“Nuk dua të jetoj në një botë ku gjithçka regjistrohet”

10 Qershor 2013, 11:04Politika TEMA

Është një çështje që ka tronditur mbarë botën. Lajmi i publikuar fillimisht në gazetën “The Guardian” se agjencitë amerikane të sigurisë dhe inteligjencës mbledhin miliona të dhëna nga interneti dhe telefonat, për njerëz të ndryshëm në mbarë botën, ka shqetësuar gjithkënd (përveç shqiptarëve, ku Saliu, Luli e Imami tallin menderen në këtë drejtim).

Tani gazeta britanike ka zbuluar se kush është burimi i saj.

Ai quhet Edward Snowden, 29 vjeç, ish- punonjës teknik në CIA dhe aktualisht i punësuar pranë kontraktorit në fushën e mbrojtjes Booz Allen Hamilton. Të gjitha veprimet kryheshin për llogari të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA).

Identiteti është publikuar me vetë dëshirën e tij.

Ndërkohë në SHBA kjo çështje i është referuar Departamentit të Drejtësisë si një çështje kriminale, njofton BBC.

The Guardian shkruan se Snowden ka fluturuar në Hong Kong më 20 maj, ku gjendet në një hotel.

Ky whistleblower i ri ka zbuluar detaje të frikshme se si përgjohen njerëzit në mbarë botën, duke përdorur një program të quajtur Prizëm.

I pyetur se përse e bëri këtë rrëfim, 29- vjeçari thotë: “Nuk dua të jetoj në një botë ku gjithçka bëj dhe gjithçka them, regjistrohet”.

Sistemi Prizëm u jep zyrtarëve të sigurisë amerikane akses të lehtë në të dhënat e nëntë gjigandëve të internetit, përfshi Google, Facebook, Microsoft dhe Skype.

Snowden thotë se veproi pasi u bind se këto veprime të qeverisë amerikane janë një kërcënim ndaj demokracisë.

Tani ai thotë se druhet për jetën e tij pasi mund të rrëmbehet ose mund të kthehet në SHBA ku e pret një dënim me burgim të përjetshëm, në mos një ekzekutim me urdhra të Uashingtonit.

“Unë nuk pres që të shoh më shtëpinë time,” thotë ai nga Hong Kongu.

Ai thotë se do të kërkojë azil politik nga çdo vend që beson në fjalën e lirë dhe që është pro mbrojtjes të privatësisë.

“Nuk kam pse fshihem sepse e di që nuk kam bërë diçka të gabuar. I vetmi motiv i imi ka qenë që të informoj publikun,” thekson Snowden.

Dhe Snowden ka arsye të forta për të qenë i shqetësuar. NSA është organizata më e fuqishme dhe më sekrete në botë.

Skandali shpërtheu kur Guardian publikoi një informacion se një gjykatë amerikane ka urdhëruar në mënyrë sekrete kompaninë telefonike Verizon që të dorëzojë për NSA miliona të dhëna.

Më pas u publikua lajmi se NSA mund të hyjë direkt në serverat e nëntë kompanive gjigande në internet si Facebook, Google, Microsoft, Yahoo, Skype.

Këto kompani kanë mohuar se i kanë dhënë qeverisë amerikane akses në serverat e tyre./ep

28 komente në ““Nuk dua të jetoj në një botë ku gjithçka regjistrohet””

  1. andi says:

    esht e vertet, persa i perket telefonatave, filtrohen dhe skansionehen nga satelitet dhe me pas regjistrohen, ose neser telefonata permban llafe kyc, dmth(emra presidentesh apo vendesh) ajo i kalohet nje task force per analizime te metejshme, persa i perket webit esht akoma me e lehte, apple, microsoft mos kujtoni se ne tevertet jan krijuar nga ato persona qe njihen publikisht?? por nese nuk ke gje te mcefesh duhet te rrish i qet.

    1. Gjergj says:

      Kete thone diktaturat. Nese nuk ke gje te fshehesh rri i qete!

      1. azom says:

        Po na tregojne qe pergjohemi me ane te prizmit dhe dine dhe mund te dine gjithcka rretha asaj qe bejme! Who care! vazhdoni pergjoni meqense ju jep shume kenaqesi!

    2. kulla bjeshkve says:

      Per sigurine dhe stabilitetin e nje shteti dhe funksionimit sa me te mire te tij, pa tjeter qe informacioni eshte baze,keshtu ka qene prej shekujsh,eshte dhe do te vazhdoje te jete ne te ardhmen.E rendesishme eshte qe te mos shkelen ligjet dhe kushtetuta per sa i perket ketij infomacioni,pra mos te kete abuzime.Une personalisht do te preferoja nje shtet te fort ligjor ku gjithshka eshte nen kontroll,se sa nje kaos dhe rremuje i viteve 97 e vazhdim ne Shqiperi.Keto qe thote ky djali nuk jane te reja,,,Dihet qe ne Ameriken e Veriut te gjithe jane nen kontroll,,,informacion jep mjeku i familjes,,bosi i punes,asistenca sociale,bankat,komshinjte e lagjes,kompanit e sigurimeve,,,lena pastaj policia sekrete,dhe agjensit e specializuara ,etj,etj,.Pa kete rend te fort Amerika nuk do te ishte kjo qe eshte sot,,ku kontrollon gjithe boten.

    3. Argita_B says:

      Nuk ka njeri ne bote qe nuk ka asgje te mos mçefi..Kur nje sistem ka te gjitha te dhenat kjo bie ndesh me parimit e vet kapitalizmit qe Amerika mbron, pasi nuk ka me konkurence te mundeshme, çdo gje kontrollohet nga te njetit persona apo klane, pra kthehemi ne komunizem.
      Nuk mund te lejehet te vihen kamera pergjimi ne çdo banjo me preteks se duhen per te luftuar terrorizmin!
      Nese shohim me gjakftohtesi historine, verejme se Amerika u godit vetem nje here ne 2001-in ku humben jeten mbi 3000 civile te pafajshem dhe u krijua nje gjendje e papreçedente. Ne te njeten kohe Amerika ne emer te demokracise eshte shkaktar per vrasjen e dhjetra mijera civileve ne Korene e veriut, Afganistan, Irak, Pakistan…e keshtu me rradhe.
      Nuk besoj se ka njeri ne kete bote te mos jete kunder terrorizmit po ne te njeten kohepersonalisht nuk mendoj se bota eshte me e sigurte, jeta me kendeshme ne vendet ku Amerika ka nderhyre ushtarakisht se perpara se te nderhynte ne keto vende.
      Fatkeqesisht motorri i ketyre lufterave ka qene paraja dhe jo permiresimi i jetes se popullit te ketyre vendeve.
      Sistemi egzistues i jep mundesine nje pjese te vogel te popullsise te akumuloje te ardhura me shume se mazhoranca e popullsise boterore, dhe nga ky moment bota e ka te pamundur te jetoje ne paqe.

    4. vetem pushim says:

      kjo qe the ti quhet ndryshe Illuminati

  2. LORA says:

    Nje shembull i vertete,vetmohues,per mbrojtjen e jetes private te njerezve.Mendoj njesoj si ai per kercenimin e privatesise por kurrsesi per te mos e jetuar jeten qe me dhane prindet e mi;ne mbrojtje te jetes dinjitoze jemi te detyruar per tu perballur me kete moster-sistem dhe per ta shembur ate.Faleminderit Edward Snowden.

    1. Hithri says:

      O njerez, ne amerike gjithmone jane bere keto gjeranga qeveria hapur apo fshehur, tashti merren vesh se kemi wikileak. Me numrin e punes,( credit cardat nuk jepen pa pasur numer pune) jo vetem qeveria po cdo agjenci ne amerike di se cfare ben individi, ku shkon, ku fle, cfare blen, sa te dashura ka etj etj.Kur perdor credit carden, te gjithe e dine se cfare je duke bere, me qeveri e me agjenci te credit cardave apo kujt i do qefi te marre vesh se cfare je duke bere, me boten elekronike gjithcka rregjistrohet ne internet. Po lerini keto muhabete se po bejne zhurme tashti se eshte Obama ne qeveri. NSA ka qene, eshte e do te jete, kushdo qe te vije president ne Amerike.

    2. Tirona says:

      Lora, jeten qe na kon dhone prinderit duhet ta jetojme dhe ta mbrojme, se ka njerez te lig qe ta marrin jeten . Qe te parandalosh nje krim duhet te kesh nje informacion dhe ky informacion vjen duke pasur nen vezhgim ata qe dyshohen ,por qe te kesh nje informate 100% te besueshme duhet qe e gjithe shoqeria te jete nen vezhgim dhe per mua kjo nuk mund te quhet se me kon kercenu jeten private, por perkundrazhi me kon mbrojtur jeten private, ate jete qe ma kon dhone prinderit. Sa per kete Edward, ky duhet te jete nje njeri i deshtuar ne profesionin e tij .

  3. qytetari says:

    TE KA LALI SHPIRT TE KA LALI XHAN HAJDE NE
    SHQIPERI TE BIRESOJME .BUKE E KRIPE E ZEMER TE BARDHE
    NE VENDIN ME DEMOKRATIK TE BOTES ,NUK PERGJOHET
    ASNJERI KEMI KRYEMINISTRIN TON GARIP DEMOKRAT
    .NE PRANUAM DHE MUHAXHEDINET

    1. Joni says:

      Ahhaaa, i forte ky koment,ahahaa shume per te qeshur por i vertete…ahhaaa

  4. tatanka says:

    Demokracia mbi te gjitha! Ajo ka rendesine kryesore…

  5. Landi- Sverige says:

    Si tha Obama?! Nuk mund te kemi 100% siguri dhe 100% pavaresi te jetes private!!! Pra, sipas kesaj llogjike, qe te kemi 50% siguri duhet te kemi 0% pavaresi te jetes private!!! Pra nje Big Brother ne jeten private te gjithsecilit!

  6. saliheqenefi says:

    demokracia eshte nje teori e bukur qe serviret e ftohte ,

  7. 20 vjet says:

    Kam 20 vjet ne perendim dhe e di kete fakt qe me ka depresuar deri ne palce. Pranoj te jem coban ne shqiperi se sa zengjin ne pwrensimin hipokrit.
    Edhe ky mesazh ose ky komwnt eshte I regjistruar. Ndoshta dhe pordhet qe hedh naten ne krevat.

  8. enea says:

    Mos na hapni barkun me komente “demokracia mbi te gjitha” etj etj etj

    Shqiptaret e kujtojne ameriken vendin e perkryer, por eshte totalisht e kunderta. Dmokraci????? Aahahahahaah, vetem demokraci qe nuk eshte amerika, ta servirin bukur me propagande, i bejne edhe nje lavazh truri te mire popullit i cili harron qe demokracia e vertete ishte ne mendjen dhe germat e atyre qe shkruan kushtetuten. Qe atehere demokracia eshte perdhunuar kushedi sa here.

    Te kontrollosh parate, telefonatat dhe gjithcka tjeter personale eshte shkelje te drejtash.

    Shkoni ne youtube dhe shikoni dokumentarin “Wake up call”….mbase do kuptoni shume gjera.

    1. Ton says:

      Ke te drejte o grek ka..i! Ne ketu ne Amerike po vuajme aq shume sa i lutemi Zotit te kemi fatin e madh qe te jetojme ne GreQi! Por e dhjera eshte se edhe vete greket prishen me gisht per te jetuar ne Amerike! Thuaji njehere te shikojne ate dokumentarin ne Youtube ( qe meqe ra fjala eshte e te njejtit vend jodemokratik) !
      Nuk e marr vesh, dokumentari ne youtube qe eshte e nje vendi qe s’ka demokraci!

      1. ALBATROS says:

        PO TI O TUEK DREQI KUSH JE? SHATE ENVERIN PER DIKTATURE POR MBRONI DIKTATUREN AMERIKANE VETEM SE ESHTE AMERIKANE? JU JENI TE OPJERDHUR NGA TRUTE DHE SKANE FAJI QE TERE EVROPIANET TALLIN BYTHET ME INTELIGJENCEN E POPULLIT SUBHUMAN SHQIPTAR

  9. plaku says:

    Une kam mendimin se ne kete bote cdo gje ka cmimin e saj. Ne se do qe te jesh i sigurte nga terrorizmi atehere cmime qe duhet te paguash eshte heqja e disa te drejtave sic eshte edhe e drejta e jetes private.
    O keshut o ashtu. Bota dhe shoqeria perfekte nuk kane egzistuar dhe nuk do egzistojne kurre, ky do ishte nje iluzion.
    Poplli yne thote se ne se ti nuk han hudhra nuk te vjen era. Mos te kerkojme qiqra ne hell. Problemi yne si populli eshte se nuk kemi pune sa duhet. Ky eshte problemi yne kryesor dhe te tjerat jane bla bla bla.
    Ai tjetri ne Tirane, ne vend te targes se makines ve : “Perpara ne jemi ndryshimi” dhe ne ketu ne blog diskutojme per budallalliqe. Vrojthemi apo nuk vrojtohemi kunder terorizmit.

  10. Kasem katruvja says:

    Demokracija ka ken gjithnji nji genjeshter
    E ka pas thon dikur edhe gjergj fishta
    Dhe tash po ban si nji kurvic dhelper
    Kryeson Sali berisha!

  11. turkofagos says:

    Plaku je mesuar ta mbash beun ne kurriz. E ke mbajtur pwr 500 vjet.
    Camet spiuna pa para

    1. Shqiptari says:

      Folet ju te ashtuquajturit greke qe edhe nje Revolucion qe beret ne 1821 ja u beme ne shqiptaret se te qe per ju ne 2000 do ndaheshit nga osmanet.Patriarkana ka qene kolone e mbajtjes se pushtetit otoman mbi popullsite ortodokse te Ballkanit.Patriarku qe numri 2 i perandorise.Ato pordhet me came thuaja ndonje tjetri se ata camet ortodokse te sulit ta liruan eladhen e dashur,ik merr ndonje pension edhe valevit flamurin ne qimara se me siguri ndonje nga ata leberit e tredhur do jesh qe nga kapedane jane bere kurva te grekut,se minoritaret rralle jane kaq megalomane sa ti o turkobytha.

  12. lavirja e bulevardit says:

    pune e madhe le te pergjojne, nuk na bejne gje.

  13. balzac says:

    Demokraci e ndertuar mbi subjektet e Kafkes!

  14. x says:

    Si ka thene Gjenerali Pinoceti ndjeste paste “Demokracia ne te kundert me Komunizmin eshte shume e veshtire ta ushtrosh dhe kjo varet nga ndergjegja e njerezve dhe jo nga sistemi ku ata jetojne”

  15. Dardan says:

    Oh, sa qef e kam demokracine, por me shume nga kjo, kam qef Big Brother!

  16. Demon Crazy says:

    Citat: agjencitë amerikane të sigurisë dhe inteligjencës mbledhin miliona të dhëna nga interneti dhe telefonat, për njerëz të ndryshëm në mbarë botën…

    … qe me fjale te tjera do te thote se gati te gjithe “anonimsat” mund te kene te regjistruar nga nje profil me te gjitha te dhenat e mundshme.

    “Vllaznit e medhej” i kane jashtezakonisht te zhvilluara shqisat e mbi te gjitha ate te per… ate te degjimit. Keta “vllazen demonkrate” ecin sipas parimit se kush njeh fare mire dobesite apo meritat e kundershtarit e ka me te lehte t’a fitoje lojen. Per te arritur kete atyre u nevojiten sa me shume te dhena qe te jete e mundur, bile edhe ato qe ne pamje te pare duken sikur nuk luajne asnje rol ne rujatjen e sferes private.

    Duhet patur parasysh se keto te dhena jane bere si mall tregu qe shiten e blihen nga te interesuar te gjithanshem (midis tyre dhe spekullante) per qellime nga me te ndryshmet disa nga te cilat nje komentues i permendi me siper.

    Eshte pikerisht spekullimi pa dijenine e personit ajo qe e ben te domosdoshme kujdesin qe duhet te tregoje cdokush me publikimin e tyre, paksa se sot me perhapjen e shpejte te internetit ruajtja e sferes private eshte bere gati e pamundur.

    Akumulimi i te dhenave te individeve nga njera ane sjell lehtesira pune per ata qe i zoterojne keto te dhena, por nga ana tjeter cenon rende te drejten e cdo njeriu per te qene i lire (kjo nje nga pikat me te rendesishme te kushtetutes ne vendet demokratike). Ka ardhur koha qe njeriu te survejohet ngado qe hedh kemben. Per kete aresye i kuptoj shume mire te gjithe njerezit skeptike te cilet jane te gatshem te dalin ne rruge per te kundershtuar hapur keto metoda qe demtojne sadopak imazhin pozitiv te sistemit te demokracise.

  17. usa says:

    un nuk di sa nga ju e dine se cdo te thote fiala “Demokraci” nese ndonji ma shtjellon se cfar do te thote Demokraci ne kapitalizem edhe pse ka ardhe nga greqishtja ateher mund te vazhdoni te flisni… por me sa shikoj askush nuk e kupton se cfare do te thote demokraci ne veretete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje