50 shqiptarë prej 3 ditësh "peng” në Francë, askush nga ambasada nuk interesohet

9 Qershor 2013, 15:34Politika TEMA

Rreth 50 shqiptarë, të cilët kanë shkuar invidualisht apo në grupe të vogla si turistë në Francë, prej 3 ditësh janë duke u mbajtur në paraburgim nga ana e policisë franceze. Ata janë duke u mbajtur në Kalaj, një zonë që ndodhet 130 km larg Parisit

Një prej personave që e ka denoncuar këtë gjë, Aldrin Kuqi, thotë se është është kapur nga ana e policisë franceze, teksa kishte 6 ditë në Francë.

Ai thotë se policia franceze mendon se shqiptarët kanë shkuar në Francë për azil politik, ndërkohë që askush nga personat që po mbahen në paraburgim, nuk e ka çuar në mend këtë gjë.

Kuqi thotë se ata kanë kërkuar ndihmë nga ana e përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Francë, por deri më tani askush nuk është interesuar për fatin e tyre./b.l

 

84 komente në “50 shqiptarë prej 3 ditësh “peng” në Francë, askush nga ambasada nuk interesohet”

  1. turi says:

    kush te interesohet? luis ejli?!!!!!!!!! ketyre jo do zhdukur veshi por duhet te zgerdhihen ne dru!

    1. arber says:

      Mendoj se do i ofrojne nje udhetim kthimi falas me Belleair me kusht qe te votojne Pd. Perndryshe te rrine aty ne paraburgim

      1. gonia says:

        Po kush do shqetesohet nga ambasada, Luis Ejlli, dhendri i Jozit, kollovari ne Paris???
        Ketu gjerat duhet te ndryshojne drastikisht, duhet qe shteti te ngrihet ne kembe e te clirohet nga paloSaliu.
        Duhet RILINDJE me nje llaf!

        1. dorjeta says:

          Nuk kane tregu ndonjehere interes ne 8 vite qeverisje.
          Ambasadat dhe perfaqesite kane qene vend punesimi militantesh dhe shperblimi per favoret e bera pushtetit.
          Jane shnderru ne vend grumbullimi te kartave te identitetit dhe bllokimi i atyre qe nuk jane mbeshtetes te qeverise ne pushtet per t’i penguar per te votuar.

          1. lymi says:

            ambasadat tona nuk kane leke per te mbajtur veten e tyre me rroga ju pretendoni te ndihmojne shqiptaret ne probleme. a e mbani mend qe ambasada ne USA nuk kishte me fonde per qerane, eshte mese normale sepse fondet i vjedhin pushtetaret qe ketu ne Tirane perpara se te vene andej pastaj ato qe ngelen i merr ambasadori vete qe eshte gjithmon cuni/goca e ketij/asaj. TURP

          2. vlonjati says:

            Po pse te mos mbeten rrugeve ne mes te Frances, ketu tek ne i kane lene ne mes te kater rrugeve te gjithe shqiptaret. Qeveria jone duhet vetem te largohet. Rilindje!

            1. Argita_B says:

              Ne France eshte rritur me 700% numri îkerkueseve te azilit politik nga Shqiperia. Pjesa me e madhe vjen nga veriu dhe eshte mese normale qe policia franceze î ka ndaluar.
              Gazeta Tema te mari te dhena te sakta perpara se te afirmj se asnjeri nuk kshte ndermend te kerkonte azil ne France!! Mero Baze e di mire se per kete problem kane ardhur dhe nje grup i forumit francez per refugjatet ne Tirane.

        2. ymeri says:

          mos u beni merak se te gjithe familjaret e qeveritareve dhe te gjithe ata qe jane pa merite ne ato ambasada apo konsullata do te hiqen shume shpejt pas 23qershorit dhe do te marrin denimin e merituar per te gjitha vjedhjet dhe hajdutlleqet qe kane vere keto vite

        3. besnik says:

          Ambsadat tona jane nje turp shume i madh per te gjithe ata shqipetare qe jtojne jashte shtetit. Perderisa jane futur njerez qe kane lidhje me qeverine dhe ja futur aty sepse kane njohje.

          Nje turp shume i madh.

        4. andrisa says:

          Ne fakt me mire ne burg ne France se te jetosh ne kete izolim qe i ka bere Saliu Shqiperise.
          Ne Shqiperi ne jemi me keq se te burgosurit, s’kemi asnje te drejte, as per tu shprehur, dhunohemi padrejtesisht, nese duam te flasim, cdo gje do perdoret kunder nesh.

        5. dudu says:

          po si mund te shpresoni akoma te ambasadat tona ato jane te mbushura me militant dhe me kushurinj ministrash duhet nje spastrim i te gjitha administratave te ambasadave dhe te vendosen punojsit vetem ne baze te meritokracise dhe jo njofjeve te babit apo mamit. Duhen Rilindur edhe Ambasadat si e gjithe shqiperia

      2. Tina says:

        1 – Vëllai i Jozefina Topallit (Konsull Milano), Gjon Çoba

        2 – Dhëndri i Jozefina Topallit (Paris), Luis Ejlli

        3- Daja i dhëndrit të Sali Berishës (Konsull i Përgjithshëm Bari),
        Bashkim Bekteshi

        ja kush eshte ne ambasadat tona

        1. timi says:

          me ata diplomat qe kemi ne nuk e kuptoj se perse vazhdojme kerkojme drejtesi, ata jane te gjithe te vendosur aty per te marre ndonje lek dhe per te rrjepur ndonje emigrant se per te ndihmuar normale qe nuk jane

        2. timi says:

          berishaaa eshte legen.berisha eshte njeri i poshter qe do vetem veten e vet dhe vetem kalamajte e vet.mallkuar qofsh o sali plera se ja nxive jeten popullit.

      3. fjori says:

        Prit se do interesohet saliu tani, do tu bleje nje bilete me Belle Air do t’i sjelle te votojne me 23 qershor dhe pastaj do t’i coje ne djall, sic ka bere ngahera.

      4. altin says:

        Mesa duket harrojne te shkretet qe jane shqiptare dhe nuk ka shtet qe te mbroje interesat dhe mirqenien e tyre jashte territorit te Shqiperise…
        Qeveria Berisha nuk do tja dije per shqiptaret brenda vendit e jo me per problemet e atyre qe jane jashte territorit qe sbehet fjale tu bie ndermend!

      5. besjona says:

        kane ikur per qejf aty te rrine thote berisha.e pse ti ndihmojne thote idjote me vete se mos e kemi per detyre.ik ore sali tutje se e torturove popullin.o legen njeri.

      6. Bona says:

        Kemi fatkeqesine qe jemi drejtuar nga kjo qeveri per 8 vite megjithese shume shpejt gjithcka do te ndryshoje ne meyre radikale kjo ka ndodhur e ka cuar vite mbrap kete vend. Nuk eshte e lejueshme dhe e pranueshme te na qeverisin disa njerez te paafte dhe mashtrues.

    2. Maksi says:

      Ku kemi shtet neve me aman !! ne jemi ku therret qameti !! Ska kohe berisha te meret me keto pune duhet te shkoj neper mitingje me bo sikur interesohet per popullin !! Edhe luisi pale ku po ben pushimet e skam kohe te meren me keto pune 1! taksirat e keni prisni ca e ishalla sju fusin ne burg

      1. xhixhi says:

        shtetiiiii ku eshte shtetiii ? ska shtet ? sigurisht qe ska shtet.e clidhje ka qeveria me hallet e popullit njehere? ti zgjidhin ore vete pse per cfare e kane mendjen e duart e kembet ? ja keshtu mendon berisha per keta te shkretet.se vizat i liberalizojme ne po se cndodh me vone sna interseson hic.a pika qe ste bie o sali.

    3. Flogerti says:

      po c’ambasade zeza thuaj.jane mbushur me militiante e familjare si kurre ndonjehere. ZHOZEFINA ka marre te sajet, e i ka shpjere andej. Me goc e burre goce i ka sistemu te hane me leket e popullit. Ah, si nuk kam nje grusht te forte

      1. Muca says:

        1 – Vëllai i Jozefina Topallit (Konsull Milano), Gjon Çoba
        2 – Dhëndri i Jozefina Topallit (Paris), Luis Ejlli
        3- Daja i dhëndrit të Sali Berishës (Konsull i Përgjithshëm Bari), Bashkim Bekteshi
        4- Vajza e Agim Shehut (Vjenë), Alma Shehu
        5- Kushëriri i Ilir Metës (Konsull i Përgjithshëm Selanik), Riza Poda
        6 – Gruaja e Arjan Starovës (Londër), Teuta Starova
        7 – Gruaja e Sherefedin Shehut (Drejtore e Auditit në MPJ), Dashuri Shehu
        8 – Motra e Aleksandër Frangaj (Romë, Vatikan), Majlinda Dodaj
        9- Baxhanaku i Fahri Balliut (Ambasador Turqi, atashe Pakistan e Iran), Altin Kodra
        10 – Vëllai i Gerti Bogdanit (MPJ), Albjon Bogdani
        11- Djali i avokatit të Lulzim Bashës (MPJ)
        12- Vajza e Shpresa Breçaj (Austri), Selvi Beçaj
        13- Djali i Neritan Cekës (Austri), Egin Ceka
        14- Gruaja e Rahman Selmanllarit (MPJ), Suela Selmanllari
        15 – Vajza e Ali Spahisë (Konsulle e Përgjithshme Milano), Nausika Spahia
        16- Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza e Safet Zhulalit, (MPJdrejtoreshë) Ilda Zhulali
        17- Djali i Fatos Bejës (MPJ) (konflikt interesi), Sokol Beja
        18- Kunata e Fatmir Mediut (Nju Jork)
        19- Kunata e Azem Hajdarit (Nju Jork), Albana Hasanaj
        20- Gruaja e Bujar Leskajt (MPJ), Silvana Leskaj

        1. abcd says:

          informacion shume interesant

    4. Esmi says:

      Po ata ambasadore aty jane per te bere sehir jo per te punuar, politika e mare peng nga interesi dhe familja e Saliu dhe jozefines vetem te tilla rezultate mund te kete.

    5. holga says:

      Kur kemi patur ndonjeher ambasade ne qe te kujdeset per bashkatdhetaret tane jasht vendit??
      PSE?? sepse ne krye te ambasadave jane njerez te paafte,te infektuar nga sistemi Berisha qe mendojne vetem per interesat dhe xhepin e tyre!!

      Ja sesi i trajton qeveria Berisha Shqiptaret!

    6. djana says:

      qeveria eshte shume e zene se po ben gati menyrat per te vjedhur votat dhe nuk ka kohe te merret me keta njerez te shkrete.ahh mjere ne ku jetojme e kush na qeverise.tmerr po shohim me sy.me keq ska ku te veje.

    7. arber says:

      Nuk ka kohe njeri te merret me 50 qytetare te thjeshte. Ata te ambasades kane pune te tjera me te rendesishme. Eshte shume me e rendesishme te krijosh nje komisin hetimi parlamentar per nje shkulje veshi sesa per keta individ te cilet i futen telasheve vet.

    8. albi says:

      Ambasada??? as nuk meriton te mbaje nje emer te tille si institucion qe mbron bashkatdhetaret tane jasht vendtin…nuk eshte gje tjeret vec uzupimi i institucioneve nga familjaret e Qevesie Berishes!
      C’pritet tjeter nga njerez te paafte ne krye te detyres?!

    9. ivi says:

      do rrini dhe per ca kohe aty mesa duket se qeveria po e ben pushim kete perishe se eshte lodhur shume me rafte pika se ka ndertuar rruge.

    10. vjosa says:

      luiz ejlli i ka fut i tralalala se ate di ta bej mire ju thoni ambasada.akoma shpresoni ke kjo qeveri e ndyre qe vetem te keqija i ka sjellit popullit te shkrete ?

    11. andi says:

      Ja sesi e degjeneroi Berisha vendin dhe cdo institucion si brenda dhe jashte vendit…njerez ne krye qe as vete nuk e dine se c’detyre kane,pervec mbushjes se xhepave te tyre….
      Turpet e qeverise Berisha nuk kane fund!

    12. kristali says:

      Duhet te jene me PS :P!! Se te ishin votues te sigurt te PD do ishte bere nami dhe ato tashme do ishin ne shpi dhe te pergatitur per te votuar !! Tmerr ca nuk nigjojm ktej ne shqiperi seriozisht !! Ose thujini Luizit qe do ti boni i tekst kenge dhe shife po nuk erdhi me ju shpetu

    13. guarain says:

      kete e ben vetem sali berisha i cili nuk kujotohe per njerzit e vet qe jan jasht vendit

      Nuk e di se kur nje dit ky plak matuf do ti le keo marrezi..

      Nuk duhet te humbi me koh me kete plakush duhet te votojm per rilindje

    14. LINDI says:

      LJIUS EJLLI APO CILJETA, APO 16 VJECARJA GRETA KOCI??? KETA DUHET TE LARGOHEN NJE HERE E PERGJITHMONE NGHA SHQIPERIA! HAJDUTET KRIMINELET!!

    15. Vis says:

      Fuck shtetit shqiptar qe na do vetem per votat

    16. Genti says:

      ha-ha ne Ambasaden shqiptare ne France jane vetem VIP-at: Rexhina Nano (gruaja e pare e Tos Nanos), Luis Ejlli (genero cantautore), Alket Cani (vellai i Arjan Canit), etj.

    17. Devolliu says:

      Po nj’aty n’ambasadën ton n’Paris na kena dhandrin e Xhelefinës or tëj pranaj mos çani kryt se ka me e zgjidh problemin aj.

    18. Edvinrama says:

      Shko interesohu ti se ne kete rast njelloj jeni sepse dhe ai ska lidhje me konsullaten. Po keshtu eshte. Mir e keni qe smerret kush me ju se jeni injoranta te cilet shkruani pa baza dhe fakte. Po pse mor TURI nuk shtri kembet sa ke jorganin? Pse po e shkel ligjin dhe po iken ilegalisht ne Angli? Ti thua ti ndihmoje ambasada? po do ndihmohen. sa ti mbaroj gjyqi, te marrin espulsin ne pasaporte, rrugen e kthimit e kane te paguar me avion se do ja paguash ti me taksa. Te pelqen keshtu?

  2. adoleshenti-FRANCE says:

    ne Calais esht niset treni i mallrave per ne Angli dhe aty mblidhen mjera e mjera te rinj qe provojn fatin per te kaluar ne Angli posht kamionave
    per nje cope buke rrijn jave aty duke provuar cdo dite

    pas 23 qershorit nese nuk ndalohet kjo masaker qe po i behet Shqiperise shihemi ne Bulevard aty ku pushtetet vrasin
    boll na coptuat

  3. Meti says:

    Turistet e leshit me nga 30 euro ne xhep do bejne turizem.
    Shumica vetem per te vjedhur po vizitojne Francën. Me tre femije per dore dhe nje grua duke pasur vetem 200 euro ne xhep dhe asnje karte bankare au mund te flitet per turizem?

    1. nikoja says:

      Noshta edhe <>munde jene sic thote zoterija jote por a ashte e drejte qe dikush nga ambasada te interesohet per keto njerez ???? Apo Zoti Meti njerez quhen vetem ato qe japin voten ???Keta <> sic i cileson zoterija Jote me 200 euro (noshta edhe te marruna borxh ) kane te drejten te mrohen nga shteti e jo te braktisen edhe jashte shtetit se per mrena shtetit gjerat shihen pa gjyslyket e tu….Po te tregoj nje raste zotni kur une vete i 50 shkuam per krishtelindje ne vitin 1996 ne Itali si turiste…Ku vetem tre vete ishim turiste pjesa tjeter ishin vertete shqiptare qe emigruan por ama ne ishim tre persona qe kishim dale per turizem dhe mendoj sikur policia Italiane te na fuste ne burge te tanve ???Prandaj Zoti Meti hiqi Gjyslyket (sic thojme na shkodranet ) e partise ne pushtet e nese ke force bani thirrje zonjes Jozefine apo ministrit te jashtem apo kryeministrit qe te urdherojne ambasadorin tone ne France qe te interesohet per keto njerez fatkeqe <> apo Turiste te vertete sepse gjithsesi jane Shqiptare ,vllezerit dhe motrat e dikujte nana dhe baba i dikujte femijet e dikujte por pa epitetin qe Ju ia dhuruat me pa te drejte <>.

    2. florenc says:

      noshta nuk mund te flitet per turizem por nji shtet nuk mund ti braktisi taksapagusit e vet.

  4. e verteta says:

    Megjithe nuk i dihet se si eshte e verteta,keta rob edhe mund te jene nisur per te provuar fatin ne Angli sherbimi yune dipollomatik me nipra ,mbesa e vesha eshte nje hale madhe fshati

  5. hawk says:

    Tani u kujtuat o MEDIA e “leshit” ??Po ka afersisht 2 muaj qe ju flas per Bruxellin,Francen dhe marreveshjen e MORO me “Mulo-n”,(jo ne italisht,se eshte kuksian …dhe kuksianet jane “pjellore”)dhe s’e keni vene “ujin ne zjarr”…Ka denoncim Sala dhe Elio di RUPO per kete fenomen….Jepni lajmet se late nam dhe mos u merrni me “ata” qe ju “instruktojne” qe per “persona te vecante” te ndiqni qellimin e kundert per te cilin jeni krijuar..Mua s’me hyni ne pune,se qe i vogel kam lexuar librin: “dhe i vetem trim ne lufte”…

  6. e verteta says:

    Megjitheqe nuk i dihet se si eshte e verteta,keta rob edhe mund te jene nisur per te provuar fatin ne Angli sherbimi yune dipollomatik me nipra ,mbesa e vesha eshte nje hale madhe fshati.Ku duan tja dine per popullin keta kurva.

  7. arber says:

    Mendoj se do i ofrojne nje udhetim kthimi falas me Belleair me kusht qe te votojne Pd. Perndryshe te rrine aty ne paraburgim

  8. Kur ka funksionuar ndonjihere mender shteti shqiptareve >

    1. MARINARI says:

      PSE JO TANI QE TI O [email protected] , MUND TE SHKRUASH CFAR TE TE THOTE KOKA JOTE BOSH!

  9. brukli says:

    Po nuk e ka mendjen kush te shqiptaret dhe kjo eshte normale sepse ne e dime se cfare sharlatanesh kemi ne ambasada, ja ku del edhe njehere ne pah qe trupa jone diplomatike e mer rrogen kot, ajo eshte ne sherbim te pushtetit dhe jo shqiptareve…Prandaj me 23 Qershore votoni masivisht partin socialiste…Rilindje

  10. diplomati says:

    Sa vjec eshte Bashkim Bekteshi???!!!!

  11. arsen says:

    C’faj ka shteti?
    E besoni ju se shteti francez te ndalon kot?
    E pastaj thoni duam te shkojme ne Europe!!!! Pikaaaaaaaaa…..
    Po pse ore njerez…keta 50 veta jane ne France nga Shqiperia????
    Mosu merzisni se do e merni vesh shume shpejt arsyen se perse jane ndaluar!

  12. elina says:

    eshte detyra e shtetit te mbroj shtetasit e tij, kudo qe ndodhen

    mungesa e sigurise per jeten eshte e rrezikshme

    po nuk patem mbrojtje nga “shteti” te cilit i besojme jeten tone, sigurine tone
    kush do ta bej nje gje te tille??

    eshte koha per te dale nga eresira obskurantiste

  13. arbenita says:

    Po nuk kane kohe te meren me hallet e shqiptareve keta sharlatane se e kane mendjen tek fushata po pergatiten si te vjedhin votat me 23 Qershor…Rilindje

  14. Djaloshi RKS USA says:

    Ky eshte lajm e jo ai me Shkelzen Berishes dhe geruan e ti qa na intereson neve more jeta e ti private, edhe pse nuk ma keni publiku komentin tim te me hershem lidhje me Shkelzenin ???. Gazetes me shume po interesojka Ambasada ne Paris sesa 50 shqiptaret ne burg qe ndodhen, e bre nanen si ne Kosove si ne Shqiperi njet katastrof, per shtetasit qe shkojn ne pushime ose me punu ne shtetet e tjra kujna nuk i intereson edhe nese te vret dikush vetem leku ose eurot juv interesojn partive politeke besa me se shumti vota sepse juv vjen voja te b.tha

  15. ALBATROS says:

    DIHET QE FRANCA DASHURON TERE PLEHRAT E BOTES SI AZIATIKET ARABET TERRORISTE DHE AFRIKANET QE E DJEGIN PARISIN CDO VIT DHE FRANCEN POR NA U SHQETESOKAN NGA SHQIPTARET QE JANE PUNETORE DHE RRACE E BARDHE DHE ME PASHAPORTA BIOMETRIKE DHE KANE FRIKE MOS KERKOJNE AZIL POLITIK? Si gjithmone inferioriteti i shqiptareve shfaqet kudo, ok e shame qeverine TONE PO FRANCEZET QE JANE SHKAKTARET KRYESORE SI NUK I SHAN NJERI, A KEMI LIBERALIZIM VIZAH ATEHERE KERMAT FRANCEZE PSE DUAN TE NA NDALOJNE HYRJEN? BULLGARIA DHE RUMANIA KA ME SHUME KRIM DHE KORRUPSIONSE NE DHE MEGJITHATE ATA JUA HAPEN DYERT KETYRE VENDEVE. VIJNE FRANCEZET DHE CDO TE HUAJ NE SHQIPERI DHE NE JU HAPIM KRAHET I DUAM ME SHUME SE VETEN DHE NE VEME NE VENDET E TYRE DHE NA RROBEROJNE, FAJIN E KEMI VETE NE QE KUR VIJNE KETU TU SHTYPIM KOKEN

  16. ska rendesi says:

    kush eshte interesuar per Shqiptaret qen me sot keto 22 vjet,ambasadoret pagojne miljona te shkojn ne ambasada te ndryshme me pune,jan ber ambasadat si azile te fusin koken miqe shoket dhe kush ka leket,prandaj duhet Rilindja qe Shqiptaret te perfaqsohen ne vende te bores.

  17. alban4eva says:

    keq me vjen per keta te shkretet, por ata mbase harrojne qe ne nuk kemi shtet. ne kemi nje tufe banditesh qe duan vetem te vjedhin, vrasin, grabisin dhe plackisin.
    mjaft te shifni ke kane vene neper ambasadat dhe konsullatat tona. nuk ka ngelur me fis i S-halè shpelles dhe i Zhellefina shurres pa u punesuar neper ambasada..!!!

  18. ska rendesi says:

    ambasadea se ka mendjen te qytetaret e saj,po ajo ne kete perjull ka shum hadhe mendon do jen ne pune neper bot pas 23 qershorit,hadh i math ky per ta apo jo.

  19. Paulini says:

    Une nuk e di se cfare ndodh ne ambasadat e tjera dhe nuk mund te flas per to.Para disa ditesh me vdiq vellai ne aksident automobilistik ne Maqedoni dhe konsulli yne atje,Alfred Hoxha,me ka ndihmuar me gjera qe ishin krejt jashte detyres.Me gjeti hotel falas,me ushqyen,me lane e shpelane pasi nuk kisha asnjeri atje.Nderkohe inzeresohej edhe per motren time dhe nje shqipatar tjeter nga Librazhdi qe ishin ne koma me spitalin e Shkupit. Respekte per te dhe nuk ja harroj sa te jem gjalle. Te lutem.botoje Mero se e meriton.

  20. kel ukaj says:

    Shqiptaret per azil politik kane shkuar. Jane te zgjuar shqiptaret duan te ua hedhin te tjereve problemet e veta. Policia Francese i trajton si magjypet dhe ka te drejte nuk mund te udhetojne si turiste e te kerkojne te drejtat e nje azilanti politik qe Franca te shpenzoje. Shteti i dhjere shqiptar nuk ka ftyre te dale para shteteve te tjera. Magjype e shtet magjypesh.

  21. burreli says:

    Kjo eshte “levizja e lire” per sali qenin.Kjo eshte forca e shtetit dhe pergjegjesija perball popullit.Nuk e di a do te gjenden shqipetare te besojne akoma tek ky bajge e ndyre???????

  22. lili says:

    E ku Jane familjaret e tyre ne shqiperi me detyruar shtetin e tyre me i mbrojt…Le te votojne per berishen se e beri vendin n2 pas germanise!,,

  23. kalemi says:

    ore, po ç’eshte kjo pune, mbetet duke genjyer njerezit me informacione te gabuara dhe shpifje.

    shqiptaret ne calais nuk shkojne as per qejf as per turizem por per te ikur ne angli. edhe budalla me i madh e di kete.

    policet franceze i kapin pa dokumenta dhe i futin ne kamp. pastaj i nisin ne shqiperi. kaq. ç’hyn ambasada ne kete mes.

    behuni njerez mor se mbetet kafshe gjithe jeten!

  24. aron says:

    na i ktheni per votime te pakten

  25. vlora 1912 says:

    Shqiperia nuk eshte republike por nje mbreteri e Sali Babes me 40 hajdute. Shqiperia formalisht ka nje shtet. Ambasadoret i sherbejne mbreterise (lexo bandes se hajduteve)se Sali Babes, prandja drejtohuni ketij te fundit per ndihme!!!

  26. ari says:

    ne calais ven vetem ata qe duan te kalojn ne angli, sepse atije kalon dhe trenat dhe eshte porti me i aferte per ne dover te anglis. dhe keta di ket kapur policia me na nje maune te fshehur dhe i ka ndaluar.

  27. Fshatari says:

    Por marinaret qe jane ende ne liban . asjneri ende nuk po flt per ata . kapiteni grek shpetoje se shteti grek beri presion diplomatik . por ne ende .? ju marrte e ju marrte .

  28. Turi says:

    LISTES LART PERMENDUR SHTOINI DHE MBESEN E SOKOL OLLDASHIT NE LONDER QE NUK KA LIDHJE ME MPJ ESHTE ME VKM

  29. marinari kokari ! says:

    o marinar ! te shkruash ne vitin 2013 nuk eshte ndonji shembje Tabuje ! ka ndryshim sistemi me qeverine ! po ti do te jesh ndonji seb qe te dhimbset banda fashiste ne pushtet !Pergjigjen do ta merrni pas pak ditesh ,,,bej pak durim !

  30. psy says:

    Po Dritani,ambasadori perse nuk prononcohet?

  31. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    SHQIPETARET MBAS NDRRIMIT TE SISTEMIT NGA KOMUNIZMI NE NEODIKTATURE PO RROPATEN RRUGEVE TE BOTES PA AS NJE LLOJ NDIHME NGA ASNJE LLOJ QEVERRIE , KETA (TURISTE) JANE 50 DHE JANE ME FAT QE S’JANE NE SHQIPERI TE DEGJOJNE DENGLAT E SALIUT ….. JANE 2MILON E CA TE TJERE QE NGUJOHEN NE SHQIPERINE E SALI KRIMINELE BERISHES , PO MBIJETOJNE NE PISLLEK , MIZERJE , PASIGURI DHE ASNJE NUK PO MERAKOSET , ATA TE 50te JANE ME FAT QE S’JANE NE SHQIPERI (VENDIN NR 2 MBAS GJERMANISE ) SIPAS THENIES SE KRIMINELIT SALI BERISHA……….

  32. JUSTI says:

    ky eshte shteti me i felliqur pas zimbabve te afrikes qe nuk duan tja din rrojne apo nuk rrojne shqiptaret apo qe nuk mbrojne dot lirite dhe te drejtat e tyre,dhe atehere nje zot e di se pse jan hapur keto ambasada dhe perse paguhet ai personel vetem ai lart e di

  33. kalemi says:

    Sqarim i MPJ lidhur me lajmin e publikuar sot për shqiptarët e ndaluar në Francë
    E Diel, 09 Qer 2013
    Mediat e sotshme kane publikuar një lajm, i cili informon se: “Rreth 50 shqiptarë, të cilët kanë shkuar invidualisht apo në grupe të vogla si turistë në Francë, prej 3 ditësh dhe janë duke u mbajtur në paraburgim nga ana e policisë franceze në zonën e Kalésë (Calais). Sipaj këtij lajmi, një nga shtetasit e ndaluar, Aldrin Kuqi, pretendon se policia franceze mendon se shqiptarët kanë shkuar në Francë për azil politik, ndërkohë që askush nga personat që po mbahen në paraburgim, nuk e ka çuar në mend këtë gjë. Shtetasi Kuqi thotë se ata kanë kërkuar ndihmë nga ana e përfaqësuesve të Ambasadës shqiptare në Francë, por që sipas tij deri më tani askush nuk është interesuar për fatin e tyre”.

    Lidhur me këtë lajm, Ministria e Jashtme Shqiptare sqaron se Ambasadës Shqiptare në Paris nuk i është kërkuar asnjë ndihmë deri në këto momente.

    Ambasada shqiptare e ka për detyrë të interesohet për çdo rast të shkeljes së të drejtave të shtetasve shqiptarë që gjenden përkohësisht në Francë dhe angazhohet seriozisht për t’u ardhur në ndihmë atyre, siç edhe ka ndodhur vazhdimisht. Sidoqoftë, për rastin konkret, në të kundërt të asaj që pretendohet në lajmin e bërë publik nga disa organe të shtypit shqiptar, Ambasada nuk ka marrë asnjë njoftim dhe asnjë kërkesë për ndihmë.

    Për rastin që përmendet në shtypin shqiptar, pas interesimit të Ambasadës, autoritetet policore franceze bënë të ditur se në kampin e Coquelles-ës (Calais) ndodhen deri në mbrëmjen e datës 9 qershor 2013, 25 shtetas shqiptarë të ndaluar që prej ditëve të para të muajit qershor. Autoritetet franceze njoftuan se këta persona janë ndaluar nga policia franceze për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit. Sipas informacionit të dhënë nga ana e autoriteteve të policisë kufitare të Calais-së, disave prej këtyre personave iu ka mbërritur pasaporta biometrike në qendrat e ndalimit pasi janë ndaluar dhe, për rrjedhojë, ata nuk do të mund të lirohen menjëherë por, gjithmonë sipas procedurave të shtetit francez, vetëm pasi të merret një vendim nga gjykatësi francez i çështjes. Sipas informacioneve më të fundit të dhëna nga autoritetet e policisë kufitare të Calais-së, shtetasi Aldrin Kuqi, i cili përmendet si burim i informacionit në shtypin shqiptar, është ndaluar në datën 6 qershor 2013 dhe pritet të dalë përpara gjykatës franceze ditën e hënë, më 10 qershor 2013.

    Ambasada shqiptare në Paris po e ndjek situatën në vijimësi dhe mbetet e gatshme për çdo informacion të mëtejshëm.

    Ambasada shqiptare sqaron se nga policia franceze në Calais – ashtu si edhe në pika të tjera të kalimit kufitar të Francës -, ndalohen të gjithë të huajt klandestinë (pa dokumente identifikimi ose me dokumente false), të cilët tentojnë të kalojnë në territorin e Britanisë së Madhe. Calais nuk përbën një zonë turistike e cila vizitohet nga të huajt për qëllime turistike, por kryesisht shërben si pika më e afërt portuale dhe hekurudhore me Britaninë e Madhe, me synim kalimin në këtë vend nga emigrantët klandestinë.

    Policia franceze e kufirit i ndalon këta shtetas pasi konstaton se ata nuk kanë dokumente te rregullta udhëtimi e qëndrimi në territorin francez ose/dhe pasi i merr në dorëzim nga policia angleze (kur bëhet fjalë për ata që kanë mundur të hyjnë ilegalisht në territorin britanik dhe janë ndaluar nga policia angleze).

    Më konkretisht, edhe shtetasit shqiptarë që hyjnë në Francë me pasaporta biometrike, por që tentojnë të kalojnë në territorin e Britanisë së Madhe i hedhin, fshehin ose ua lënë në dorëzim dikujt përkohësisht pasaportat e tyre, në momentin e ndalimit nga policia franceze gjenden pa asnjë dokument ose me dokumente false. Për këtë arsye dhe sipas legjislacionit francez në fuqi, ata përcillen në qendrat e ndalimit (frëngjisht: centres de rétention).

    Sipas procedurës franceze në raste të tilla, këta qytetarë mbahen nëpër qendra ndalimi derisa të merret një vendim nga ana e gjykatave franceze, vendim i cili, në shumicën e rasteve, vendos kthimin e tyre në atdhe. Kjo procedurë zgjat nga disa ditë deri në dy-tri javë. Pas kësaj, policia franceze i drejtohet Ambasadës shqiptare në Paris dhe i kërkon që këta shtetas, në mungesë të pasaportës, të pajisen me leje kalimi, me qëllim kthimin e tyre në Shqipëri. Ambasada nga ana e saj, pas kërkesës së autoriteteve franceze dhe pas verifikimeve të nevojshme të identitetit të personave të ndaluar, e lëshon menjëherë lejen e kalimit, madje në shumicën e rasteve në një kohë rekord, brenda ditës.

    1. hawk says:

      “Plako” ja ke fut kot…Vetem “doktor -juristi” arsyeton keshtu.E marrim per te mireqene pjesen me te madhe te perralles- pra jane ndaluar per mungese dokumenti identifikimi.Ne rastin kur vihen ne poses te dokumentit,sic e ke permendur vete ,shkaku i ndalimit bie…Afati qe “u ke vene ne dispozicion” francezeve per dhenien e nje vendimi eshte “pak i gjate”,dhe mund ta quash dhe mase sigurimi me burg…(deri ne 2 jave..??)E di sa eshte koha e arrestit administrativ ne mungese te nje dokumenti identifikimi??Dhe nganjehere bazohu dhe ne thenie e shqiptareve,pervec se ne ato te vendit te “LIRISE BARAZISE DHE VLLAZERISE”.Per kete qe marreveshja midis Mulit dhe MORO-se ne dt.7Megjithate me vjen mire qe nqs punon ne MPJ te pakten po merr mundimin te na sqarosh,por “harrove” pa sqaruar rastin me greket,se rastet ne BRUXELLES s’i arsyeton dot,pasi jam vete deshmitar dhe kam dokumentacionin e duhur.”KALEM” “mprehe” “majen e lapsit” per cdo rast,jo vetem per ato qe mendon se i ke “paksa ne favor”!!

  34. timi says:

    Pse i bini ne qafe ambasades o njerez? Ambasada nuk merret me keto pune te paperfillshme. Ambasada eshte vetem per te vjedhur euro. Ato jane biznese qe paguhen nga populli per te vjedhur popullin. Mjere atij qe i bje halli te shkele ne deren e atyre flliqesirave..

  35. toni says:

    o poupull, o komentuesa, o koqe kandari, jua bejne mire politikanet se ju s’vini mend, besoni çdo shpifje qe bejne gazetat ne fushate; skllever do mbeteni gjithe jeten.

  36. genti says:

    kalais shkruhet(Calais) esht kufiri me angline dhe qe te gjithe kane destinacion angline kshuqe se ka fajin as Jozi as Sala por ju analfabet qe sdini gje ja fut njani me not ktu e ne ishujt caraibik mbytet dhe e ka fajin Sala sa te mjere jeni

    1. hawk says:

      Dmth aty s’paska as turiste dhe as banore,por vetem “rrefugjate ne pritje”…pra eshte “centres de détention”….Nga emri me duket si Frances….:P…Apo po vajte ne HAN TE HOTIT ,patjeter je nisur per MAL TE ZI….po ishe ne Vlore,dmth je gati per Itali …etc…Mblidhni veten o “skypetar” dhe mbroni njeri-tjetrin se ketu s’po na shker…. vetem tanet,por dhe te huajt.Na dolet jo vetem njohes te ligjeve nderkombetare,por dhe psikologe…Pse me subjektivizma privohen nga e drejta e lirise njerezit?!?!…Une mendoj se ti do ikesh ndaj “te plas brenda”…Edhe ne proces gjyqesor dyshimi eshte ne favor te atij qe i atribuohet vepra penale….Sa per Jozin ,ajo vertet s’ka faj se “pershesh me kos po ha”….po ketij tjetrit sikur iu bene shume raste ndalimi per qytetaret e tij “me te drejte te levizin lirshem ne schengen”..

  37. Malo says:

    Ambasadat tona i sherbejne regjimit te Berishes. Te mos kujdesesh per bashkekombasit dhe ta quash veten diplomat eshte njesoj sikur te jesh shtetar e ti sherbesh nje shteti tjeter siç mndosh rendom ne qeverrine Berisha. Diplomatet jane njerez te afert te shpures qeveritare. Ndermjet tyre jane dhe ata qe tradhetuan atdheun e shiten 450 km teritor detar greqis. Hajde pastaj e kerko prej tyre qe te bejne pune ne sherbim te popullit.

  38. Edvinrama says:

    Ne calais dihet se per cfare shkohet, per te ikur ne angli dhe jo per turizem se eshte me i bukur skrapari. Cfare borxhi i ka shteti francez disa injorantave qe kujtojne akoma se jemi ne vitet 91 dhe duan te ikin me kamiona ne Angli? dhe fal tyre e peson gjith shqiperia dhe rrezikojme qe te na heqin vizat per gjith jeten? pastaj fushate eshte, dhe tani me zi presin qe te gjejne dicka per tja vene fajin shtetit dhe qeverise qe ska pike faji. Dhe nje pyetje per te gjith ju, po te ishe ti kryeminister, cfare do e beje djalin tend? po vajzen? po motren vellain dhendrrin etj? me fjale te gjithe jemi te mire, por me vepra?

  39. Albanian says:

    Implikimi i ambasades shqiptare per arrestimin e qytetareve shqiptare ne nje vend Evropian eshte i pakuptimte sepse policia franceze do te ndjeke procedurat e zakonshme ne kete rast dhe nese keto jane ndjekur pala shqiptare nuk ka arsye te nderhyje.

    Nese policia franceze i mban keta qytetare ne paraburgim pa e derguar ceshtjen ne gjykate mbrenda afatit ose nuk i liron, nese ketyre nuk i eshte ofruar ndihma ligjore apo mjekesore nese e kane kerkuar, atehere po mund te argumentohet qe pala shqiptare duhet ti kerkoje shpjegime policise franceze. Nga lajmi i mesiperm nuk del qe asnje nga keto rregulla te jene shkelur. Keshtu qe implikimi i ambasades shqiptare, ne kete rast. eshte tendecioz dhe pa lidhje.

    Eshte fakt qe te ashtuquajturit ‘vizitore’ shqiptare ne France ne te vertete jane persona te cilet synojne te kalojne ne Britanine e Madhe per te kerkuar azil sidomos nga qyteti permendur me siper Calais.

    Me rendesishme ne kete rast do te sugjeroja une eshte investigimi i motive te qindrave ne mos mijera shqiptareve te cilet qe nga liberalizimi i vizave kane vendosur te braktisin familjet e tyre dhe te kerkojne azil ne UK. shumica jane te rinj qe kaane me shume se 9 vjet shkolle, asnje kualifikim, paguajne mijera euro trafikanteve per te qendruar ne qendrat e paraburgimit britanike ose per te punuar ne pune te pakualifikuara si larja e automjeteve per shuma qesharake.

    Kjo eshte tema e vertete qe duhet diskutuar dhe jo ambasada. Gazetaret duhet te ndricojne mendjet e lexuesve dhe jo te ngaterrojne me keq.

  40. Shqiptar ne France says:

    Lajm i rreme ! Nje pjese ishin kapur neper maune si klandestine per te shkuar ne Angli… Pjesa tjeter ishin refugjate qe Anglia i kishte kthyer mbrapsht ne France. Ne qe jetojme ne France e dime se s’te fut njeri ne burg kot me koti … Tema do bente mire t’i verifikonte burimet para se t’i botoje !

  41. juljana says:

    nuk jan 50 por 170 dhe vazhdojne te mbahen akoma shteti duhet te bej dicka.ky info eshte i sigurt te jene kapur si te duan skan bere krim qe ti mbajne mbrenda

  42. Adrini says:

    SHQIPTAR NE FRANE …. po si qeka gabim mer plak kur na majten e na trajtun si legena .. jo vetem ne franc po ne te gjith europen kshu na trajtojn si legena sepse nuk kemi pas nai her shtet edhe skemi per te pas .. u kap edhe nje shofer gjerman me klandestin por ai pinte kafe aty jasht e ne brenda qe duhesh me kerku nje jetes sa me te mire. po nfakt ti ske faj qe flesh ne kete menyr sepse te jan ngrof te pasmet nga karrigia ? Respekte Adrini kuqi kto e kan shkrujt gabim ( ALDRIN )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje