TemA TV/ Dhuna ndaj Hoxhës, Topi: Koha e krimit politik ka mbaruar, bashkë me atë që e ka ushqyer dhe e mban (VIDEO)

10 Qershor 2013, 14:34Sociale TEMA

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka denoncuar gjatë një konference për shtyp aktin kriminal në Roskovec, ku është dhunuar brutalisht kandidati i FRD për deputet dhe kryetari lokal, Mit’hat Hoxha.

“Si ish- president dhe politikan i përgjegjshëm nuk kam prirje të akuzoj asnjë forcë politike për këtë akt të rëndë, sepse ajo që ka shumë rëndësi është roli i institucionit të shtetit, por kam të gjithë të drejtën t’i kërkoj partisë në pushtet ta dënojë atë dhe të distancohet menjëherë nga çdo zyrtar apo familjar i tyre, autorë të dhunës.

Ngjarja kriminale bëhet më e rëndë kur mësojmë se Policia e Shtetit ende nuk ka bërë asnjë hap hetimi dhe arrestimi për autorët e krimit.

Ky është një zhvillim shqetësues, një mesazh negativ në fushatën elektorale dhe një tregues se krimi politik me suport shtetëror po tenton të inkriminojë zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Topi.

Sipas tij, autorët përgjegjës duhet të përballen menjëherë me ligjin dhe Policia e Shtetit duhet të marrë përsipër detyrën kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë dhe për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe të kandidatëve, pavarësisht cilës force i përkasin.

“Duke uruar shërim të shpejtë për zotin Hoxha dhe duke i qëndruar pranë familjes së tij, FRD deklaron publikisht se asnjë akt kriminal, asnjë kërcënim dhe asnjë shantazh nuk na ndalon në përpjekjet tona për të rikthyer standardet e shtetit të drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.

Koha e krimit politik ka mbaruar bashkë me atë që e ka ushqyer dhe e mban akoma gjallë”, tha Topi.

“I drejtohem drejtpërdrejt atij që e ka për detyrë, sipas ligjit dhe Kushtetutës, të garantojë proces të lirë dhe të ndershëm, që përpara se të japë premtime për 4 vjetët e ardhshëm, të garantojë identitetin dhe integritetin. Ne nuk e fokusojmë vëmendjen tek pushteti, por tek shteti, që është për të gjithë qytetarët.

Ky pushtet që vepron me falanga të tilla, t’i vërë gishtin kokës se jemi në një situatë që nuk i nderon institucionet e Shqipërisë, por na vë një njollë të zezë përpara ndërkombëtarëve”, përfundoi Topi./b.l

18 komente në “TemA TV/ Dhuna ndaj Hoxhës, Topi: Koha e krimit politik ka mbaruar, bashkë me atë që e ka ushqyer dhe e mban (VIDEO)”

  1. sif says:

    Mos pjesmarrje ne miting në fushate elektorale= largim nga puna
    Rrahja kur je ne fushate elektorale=vrasje kur je ne pushtet.
    Nisma dy gishtat lart në fushatë= dy gishtat ne b… kur te vijë Sala për herë të tretë, në pushtet. O te mjere ngrihuni dhe bjerini mashtruesit … katundare e punetore nga Tropoja gjer ne Sarande.

  2. Bashkimi ben fuqine says:

    Bashkohuni me njerezit perparimtare te dijes, artit dhe te kultures i ndruari zoti Topi. Bashkohuni me RILINDJEN se formimi, botekuptimi dhe interesat tuaja jane mese te ngjashme me te tyret. Ju si nje nga figurat me te nderuara te ketij vendi duhet te viheni ne balle te luftes per rivendosjen e shtetit ligjor dhe te drejtesise, ne menyre qe ne vend te te rivendoset rregulli, paqja dhe vellazeria midis njerezve nga jugu ne veri. Se uniteti mes jush do beje te mundur fitoren e 23 qershorit, gje e cila do te ulte dukshem aktet kriminale, kercenimet dhe shantazhet ndaj anetareve apo simpatizanteve te partive politike.

  3. Landi- Sverige says:

    Koha e krimit politik nuk mbaron per sa kohe eshte ne pushtet ai qe e ushqen dhe e mban akoma gjalle ate, dhe bashke me te, edhe mentalitetin mesjetar dhe pa vlera te shoqerise shqiptare per te cilen do te duhet pune, shume pune per tu afruar niveleve te nje civilizimi modern!

  4. Shqiptari i ndershem says:

    FRD PARTI E POPULLIT SHQIPTAR.
    **********************************************
    E verteta qendron ne faktin se deri me sot Partia me e ndershme aspak e njollosur ne krime eshte FRD-ke. Z.Topi ke shanset historike te shpetosh shqiptaret nga zanati i qelbur i bythelepirjes,nga nje palodrejtesi qe ju thith shqiptareve gjakun duke i varferuar c’do dite.
    Shqiptaret e ndershem ju vlersojne dhe ju kuptojne ndaj per ju do votojne me 23 qershor.Ndergjegjesojuni shqiptare, boll qendruat naive kini 62 viteqe ju mashtrojne duke ju lene zorethate,pa pune,pa shpresa.Kujtoni vetem sa jane vetevrare te bindeni per paloqeverite e Shqiperise.Mos beni krim te shisni voten,kini vetevrare familjen tuaj me kete lloj kanceri.

  5. fl says:

    Ama cfare apeli ne fund. Po pse ka turp derri se i ka kembet pis. 23 po afron dhe eshte fiks periudha kafshet do dalin jasht kontrollit, ama per here te fundit kesaj radhe.

  6. besniku says:

    Z. Topi!

    Ju duhet te flisni edhe si ishpresident, edhe si ishnenkryetar i PD, edhe si kryetar i grupit parlamentar te PD dhe si kryetar i FRD dhe si qytetar. Me shprehje te tilla si ” … t’i vërë gishtin kokës se jemi në një situatë që nuk i nderon institucionet e Shqipërisë, por na vë një njollë të zezë përpara ndërkombëtarëve”, Sali Berisha nuk pjerdh fare, as nga fjalet tuaja, as nga nderkombetaret kushdo qofshin ata.

    A e ke degjuar qe po thote te nderoni sa me shume me dy gishta, duke nga sjelle dhe kujtuar kohen e fashizmit dhe te nazizmit, ndersa ju i thoni se ai (SRB), duhet t’i vere gishtin kokes.

  7. Mirgen says:

    o Top i zi a ka mundesi te besh njehere burrit dhe mos akuzosh partine qe te dha jete si politikan per gjera qe ti e di shume mire qe si ben?? ti ke qene 2 here pjese fushates se PD, kur ka ndoshur qe pd te kete ndyre duart me idiotsira te tilla??? Denonco po je burre. te gjithe kemi mundesi te fshihemi mbas gishtit e perdorim dhimbjen dhe problemet e te tjereve per me shume vizibilitet e vota.
    ti si ish pjese e pd e ke per detyre te flasesh nese edhe ti ke qene pjese e ketyre gjerave????

  8. Vrana Konti says:

    Koha e krimit politik ka mbaruar bashkë me atë që e ka ushqyer dhe e mban : Duke ju perfshire dhe ju si bashkepunetori i Sali Berishes per 20 vjet rradhazi.

  9. mergimtari fv says:

    Rastesi qe vdesin dhe rrahur gati per vdekje kandidate per deputet ne Roskovec ? pas te ndierit deputet F.Xhindi vazhdon gangsterizmi politik dhe me kete te shkretin (i shkret se shteti shpellar te zhduk), i famshmi pazar i Roskovecit , çeta kriminele-bandite e arrixhive te Isa Toskes me gjermanet , bandat e PD-se me kafshen e shpellave , sa i famshem Roskoveci !

  10. Populli says:

    Zoti Topi!

    PO JU DREJTOHEM PERSONALISHT JUVE, SI JESMENIN E PARE DHE TE PANDRYSHUAR TE SALI BERISHES KETO 20-VITET E FUNDIT!

    MOS BENI ME LOJRA TE TILLA ZOTI TOPI, SEPSE NUK JU BESON NJERI. ESHTE SHUME E QARTE, QE RRAHJA E KETIJ ZOTERISE ESHTE THJESHT NJE SKENAR, QE TE PERFITOJE VOTA FRD-ja PER LLOGARI TE PD-se, SEPSE NE FUND TE FUNDIT ,NJE PARTI JANE.

    NEQOFTESE DONI QE TE LARGOHET SALI BERISHA NGA PUSHTETI, JUVE I PARI ZOTI TOPI, DUHET QE TE VOTONI PARTINE SOCIALISTE, NE TE KUNDERT JUVE ZOTI TOPI JENI NJERIU I BERISHES, QE PO PERPIQET TE GENJEJE VOTEN E SHQIPTAREVE NE SHERBIM TE SALI BERISHES, ASHTU SI AKZ-ja E SPAHIUT.

    ASNJE VOTE PER FRD-ne. VOTA PER BAMIR TOPIN ESHTE VOTE PER BERISHEN!!!!!!!!!!!!

  11. tiku says:

    ku topi spo di me ca flet,po cjane keto akuza mo zoteri,apo sta vari njeri me lajmin e gjeneralit ty e tani pasi e rrafen kete zoteri armiqet e tij personal,ti vete e thua qe kjo eshte veper e PD-se.te lutem se na lodhe duke bere vetem keshtu lloj deklaratash ti,je vertet per te ardhur keq zoteri i dashur,ajo cka ti flet vetem fryme e re3 demokratike seshte.

  12. Atila says:

    Z.Topi e di shume mire se jane kriminelet fashiste te Berishes qe mbjellin teror para opozitareve dhe Demokrateve te zhgenjyer.Por duhet ta kuptoje njehere e mire se po vazhdoi me kete metode dhe ta coje popullin ne vllavrasje ka per te perfunduar i varur nga kembet si Ducja. Te gjitha partite politike pa dallim duhet te bashkohen ne nje front kunder Neofashizmit Berishian per ti dhene Shqiperise prespektiven Demokratike dhe Evropiane.

  13. maria says:

    po mjafte o zoteri i dashur se ngele tu kriju lajm cdo dite me trrillimet e tua,neqofte se ti do vemendje dil mo burre bej nje xhiro pa rroba ne tirane se me siguri do e kesh vemendjen madje edhe ndonje dru kokes,se sic po flet ti e ke te nevojshem nje dru per te sjell mendjen ne vend…gjithsei top i dashur mjafte akuzove partine demokratike per gjithcka qe te ndodh ty apo kandidateve te tu,se partia demokratke nuk do rri te meret me ty o zoteri,nuk je aq i rendesishem tek e fundit,te genjen mendja se toka rrotullohet rreth teje por e ke gabim ti je vec nje inekzistent ne politike,gjithsei gjej kush ta ka rrahur kete zoterine e mjaft u more me llafe si ato grate e keqia…

  14. roland says:

    bamirit i rrafen 1 antar dhe qenka bo tym! po pse o bamiro nuk zgjodhe heshtjen, ashtu sic heshte per te vraret ne bulevardin tend. apo ata qe u vrane nuk ishin te partise tende…..bamiro kerko falje per naivitetin tend duke i sherbyer nje vampiri te politikes shqiptare qe sic duket i ka be plumbat gati edhe per ty….bamiro, votat tuaja me vrap jepja edit, qe ta cojme vucidolsin tek p.dhi i sheqeres!

  15. Veazhguesi says:

    Mos e keni rrahur vete or Top per tu bere interesante?

  16. Petriti says:

    Eh Topi, mir qe e kuptove qe kemi te bejm me nji fashist te agjentures serbe. O tash o kurr, populli shqiptar s’duron dot ma, nuk mbajm serb qe ta na diktoj e dhunoj, ziarrit do i pergjigjemi me zjarr.

  17. Ti maria…do vetëm një të q… nga ndonjë hamshor…!

  18. toni says:

    o njerez as kush nuk mund te ruaje cdo njeri koke per koke qe del ne qytet,e qe ja ben vet vendin sherreve.dhune e vrasje ndodhin dhe ne vendet me te zhvilluara ne bote.po ju keni manine te flisni kot.behuni njehere te vetme politikane serioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje