Nëse dikush do shihte lajmet për aksidentet në rrugët e Shqipërisë, do mendohet se ky është një shtet sa Rusia. Në fakt është një cep i vogël në Ballkan, ku jetojnë më pak se 3 milion banorë, po ku aksidentet sjellin shifra lufte.
Mëngjesin e sotëm një e moshuar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në Sukth, pak kilometra larg Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Sukth-Manëz ku makina me targa AA 450 CC ka përplasur për vdekje 60-vjeçaren Lule Nika.
Përplasja ka qenë fatale për 60-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mësohet se janë plagosur edhe drejtuesja e mjetit, 23 vjeçarja Valbona Lokaj si dhe një pasagjer, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Ndërkohë një ditë më parë një aksident i rëndë u shënua në Rrugën e Kombit, pikërisht në Kolsh, aty ku janë shënuar edhe disa aksidente të tjera fatale.
Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të fortë të rrugës ku automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një humnerë. Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se ka një person të vdekur, konkretisht Edison Ollomani, vjeç 22, dhe një të plagosur, Abedin Lleshi.
Një tjetër aksident ka ndodhur dje në mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një person u përplas për vdekje nga një automjet.
Mësohet se viktima është shtetasi Bashkim Shahini, i cili është përplasur nga një makinë në afërsi të fshatit Mabë./ep
Ja ne cgjendje eshte katandisur Shqiperia! Rruge pa standarte dhe shenja qarkullimi se bashku me mungese zbatimi te rregulloreve dhe te policise! mbas 23 qershorit gjera te tille nuk do ndodhin me ardhjen e qeverise socialiste! voto nr. 29 qe rruget te mos pergjaken me!
Pergjigja eshte shume e thjeshte ne tere keto aksidente qe ndodhin ?!! Ska pik tabele ne rruge kur hecen smere vesh ku je thjesht hec kuturu , dhe normal qe do perplasesh ! dhe cilesia rruges telen per te deshiruar sepse ai i ka bere vetem per te kaluar rradhen sepse sben gje te mire ai e ska per ta bere ndonje here
Zoti na rujt me keto rruge qe kemi as sja kan idene se si jan rruget keto qe i ndertojn ! sepse ska as tabela as infrastruktura seshte e mire !! dhe normale qe do kesh aksidente dhe per me teper hecin si te ken qef se e din qe polici korruptohet per lek dhe se vrasin mendjen njerzit !!
ky eshte shteti i S-halè shurres, keto jane rruget e S-halè kucedres. rruge, rruge, rruuuuuuuuuuuuuuuuuuge…!!! muhabet rrugesh..!!
Automjetet po i marrin jeten kalimtareve sepse rruget e ndertuara nuk i plotesojne aspak rregullat me minimale te sigurise. Mungesa e trotuareve ndares apo e udheve te vecanta per kalimtare jane kthyer ne rrezik per jeten e njerezve, te cilet duan apo s’duan jane te detyruar te kalojne here pas here mbi keto “rrugica automjetesh” te ndertuara shpejt dhe komplet jashte standarteve.
Ashtu sic po ja marrin frymen qytetareve pallatet e ndetuara ngjeshur me njera-tjetren dhe ne nje “kohe rekord”, po keshtu po i marrin jeten njerezve ndertimet jashte normave te sigurise te rrugeve automobilistike.
Eshte bere per te shkuar dhe per te jetuar andej nga malet se atje njeriu e ndjen veten me te sigurte nga keto ane.
A di gje njeri nese ka ndonje cope truall te lire andej nga bjeshket e namuna per ta blere me 1-Euro metrin katror? Jo per gje po dikur se ku me kane pare syte nje parrulle “Vicidoli 1 Euro”.
Rruge rruge rruge…rruget e vdekjes ke nderuar o palo kryeminister