Një parlament, një xhami dhe dy qendra tregtare/ Ambientalistët: Hajdeni të protestojmë, lini mitingjet politike

11 Qershor 2013, 10:33Sociale TEMA

Ajo është një nga hapësirat e vetme të gjelbra që ka mbetur në kryeqytet. Por tani ka nisur të prishet për shkak se aty do ndërtohet një xhami, që quhet edhe Xhamia e Madhe e Tiranës. Por jo vetëm kaq. Aty afër do jenë edhe dy qendra gjigande tregtare. Ta mendosh që aty është edhe parlamenti.

Ambientalistët kanë ngritur zërin, duke kërkuar që qytetarët të ngrihen në protesta për prishjen e parkut.

Sazan Guri thotë për Shekullin se ata nuk kanë asgjë kundër xhamisë, por ndërtimi i saj do i bëjë një dëm të madh ambientit.

“Ajo që na shqetëson është se kjo hapësirë publike është pothuajse hapësira e fundit e gjelbër territoriale në qendër të qytetit.

Në syrin tonë, një parlament, me një institucion fetar dhe dy qendra biznesi në atë hapësirë nuk mund të jetë pa zona ndarje, pa krijim të hapësirave midis njëra- tjetrës, nuk mund të funksionojnë kaq afër. Unë kam dëgjuar vetë në media dhe kam komunikuar me personalitete të komunitetit fetar, që thonë se kjo nuk përbën zgjidhje për ta. Kjo pasi sërish do të ketë 100 mijë veta që do të dalin në rrugë dhe të falen. Populli përfaqësohet nga tre institucione fetare, që deri tani janë të ndërtuara. Deri tani janë kënaqur edhe tre komunitete fetare, me një xhami 500 vjeçare, me një kishë katolike dhe një ortodokse në qendër të qytetit,” thotë Guri.

Kurse Lavdosh Ferruni thotë se është shkelur Kushtetuta e Tiranës, duke iu referuar etiketimit të Berishës ndaj planit rregullues të kryeqytetit.

“Në këtë kushtetutë thuhet se hapësira e gjelbër është e pandryshueshme. Nëse kjo nuk respektohet, atëherë duhet ndryshuar”./ep

19 komente në “Një parlament, një xhami dhe dy qendra tregtare/ Ambientalistët: Hajdeni të protestojmë, lini mitingjet politike”

  1. test says:

    po per 2 kishat e medha qe jane ndertuar ne qender te Tiranes pse nuk protestuan ambietalistat por u kujtuan tani per hapesiren e fundit qe ka ngelur…
    nqs do kishit protestuar me perpara duhet ti kishit mbrojtur hapesirat e gjelberta…me shume me duket alla proteste sa me thene qe ka grup ambientalist
    se me shume ka denoncuar Fiksi se sa vete ambientalistat…
    jam shume dakort qe te mbrojme hapesirat e gjelberta por nuk mund te besh nje sy qorr e nje vesh shurdh per shume gjera te tjera qe kane ndodhur me perpara
    dhe te kujtohesh tani kur eshte shume vone…

    1. Maksi says:

      dhe shuuuuuuuuuuuuuuuuuum lek per familjen berisha dhe basha!! dhe asnje si kontrrollon gjerat si jan dhe pse do bohen ato gjera !! Kemi frik te them icfare mendojm se pale po na arrestojn !! Keto leje kush i firmos?! Na mbytet parqet na e bete tiranen te betonizuar ne max !! sdo kemi me as peme per te mare frym dhe pak ajer te paster

      1. ambientaliste me raste says:

        Ambientalistet kane 4 muaj qe e kane marre vesh se ku do te ndertohej xhamia e Tiranes, pse nuk moren pjese ne procesin e konsultimit dhe vendimit nga keshilli bashkiak???
        pse deri me sot nuk eshte degjuar as edhe nje verejtje per ku do ndertohet xhamia???
        apo edhe ceshtja e ambientit behet nje ceshtje buje preelktorale ne sherbim te partise qe ja perkedhel koken me shume me lek….

    2. kevin says:

      zoti luli, ti ankoheshe per betonizimin e tiranes, po tani ti po e betonizon vete ate, sa mire te ka mesuar saliu te genjesh dhe te mashtrosh,saliu tani do te ike po ti mund te rrish edhe dy vjet se do largohesh si qen

    3. edlira says:

      po tani cfare te bejme ne, aty e ka token komuniteti musliman dhe aty i takon ta beje xhamine e madhe te Tiranes, ishte Rama ai i cili nuk i dha lejen per 11 vite rresht dhe zuri cdo hapsire te mundshme me lejet e pallateve, 20% i mori ai por la nje rremuje prapa, tani nuk kan faj as muslimanet e as Basha per lejen qe i dha pasi eshte dhene me te drejte.

    4. suevi says:

      ore nuk ka faj as Basha e as Berisha per ndertimin e xhamise se Tiranes, duhej te kishte nje projet dhe plan urbanistik Tirana me kohe dhe jo tani, cti bejme ne qe Rama nuk la asnje cep pa dhene leje pallatesh ne Tirane, toka eshte e komunitetit musliman dhe eshte mese e ligjshme qe te beje ndertimin ne pronen e tij.

    5. rezarta says:

      ejani te protestojm, po per cfare te protestoni, perse nuk ju dha leja per xhamine gjate 11 viteve kur ishte Rama ne pushtet, perse nuk u ngritet ne protesta kur ai jepte leje ndertimi pa kriter dhe pa asnje plan urbanistik, duhet te jeni me transparent dhe te jeni te drejte e te ndershem.

    6. aldo says:

      ju mire e keni por heret jeni kujtuar, duhet te ishit ngrit me kohe dhe jo tani kur Tiranes i ka ardhur pothuajse fundi, duhet te ishit ngritur kur jepeshin lejet e pallateve pa kriter, sot eshte paksa vone dhe nuk keni te drejte te protestoni per ndertimin e xhamise, pasi ato jane me letra te rregullta dhe konfort cdo ligji.

  2. Qemali says:

    Eh, sikur te mos kish ik nga Medresja Saliu. Tash do e kishim ne vend te atij te mesit ne foto, Kreut te Komunitetit Musliman. Do kish shpetu Shqiperia se Saliu nuk do merrej me politike mbas 1990, por me fe. Cfar te besh, keto jane fatet e jetes.

    Kur Saliu erdhi me valixhe druni ne Tirane nga Vucidoli, filloi shkolle ne Medrese, per hoxhe. Por pastaj e braktisi per mjekesine dhe komunizmin.

  3. kevi says:

    Duhet protestuar sigurisht jo per xhaminn ,por per ata qendrat tregtare qe nuk ishin ne plan…sepse nuk mund te shkaterojme mjedisin e te presim pemet per tu hapur hapsira miqve te pushteti per te ngritur aty bizneset e tyre..

  4. Iliri says:

    ik o sali bashke me lulin
    lereni popullin te qete
    hapini udhen rilindjes!
    votoni nr29 ti largojme keto rrenues te kombit!

  5. Denko77 says:

    Pse ka kaq merak shoku Sazan me te tjere pse po ndertohet nje xhami aty ku ka qene nje kult fetar? Pse nuk u ngriten per kishen kur u ndertua mbi lulishte dhe oborr te Ministrise se Mbrojtjes!? Pse ka folur per lulishtet ku jane ngritur pallate per interesa private? Mos ju kurdis ndopak Koçoja??? Apo Edi!

  6. dea says:

    Shqiptaret dhe per me teper qytetaret e Tiranes duhet te ndalin prerjen e pemeve, shkaterrimin e mjedisit nga bshkia qe i ben favore miqve te saj duke cenuar dhe shkaterruar pasurit publike te qytetareve te Tiranes……Qytetaret duhet te dalin ne shesh jo per te sherbyer si dekor per mitingjet e Saliut, por per te protestuar kunder prerjeve te permeve dhe shkaterriit te parkut.

  7. brukli says:

    Po po vazhdoni me baterdin tuaj te prerjeve te pemeve per te ngritur pallate e ndertesa shumekateshe, e flisini pastaj per ajrin e Tiranes….Voto Rilidnjen per te ndalur vrullin shkaterrues te kryetarit te shakis me vota te vjedhura.

  8. AMBRA says:

    Nuk jane te pershkruara ne planin e ri urbanistik sepse ato me siguri do te jene qendrat e biznesit te miqve te pushteti ne ikje, ndaj nuk i kane deklaruar….ilindje per te ndalur planin e ri shkaterrues te Tiranes qe lulushi ka miratuar.

  9. WEB says:

    Ndertimi i kesaj xhamie do ti japi fund njehere e pergjithmone, aspirates se shume njerezve per ta pasur sheshin kryesor me pamje perendimore si gjithe sheshet kryesore ne kryeqytetet evropiane ,dhe kthen edhe njehere shqiperine me fytyre nga orientalizmi

    1. Nexhmedin kadriu says:

      Zotni veb une jetoj qe 25vite ne europ kam shetitur pothuaj ter europen ne cdo kryeqitet te europes shikohet se eshte vend krishter pa asnje xhami pra kur dihet se shqiptaret perbejn mbi 85%te konfesionit Islam duhet ne ktovende te ndertohen xhamija edhe ne atovende ku gjinden katolik apo ortodoks leti marojn faltoret e veta askush nuk i pengon .

  10. hajdar says:

    Mbas 23 ishalla Hoxha ju kendoft te koka me nga nje ne ball iiiiiiishalla

  11. mustafa i bashkise says:

    Na bete Jemen o ju ngelshin minarete ne sume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje