TemA TV/ MJAFT: Këto katër vjet nuk është qeverisur, është improvizuar (VIDEO)

10 Qershor 2013, 20:41Sociale TEMA

Përgjatë gjashtë muajve të fundit, programi “Vërtetëmatësi”, i organizatës MJAFT, ka analizuar programin e koalicionit qeverisës 2009-2013, si dhe deklaratat e udhëheqësve të forcave politike para dhe gjatë fushatës zgjedhore aktuale me synimin për të matur dhe raportuar vërtetësinë e tyre.

Nga puna e kryer nga grupi i ekspertëve, mësohet se në shumicën dërrmuese të rasteve, premtimet e programit të qeverisë kanë qenë të fryra dhe jorealiste dhe rrjedhimisht në masë të gjerë rezultojnë të pambajtura.

Koalicioni qeverisës i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera, si dhe parti të tjera më të vogla ka publikuar programin e vet qeverisës 2009-2013 në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

“Nga ky program janë identifikuar 114 premtime. Nga këto, 61  janë analizuar ndërsa pjesa tjetër nuk është analizuar për shkak të mungesës së të dhënave zyrtare ose për shkak të pamundësisë së matjes së shkallës së realizimit. Nga premtimet e analizuara, 11 prej tyre rezultojnë të realizuara, 6 pjesërisht të realizuara, 3 pjesërisht të parealizuara dhe 41 të parealizuara,” shkruhet në raportin e MJAFT.

Por më tej shkruhet se “se koalicioni qeverisës ka bërë së paku një vepër madhore që nuk është përmendur në programin qeverisës, që është autostrada Tiranë-Elbasan. Ajo nuk përmendet asgjëkund në programin e qeverisë, por është vepra më e madhe e ndërtuar në Shqipëri gjatë këtij katërvjeçari”.

Ndër premtimet që veçohen si të parealizuara, tha Gjergj Erebara janë “ato për ndërtimin e porteve me koncesion, investime në energjinë e erës, ndërtimi i lidhjeve të interkonjeksionit energjetik, apo liberalizimi i transportit ajror kanë mbetur të parealizuara. Premtimet e bujshme si furnizim me ujë 24 orë, mbjellja e 20 milionë ullinjve apo hapja e 160 mijë vendeve të punës, kanë mbetur në letër. Stabiliteti makroekonomik ka qenë fusha tjetër e dobët, ndërsa disa premtime në lidhje me përmirësimin e administrimit fiskal rezultojnë të realizuara. Në këtë sektor kemi edhe disa punë të qeverisë të ndërmarra ndërkohë që nuk kanë qenë pjesë e programit qeverisës, si p.sh dhënia me koncesion e prodhimit të pullave fiskale për mallrat e akcizës”.

 

Nga premtimet kryesore të parealizuara mund të përmendim:

1. Ndryshimi i sistemit elektoral

2. Depolitizimi i administrimit zgjedhor

3. Modernizimi i teknologjisë zgjedhore

23. Reduktimi i administratës me 10 për qind

25. Riorganizimi territorial

35. Shqipëria në vendet e zhvilluara

36. Nxjerrja e Shqipërisë nga harta e korrupsionit

37. Shqipëria në 20 vendet më pak të korruptuara

38. Parandalimi i korrupsionit

40. Ndëshkimi i korrupsionit

92. Hapja e 160 mijë vendeve të punës

93. deficit buxhetor në masën 3 për qind të PBB

94. Stoku i borxhit publik në nivelin 50 për qind të PBB

96. nivel administrativ i papunësisë në masën 11 për qind

98. Rritja e pensioneve 10 për qind në vit

106. Rritja e shpenzimeve publike dhe private për arsimin në masën 7 për qind të PBB-së

 

Premtimet kryesore të realizuara janë:

4. Heqja e imuniteteve

17. Përdorimi i teknologjisë së informacionit për pronësinë

30. Përdorimi masiv i teknologjisë së informacionit

49. Deklarimi vjetor fiskal për individët

50. Kasat fiskale dhe kontrolli elektronik i xhirove

76. Licencimi One Stop Shop

79. Subvencione për fermerët

99. Komercializimi i pjesshëm i shërbimit spitalor

21 komente në “TemA TV/ MJAFT: Këto katër vjet nuk është qeverisur, është improvizuar (VIDEO)”

  1. turi says:

    ore kur do ta kuptoni qe KJO QEVERI NUK ESHTE QEVERI E MIRREFILLT PO NJE BANDE HAJDUTESH QE DO TE RRJEPI POPULLIN SHQIPTAR?!!!!

    1. riku says:

      keto vite as eshte improvizuar por eshte vjedhur
      sali berisha nuk meriton te quhet shqiptar me kete qe i ka bere vendit
      shqiptaret do e shporrin me date 23
      voto partine socialiste
      voto nr 29!

      1. albert says:

        Ne keto 8 vjet eshte punuar kaq shume saqe shqipetaret jane me te varfer, jane me te papune dhe jane me te semure sesa para 8 viteve.

        Per 8 vjet Berisha beri kaq shume per te vjedhur cdo gje.

        1. Skenderi says:

          Shohim me shume deshtime sesa arritje. Kjo eshte qeveria e Berishes nje qeveri qe per 8 vjet ka shenaur vetem hapa prapa ne zhvillimin e vendit.

    2. Bisera says:

      Ne keto 8 vite eshte punuar fort fare per te rrjepur shqiptaret, per te pervetesuar cdo pasuri shteterore nga familja e saliut, per te boshatisur arken e shtetit, per te rritur borxhin publik, per te shkurtuar administraten qe ato leke te shkojne ne xhepat e tyre.

      1. matteo says:

        Keto 4 vjet i ka dhene nje dore te mire per te marre pasurine e shqiptareve, per te marre pafund borxhe per te bere tendera, per t’i kaluar te gjitha nga studio ligjore e argites, per te shitur c’ka qene e mundur, per te dhene me koncesione hidrocentrale e albpetrol.
        Duhet ta shfarosim kete qeveri, ta ndeshkojme fort me voten tone popullore per katragjyshin qe me semundjen e tij te pleqerise po na semur te gjitheve.

    3. ELTI says:

      do veri mend ky popull a sdo veri qe me sali berishen ska gje ne vije/ ore eshte hajdut qe vetem do te vjedhi para e sdo te bej gje tjeter o njerez!!! ka 22 vjet ne pushter e nuk ka bere gje per ju, ka pasuru giten e xenin!!

    4. elia says:

      natyrisht qe kane luajtur teater per tete vite me rradhe , te gjithe jane te vetedijshem per kaosin ku jemi te perfshire ..nje qeveri hajdutesh qe na katandisi nder vendet me te varfera ..

    5. lindi says:

      ne keto kater vjet cdo shqiptar ka punuar per xhepat e Berishes dhe te femijeve te tij… duam Rilindjen e Shqiperise, duam nje Shqiperi ndryshe dhe Edi Rama eshte e vetmja mundesi reale ne 23 qershor, numri 29!!

    6. N says:

      Qelbesira i Vicidolit e ka hak litarin ne qafe.
      Ora po i afron!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bishti-i-qenit.html

  2. besnik says:

    KETO 4 VJET ESHTE VJEDHUR ME SHUME SE KURRE NDONJEHERE. CDO REFORME KA QENE NE SHERBIM TE VJEDHJEVE DHE KORRUPSIONIT.

  3. arbenita says:

    Kjo eshte kryekeput nje qeveri e deshtuar, nuk ka realizuar asnje premtim te dhene dhe sot e gjendur pa program ne kete fushate elektorale po perserit te njejtat premtime qe ka bere gjithmone. Rilindje

  4. sirena e vogel says:

    po nrm qe nuk eshte qeverisur

    po eshte tallur me cdo vote te shqipetareve dhe me gjithe shqiperine

  5. klara says:

    Asgje nuk eshte realizuar ne keto tete vite te qeverisjes Berisha dh kjo eshte normale kur shikon se si jane pasuruar femijet e babit Kryeminister i cili qe nga sot i ka ditet e numeruara ne pushtet dhe saktesisht i kane mbetur 13 dite….Rilindje per me shume investime ne vend.

  6. borana says:

    Voto partine socialiste per me shume investime, sepse kjo skuader ka nje program dinjitoz dhe permes tije do te arrije te beje per shqiperin vetem ne dy vitet e para te qeverisjes aq sa Berisha nuk beri per tete vite ne pushtet.Rilindje

  7. Teta says:

    Po kush priste qe te qeverisej mire nga nje force politike qe ka marre jo me dhume se 35% te votave te 60% te votuesve.Sigurisht po te vish ne pushtet me vjedhje nuk ke ku e gjen moralin per nje qeverisje me duar te pastra.Te gjitha ato qe shtrohen me lart jane te verteta, qeveria ne dijete e Saliu kishte nga 6 zv\ministra neper ministri aq sa sua mesuam dot emrata se nderroheshin cdo 6 muaj.Prandaj jo vetem qe nuk eshte qeverisur por eshte tallur menderja me nje popull te tere,E tani maloku ka paturpesine te dale e te kerkojh voten per nje mandat te trete, o pika qe ste bie o i marre se na more me qafe te gjtheve.

  8. leku says:

    leku
    taksa e sheshte rendon me shume shtresen e mesme,dhe te varfera,dhe mbron pasanikett/
    Duhet rilindje qe njerezit te taksohen ne varesi te ardhurave dhe jo te gjithe njesoj

  9. mandela says:

    mandela
    Shqiptaret do te ndeshkojne me vote qeverine sepse ne listen e premtimeve te pambajtura jane disa jane shume te rendesishme per demokracine ne shqiperi;

  10. ILIRET says:

    Hej, z. Erebara. Ku i ke kasat fiskale. Si e blen sheqerin, buken, domatet, pantalonat, me kase fiskale? Mer kupon nga cdo dyqan? Shkon me pas tek tatimet dhe mer rimbursimin e TVSH, duke paraqitur faturat e blerjeve?
    -subvencioni per fermeret? Di llogari ti. Pjesetoje shumen 16 milion dollare me 1,6 milion njerez qe jetojne ne fshat, e barabarte me nga 10 dollare per fryme. Cfare subvecionimi eshte ky? Cdo beje me 40 apo 50 dollare nje familje fermere me 4 apo 5 pjesetare?

  11. ILIRET says:

    Hej, z. Erebara. Ku i ke kasat fiskale. Si e blen sheqerin, buken, domatet, pantalonat, me kase fiskale? Mer kupon nga cdo dyqan? Shkon me pas tek tatimet dhe mer rimbursimin e TVSH, duke paraqitur faturat e blerjeve?
    -subvencioni per fermeret? Di llogari ti? Pjesetoje shumen 16 milion dollare me 1,6 milion njerez qe jetojne ne fshat, e barabarte me nga 10 dollare per fryme. Cfare subvecionimi eshte ky? Cdo beje me 40 apo 50 dollare nje familje fermere me 4 apo 5 pjesetare?

  12. AMBRA says:

    Ka kohe qe nuk eshte qeverisur ne shqiperi, por thjeshte gjithsecili ka luftuar per pushtt dhe per para, ministrat e qeveris sikur jane zgjedhur vetem per te vjedhur e punesuar kusherijt e tyre…Rilindje te ndertojme shtetin ligjore. voto numrin 29

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje