TemA TV/ Meta: LSI, lokomotivë e integrimit. Në Korçë do marrim dy deputetë (VIDEO)

8 Qershor 2013, 14:35Sociale TEMA

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim në Devoll, ku ka prezantuar kandidatët për këtë rreth, Petrika Lame dhe Zamir Demiraj. Gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur i sigurt se LSI do të marrë dy deputetë në qarkun e Korçës.

“LSI është një forcë politike e cila kujdeset për njerëzit dhe do të kujdeset çdo ditë edhe në të ardhmen dhe jo thjesht në prag të fushatave elektorale. Prandaj ju kërkoj të gjithë votat për Lëvizjen Socialiste për Integrim, të gjitha votat për numrin 26, të gjitha votat për Petrika Lamen dhe Zamir Demirajn, të gjitha votat për Piro Kapuranin dhe të gjithë kandidatet dhe kandidatët tanë në Qarkun e Korçës. Ne ecim të sigurt drejt fitores së dy mandateve në Qarkun e Korçës më 23 qershor dhe Devolli do të jetë i përfaqësuar në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe rajonale”, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se LSI ka qenë lokomotivë e integrimit, gjë që e tregoi me mbledhjen e Kuvendit dhe votimin e tre ligjeve.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë që me durim dhe me këmbëngulje arriti të mbledhë Kuvendin Shqipërisë në kulmin e fushatës elektorale në mënyrë që të miratoheshin me konsensus tre ligjet të cilat në dhjetor do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat”, tha ai.

Sipas liderit të LSI-së, fitorja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” është e sigurt sepse vendi ka nevojë për rrotacion.

“Njëkohësisht Devolli ka nevojë për të qenë në qendër të vëmendjes, jo thjesht të një grupi apo të një klani të caktuar, por në qendër të vëmendjes për t’u dhënë mundësi për të punësuar në administratën publike dhe njëkohësisht në sektorin privat të gjithë devollinjve në bazë të meritave dhe të vlerave dhe jo thjesht në bazë të lidhjeve të caktuara”, tha Meta./b.l

15 komente në “TemA TV/ Meta: LSI, lokomotivë e integrimit. Në Korçë do marrim dy deputetë (VIDEO)”

  1. Eno says:

    LSI – eshte lokomotiv e korrupsionit , lokomotive e cila kudo qe shkon trasmeton vetem intriga , manipulime , dallavere dhe nje force qe shkon nga fryn era .
    Te dashur LSI-sta nese me premtimet tuaja kerkoni te beni me Devollit ate qe i bete skraparit kete harrojeni se nuk ju beson njeri .

    1. DREJTESIA says:

      Je lokomotive por pa karburant

  2. Elona says:

    Ate qe i ke premtu skraparllinjve e dime mire , sa u more votat dhe nuk shkele me , kete gje kerkon dhe me Devollin ? Nuk lejojne devollinjt nje gje te tille , nuk mund te lejojne nje lider qe nuk ben asgje per votuesit e tij por qe vershon drejt interesit.

  3. nuk harroj says:

    jeni vertete lokomotive,por jeni ajo e vjedhjes.feliqesira!

  4. hawk says:

    Pse paska mbet “lokomotiva”??Une mendova se qe shit bashke me “vagonat”?!

    1. Andrea says:

      Jallah o mbeti shqiperia te kete per lokomotive fshatarin nga skrapari…. po pse o u shu shqiperia per burra qe duhet te shikojme akoma surratin e ketij haleje qe e vodhi popullin sy per sy??????????

  5. Loris says:

    LOKOMOTIVA KORRUPSJONIT = ILIR META

  6. Elona says:

    Epo mire qe e quaka veten lokomotiv pasi vagoni pare eshte Rama dhe nga pas i vine ortaket.

  7. Agroni says:

    Asnje vote kesaj partie letyre,le ta mare vesh ky hajdut se populli kure nuk e haron vjedhjen e votave ne 2005 dhe bashkimin me Berishen.Populli duhet te tregohet i zgjuar dhe se bashku me Berishen te qerohet edhe ky sharlatan.

  8. dhurate nga une says:

    Nga qe i merrke vete dy Liro,na merr dhe ket timin e bei tri.

    1. bbb says:

      Te marri edhe kete timin behen 4

  9. Ruzhdia says:

    Kete radhe ti Zoti Ilir merr as merr 3 deputet ne te gjite vendin. Si marke ti 2 deputet vetem ne Korce? Te gjithe ngenjejne ne fushate por ti e ke te larte koficentin. Votimet e fundit ti premtove per 30 deputet dhe more vetem tre.Llogarite se sa e ke koficentin ku shume lidera e kane deri 100% kurse ti e ke 1000%

  10. bbb says:

    Meta: LSI, lokomotivë e cintegrimit dhe hajdutrimit

    Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim në Devoll, ku ka prezantuar kandidatët e klanit LSI(Langarqve Skraparllinje te Inkriminuar) për këtë rreth, Petrika Lame dhe Zamir Demiraj. Gjatë fjalës së tij, HAJDTI I 700,000 EUUROVE, Meta është shprehur i sigurtë se LSI do të marrë dy deputetë në Qarkun e Korçës.

    “LSI është një forcë politike e cila kujdeset për xhepin e saj, si te fitoje me shume, si te shtoje numrin e vilave dhe pronave dhe do të kujdeset çdo ditë edhe në të ardhmen per vehte dhe miqte tane, dhe jo thjesht në prag të fushatave elektorale. Prandaj ju kërkoj të gjithë votat përLangarqve Skraparllinje te Inkriminuar, të gjitha votat për numrin 26, të gjitha votat për Petrika Lamen dhe Zamir Demirajn, shoku te ngushte te Nasip Palsmasit”, tha eta.

    Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se LSI ka qenë lokomotivë e cintegrimit dhe hajdutrimit, gjë që e tregoi me 4 vitet e fundit ku nuk lane tender pa grabitur,prone shterore pa vjedhur dhe teneqe uzinash pa rrjepur.

    “Langarqet Skraparllinje te Inkriminuar është një forcë që me durim dhe me këmbëngulje arriti të bej koalicion me Sali Gerdecin në mënyrë që të pasuroheshim me konsensus si PD edhe LSI per te miren e popullit dhe cintergimit europian”, tha ai.

    Sipas Liderit të LSI-së, fitorja e “Aleancës për Saliun dhe Ilirin” ASL është e sigurt sepse vendi nuk ka nevojë për rrotacion.

    “Njëkohësisht Devolli ka nevojë për të qenë në qendër të vëmendjes, jo thjesht të një grupi apo të një klani të caktuar sic jemi neve te LSIse, por në qendër të vëmendjes për t’u dhënë mundësi për të vjedhur sa me shume në administratën publike dhe njëkohësisht në sektorin privat të gjithë paurite e devollinjve në bazë të meritave dhe të vlerave qe ka LSI si specialsit ne korrupsion. Ne tha Meta je kemi kaluar edhe ODse ne korrupsion, ndaj meritojme voten tuaj”, tha Meta

    nga i deguari i LSI ne Devoll
    Skrapo Pareliu

    Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim në Devoll, ku ka prezantuar kandidatët për këtë rreth, Petrika Lame dhe Zamir Demiraj. Gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur i sigurtë se LSI do të marrë dy deputetë në Qarkun e Korçës.

    “LSI është një forcë politike e cila kujdeset për njerëzit dhe do të kujdeset çdo ditë edhe në të ardhmen dhe jo thjesht në prag të fushatave elektorale. Prandaj ju kërkoj të gjithë votat për Lëvizjen Socialiste për Integrim, të gjitha votat për numrin 26, të gjitha votat për Petrika Lamen dhe Zamir Demirajn, të gjitha votat për Piro Kapuranin dhe të gjithë kandidatet dhe kandidatët tanë në Qarkun e Korçës. Ne ecim të sigurt drejt fitores së dy mandateve në Qarkun e Korçës më 23 qershor dhe Devolli do të jetë i përfaqësuar në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe rajonale”, tha Meta.

    Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se LSI ka qenë lokomotivë e integrimit, gjë që e tregoi me mbledhjen e Kuvendit dhe votimin e tre ligjeve.

    “Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë që me durim dhe me këmbëngulje arriti të mbledhë Kuvendin Shqipërisë në kulmin e fushatës elektorale në mënyrë që të miratoheshin me konsensus tre ligjet të cilat në dhjetor do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat”, tha ai.

    Sipas Liderit të LSI-së, fitorja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” është e sigurt sepse vendi ka nevojë për rrotacion.

    “Njëkohësisht Devolli ka nevojë për të qenë në qendër të vëmendjes, jo thjesht të një grupi apo të një klani të caktuar, por në qendër të vëmendjes për t’u dhënë mundësi për të punësuar në administratën publike dhe njëkohësisht në sektorin privat të gjithë devollinjve në bazë të meritave dhe të vlerave dhe jo thjesht në bazë të lidhjeve të caktuara”, tha Meta./b.l

  11. ardjani says:

    Zoti nuk shikon Gunen por shikon punen, dhe Iliri ka dhene prova per ket dmth e mbron elektoratin e vet dhe interesat e shqiptareve!
    neve po hyrem ne europe nuk kemi nevoje me per Berishat e Hajdutet e halet e shqiperise.

  12. edi says:

    Ti kesaj radhe ke per te mare nje M.. te madh ti ne marsh 2-3 dhe mbaroi muhabeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje