Françesku rrëfehet para fëmijëve shqiptarë: Nuk doja të bëhesha Papë

8 Qershor 2013, 10:18Sociale TEMA

Papa Françesku I zbuloi se ai nuk ka dashur kurrë që të bëhej Papë.

Françesku, i njohur si një Papë i thjeshtë, bëri disa rrëfime personale përpara fëmijëve të shkollave jezuite në Shqipëri dhe Itali.

Françesku i habiti fëmijët kur u tha se nëse duan, ata mund t’i bëjnë pyetje.

“Po”, u gëzuan fëmijët, pavarësisht se mësuesit u shqetësuan sepse nuk kishin përgatitur asgjë.

Përpara fëmijëve, Françesku tha se vendimi për t’u bërë prift ka qenë i vështirë dhe se ai kishte vuajtur momente errësire të brendshme. Por ai shtoi se eci përpara për shkak se e donte Krishtin.

Momenti më prekës ishte kur Tereza bukuroshe, jo më shumë se gjashtë vjeç, e pyeti Papën nëse ai donte të bëhej Papë.

Françesku bëri shaka duke thënë se vetëm dikush që e urren veten do të donte të bëhej Papë. Më pas u bë serioz. “Nuk kam dashur të bëhem Papë”.

Fëmijët e pyetën edhe pse nuk jeton në Pallatin Apostolik, por në hotelin e Vatikanit.

Papa u përgjigj se ai dëshiron që të jetojë mes njerëzve. “Nëse jetoj vetëm, i izoluar, nuk do ishte mirë për mua. Një profesor më bëri të njëjtën pyetje dhe iu përgjigja: Dëgjo profesor, është për arsye mendore”.

Paraardhësi i Françeskut, Benedikti XVI, një herë ose dy herë në vit iu përgjigjej pyetjeve të të rinjve, por gjithmonë ato dërgoheshin paraprakisht, në mënyrë që ai të përgatiste përgjigjen.

Një mësues nga Spanja e pyeti Papën për politikanët e kompromentuar. Françesku u përgjigj duke thënë se të gjithë të krishterët kanë një detyrim që të angazhohen në politikë.

Mesazhi i tij i fundit për një fëmijë ishte optimist: “Mos lini askënd që t’ua vjedhë shpresën”./ep

6 komente në “Françesku rrëfehet para fëmijëve shqiptarë: Nuk doja të bëhesha Papë”

  1. Dean says:

    Eh,mor i nderuar Papa Francesku?!,sikur ky BARBAR Shpellash te kishte te njejtin kendveshtrim per Pushtetin,ashtu sikur edhe Ju,sot Shqiperia do ishte vendi me paqesor ne Rruzull.
    Po c’a t’i bejme ketij BARBARI qe i ka mbush mendjen vetes,dhe gjith BARBAREVE qe e pasojne,se eshte i zgjedhuri i Zotit per Shqiperine dhe duhet te rrij ne ate karige deri diten e vdekjes?
    Nejse,Respekt per mendesin tuaj,pa Shqiperia dhe Shqiptaret kete pune kane dhe as qe kane per t’u bere Kurre.

  2. A says:

    PAPA FRANCESKU i Vatikanit dhe i mbare botes paska thene nje shprehje lapidare qe i nevojitet ne prag zgjedhje popullit shqiptar me 23 QERSHOR 2013: “MOS LINI ASKEND QE T’UA VJEDHIN SHPRESEN”.
    Kete shprehje e ka thene ne prani te femijeve shqiptar, duke qene i informuar qe ne krye te shtetit shqiptar kemi nje MASHTRUES, nje DEMAGOG, nje GENJESHTAR, nje INTRIGANT, nje NGATERRESTAR, nje KOMUNIST TE QELBUR TE PASKRUPULLT, i fundit ne gjithe EVROPEN LINDORE ish KOMUNISTE NE PUSHTET dhe ky eshte shpellari S A L I B E R I S H A, me pseudonimin “PENICELINA”. I cili me mendesite e tija perverse shkaterroj vendin dhe begatine e popullit shqiptar.

    1. raimondi says:

      Ky Pape qenka modern dhe demorkatik ne mendime, jo si Papet e tjere qe ishin shume te mbyllur ne mendimet e tyre dhe ne bashkebisedim me njerezit

  3. Plusi says:

    cuditem se si nuk e paska marre ne preher kete cunin e vogel ne foto se
    zakonisht papa i don femijt e vegjel apo e ka lene mbas 23 qershorit
    te veje ramen ne preher,nga frika se mos te ja beje si xhaxhi enver
    qe i vrau te gjithe prifterinjte,shifet qarte por ne menyre indirekte
    mesazhi i Papes:mos gaboni shqiptar si gabuat,thoni jo komunizmit,se do na vrasin sic na e bene per 50 vite me radhe.Votoni vetem PERPARA.

    1. arsen says:

      Prandaj vijme pas Gjermanise, se kemi mendimtrare si puna jote.
      Hallall plako!
      Si e gjete mer amon? Apo e ke provuar edhe vete?
      Hallall?

  4. roland says:

    mir qe u bone pape, se po ta kishte marre noj tropojan do ikte kisha per lesh. mir bone, e aty rri. rroft jemin gjana!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje