TemA TV/ Meta: Më 23 qershor merr fund kapitulli i lodhshëm i tranzicionit (VIDEO)

7 Qershor 2013, 18:41Sociale TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi gjatë një takimi me të rinj në Njësisë Bashkiake nr. 4 se LSI angazhohet që për bizneset, të cilat punësojnë të rinj dhe të reja që nuk kanë eksperienca pune, të subvencionohet një pjesë e pagës për të punësuarit e rinj për një periudhë tre deri në 6 muaj në mënyrë që bizneset të mos e shohin rekrutimin e të rinjve pa eksperiencë si një kosto për to por si një vlerë të shtuar për bizneset e tyre. “Për LSI-në rinia është aseti më i çmuar i shoqërisë dhe i kombit. Ne duam t’i japim fuqi dhe pushtet të rinjve dhe të rejave tona. Suksesi apo dështimi i ekonomive të vogla si kjo e jona do të varet shumë nga shkalla e investimeve në edukimin dhe punësimin e të rinjve. Ndaj ky investim është më i rëndësishmi për ne”, tha Meta.

Kurse në bashkëbisedimin me banorët e Njësisë Bashkiake nr. 7, Meta, u shpreh se 23 qershori është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Sipas tij, më 23 qershor do të marrë fund ky kapitull mjaft i lodhshëm i këtij tranzicioni të stërzgjatur.

“Besoj se 23 qershori do t’i japë fund kapitullit të gjatë dhe mjaft të lodhshëm të tranzicionit. Dhe ne do të kemi mundësinë që më 24 qershor me votën plebishitare të qytetarëve të gjithë Shqipërisë të nisim një projekt të pandërprerë për evropianizimin e vendit, për zhvillimin e tij për modernizimin e tij përmes bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes”, u shpreh Meta.

“Lëvizja Socialiste për Integrim, në dallim nga forcat e tjera politike ka si prioritet kryesor çështjen e punësimit sepse ky është problemi më i madh për shumë e shumë shqiptarë dhe shqiptare që janë pa punë dhe që jetojnë vetëm me asistencë sociale apo për shumë e shumë të rinj që kanë përfunduar shkollat dhe ja pa punë apo dhe të tjerë që studiojnë dhe janë të pasigurt për punën që mund të gjejnë ose nuk mund të gjejnë nesër. Politikat tona në fushën e arsimit synojnë punësimin, politikat tona sociale kanë si boshtin e tyre rritjen e punësimit”, theksoi Meta./ep

11 komente në “TemA TV/ Meta: Më 23 qershor merr fund kapitulli i lodhshëm i tranzicionit (VIDEO)”

  1. Miri says:

    Pupu eshte skandaloze ti shkosh mbrapa ketij plehres. Cti beje Edi Rama qe i duhen keto deficentet qe i shkojne nga pas ketij plehres. Te mos kishte debilet nga pas, ne burg do e kishte vendin ky zhgarravine. Nuk thone kot Shqiperia eshte vend antivlerash.

    1. luan says:

      Ilir Meta o llum ti e ke vendin ne burg. Shpresoj qe familjaret e viktimave te 21 Janarit mos te harrojne as ty kur te bejne vetedrejtesi.

  2. liri a vdekje says:

    do kish marr fund plotesisht po te zhdukesh ene ti me sali sheqeren

  3. fshatari says:

    O PLEHO!Po fitoj Berisha shko prape me te!Ti kete pune ke te gjesh partner koalicjoni!Pastaj qeverisja behet prape e mire si para dy muajve!

  4. James Bond says:

    Po ku jane ato Rilindasit e Rames qe nuk flasin per kete hajdutin? Ah more te shkrete, do ju behet Kryeminister ky koklopa.

  5. rudini says:

    ILIR META eshte nje njeri si te gjithe ne……………une sfidoj cilin do nga ju qe komentoni ketu.te me demostroni te kunderten!!!!!!!!!!!!!!!! DO TI LUTESHA ZOTIT META:QE TE MOS LEJOJE TE FITOJE ME BERISHA E KOMPANI.nuk vi me ne shqiperi nese fiton shpella.

    1. VERONIKA says:

      Rudini ,emri jot me kujton ato delet rude ,qe jane dhe simpatike te gjorat
      jane aq idiote sa vetevetiu te vjen keq .Natyra ka qene e padrejte.
      Nuk ka sfide me budallenjte ,te ulin ne nivelin e tyre dhe te mundin me eksperience .
      Kujdes kur te lutesh mos u perkul shume .
      Jo ti rri aty te shpella ku je ,kushdo qe te fitoje ti nuk na duhesh .
      Meta ne 23 ndoshta ,ndoshta ndodh tranzicioni dhe ne fillojme nje kapitull me te lodhshem ..ate me te ndyrin ku te drejten e autorit e ke ti .
      Ky 4 vjecar i Berishe vetem nje faj ka .Ai faj e ka emrin Meta !

  6. Fleks says:

    Bebi opozita 9 javeshe Meta.

    Qenka ne gjendje te percaktoje se kur do mbaroje tanzi dhe cioni ne Shqiperi.

    Pra pas 196 jave qe hengri ne pushtet,tani bebiopozita 9 javeshe,qe akoma nuk i kane dalur dhembet e qumeshtit ne opozite.

    Do beka hatane,me rrotacion.

    Z Meta,ti e bere rrotacionin,u rrotacionove nga maxhoranca ne opozite.

    E sic tha Rama kaloi ajo kohe dramatike e ndarjes.

    Tani keni hyre ne fazen komike te bashkimit.

  7. vz gjirokastriti says:

    Veronika mikesha time.Kur e pietem XHa Kalemin Golemasin e zgjuar plak.
    Si do bhet Xha Kalem ,tani qe vdiq Enveri? Degjoni o djem,sapuni eshte
    afersishte si djathi,ju provoni pak nje here ,pastaj filloni te hani.
    Mos u ngatroni me popullin e sapunit,se ai nuk kupton se c fare ha.
    Para shume kohesh ne kohen e merhumit shkerdhate,mu afruan golemasit dhe me thane,Enveri na premtoi se do te na bente lopen me 8 gjire ,qe
    te laheshim me qumusht,c qe kejo o Xha Kalem? Ky mor djem eshte sapuni
    i dobicit ,qe ju jep budallenjve,dobici e provon pastaj e ha ,gomari
    e ha dhe pastaj kujtohet qe e ka ngrene.

  8. -Sipas ne komentuesve asnje i djathte ,asnje i majte nuk ben per te na drejtuar,se ne si popull kemi pjacen e larte duke ecur para me koken prapa,pa ja lene kohes selektimin..kam mendimin t’i
    “KLONOJME ” udheheqesit ti kemi,pa morra , pa lek dhe pa shume te tjera…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje