetit, e rriti borxhin publik, miliarda leke te hedhura kot nga inxhinieret e paafte qe u detyrua te ribehej njera nga kembet e ures.

      3. za says:

        Kuksi do ja japi pergjigjen ketij me 23 qershor..kujtoi se me nje rruge na bleu perjete ky ne…po ta harrosh o sal berisha se mund te votohesh prap nKuks ti! nje fabrik, nje uzin ske ndertu, ske ndihmu me u ndertu me sakte!

        1. Ornela says:

          Za, Me vjen keq qe me 23 qershor pergjigjen do ta mari Edvini qe i urren ne kulem verioret..

      4. Etleva says:

        Turi, ai njeri qe thua ti ka ber dhe ka per te bere ate qe quhet pune per zhvillimin e vendit..
        Jo vetem Kukesi por cdo qytet ne Shqiperi ka ndryshuar nuk po them teresisht por gradualisht behen gjerat e mira..

    2. Tina says:

      Skemi te drejte t themi qe e gabuara esht gabim nqs ashtu gabim e ka vendosur ai qe eshte i vetmi qe perfito.Kjo quhet shtypje!Liria e fjales te lejohet gjer ne momentin qe snxjerr asnje te vertete,por n momentin kur ti nxjerr nje te zeze tshkruar mbi te bardhe,te merret liria per te jetuar.E me ironikja eshte te degjosh vrasesin tek thote:do te kapim e denojme vrasesin

    3. alesia says:

      E vetmja pengese e lirise dhe demokracise,drejtesise dhe meritokracise eshte ai qe i ka tmerr keto terma ngaqe ato nxjerrin perbindeshat ne shesh dhe i qellojne per vdekje….Keshtu rruget e se ardhmes do hapen,pasi perbindeshat dhe te tmerruarit nga drejtesia te eleminohen nga i plotfuqishmi Sovran….

    4. Dritani says:

      NUk e di perse e quani ende rruga e kombit kur dihet shume mire qe ajo eshte rruga e vjedhjes se lekeve nga ana e qeveritareve. Vetem kombit Shqiptare nuk i ka bere pune, kot po rri se nuk solli fare zhvillim ne ate zone.

    5. Petri says:

      Berisha thote rruge rruge e ne fund nuk shohim asgje te mire nga kjo iniciative pervec nje asflat qe na ka kushtuar sa qimet e kokes e nuk tregon se eshte i vleres te cilen Shqipetaret kane paguar.

      Politikat e Berishes, si cdo gje tjeter e tij, nuk jane te mirmenduara, por ne funksion te perfitemeve te tij personale.

      Sali nuk ka nje program politik por bredh qyteteve duke perrallisur per nje realitet qe vetem ai e shikon.

      Eshte vertet nevoja per te sjell nje tjeter qeveri ne krye, duhet nje qeveri e majta si PS me Ramen e cila e ka te qarte se si do te drejtoje vendin.

      1. Aureli says:

        Gjithe keto rruge qe jane shtruar fale nga qeveria e z.Berisha jane sepse ky i fundit ne plan te pare mendon per qytetarin, pastaj per mirqenjen e tyre..
        Por nje gje nuk e kuptoj tek ca njerez pse nuk e pranojne nje gje qe eshte ber fakt, qe dua te them me pak fjale nje nder ata qenke edhe ti ose nuk sheh mire nga syte..

        1. Selim Kupa says:

          Aurel or djale,ti do te jeshe nje koker katundari i pa nivel,si mor djal nuk i shohim rruget,i shohim bile mire,por per tej tyre shikojme edhe zullumin qe eshte bere me keto rruge.Do ja dinim per nder Berishes dhe bandes se tije,po ta kishte ndertuar me leket e tije ate rruge (se elbete me ato qe ka vjedhur ai bene po te doje rruge deri ne Gjermani)por rruget jane bere me taksat tona,me djersen tone,vetem se ka firmosur nje tender ka ka zhvatur miljona euro,se bashku me Sokol koqe gomarin,pra i nderuar mik,te miren e ketyre rrugve e mbyte zullumi.Rruget do te ishin te mira kur me pare ndertohej nje fabrike,nje uzine,dhe pastaj rruga i lidhte keto investime,dhe kordinohej puna,po jo si ne rastin e rruges se kombit,nje pacavure per te levizur verioret te cilet levizin nje here ne pes puaj,per ndonje sherbim shendetsore,se per me teper nuk kane para,dhe asfalti qe thua zoterote nuk vlene per te ngrene,popullit i eshte thare zora,e keto akoma,me baba qemon.Do ishte bere mire po te ishte bere nje autostrate bregdetare, e cila do te lidhte bregdetin tone,do shtohej turizmi,edhe kjo nuk do ishte pa dhimbje se do te prishte ca vila pushtetaresh ne bregdet,por ama do ti kompesonte koker per koker,dhe jo si tokat e fshatarve qe u a mori me zore.Keshtu o Aurel trimi,kesaj fjale i thone ‘Pashai shuron ne qenef florinI,a ne goje te fukarait po dhjet sot zengjini”….tung per sote.

    6. Maksi says:

      te flasesh ka shume Z. Berisha!!! ka si psh te flasim per spitalet qe jan ku therret qameti!! ka per vendet e punes qe len per te deshiruar sepse ka shuuuuuuuum te pa pune dhe rinija punon ne call center ose kamarier neper clubet e tiranes qe ska kontrroll fare qe as nuk sigurohen dhe lokalet sigurimet i fusin ne xhep!! Ke per shkollimin qe eshte per te len per tu deshiruar sepse diplomat sot blihen jo se fitohen !! Ke per pensionet qe jan si mos e me keq !! Ke per invalidet e shkrete qe nuk praohen ne asnje institucion te mundshem !! YYYYYYYYYYYYyyyyyyyyyyyyyyyy sa ka per ty , po ti ben sikur sjan sepse ne tere fushaten qe ke bere vetem rruget ke permendur

    7. Sabian says:

      Pse te mos flasim pak per cilesine e rruges? E shkaterruar pa u mbaruar mire! Renie dherash gjithandej si dhe mungese garderelash e pritash per gurat qe bien nga reshqitjet e dherave. Ku shkojne gjithe keto leke qe nuk jane shpenzuar ne gjera te vlefshme? Tek xhepi i Saliut, sigurisht, bashke me leket e asfaltit te cilesise se dobet! Shporreni nje ore e me pare kete genjeshtar!

    8. erman says:

      po si nuk paska sjell zhvillim rruga e kombit more a jeni ne vete, a keni idene sesa turiste hyjne tani nga dogana e morines, rruga nuk eshte bere vetem per Qytetin e Kukesit, kot nuk eshte quajtur dhe rruga e kombit.

    9. vicente says:

      po po qajini hallin Kukesit ju, Kukesi eshte nje qytet me te vertete i zhvilluar, e shikoni keshtu por ai qe jeton atje din me te vertete ta beje ndryshimin dhe diferencen e kesaj qe eshte shkruar dhe asaj cka pasqyron me te vertete qyteti i Kukesit.

    10. anna says:

      zhvillim ka sjell pasi poduktet qe mbjell zona e Kukesit tani jane me afer kryeqytetit dhe tregtimi i tyre eshte me i shpejte dhe me fitim prures, kemi shembullin e Shishtavecit me produktet e saj, tani tregtimi i tyre ne tregjet e kryeqytetit eshte me fitim prures. cdo e mire dhe anen negatime te saj por qe ne kete rast eshte e paperfillshme.

    11. elisa says:

      un kam shume shoke nga Kukesi dhe me kane treguar qe me ndertimin e rruges se re Kukesi eshte shume me ndryshe nga cka qene dhe eshte me i zhvilluar se para 4 viteve, jane bere shume investime te reja te cilat i kane dhene atyre nje stad tjeter jetese, ka edhe nga ato individe te cilet nuk kane pas arrit te vinin ne Tirane per shkak te rruges dhe hapja e rruges per to ka qene nje enderr e cila u eshte bere realitet nga qeveria e Berishes.

    12. Hali says:

      Rruga e kombit eshte nje domosdoshmeri!Nese e ke kryer funksionin e vet,ne funkison te politikave ekonomike dhe bashkepunimit te dy pjeseve te vendit(Kosove-Shqiperi) atehere ,te diskutojme.Pra nese bshke[unimi Kosove -Shqiperi ka qene I varfer,ky nuk eshte faji I rruges.

      Rruga eshte arterie brenda trupit shqiptar.

  2. fidel says:

    Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

    Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

    1. RAkipi says:

      Pasi ky plaku I vjetër u kthye nga maratona e tij detare në luftë më moshën e duke u rrekur të bindë veten se akoma është I ri e I fuqishëm e të mashtrojë popullin për këtë, dha simptomën e disatë të cmënurisë në evolim. Posi Xheladin Beu ai mund të mos pranojë faktin e hidhur se mosha I ka vajtur e mendja po ashtu. I ka rënë si gjehthet në vjeshtë dhe faktet e tregojnë qartë këtë gjë

    2. Tigri 14. says:

      C’i thotë mendja këtij plaku anormal që guxon të bëjë pazare dhe me territorin e vendit, me gjakun e të parëve, me historinë e një kombi kaq shumë të vrarë nga padrejtësitë,me pasurinë më të vyer që një komb mund të ketë.?! Si mundet një njeri të guxojë të thotë që me territorin e vendit tim unë mund të bëj cfardolloj pazari e më tej të dali e te thotë që kjo se cënon integritetin e vendit.? Me cilën Kushtetutë punon ky plak që I lejon atij të fali det si të ishte toka me tapi që ja ka lënë I ati?

    3. urani says:

      Në vitin e largët e më të padrejtin për kombin shqiptar, në 1913, bëhej një kaspahanë e vërtetë në dëmin tonë por,bëhej nga Fuqitë e Mëdha përballë të cilave ishim të pafuqishëm të bënim dicka, për të ndyshuar gjithcka ndodhi. Ne asokohe u kthyem në një pre ku ‘’ ujqër e dhelpra’’ hanin kë ‘’Organ’’ donin e thertorja e krijuar nga Fuqitë e Medha ishin mbështetja e tyre. Po sot ku ndodhemi? Kjo eshte shume ironike për tu thënë. Sot,nga marrëveshjet telefonike e me skype

    4. Tepelena says:

      Bravo shoku Fidel Kastro,qe na meson se si ti ruajme votat e partise dhe ti kthejme ne plumb per armikun.p.s.Emri Fidel,Molotov Zhukov,Capajev Maksim,Marenglen,Ju vu femijeve,te kelysheve qe donin te tregonin besnikeri ndaj Dulles.Sa servile dhe jo patriotike ti vesh femijeve emra sllave, kubaneze dhe marksistesh cifute.A mendoni se rilindja do te vije me trashgimtare te tille?

  3. alban4eva says:

    ja qe edhe rruget nuk sjellin gjithmone zhvillim ashtu sic shprehet shpellari. sado rruge, njerezit nuk kane buke te hane, cfare do te hane, rruget gjysmake te S-halè serbit???

  4. nuk ia u dhjet njeri voten tuaj o fideeeeel

  5. A says:

    Ne fillim duhej bere aksi kryesor i rruges Hani i Hotit – Shkoder – Tirane – Fier – Gjirokaster – Kakavi.
    Pastaj nga ky aks duhet te dilnin rruget e tjera Vau i Dejes – Fierze – Qafe PrushI – Gjakove.
    Milot – Fane – Morine – Prizren.
    Tirane – Tujan – Bulqize – Peshkopi – Dibra e Maqedonise.
    Lushnje – Berat – Tepelene.
    Kuptohet mbas nje studimi paraprak me specialiste te fushes duhet te benin studimet dhe gjeresia e rrugeve, jo me fjalet dhe brockullat e Sali Berishes qe nuk ben me as si mjek dhe as per organizim shendetesie qe eshte cope cope ku therret qameti. Kudo qe i shkel kembe dhe i prek dora, SALI BERISHES, mbrapa i vjen SHKATERRIMI.
    Keshtu eshte kur populli shqiptar nuk eshte ne gjendje te zgjedhi drejtuesin qe duhet, te afte dhe specialista te mirefillte te fushave te ndryeshme per te cilat behet fjale.
    SALI BERISHA e ka mendjen vetem per te vjedhur, shperdorimi, korrupsioni dhe mafia. 23 qereshori do ta dergoje ne banken e te akuzuarve, tek ligji, tek drejtesia dhe te marri ate qe meriton.

  6. anaa says:

    si ka sy e faqe saliu qe permende kete rrug kur ky dhe ministri i tij basha vodhen 300 milion euro nga kjo rruge. po te ishte ber gjyqi bashes dhe gjykatesit e saliut nuk do ta nxirnin dot te pafajshem. po te vjedhesh kaq lek ne amerik vete ne karrige elektrike, kurse ne i kemi kryeministra e kryetar bashkie. ia te shikojm ramen ca do na bej do i fusin ne burk keta apo do vjedhin si puna e ketyre. 300 milion euro i mori familia e klani i saliut, kurse per te paguar borxhin do ta paguajn shqiptaret. vdekje per politikanet e korruptuar

    1. Aleksi says:

      Anaa, meqen se qenke mbeshtetese e Rames shifi cik ato 20% qe ua vidhte firmave te ndertimit ne Tirane, e shume e shume te tjera, dhe qe Tiranen e ka len ne nje gjendje shume te njerueshme..
      Po te ishte ashtu sic thua ti do ishin perballur perpara ligjit, ne fund te fundit te gjithe qytetaret jane te barabart perpara ligjit..

  7. qytetar says:

    Ëndrra e fshatarit dhe e malsorit ka qënë rruga e asfaltit
    “doli në xhade” ishte te xhdja” “do shkoj te xhadja”
    ËNDËRR Të flasim për rrugët!

  8. al says:

    infrastruktura eshte baze kryesore e ekonomise dhe zhvillimit te nje vendi. kjo nuk ka diskutim,por per cdo investim ka nje analize ekonomike financiare ,qe te shohesh cfar te mirash ka. ajo autostrade mori nje para te madhe nga taksapaguesit shqiptar dhe kjo me justifikimin qe bashkon kombin. deri ketu shume bukur.por te shohesh qe kjo autostrade nuk ka ate fluks qe pritesh ne menyre qe te justifikonte investimin. sot me sa kam degjuar tregtia e kosoves me shqiperine eshte tek 5 -6 milion euro kurse kosova me serbine kane bilanc 450 milion euro. pra shikohet ajo propagande e madhe per miliona qe do hyne ne tregun shqiptar. megjithate ajo nuk ka per ta humbur rendesine qe ka por kosto per mua eshte shume abuzive. per kukesin ku jeton nje popull fisnik ,patriot dhe punedashes gjendja ekonomike e keqe, vjen nga mos menaxhimi i resurseve natyrore te zones,qe pa frike do ta radhiste ate ne qytetet me te pasura te shqiperise, ai ka ujin,pyjet,mineraret,frutikulturen ,bimet medicinale dhe liqenin e fierzes. jo vetem prodhimi por dhe perpunimi i ketyre prodhimeve do ta bente kukesin te kishte papunesi zero dhe te kthehenin dhe te tjeret qe kane ikur. te drejtosh nje vend nuk do vetem trimeri dhe llafollogji ,por mbi te gjitha do mend dhe bashkepunim me shkencetaret e vertete e jo ato me teste. per manaxhim ka nevoje shqiperia dhe asgje tjeter,se burime njerezore dhe natyrore ka boll .

  9. Anda says:

    Une nuk e di se kush gazetar e ka shkruar kete artikull, por nuk besoj se ky gazetar ka njohuri minimale ekonomike. Nuk e di se si marrin persiper gazetaret tane te bejne shkrime me tituj sikur po behet analize ekonomike, kur nuk ane njohuri te tilla.
    Rruga e kombit ne rradhe te pare eshte e rendesishme politikisht, pasi bashkoi shqipetaret dhe vetem per kete fakt nuk duhet te kete pyetje te tipit a duhej apo jo kjo rruge.
    Se dyti, sigurisht qe shteti shqipetar ka perfitim ekonomik nga kjo rruge, pasi turistet me te medhenj ne shqiperi jane ata kosovare. Keta turiste shpenzojne tek ne shume, dhe kjo ndikon direkt ne ekonomine shqipetare.
    Se treti kjo rruge nuk u be per kekesin, por per Shqiperine, e çuditshme qe Tema ka filluar te bazohet shume ne theniet e Metes keto kohet e fundit.
    Se fundi, nuk duhet analizuar nese duhej apo jo rruga e kombit. Sigurisht, pas asnje medyshje qe duhej dhe nuk ka pse behet kjo pyetje. Pyetja duhet te shtrohet a kishte abuzim me fondet qe u ndertua kjo rruge.

  10. altin says:

    qeveria e ka per detyre te ndertoje rruge.
    nuk ka asgje te jashtezakonshe kur thone se kane ndertuar rruge.
    me paret tona po ndertohen.
    rruge, rruge, rruge
    =
    borxhe, borxhe, borxhe

  11. lelo says:

    Dobine kesaj rruge po ia shohin durrsaket,se nuk po ngulen me nga 2 jave kosovaret me ate palo-turizmin e tyre qe hanin groshe e dhisnin ne det.Dmth leke muti.
    Hajt naten

  12. realist says:

    A ma lejoni nji hamendesim te “rrezikshem”?

    Dy personat qe mâ shume se te tjeret kane bâ zhurme per kete rruge jane BB( jo Banka Boterore)ose Basha & Berisha.

    Tuj kene se politika, nder shqiptare, i paraprin ekonomise, atehere, nen driten e lajmeve te fundit mbi rithemelimin e PD, mbas 23 qershorit, si parti me prirje turko-harape( edhe pse gjithnji e kam mendue se ka kete gen ideologjik qysh ne zanafillen e vet), dal ne nji perfundim te mundshem e te arsyeshem:
    -Rruga e kombit asht nji investim mâ fort jo ekonomik, por ma teper religjioz, qe me lidhe Kosoven me shumice myslimane( ktu nuk them se shumica e kosovarve jane ekstremista) me qendren e Shqipnise(trekandeshi DR-TR-EL), me shumice myslimane.
    -Edhe rruga e shkurte permes tunelit, ajo Tirane-Elbasan, me duket se ndjek te njejtin arsyetim politiko-religjioz. Elbasani asht i vetmi qytet i ndertuem prej turqve ne kohen e Gjergjit te Madh, per me i bâ terror shqyptarve kryengrites.

    Hamendja e dyte me erdhi si perfundim i nji thanie te koheve te fundit e Berishes: “Rrugen e Arbrit nuk muejtem me e ndertue dot, por kena me ju prû nji Universitet”.
    Pse paska mâ shume randesi ekonomike rruga e re TR-EL( kur nderkohe asht ne rregull ajo qe kalon neper Plepa-Rrogozhine) se ajo qe lidh fushat e Tiranes me malet e Shqipnise qendrore, tuj kena se zonat malore kane randsi jo vetem turistike, por edhe tregtare?

    Shpresoj qe z.Baze te mos e censuroje kete koment t’emin, me emen te lirise se shprehjes e asaj te shtypit te lire.

  13. Arbjona says:

    Z.Berisha per 8 vite qe ke qen ne pushtet ke ber shume per Shqiperin..
    Edhe pse Rama ti perbalt veprat qe ti i ke ber per kete vend, ne jemi ata qe veprat e tua i kemi par dhe njekohesisht kemi udhetuar ne rruget qe ti i ke shtruar..

  14. Keljani says:

    Z.Berisha rruga e Kombit Veriut jo vetem zhvillimin qe i ka sjell, por edhe zvogelimin e oreve te tera qe udhetonin per te arritur aty ku do, cdo njeri nga neve..
    Plus kesaj rruga e kombit eshte edhe nje ure lidhese me shqipetaret e Kosoves..

  15. drita says:

    ajo rruge ka sjell edhe te mira ,po nuk ju leverdis ju ta permendni.po kosovaret qe jane shtuar shum me shum se cvinin.e nqs me pare vinin e rrinin per nje kohe te caktuar ne bregdet,ose nuk vinin fare nga rruga e keqe.tani ata vijne e shkojne brenda dites ,normale edhe qendrojne dhe e shijojne bukurine e bregdetit.

  16. V. says:

    Le te flasim konkretisht. Ajo rruge ka kostuar 1 miliarde Euro dhe jane marre borxhe edhe me 11%. Do te thote qe vetem interesa jane afer 100 milione € ne vit, shto edhe 5 deri 10 milione mirmbajtje vjetore. A jep kaq te ardhura?
    Po sikur me keto fonde te nderonim HC e Skavices me ujembajtes 2 vjeçar do evtonim permbytjet e Shkodres dhe do shfrytezonim ujin me rubinet 5 here Skavice, Fierze, Koman, Va Deje, Bushat? Pra nje depozite gjigande energjie.
    Rruge e Kombit, pra politika ne plan te pare. A nuk ja pame gjemen kesaj sjellje antiekonomike per 45 vjet?
    Ne fund a ka nje Institut me specialiste te fushes qe studjojne prioritet dhe percaktojne politikat e ndertimeve infrastrukturore? Apo del njeshi dhe hedh leket e tatimpaguesve si i teket si puna e Enverit qe ju tregonte specialistve se ku ta kerkonin naften dhe kur nuk gjendej i pushkatonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje