Kryetari i Aleancës Popullore, Artur Dojaka, kandidati për deputet i AP në Qarkun e Fierit, Nimet Musai dhe profesor Hajredin Isufi, gjatë një interviste të dhënë për televizionin rajonal në Fier “TV Apollon” kanë shpjeguar pozicionin e kësaj forcë politike në zgjedhjet e 23 qershorit, arsyet e krijimit të saj si dhe rezultatet e pritshme në mandate.
Dojaka: Për këdo çam që na ndjek, por edhe për ata bashkëqytetarë që janë bashkuar me ne në të gjithë rrugëtimin tonë, shprehja “Çamëria do të bëhet” ka të bëjë kryekëput me atë që amanetin e të parëve ne do ta bëjmë realitet. Për këtë ne jemi të gjithë si komunitet të bashkuar, por kemi edhe mbështetjen e të gjithë bashkëqytetarëve tanë.
Isufi: Aleanca Popullore është në kohën e duhur dhe në momentin më të rëndësishëm për çështjen e Çamërisë. Sensibilizimi për çështjen çame nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Herë është kaluar në heshtej dhe me demagogji është propaganduar se po bëhet diçka. Në momentin që nuk u bë ajo që nuk u arrit lindi Aleanca Popullore. Nëse Çamëria nuk është shpërbërë është meritë e çamëve. Ajo nuk u zhbë, iku e masakruar dhe erdhi gjeti një mbështetje të fuqishme te bashkëkombësit shqiptarë. Çamëria do të bëhet se ka histori të lavdishme. Çamëria do të bëhet kur fatet t’i marrin bijtë e Çamërisë.
Musai: Çamëria do të bëhet. Flas me këtë gjuhë dhe moral se jemi në vitin 2013 dhe historinë e kombit tonë e dimë. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që është i rrethuar nga shqiptarët. Kosova u bë, tani e ka radhën Çamëria.. Është AP jemi të gjithë bashkë. Është ky komunitet i bashkuar pranë AP që shpreh dëshirën jo vetëm ta mbështesë AP, por ta çojë çështjen para. Në marrëveshjen me PS, një nga pikat më nevralgjike ishte a do të bëhet Çamëria, a do të ketë qeveria një program që e mbështet çështjen çame. Po, çështja çame do të bëhet, kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë në një marrëveshje politike që ka bërë AP me PS. Për herë të parë do të raportohet dy herë në vit në Parlament për çështjen çame. Kjo nuk ka ndodhur në 22 vjet. Është hera e parë që çështja çame është në fokusin e gjithçkaje. Është sensibilizuar jo vetëm opinioni brendshëm, por edhe ai ndërkombëtar. Do ta nisim andej nga duhet nisur, nga SHBA, për ta zgjidhur çështjen e vetme të pazgjidhur të shtetit shqiptar.
Duket pak si luks i tepruar për të pasur dy parti për të njëjtën çështje?
Dojaka: Komuniteti çam brenda dhe jashtë vendit është tejet i bashkuar. Komuniteti çam që nga viti ‘91 e ka treguar vitalitetin, forcën dhe seriozitetin që ka marrë përsipër çështjen çame, dhe në vijimësi janë krijuar forca politike si PDI, z.Musai që ka qenë përfaqësues edhe në zgjedhjet e 2009 nga komuniteti çam, dhe nuk mendoj që ka një përçarje. Forca tjetër ka dalë edhe ajo nga komuniteti çam, PDIU qëndron dhe do të mbetet forcë e jona dhe kjo është në planin integrues të AP, për arsye se ne me forcë e kemi dënuar dhe dënojmë privatizimin me një emër të përveçëm të çështjes çame. AP në bazë të sondazheve, por edhe frymës që ne gjejmë shtëpi më shtëpi kemi një frymë tejet bashkëpunuese. Në Qarkun e Fierit z.Musai e kanë zgjedhur në 2009, ishin makinacionet ato që i mohuan mandatin. Por këtë herë mbështetja do të jetë edhe më e madhe.
Ku e mbështesin bindjen se PDIU do t’i kthehet komunitetit çam?
Dojaka: Kjo nuk është një bindje, por një realitet. Në të njëjtën kohë nuk do thosha se ka dalë një pjesë nga PDIU. Të vetëshpallurit drejtues të PDIU-së e keqmenaxhuan për interesat e tyre private kauzën çame dhe sot në momentin e fundit ata e lanë komunitetin në baltë dhe shkuan u regjistruan në parti të tjera.
Isufi: Komuniteti çam nuk ka qenë asnjëherë i përçarë. Komuniteti çam sot nuk është i përçarë, por i çoroditur, sepse priste që gjatë viteve të shkuara të përfaqësohej nga dy deputete, dhe për 4 vjet deputeti që erdhi nga PS u vetëshpall kryetar. Pritej që të bëhej diçka me dy deputet në Parlament. Dhe një pjesë e madhe e intelektualëve u zhgënjyen nga kjo pritje e gjatë. Shpresonim se një ditë do të hidhej dritë dhe sensibilizohej çështja çame. Kur pashë që zëri i dy deputetëve nuk u dëgjua vendosa që të tërhiqem. Nuk ka si ta ndiejë vetën të ngrohtë një çam me një dhimbje patriotike që ka lënë pasuri dhe kockat e të parëve në Çamëri kur dëgjon nga drejtuesi i PDIU-së “aman më jepni rezolutën dhe merrni të gjithë votat e çamëve”. Kjo është trishtuese. Fillimisht kemi parë një lloj çoroditje. Sot ka ardhur koha që çdo çam t’i drejtohet ndërgjegjes së vet.
Dojaka: Kjo është zemërata çame, kjo është ajo që i referohem. çamët janë një popull vital dhe nuk pranojnë të trajtohen si bagëti.
Isufi: Fillimisht kemi parë një çoroditje, që ndonjëherë vijnë edhe për shkak të miqësisë. Sot ka ardhur koha që çdo çam t’i drejtohet ndërgjegjes së vetë, nëse është i kënaqur nga kjo mospërfillje prej 4 vjet, nga kjo grindje që kanë pasur dy deputetët tanë, nga kjo mosngritje e zërit të deputetëve tanë që u bën paterica të qeverisë “Berisha”. Këta deputet kishin dy alternativa: ose të detyronin qeverinë të ndërhynte pranë qeverisë greke ose të jepnin dorëheqjen. Por ky deputet e braktisi këtë parti dhe kalon në radhët e në listat e PD. Komuniteti çam ka krijuar një parti, ka një përfaqësues, ai deputet duhet në këtë legjislaturë t’i kërkonte votën elektoratit çam. Nuk ka moral që një drejtues partie të kërkoj mandatimin në listat e një partie tjetër, sepse nuk ka kurajë te partia e vetë.
Dojaka: Duke iu bazuar edhe legjislacionit të Parlamentit, PDIU duke pasur vetëm Shpëtim Idrizin në listat e PD, në rast se nuk nxjerr asnjë deputet tjetër, gjë që duket tashmë, atëherë PDIU nuk është më një parti parlamentare, për arsye se kryetari saj nuk garon me siglën e PDIU, dhe kjo është një ofendim i madh për komunitetin çam.
Isufi: Këtë herëShpëtim Idrizi ka treguar dinjitet dhe burrëri, sepse ai ka deklaruar publikisht se në rast se nuk do miratohet rezoluta çame do jepte dorëheqjen. Rezoluta nuk u miratua, ai u largua dhe gjeti mbështetjen te aleati i vet që e ka mbajtur në këmbë për 2 vjet.
Ka përçarje të komuniteti çam?
Nimet Musaj: Kontributet e mia në këtë qytet nuk janë të pakta. Në këto 22 vite ne kemi kontribute që nga krijimi i Shoqatës Çamëria me të ndjerin Abaz Dojaka, i cili është njeriu simbol i këtij komuniteti. Në momentin që krijuam forcën tonë politike që na mobilizoi dhe na dha kurajë për të kërkuar të drejtat tona të mohuara për 60 vjet. Në zgjedhjet e vitit 2009, i gjithë komuniteti më ka mbështetur. Të gjithë e dinë historinë e mandatit tim të mohuar në Qarkun e Fierit në 2009. Është komuniteti çam që më ka dhënë mbështetje, kurajë që të kandidoja, por të zgjidhja edhe Aleancën Popullore. Absolutisht që kam mbështetjen e këtij komuniteti. Unë shtëpinë time para 40 vjetësh e kam pasur në lagjen “1 Maji” dhe mbështetjen më të madhe e kam në atë lagje. Nuk vij këtu thjesht për të bërë fushatë, e por flas me bindje që unë do të jem deputet i AP në këtë legjislaturën e ardhshme.
Pse duhej Aleanca Popullore?
Dojaka: AP ka ardhur në momentin e duhur si forcë e duhur. Kjo tashmë është dukur qartë në të gjithë lëvizjen politike mbarëshqiptare, nga vlerësimi që AP ka marrë nga koalicioni që ka marrë përsipër të sjellë rilindjen në vendin tonë. Jo më kot, nga parti me traditë jemi vlerësuar si forcë surprizë. Ndoshta surprizë për faktin se garojmë rishtazi në këto zgjedhje, por bazuar në mbështetjen mbarë popullore. Ne jemi integruar brenda AP si lëvizje çame., ku veç kauzës çame ka edhe shumë çështje të tjera, si për shembull zgjidhja e çështjes për bukën e gojës për njerëzit që janë në nevojë. Këtë çështje partia jonë e ka në themel të programit të saj. Në Fier ne u orientuam drejtpërdrejt duke u përfaqësuar me birin e tyre, Nimet Musai, figurës së të cilit unë do t’i besoja gjithë familjen time. Secili nga ne duhet t’i bëjë mirë llogaritë se për kë do ta hedh votën. Ndaj slogani jonë është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: “Voto për veten tende”.
Isufi: AP lindi në një moment shumë të rëndësishëm për të realizuar ato aspirata dhe vlera që për komunitetin çam nuk u realizuan për 4 vjet. Është bërë zakon që kandidatura e parë do të jetë e kryetarit të partisë. Është hera e parë në historinë tonë politike që kryetari i AP nuk kandidon për deputet.
Pse nuk është bërë miratimi i Rezolutës Çame?
Isufi: Rezoluta ishte një ëndërr e të gjithë çamëve. Kjo nuk u realizua më 7 prill të 2004. Arsyet qenë nga më të ndryshmet dhe kjo ngjalli një revoltë shumë të madhe te komuniteti çam. Puna ishte për tre vota. Ata që nuk plotësuan numrin e caktuar ishin: Jozefina Topalli, Sali Berisha dhe Besnik Mustafaj, i katërti ishte një funksionar i PS. Raporti ishte 53 me 52 dhe rezoluta nuk u miratua. Në këtë kohe ne kemi pasur protesta të rëndësishme nga ana e opinionit të shëndosh publik. I pari që ka protestuar ka qenë i ndjeri Sabri Godo dhe Sabit Brokaj. Ne fajësojmë Parlamentin shqiptar të vitit 2004 për mosmiratimin e Rezolutës. Pas vitit 2004 deri në 2009, ne kishim dy përfaqësuesit tanë në Parlament dhe gjëja e parë që duhet të bënin ishte të ngrinin zërin për çështjen e Rezolutës. Kjo u bë pikërisht në fund të vitit në dhjetor. Nëse këta do ta kishin ngritur zërin më parë kur qeveria e “Berishës” ishte me “poture nëpër këmbë” Rezoluta do të ishte miratuar.
Musaj: Jemi të bindur se jemi në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Personalisht jo vetëm që nuk e lashë karrierën time, por gjatë kësaj kohe kemi bërë takime nga më të rëndësishmet. Ka qenë një marrëveshje politike mes dy forcave dhe mandatin mua ma ka hequr Kolegji Zgjedhor me një vendim të formës së prerë. Edhe votat që mu regjistruan ishin shumë pak nga ato që kisha marrë. Ata që i kanë mohuar një mandat këtij komuniteti, atë “duf” që ka komuniteti do të shprehi me votën e tyre.
Keni siguri që do të mbrohet vota juaj kësaj here?
Musai: Unë shpreh besimin absolut që vota jo vetëm do të ruhet, por të gjitha votat që do na japi ky komunitet do të jenë të lexueshme. Prandaj ne jemi të qetë, prandaj i kërkojmë komunitetit çam të votojnë AP, ky Parlament ka nevojë edhe për njerëz të ndershëm.
Isufi: Unë kam besim shumë të madh se votat e AP nuk do të shpërfillen nga koalicioni. Ilir Meta ka qenë kryeministri i vetëm i Shqipërisë që çështjen çame e ka ngritur në shtetin fqinj. Kryetari i opozitës që do jetë kryeministër i ardhshëm na ka garantuar se çështja çame do të jetë në prioritetet e qeverisë së ardhshme.
Dojaka: Gjithë koalicioni në tërësi është në një kohezion të plotë. Duhet të jetë e qartë tashmë për të gjithë shqiptarët që në vitin 2013 nuk do të ketë më marifete për të mbajtur njërën apo tjetrën forcë në pushtet. Është në dobi të së ardhmes të çdo familje që vota të lexohet drejt. Ne, këtë mesazh e bëjmë të qartë shtëpi më shtëpi dhe jemi të gjithë të bashkuar për t’i dalë në krah njëri-tjetrit që këtë shërbim ndaj qytetarit të fillojmë që në 24 qershor.
Pse në koalicion me PS?
Dojaka: Çamët, por edhe mbarë AP janë njerëz me bindje jo vetëm të majta e të djathta. Është një forcë gjithëpërfshirëse e cila tregon prosperitet dhe ofron besim te votuesit e saj. Marrëveshja me PS është bërë me pika principale që kanë të bëjnë kryekëput me zgjidhjen e çështjes çame në koherencë të plotë me faktorin ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit. Ne nuk bëjmë dallim mes çamëve me bindje të majtë e të djathtë. Ne jemi njësh të bashkuar për kauzën çame, kush do të votoj majtas, djathtas. Kush do të votojë për Çamërinë të votojë AP duke iu referuar sloganit: “Voto për veten tende”.
Musai: Ndodhemi në koalicionin që forca e ka të shkruar në programin e saj zgjidhjen e çështjes çame. Janë dy forca të mëdha politike, PS dhe LSI. Ilir Meta, Edmond Panariti jo vetëm që e kanë ngritur si problem në shtetin helen problemin çam, por kjo do të jetë një ogur shumë i mirë për ta çuar përpara. Kjo nuk ka ndodhur përgjatë 22 viteve.
Ju kanë akuzuar si forcë politike të krijuar nga e majta…
Isufi: Çamrit nuk kanë pasur kurrë simpati për të majtën. Nuk kanë njohur në Çamëri as të majtë, as të djathtë. Në Çamëri Balli ka qenë aksidentalist, Partia Komuniste nuk ka qenë e përhapur. Nuk është e vërtetë, AP nuk ka asgjë të përbashkët me ndonjë ndikim në mentalitet nga çdo forcë politike qoftë.
Dojaka: Unë vetë jam rritur me gjyshe nga babai që ka qenë motra e Teme Sejkos. Ne gjysheve u thërrasim Nuje. Kur nuja ime klante, nuk qante me syrin e majtë apo të djathtë. Ne jemi këtu për të mbrojtur amanetin e atyre lotëve që nuk do të shkojnë dëm. Kauza çame nuk mund të jetë as e majtë e as e djathtë, por kauzë e të gjithë shqiptarëve. Ne këtu nuk jemi për interesat tona private, për karrigen e radhës. Ju garantoj se pas 23 qershorit, kur ne do të jemi të garantuar me 3 mandatet tona dhe luftojmë për të 4, ne do të bëjmë kongresin mbarëkombëtar të AP për zgjedhjen e çdo strukture edhe kryetarin e saj.
Kosova u be,sepse aty banonin kosovar shqiptar qe ndoshta shtypeshin nga serbet,por ne Thesproti nuk eksiston asnje person qe te ndihet i shtypur keshtu qe si do e beni ju kete pune?Do shpallni lufte?Apo meqe u bete me Edin ngaqe eshte i gjate ju duket se u bete me Obamen,Po pronat qe u keni grabitur qytetareve shqiptare a do ti ktheni?Ju paria came vazhdoni genjeni camet, se ne te tjeret ju njohim kush jeni,kush ju beson vetem sherin do ju shohi.
Une vete jam çam . Kam lindur ne Tirane ne vitin 1947. Me vjen keq por nuk mund te jem dakord me thenjen e mesiperme te zotit Musai :
” Kosova u bë, tani e ka radhën Çamëria..”
Kjo do te thote lufte me Greqine more djale sepse, Cameria eshte pjese teritoriale e Greqise qysh ne vitin 1913. Mos harro se. qielli i Shqiperise ruhet nga avjonat greke e Natos. Me cfare do ta luftosh ti Greqine, me morra ?
Une mendoj se BE, USA dhe bota duan statuquo ne Ballkan dhe jo ndryshim kufijsh. Krahasoni ju lutem fuqine ekonomike, ushtarake, njerezore te Shqiperise ( te ciles i mungon vullneti politik per hapjen e ceshtjes came ) dhe pastaj hidhni fishekzjarre folkloristike pseudo patriotike per te marre vota si puna e Shpetim Idrizit ketij horri.
Qysh ne vitin 1994 eshte miratuar rezoluta e vjeter came dhe deri tani nuk eshte botuar ne fletoren zyrtare. Nuk e kuptoni akoma se politikanet shqiptare nuk duan te merren me ceshtjen came. Bejne gjoja sikur merren vetem per te marre votat e cameve.
Ne vend qe te jemi realiste merremi me fluturime me pras ne bythe.
Ne kemi shembullin e Gjermanise dhe Frances te cilet i zgjidhen problemet e tyre te minoriteteve pa lufte por me bisedime ne baze te interesit reziprok.
Obama thote se, ne nuk duhet te mbetemi te burgosurit e problemeve ( grindjeve ) te se kaluares. Ne duhet te njofim me mire njeri tjetrin te diskutojme per interesat e njeri tjetrit dhe duke patur per piknisje gjerat qe takohemi te bisedojme, te bisedojme me durim dhe te gjejme zgjidhjet paqesore qe do jene ne interes te perbashket dhe GJITHMONE ne kuandrin e Bashkimit Europjan.
Do i marresh grekeve camerine?
Doganieret greke ju presin ne Kakavia si gjithmone me krahet hapur.
Kosova u bo por u bo me gryken e pushkes o Dajak kurse ju te Camerise rrni tu u mor me lloqe kavaje nuk bohet Cameria me intervista e metingje e llafe boshe nje gje qe eshte e pushtuar nuk clirohet me llafe ata cam qe i besojn ketij budallalleku e kan humbur davan pa e nisur akoma
NUK KA RENDESI SE CILIT KRAHE TE POLITIKES JANE KETA QAMET RENDESI KA QE QAMERIS TI KTHEHET IDENTITETI I SAJ KOMTARE PERPARA QAMERI
Cameria duhet te bëhet, por pa ndryshim kufijësh me nje politike gandiste dhe pse jo rikthyese ne Cameri duke blere aty prona,sipas tregut!Kjo eshtë e mundshme dhe si hap i dyte,pjelloria e lartë ne trojet e Camerise!Sigurisht keto jane opsione, pasi drejt thuhet, gjer me sot ceshtja Came jo vetem eshtë lene pas dore dhe fshehur,por grekeve turpesisht ju dha edhe deti nga Berisha! Eshtë sinjal i mire kjo parti dhe une qe nuk jam cam do ta votoja,Dojakën, sepse e gjej racional,kritikues dhe vetpergjegjesues!Eshte hedhur hapi i pare, Krijimi i nje force politike konkrete te Camerise, nje drejtues teper i cilsishem krahasuar me puthadoret e Berishes,Idrizi dhe tjetri qe edhe emrin s’me ka imponuar ta mbaj mend!Sigurisht te gjithe camet duan zgjidhje,por nuk ka zgjidhje me lepirje pushteti,por veprime atdhetare!Duhet me shume te shkruajme e publiojme ngjarje nga Cameria,kontakt dhe kerkesa per ndihme organizmave nderkombetare,sensibilizim tek gazetat “New York Time”,”Le Monde””Figaro””El Pais”,”La repubblica”,”La Stampa”,etj….
Programime televizive reportazhe dhe histori,si dhe biseda ne studjot televizive.Konferenca rajonale dhe kombetare,me të ftuar te huaj,akademike,historian,shkrimtare,studiues,etj…Konferenca mbi kete teme ne Paris,Romë, New Jork nga shqiptaret organizuar!Protesta masive edhe ne Europe per genocidin grek kunder Camerise,etj…Keto jane disa nga ato qe duheshin bere nga Idrizi dhe ai tjetri qe nuk ka lene gjurme emri tek une, Cameria eshtë nje dege e prere nga trungu i madh i kombit shqiptar dhe kete e thone qindra studiues dhe historiane,bile edhe greke!Institucionet e BE pa treguar nacionalizem te terbuar shqiptar(si beri me porosi sllave Berisha)as duke nxitur ndjennja urrejtje kunder popullit vella grek,duhet kembengulur te sigurohen te drejtat e neperkembura!Nuk po sjell kush autor ka shkruar per genocid dhe perse duhen rikthyer te drejtat Camerise martire,pasi ketu nuk eshtë vendi,por eshtë e nevojshme edhe per z.Dojaka te afrojë personalitete shqiptare,sidomos ate Came,ku mendoj se edhe prof.Resmi Osmani duhet afruar(mos gabohem e them kete se di kapacitetin e tij dhe burrerine,si dhe Gezim Zilja qe me artikuj ka befasuar emigracionin…Ka dhe shume te tjere,por keta i solla shembull per te thene se kemi kapacitete intelektuale dhe duhen shfrytezuar!Dojaka me jep shprese te nisim nje faze jeter,dhe ne Berat ai duhet te shkoje se ka nje komunitet te jashtzakonshem qe nuk ka orjentime te plota rreth konkretizimit qe duhet bere!Kam biseduar gjate me disa prej tyre dhe kam pare manipulimin berishist qe kane bere si dhe zemerimin per situaten e tyre teper te paqarte!Cameria fillon jo vetem tek gjoksi dhe zemra e Cameve qe u priten si vellezer ne truallin e tyre shqiperi,por dhe shqiptareve te tjere,perfshi nderkombetaret dhe organizmat e tyre!Te nisim nje faze te re zhvillimi te camerise duke kerkuar te drejtat edhe tek BE!Kjo eshtë e mundur,nese politika nuk do manipuloje si gjer me sot!
L.Itali
Desha te te tregoja nje histori te vertete. Kur hyri demokracia ne Shqiperi, u krijua me te drejte, shoqata patriotike “Cameia” dhe une kam qene perkthyesi i pare zyrtar i kesaj shoqate. Para se, te beheshin zgjedhjet e para politike demokratike neve, si shoqate organizuam ne pallatin e kongreseve nje mbledhje, ku ishin te ftuar shume korespondente te huaj dhe shqiptare.
Qe te mos e zgjas muhabetin, ne salle u ngrit edhe nje gazetar ne moshe te vjeter amerikan me syze qe i mbante te varura mbi gjoks. Ky korespondent pasi prezantua (nuk me kujtohet se i kujt gazete amerikane ishte ) beri nje pyetje. Pyetja ishte : A ka organizata patriotike Cameria te dhena te sakta se, sa camer myslimane jetojne tani aktualisht ne Cameri ?
Une i perktheve pyetjen shefit tone dhe per habine time edhe ai vete nuk dinte se si te pergjigjej.Ne fakt, me sa di une, ne Camri mbeten vetem ata camer myslimane qe, nderruan emrat dhe fene. Gazetari amerikan e perseriti pyetjen dhe perseri nuk morri pergjigje. Pas kesaj gazetari amerikan u largua nga salla e Pallatit te Kongresit pa thene asnje fjale.
Ky episod ishe shume kuptimplote. Kosova u ndihmua nga amerikanet ne radhe te pare per interesat strategjike te Amerikes ne rajon dhe ne radhe te dyte ishte nje fat i madh per Kosoven qe, interesat strategjike te amerikaneve perputheshin me interesat e popullit kosovar.
Per fatin e Kosoves, edhe Miloshevici ishte nje idiot qe, nuk e kuptoi faktin se, Rusise i kishin rene dhembet dhe se, Amerika kishte interesa strategjike ne Kosove, per faktin se Rusia kishte mbaruar me te gjitha. Miloshevici shkeli ne menyre brutale te drejtat e njeriut ne Srebrenice ( ku u vrane mbi 6mije myslimane) dhe po bente te njejten gje ne Kosove.Pra po behej nje genocid i ri ne qender te Europes ne shekullin e njezete.
Kjo i dha dore amerikaneve. Ishte nje fat i madh ne historine e Shqiperise qe, interesat strategjike te amerikaneve perputheshin me intersat kombetare te kosovareve.
Pra ishin pjekur kushtet e jashteme dhe te brendeshme per nderhyrjen amerikane dhe clirimin e Kosoves.Ne duhet ta kemi te gjithe te kjarte,se pa bombardimet amerikane Kosova do ishte pjese e Serbise.
Le te kthehemi tani ne Cameri. Atje nuk ka asnje çam myliman qe shtypet dhe atje
tje nuk behet genocid sic beri Miloshevici ne Kosove dhe e dyta Greqia eshte tashme ne planet e lojes strategjike ne rajon te BE dhe Amerikes. Ajo eshte ne BE ( bile ne Eurozone ) dhe anetare e Natos.
Prandaj,miku im,mos ti bejme petullat me uje. Ne mund te marrim pronat tona atje vetem ne kuadrin e BE. Nuk diskutohet qe,Shqiperia dhe Kosova do futet ne BE se,kjo ka te beje me planet strategjitke te BE dhe Amerikes.
Mik,sot BE ka vetem 500miljon banore, jane vetem 13% te popullsise boterore prej 7miljarde banore, prodhimi vjetor bruto i BE ze vetem 20% te prodhimit bruto boteror. Mos harro se,Europa po i nenshtrohet faktorit demografik ku popullsia po plaket dhe po lindin pak femije.
Ne vitin 2050 popullsia e Europes do te zere vetem 10% te popullsise boterore dhe prodhimi bruto vjetor vetem 17% te atij boteror. Shekulli i 19 dhe 20 ishin shekujt ku Europa kishte fuqi ekonomike dhe vendoste per shume gjera ne kete bote. Ne vitin 2050 do jene fuqite e reja ekonomike si Kina, India, Brazili etj. Europa do kete probleme te medha te konkuroje keto superfuqi te reja sepse,faktori socjal qe kemi ne Europe eshte shume i shtrenjte per te vazhduar per te qene konkurent me mallrat tona ne bote.
Per aresyet me siper ( jane argumetimi qe ka bere Merkeli para gjashte muajsh ) Europe duhet pa tjeter (ne se do qe ti degjohet fjale dhe te mbijetoje ) te rritet duke futur shtete te tjera ne gjirin e saj.
Prandaj,mik i dashur,neve çamet e Shqiperise nuk duhet te bejme lojen e injoranteve nacjonaliste politike çamer te cilet duan vetem pushtet dhe vota. Cameria i takon Europes dhe problemet e saja do zgjidhen ne menyre paqesore vetem ne kuadrin e BE.
Neve çamerit duhet te jemi visionare dhe te mos perdoremi si vegel qore e horrave si Idrizi dhe ky Dojaka.
Jam i bindur se,BE dhe Amerika kane nje projekt shqiptar per Ballkanin dhe ne te mos prishim pune me budallalliqet e aventuriereve poltike çame qe shofin vetem xhepin e tyre.
Pershendetje.
Krah per krah me Vangjel Dulen do e besh Camerine.
Hajde pyke hajde.Po votat tua do i marre Dule se ti nuk merr asnje depudet more tutkun
Jo mo Keli do ta marrim Kseren dhe Naum Dishon, se harruam dhe Bollanon.
DY DEPUTET GREKE NE PS ,LUIZA BEHET GREKE,NE KOALICION DERRI RAMA ME DULEN VETRTETE QAMERIA DO FITON PERRALLA
Cameria eshte e jona une nuk jam Came por jame i Camerise, Nuk eshte ne keto dite te bisedohet per lufte
kunder greqise as popullit greke. Por do ishte mire qe te jemi gati per te dhane jeten tone si te paret tone
Akili dhe populli i tij dhe i joni qe lane gjurme te bindeshme me mbretereshat e bukurise dhe historia e popullit te Gentit , populli i camerise eshte me i vjetri dhe ajo lindi herojne dhe heroina dhe sot eshte nje popull punetor dhe patriote qe duhet te konsiderohet dhe ata si Papas me te tjere duhet spjeguar se jemi vellezer dhe nuk na ndane besimet per shekuj me rradhe . Eshte nje turpe per Papas dhe te tjeret.
Cameria duhet cliruar me gjithe aftesite qe kemi nuk jane camet ata te pas luftes te varfer dhe te rreskapitur
sot jane komuniteti came qe jane te perparuar dhe politikane qe dijne te trokisin ne dyer te cdo departementit
si ne Europe ashtu ne Amerike ku do vendoset fati i popujve dhe ay i Camerise.
Punoni per te forcuar Shqiperine ne Ekonomi dhe Politike stabel , pastaj interesat tuaja , se Shqiperia eshte bere si GJERGJ ELEZ ALIA DHE LENGON NE SHTRAT PREJ PLAGEVE DERI NE KOCKE QE KA MARRE QE PREJ viteve 1990
e deri me sot !
STOP STOP STOP
Zoti Plaku, te pershendes me semer per mendimet qe jep.
Eshte nje analize reale qe i ke bere Shpetim Idrizit dhe te tjereve qe kerkojne vota nga çamte per te rehatuar vehten. Per situaten e sotme komuniteti nderkombetar nuk e perkrah çeshtijen çame. Ceshtja çame as nuk duhet mbyllur dhe as nuk duhet zmadhuar per perfitime personale te dikujt
apo te partive pa shtylle kurrizore. Ceshtja çame duhet te qendroje si vullkani i Vezufit te Napolit, Iteligjenca e Juaj sinjor plaku e kuptoni kete shprehjen e fundit.
Nuk duhet stop por me hecur me shpejt se Shqiperia ka forca te mjaftueshme por duhet punuar me urtesi se deri me sot nuk eshte bere kurrgje, vetem kaluar kohe boshe qe nuk njifet si pune per Cameri.
Fillimisht duhet bere votimi dhe bere votimi me mencuri per te mbeshtetur Camerine dhe ceshtjen e saje
qe Cameria mos te marri voten qe duhet por te votohet per njerez qe u besohet puna dhe detyra e atdheut.
Votimi per Aleancen Popullore do ishte me e sigurt pasi eshte ne aleance me PS qe ka treguar perkushtim
ndaj ceshtjes se Camerise dhe krejte territoreve ethnike .
Behet behet edhe Cameria bile pa lufte.Pse aq pesimiste jeni?
Duhen njerezit e duhur ne udheheqje dhe shqipetaret nuk ka gje qe i ndal. Pika kritike per kombin ka qene 99-ta. E kaluam.
Se shpejti do te zhduken Bosnja,Mali i zi,Maqedonia. Duhet te jemi te pergatitur per risite qe do pasojne ne ballkan deshem apo nuk deshem ne. Nese nuk i marrim ne keto troje tona do na i marrin fqinjet edhe keto qe i kemi.