TemA TV/ Topi: Bllokmenët e rinj i kanë harruar tregjet shqiptare, çdo gjë e blejnë jashtë (VIDEO)

9 Qershor 2013, 16:21Sociale TEMA

Kryetari i FRD-së .Bamir Topi, zhvilloi gjatë paradites së sotme takime me tregtarët në lagjen pranë Medresesë, një ndër tregjet me të mëdhenj në kryeqytet për veshje. Para tregtarëve dhe mediave, Topi akuzoi ata qe i cilesoi si ‘bllokmenët e rinj’ se kanë harruar tregjet e vendit dhe blejnë gjithçka jashtë shtetit.

Tregu i Medresesë është një nga më të njohurit në kryeqytet dhe për të duhet treguar një kujdes i veçantë. Por, këtë nuk mund ta dinë bllokmenët e rinj, pasi ata prej kohësh e blejnë gjithçka jashtë vendit dhe nuk vinë të shohin kushtet në këtë treg, apo në tregjet e tjera të periferisë”, u shpreh Topi, .

Topi foli edhe për pengesat që ka sot biznesi i vogël.

Biznesi i vogël nuk ka frymëmarrje, pasi punohet mes një garë të pandershme.Ata që janë afër qeverisë nuk paguajnë asnjë taksë, ndërsa tregëtarët që mbajnë familjet me bukë dhe janë kritikë ndaj qeverisë paguajnë gjoba që i çojnë drejt falimentimit”, tha Topi i cili foli edhe për programin e FRD-së për këtë lloj biznesi: “Programi ynë synon t’i japë fund gjobave abuzive dhe t’i japë frymëmarrje biznesit. Çdo zonë e kryeqytetit ka nevojë për një treg publik modern, pavarësisht se është në periferi për të mos i lënë tregëtarët të shesin në mëshirë rrugëve të lagjeve”.

Duke iu përgjigur pyetjes së gazetarëve në lidhje me llojin e taksës që propozon FRD, kryetari i Frymës së Re Demokratike sqaroi: “Ne jemi një parti e qendrës së djathtë dhe kemi propozuar një taksë relative, në funksion të biznesit që ka çdo individ. Mendoj se kjo është më e drejtë dhe na ndan ne, nga forcat e tjera politike”.  /b.l

10 komente në “TemA TV/ Topi: Bllokmenët e rinj i kanë harruar tregjet shqiptare, çdo gjë e blejnë jashtë (VIDEO)”

  1. saja says:

    po ti,mos na u hiq si kurve e ndershme.pse gjasme ti nuk hyn tek bllokqenet e rinj?hajde,mer,se edhe ti zagar je si gjithe te tjeret.

    1. BAMIR TOPI NUK ESHTE TIRONAS 100%, AI ESHTE NGA NENA TIRONAS NDERSA NGA BABA ESHTE KATUNAR DIBRE (GJYSHI BAMIRIT KA ZBRIT NE TIRONE CUN I RI DHE ESHTE FUTUR DHENDER-KOLLOVAR TEK NJE FIS TIRONAS).
      E MOS HA ME M.. O BAMIR SE NUK JE TIRONAS 100%.

  2. dini says:

    po pra se me pare i kan pas nderu tregjet e brendshme.po ik se nuk te degjon njeri mos u lodh kot!

  3. Besa says:

    pse juve Bamir dhe familja jote ku beni shoping ne shqipri? Nuk e besoj, edhe ju njesoj jeni.Presidenti i Sales.

  4. inspektori says:

    Po ça ben ai kameramani qe e ndjek nga pas topen ncncncncn, ore keta njerez s’jane ne terezi se s’ka mundesi ndryshe. O njerez po jeni qerruar apo jeni bere budallenj, po deri dje e shihnit ne televizor tifozin e Milanit duke folur me heshtjen e tij ndersa tani e kundroni me “mall” ne rruge si Mesia i dyte i Shqiptareve pas Skenderbeut. Eh mor tope kur behesh figure edhe ti, kjo do te thote “te pshurrsha trute o k.r popull” qe s’po mbusheni me mend. Ky vend po vazhdon pambarim te ricikloje plehrat e tij politike deri ne infinit, nuk i duket fundi ketij fenomeni shqiptaro-shqiptar. E si mund te pretendojme te dalim nga kriza me keta njerez? Jane zbutur shqiptaret ne ate fare feje sa kur shohin topen ne rruge thone “he mo se eshte burre i mire”, ky eshte kulmi, mjafton qe topja t’ju buzeqeshe me ironi dhe njerezit thone “he se nuk i ka bere kujt keq” nderkohe qe harrojne se ky njeri ka qene president i Republikes, simbol i bashkimit kombetar dhe perfaqesues i te gjithe shqiptareve, detyre te cilen e ka kryer me nje paaftesi ekzemplare pak nga frika e pak nga budallalleku qe e karakterizon e shume nga servilizmi karshi shkaterruesit te shtetit shqiptar Sali Berishes. Ik o Bamke kthehu ne sarajet e tua luksoze e leri njerezit rehat.

    1. Ben Chicago says:

      kam idene qe eshte tifoz i juventus jo i milan
      edhe bluzat tirana dhe juventus i kane bardh e zi

  5. Sume Gruda says:

    Rruli (Ruli) po flete perralla duke akuzuar gjithcka Ramen , Rruli thote se nuk jane gjoba ne fshat
    as per tregun e vogel qe ua ze frymen gjobat dhe pa punesia ne gjithe Shqiperine nuk eshte fitore kur shifen familje qe qajne per buke dhe uje te pijshem ne Shqiperi. Kur ndigjon Berishen me cakajte e tij dhe Jozofinen
    me sloganet e tyre “fitore” “kanalizime” megjithese gabimet ne qeverisje ne 4 vjet te shkuara kemi be cdo dje
    dhe po shtrojme edhe rruget e Tiranes, hecni me ne si bujqit ne ferma qe po shkojne ne falimentim dhe Berisha mban shenume ne bloke alternative te tjera keni gjithecka por jo buke as uje as shkolla as spitale por ne se jeni te semure duhet te merrni carcafe dhe batunia me vehte ose vdiqe!

  6. ali says:

    Z.Bamke,tash flet mire, por flet ”si kofini pas te vjelave”.Eshte teper vone ! Sa ishe president nuk e”nxorre”

    qimen nga qulli”. Ti do te kishe bere histori dhe do te kishe mbetur ne histori,si paraardhesi yt,neqoftese me

    21 janar do t’i kishe hedhur ne rrekene e ujrave te zeza celsat presidenciale dhe te kishe marre anen e duhur

    te historise,por Ti zgjodhe kolltukun e embel te presidentit dhe sot do te kishe me vete ,te pakten gjithe

    elektoratin e” Shqiperise se Bute”Por me sa duket diku diaboliku e marifetciu S. Berisha ta ka zene ”koken

    me dere” .Tash fol sa te duash ,mbaj konferenca sa te enjtesh nuk ta var njeri. Shkurt nuk gjete momentin

    Historik!!

  7. Nje njohes i bamirit says:

    O Bamir, po pse rren kaq hapur mer? Po ti te gjitha plackat e te gjitha rrobat qe i keni vesh i keni blere ne Evrope dhe per kete ka aq shume deshmitare sa po qeshim kolektivce ketu. Leri mor rrenat se ne e dime shume mire se vetem nje kostum e ke blere 3 mije euro ne filan vend e ne filan date e ne filan dyqan!!!

  8. jeta says:

    E kemi shume te KJARTE z. Topi se e ke mire , po pak vone po kujtohesh. S’ka gje se ka shume rendesi qe tani qe ke rene nga fiku, duket sikur i ke afru kembet rreth tokes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje