Që fushatat elektorale gjithnjë e më shumë po bëhen të kushtueshme, mjafton të shohësh “luftën” me flamuj dhe spotet televizive për ta besuar.
E ndërsa financimi i fushatave është pjesa më e errët e subjekteve politike, deri më tani vetëm për reklama dhe koncerte subjektet kryesore politike kanë shpenzuar më shumë se 20 milion lekë mbi shumën që akordohet nga buxheti i shtetit për subjektet në financimin e fushatës elektorale.
Vetëm për spotet televizive dhe tubimet janë shpenzuar afërsisht 87 milionë lekë të reja, nga të cilat PD ka shpenzuar në total gati 37 milionë lekë, PS afërsisht 35 milionë lekë dhe LSI afërsisht 12 milionë lekë.
Shifrat janë thuajse alarmante, pasi bëhet fjalë për shpenzime të bëra vetëm për 10 ditë të fushatës elektorale, ndërkohë që dihet se në fundin e saj rritet intensiteti, jo vetëm në tubime, por dhe në prezantime televizive.
Shifrat janë raportuar nga organizata “MJAFT”, si pjesë e projektit për Monitorimin e Shpenzimeve të Partive Politike gjatë fushatës elektorale 2013, që mbështetet nga Ambasada Holandeze në Tiranë dhe Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së ShBA-ve po në Tiranë.
Spotet televizive
Sipas studimit të paraqitur sot, duket se opozita është përpjekur të “blejë” mediat e ashtuquajtura të “djathta”, pasi vihet re një numër i madh i spoteve televizive të koalicionit të majtë të transmetuara tek këto televizione.
Ndoshta një gjetje kjo e së majtës për të shkuar tek elektorati i djathtë, por që në fund të fundit, i ka kushtuar para. Gjë që nuk ndodh me partinë në pushtet.
Në analizën studimore të fushatës, janë marrë dy komponentë, spotet që shfaqen në televizione dhe organizimet politike.
Sa i përket spoteve elektorale të partive, periudha e monitoruar dhe e kalkuluar në shifra financiare është 23 maj-31 maj, ndërsa për aktivitetet e terrenit të partive është përmbledhur vetëm në numra aktivitetesh periudha 23 maj-10 qershor. Sipas monitorimit të bërë nga “MJAFT”, qeveria vazhdon të transmetojë spotet dhe aktivitet e saj elektorale tek TV Klan dhe ABC.
Por edhe Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë çuar spotet e tyre kryesisht tek televizione si ABC News dhe TV Klan.
Nga ana tjetër, sipas raportit, Partia Demokratike ka dyfishin e spoteve të PS, 12 të tilla, por PS ka transmetim më të shpeshtë, 746 herë, krahasuar me 664 herë të PD.
Ndërkohë që një numër të pakët spotesh televizive deri tani ka LSI, vetëm 2 spote.
Sa i përket aktiviteteve argëtuese, për kohën e monitoruar, Partia Demokratike ka organizuar 44 koncerte festive, 15 takime dhe 33 inaugurime.
Ndërsa Partia Socialiste ka zhvilluar 27 koncerte dhe 41 takime. Kurse 16 të tilla ka organizuar Lëvizja Socialiste për Integrim.
PARATË E SHPENZUARA PËR SPOTET
PD ka shpenzuar në total gati 37 milionë lekë
PS afërsisht 35 milionë lekë.
LSI afërsisht 12 milionë lekë.
Në total, për spote nga të gjitha partitë dhe koalicionet
janë shpenzuar 87.131.396 lekë.
TOTALI I SPOTEVE PD-PS-LSI
PD ka gjithsej 12 spote televizive
PS – 6 spote
LSI – 2 spote
TOTALI I SPOTEVE TË TRANSMETUARA
PD ka 12 spote që janë transmetuar 664 herë
PS ka 6 spote dhe janë transmetuar 746 herë
LSI ka 2 spote dhe janë transmetuar 175 herë.
TOTALI I SPOTEVE NË ORË PD-PS-LSI
PD – 8.4 orë spote televizive,
PS – 7.57 orë spote televizive,
LSI – 3.37 orë spote televizive,
LEKË PËR SPOTET NE TV NGA PARTIA DEMOKRATIKE
TV KLAN – 11 milionë lekë
Vizion Plus – 8 milionë lekë
News 24 – 6 milionë lekë
Top Channel – 4.5 milionë lekë
Ora News – 3.5 milionë lekë
ABC News – 2.5 milionë lekë.
LEKË PËR SPOTET NE TV NGA PARTIA SOCIALISTE
TV KLAN – 9 milionë lekë
TOP CHANNEL – 8 milionë lekë
VIZION PLUS – 6 milionë lekë
NEWS 24 – 3 milionë lekë
ABC News, A1 Report, Vizion Plus dhe Ora News- 2 milionë lekë
LEKË PËR SPOTET NE TV NGA LSI
TV KLAN – 5 milionë lekë
TOP CHANEL – 1.5 milionë lekë
NEWS 24 – 1.5 milionë lekë
ABC NEWS – 1.5 milionë lekë
A1 REPORT – 1.5 milionë lekë
ORA NEWS – 1.5 milionë lekë
PS, MË SHUMË SPOTE TEK ABC NEWS
PS ka transmetuar rreth 170 spote tek ABC News, mbi 100 spote tek “A1 Report” dhe News 24, 100 spote tek TV Klan dhe nën 100 spote tek Vizion plus, Ora News etj.
LSI, MË SHUMË KOHË TEK ABC NEWS
Mbi 1 orë spote televizive tek ABC News, mbi 0.6 orë te “A1 Report”, 0.6 orë te Klan TV, nga 0.5 orë tek News 24 dhe Ora News, si dhe më pak se 0.1 orë tek Top Channel.
POPULLI NUK KA BUKE TE HAJE!
KRIMINELET DEKOROHEN SI SHENJTORE!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/bac-u-shkerdhy.html
kam nje propozim per partine socialiste . beni nje spot me vellain e te ndjerit hekuran deda i cili jo vetem humbi vellain ne protesten e 21 janarit por dhe u denua me gjobe disa milion nga gjkatesit e saliut
Po sali berissha ku i ka gjet ato leke qe e ka mbush shqiperin me flamuj
sali berisha e ka mbuluar shqiperin me fla,uj blu ku njerzit nuk kan buk te hane saliu
u vendos flamujj
turpet e sali berishe nuk do te ken fund kurre po turpet e sali berishes kan marre funde nuk do te votoj me populli per te
Shoh nje diferencim shume te madh te mediava. Shoh qe Klani po merr shume me shume para nga gjithe te tjerat.